Close
Faqja 8 prej 37 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 361
  1. #71
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Butragenjo: Njė natė e jashtėzakonshme pėr Realin

    Pas fitores ndaj Vilarealit, njė nga drejtuesit e "galaktivėve", Emilio Butragenjo, ish-sulmuesi i njohur spanjoll, deklaroi: "Ishte njė natė e paharrueshme pėr Realin. Treguam se jemi njė skuadėr qė funksionon dhe fituam me dhjetė futbollistė njė takim mjaft tė rėndėsishėm ndaj tė tretėve nė kampionat. Publiku i "Bernabeut" u argėtua."

    Ferrando: Kupa e Mbretit, shansi i fundit
    Mbeten edhe pesė javė nga fundi i Primera Divizionit, por duket qartė se Atletiko e Madridit u ka dhėnė lamtumirėn shanseve pėr tė siguruar njė vend nė kupat e Europės sezonin e ardhshėm, me anė tė kampionatit. Kėtė e pranon edhe trajneri i kėsaj skuadre, Ferrando, i cili, pas humbjes sė dytė brenda katėr ditėve nė Osasuna, tha: "Duhet tė mundim Osasunėn nė Madrid pėr Kupėn e Mbretit. Eshtė shansi ynė i fundit pėr tė marrė pjesė nė kupat e Europės sezonin e ardhshėm. Por nė rast se nuk do tė shndėrrojmė nė gol rastet e shumta qė na dalin gjatė ndeshjes, do ta kemi shumė tė vėshtirė."
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #72
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Barēa ruan ritmin, titulli mė pranė

    Barcelona mban hapin e Realit dhe fiton bindshėm 0-4 nė fushėn e Malagės, duke ruajtur avantazhin e gjashtė pikėve ndaj "merengesėve". Barcelona e nisi mirė pjesėn e parė, duke iu afruar disa herė golit dhe nė minutėn e 22-tė, Oleguer shėnoi golin e parė pėr katalanasit. 12 minuta mė pas, francezi Zhuli shėnoi golin e dytė pėr Barcelonėn, duke e vendosur mjaft shpejt fatin e lojės. Pas pėsimit tė golit tė dytė, Malaga "u zgjua" dhe sulmoi disa herė portėn e mbrojtur nga Nunjo Valdesi. Barcelona vuajti shumė nė dyluftimet ajrore dhe Malaga iu afrua disa herė golit me anė tė Rodrigesit. Pjesa e dytė ishte mė e balancuar pėr tė dyja ekipet, por nė minutėn e 69-tė, Zhuli shėnoi golin e tretė pėr Barcelonėn.

    Nė minutėn e 75-tė, sulmuesi Amoroso doli jashtė me karton tė kuq dhe njė minutė para pėrfundimit tė takimit, Zherardi dhunoi golin e katėrt pėr katalanasit, tė cilėt hedhin njė hap pėrpara titullit kampion. Nė ndeshjet e tjera, Espanjoli fitoi ndaj Real Saragozės dhe u ngjit nė vendin e tretė nė renditje, duke siguruar njė vend nė Champions. Sulmuesi i kombėtares spanjolle, Raul Tamudo, ka kaluar Espanjolin nė avantazh nė minutėn e 33-tė dhe Maksi Rodrigez shėnoi golin e dytė, pak para pėrfundimit tė pjesės sė parė. Devid Vila shkurtoi diferencėn pėr ekipin e Saragozės, por Tamudo vulosi gjithēka dhe shėnoi golin e tij tė dytė personal gjatė kėtij takimi. Valencia u ngjit nė vend tė pestė, pas fitores 2-0 ndaj Albasetes, teksa Mista dhe Migel Angel Angulo shėnuan golat e fitores pėr ekipin e drejtuar nga trajneri Lopez.

    Real Betisi dhe Deportivo La Korunja u ndalėn nė luftėn pėr Champions, pas humbjeve tė pėsuara, respektivisht nga Real Sociedadi dhe nga Rejsing Santanderi. Sociedadi humbi me rezultatin 3-2, ndėrsa Deportivo u "shkatėrrua" brenda nga Santanderi, me rezultatin 1-4. Pėr ekipin e Santanderit, Josi Beajoun shėnoi njė tripletė, duke i dhėnė fitoren ekipit tė tij, pas disavantazhit 1-0. Real Majorka mban gjallė shpresat pėr t'i shpėtuar rėnies nga kategoria, duke mundur ekipin e Numansias me rezultatin 2-1. Ndėrsa Levante i komplikon shumė pozitat nė renditje, pas humbjes 1-0 ndaj Gedafes.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #73
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    PSV Eindhoven shpallet kampion nė Holandė


    PSV Eindhoven ka mundur 3-0 Vitesen nė "Filip Stadium" dhe mund tė festojė fitimin e titullit tė 18-tė kampion nė Holandė, kur duhen edhe katėr javė nga fundi i kampionatit. Skuadra e drejtuar nga Gus Hidink ka grumbulluar 79 pikė nė 30 ndeshje dhe ėshtė matematikisht e paarritshme nga Ajaksi i vendit tė dytė, qė pas 30 ndeshjeve ka grumbulluar 65 pikė. Kėshtu, PSV-ja ėshtė shumė pranė pėrsėritjes sė vitit 1989, nė tė cilin skuadra holandeze fitoi titullin kampion dhe Ligėn e Kampioneve.

    Veprimtari, ku nesėr do t'i duhet tė ndeshet nė gjysmėfinale me Milanin. Pėr mė shumė, nė fitoren e arritur ndaj Viteses, trajneri Hidink ka lėnė pushim disa nga pikat kyēe tė kėsaj skuadre, Bouman, Aleks, Koku, Franfan dhe Vengor. Gus Hidink shihet edhe si protagonisti kryesor i sezonit tė suksesshėm tė Eindhovenit. Ai e ka filluar karrierėn si trajner nė vitin 1982, me De Grafshapsin dhe ėshtė bėrė i njohur dy vjet mė vonė kur kaloi te PSV-ja. Pas njė dominimi gjashtėvjeēar nė Eindhoven, ku fitoi gjithēka, Hidinku ka drejtuar disa skuadra kombėtare. Paraqitja e tij nė botėrorin e vitit 1998 me Holandėn dhe nė botėrorin e vitit 2002 me Korenė e Jugut, e kanė bėrė tė famshėm nė tė gjithė rruzullin tokėsor.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #74
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ferguson: Do tė fitojmė Kupėn e Anglisė


    Trajneri i Manēester Junajtidit, Aleks Ferguson, ėshtė i vendosur ta mbyllė kėtė sezon duke fituar tė paktėn njė trofe. Pas fitores nė gjysmėfinale ndaj Njukasėllit, "Djajtė e kuq" do tė ndeshen nė finale ndaj ekipit tė Arsenalit dhe pėr trajnerin skocez, kjo ėshtė mundėsia e vetme pėr tė shpėtuar njė sezon tė dėshtuar. E ardhmja e Fergusonit ėshtė vėnė nė dyshim gjatė kohėve tė fundit, por pėr skocezin, largimi nga "Old Traford"-i ėshtė akoma larg.

    "Rezultatet e kėtij viti nuk kanė qenė rezultat i plakjes sime, - deklaroi skocezi. - Kupa e Anglisė do tė jetė mundėsia ime pėr ta treguar kėtė. Nė qoftė se do tė fitojmė kupėn, do tė tregojmė se ky sezon nuk ka qenė i dėshtuar dhe se trajneri ka akoma energji pėr tė shpenzuar. Pėr kėtė mendoj se do ta fitojmė kėtė veprimtari." Nė fillim tė kėtij muaji thuhej se trajneri Ferguson ishte pranė largimit nga klubi, por tekniku 59-vjeēar deklaroi se do tė mbijetonte ashtu si dhe klubi i Manēesterit.

    Gjatė kėsaj jave, Fergusoni u shpreh se Roi Kin do tė ishte njeriu i duhur pėr tė marrė postin e trajnerit, pas largimit tė tij, por tė dielėn ai deklaroi: "Roi mund tė luajė nė kėtė nivel edhe pėr dy vitet e ardhshme, pėr kėtė nuk kam asnjė dyshim. Mendoj se do tė jetė me ne deri nė moshėn 36-vjeēare. Ai ka qenė i mrekullueshėm pėr ne gjatė kėtij sezoni dhe do tė jetė shumė i vėshtirė pėr t'u zėvendėsuar pas largimit tė tij. Nuk shoh asnjė arsye qė mund ta largonte Kinin nga ne edhe nė dy sezonet e ardhshme," - pėrfundoi Fergusoni. Manēesteri mė 21 maj do tė ndeshet ndaj Arsenalit, i cili ashtu si ekipi i Fergusonit, nuk ka fituar asgjė nė kėtė sezon.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #75
    Perjashtuar Maska e Ryder
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,160
    Fergusonin edhe pak e pret azili i pleqve. Me behet qefi qe Roy Keane qeka kandidat per trajner se ne ket mnyre urrejtja per Manchesterin vazhdon e paprekun...bile e multiplikume per aq here sa Roy Keane ka shag a sheep ne katunet e dublinit. lol (megjithse kam respekt per te vllain, Robbien)

    Sa per finalen, normalisht do kisha frike mbrojtjen se Manchesteri nuk fal nga gabimet e mbrojtjes, po me Senderos qe esht shpresa e re, Toure, Lauren e Cole, Arsenali ka 9 ndeshje qe ka pesu vec 1 gol...edhe tu pas parasysh rezultate si Norwich - Manchester 1-0, s'esht pengese e pakalushme Manchesteri sivjet.

    Ne radhe te pare pres nej shkaterrim te fuqishem te Spursave te Tottenscumit sonte, (kam vu ca lek per 4-2 lol...oddsat 40/1)...megjithse Henry e Ljungberg s'do lunin, ndoshta Wengeri do filloje me Reyes e Bergamp e te fusi Van Persie ne pjese te dyte ne vend te Bergampit.
    Chelsky i Abramobitchit per here te pare ne histori do beje tifozllek me Spursat sot kshuqe do jet e forte.
    Go Gooners!

  6. #76
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Bundesliga, nė kėrkim tė bukurisė sė humbur

    Nė sezonin 1991-92, klubet gjermane renditeshin nė majat e futbollit europian, falė njė dominimi tė gjerė nė Kupėn UEFA dhe nė Ligėn e Kampioneve, asokohe tė quajtur Kupa e Kampioneve. Edhe Bundesliga ishte bėrė njė nga kampionatet, pėr tė mos thėnė, mė i bukuri nė botė. Gjatė viteve '80-tė, Hamburgu fitoi Ligėn e Kampioneve nė vitin 1983 dhe arriti nė finale nė vitin 1980, ndėrsa Bajerni i Mynihut arriti finalet nė vitet 1982 dhe 1987. Leverkuseni fitoi Kupėn UEFA nė vitin 1988, duke bėrė mė mirė se Kėlni dhe Shtutgarti, qė u ndalėn nė finalet e kėsaj veprimtarie, respektivisht nė vitet 1986 dhe 1989. Ishte njė kohė e artė pėr futbollin gjerman, shumė larg ditėve tė sotme. Me eliminimin e Bajernit nga Ēelsi, nė ēerekfinalet e Ligės sė Kampioneve, u shua edhe shpresa e fundit pėr skuadrat gjermane nė kėtė edicion tė kupave tė Europės. Kėto rezultate tė dobėta kanė bėrė qė skuadrat gjermane, pjesėmarrėse nė Ligėn e Kampioneve, tė jenė vetėm tri, ndryshe nga tri kampionatet e tjera, Angli, Spanjė dhe Itali, qė kanė tė drejtėn tė prezantohen me nga katėr skuadra nė veprimtarinė mė tė rėndėsishme nė rang klubesh. Pėr mė shumė, kampionati gjerman zė vetėm vendin e pestė nė renditjen speciale tė UEFA-s, ku pėrveē tri kampionateve tė lartpėrmendura ėshtė kaluar edhe nga kampionati francez. Kėta tė fundit kanė bėrė hapa gjigantė pėrpara dhe vjet u pėrfaqėsuan me dy skuadra nė finale. Monako, nė Ligėn e Kampioneve, dhe Marseja, nė Kupėn UEFA. "Nuk mund ta kuptoj kėtė rėnie tė skuadrave gjermane nė kupat e Europės - thotė legjenda e portės italiane, Dino Zof. - Skuadra e fundit gjermane qė ka kaluar gjysmėfinalet e Ligės sė Kampioneve, ka qenė Leverkuseni, nė vitin 2002. Duhet tė kenė kujdes qė kjo tė mos bėhet diēka e zakonshme." Skuadrat e tjera gjermane nė Ligėn e Kampioneve arritėn tė kalojnė fazėn nė grupe, por mė pas Leverkuseni u eliminua nga Liverpuli dhe Verderi nga Lioni, nė 1/8 e kėsaj veprimtarie. "Pėr vite me radhė, njerėzit kanė admiruar bukurinė e futbollit gjerman, - shpjegon portieri i Shalkes, Frenk Rost. - Nė tė kaluarėn kemi dominuar, ndėrsa tani jemi disa hapa prapa nė krahasim me klubet italiane, spanjolle apo angleze." Shalke, Shtutgart dhe Aēen ishin skuadrat gjermane nė Kupėn UEFA sivjet, por tė trija kėto skuadra nuk shkuan mė larg se 1/16. Njė kopje e dhembshur e saj qė ndodhi sezonin e kaluar. Rikthimi i skuadrave gjermane nė elitėn e futbollit europian nuk do tė jetė e lehtė, por drejtuesi i Bajernit, Uli Hėnes, duket se e ka kuptuar se ku qėndron problemi: "Nė njė veprimtari qė zgjat nėntė muaj, ne e kemi shumė tė vėshtirė tė tregohemi kompetitivė deri nė fund. Nė Bundesligė qarkullojė shumė pak para dhe nuk investohet siē duhet te futbollistėt e rinj." Kriza nė fushė duket se pasqyrohet edhe nė arkat e klubeve. 150 milionė euro nė sezon shitet e drejta televizive e kampionatit anglez, 65 milionė ajo e kampionatit italian dhe 35 ajo e atij spanjoll. Ndėrsa Bundesliga pėrfiton vetėm 12 milionė. Shifėr qesharake kjo kur mendon se Bajerni mori Roi Makain nga Deportivo, pėr 18.75 milionė euro. Pra, pėrderisa nė Gjermani do tė mungojnė paratė, do tė mungojnė edhe futbollistėt "yje", qė e bėjnė mė tė bukur kėtė sport. Pasi vetėm me ta mund tė fitohet nė Europė, pėr tė bėrė tė mundur qė suksesi i Bajernit nė Ligėn e Kampioneve nė vitin 2001, tė mos mbetet njė mirazh i bukur.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #77
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Roberto Manēini: Thjesht njė sezon i pafat

    Pikėrisht atėherė kur u duk se skuadra kishte gjetur hapin prej ekipi tė madh, pas fitores prestigjioze nė fushėn e Juventusit, qė ishte suksesi i katėrt radhazi, rėnia nė Mesinė rinxori nė pah defektet e zakonta tė Interit tė Manēinit. Trajneri u ėshtė pėrgjigjur me tone tė ashpra kritikave tė gazetarėve, por Huan Sebastian Veron ka qenė mė pak optimist lidhur me sezonin e zikaltėrve: "Nėse kemi ndonjė gjė qė duhet ta rishikojmė, - citoi ai, - gjithēka do tė thosha..."

    Nuk ėshtė faji as i lojės dhe as i lojtarėve. Interit tė Manēinit i mungon mendėsia. Ėshtė me tė vėrtetė ēėshtje mentaliteti, problem qė u rishfaq pikėrisht atėherė kur u mendua se skuadra kishte gjetur njėfarė ekuilibri, edhe duke e sakrifikuar disi spektaklin qė e kishte karakterizuar nė pjesėn e parė tė sezonit zikaltėr. Por ja qė nė "San Filipo" skuadra iu kthye "zakonit tė vjetėr". Shpėrdoroi rast pas rasti dhe nuk arriti tė mbyllte njė ndeshje qė e kishte nė dorė, pėr t'u dorėzuar mė pas, dhe duke pėsuar humbjen e parė jashtė fushe pas gjithė atyre rezultateve tė dobishme larg "San Siros".


    Njė humbje, e cila duket befasuese, por qė nė tė vėrtetė fsheh njė problem tė mirėfilltė. Huan Sebastian Veron e vė nė dukje, sikurse ka bėrė edhe herė tė tjera nė tė kaluarėn: "Mbetet gjithēka pėr t'u rishikuar, ? tha argjentinasi, ? kemi gjithė sezonin qė mes dritė-hijesh kemi mbetur po nė tė njėjtėn rrugė. Nuk ka shumė fjalė pėr tė komentuar, pasi shfaqet gjithnjė i njėjti Inter, me amnezitė e zakonta." Nga ana e tij, Roberto Manēini ėshtė thuajse nė njė gjendje "lufte" me gazetarėt dhe nuk ka mė ndėr mend tė lejojė qė ata tė flasin pėr njė sezon negativ tė Interit: "Ka qenė vetėm ters, - ka theksuar trajneri, - ju i harroni gjėrat e shumta pozitive tė kėtij sezoni." Dhe pėrbri kėrkesės pėr tė radhitur tė paktėn njė, ai kėrcėnoi: "Nėse doni polemika, po ēohem dhe po iki". Tani mbetet vetėm qė zikaltrit ta mbyllin sezonin sa mė mirė tė jetė e mundur, pėr tė hedhur themelet e sezonit tė ardhshėm. Qė nga java e ardhshme, ata do tė rihidhen sėrish nė kėrkim tė ekuilibrit tė humbur.

    Ndėrkaq, Emre Belozoglu komentoi paraqitjen e tij nė Mesinė. "Mė vjen keq pėr rezultatin e sė dielės. Nė pjesėn e parė luajtėm mirė, por unė s'jam ende nė formėn mė tė mirė fizike. Kam bėrė vetėm katėr-pesė stėrvitje me skuadrėn pas problemit qė pata, por nėse do tė vazhdoj tė punoj me vazhdimėsi, do tė jem gjithnjė e mė mirė. Nė harkun e 90 minutave luajtėm mė mirė se kundėrshtarėt tanė, - vijoi turku.

    - Ishte njė humbje e padrejtė, ata i shfrytėzuan nė maksimum rastet e pakta qė patėn." Mesfushori, nė pjesėn e parė tė ndeshjes sė Mesinės, ishte protagonist i njė rasti tė madh personal, qė u mbyll me njė gjuajtje, nė tė cilėn ishte vendimtare ndėrhyrja e portierit kundėrshtar: "E pashė portierin dhe u mundova ta dėrgoja topin nė cep, - deklaroi 24-vjeēari, - por ai arriti ta kapte gjithsesi. Sidoqoftė, duhej ta kishim shėnuar njė tjetėr gol me gjithė ato raste qė krijuam. Tani duhet tė shohim pėrpara dhe duhet tė pėrpiqemi tė fitojmė sa mė shumė ndeshje tė jetė e mundur, pėr tė ruajtur vendin e tretė."
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #78
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Nedved: Lufta me Milanin vazhdon...

    Quhet Nedved njeriu i shpėtimit tė bardhezinjve. Nė mbrėmjen mė tė vėshtirė, pa Ibrahimoviēin dhe Trezegenė, dhe me Del Pieron nė fushė vetėm disa minuta pėrpara se tė dėmtohej dhe ta linte tapetin e blertė, ka qenė njė tjetėr herė mesfushori ēek ai qė e ka udhėhequr Juven drejt kapėrcimit tė njė tjetėr pengese. E kėrkoi Paveli atė gol pesė minuta pėrpara pėrfundimit. E "rrėmbeu" me dhėmbė dhe me dėshirėn e shfaqur gjatė gjithė pjesės sė dytė, pas njė pjese tė parė nė tė cilėn shpesh la pėr tė dėshiruar, pasi ishte nė kėrkim tė pozicionit dhe tė veprimit vendimtar. "Nuk rreshtėm kurrė sė besuari dhe nė fund u nderuam, - kanė qenė fjalėt e Nedvedit.

    - Pikėrisht si ndaj Interit, vetėm se tė mėrkurėn nuk patėm fat dhe nuk arritėm ta kthenim rezultatin." Mė pas, ai ka rrėfyer golin: "E stopova topin, por vajta shumė anash. Vura re se kishte disa kundėrshtarė pėrpara portės dhe mendova ta kryqėzoja dhe ta ngreja gjuajtjen. Mė shkoi mirė. Sigurisht, dėmtimi i Del Pieros nuk ishte diēka e mirė pėr ne, por nė atė pikė kuptuam se mund tė kishim fituar duke u mbėshtetur vetėm te forca jonė." Ish-laciali s'ėshtė njė person, tė cilit i pėlqen tė ndalet dhe t'i shijojė situatat pozitive, vėshtrimi i tij fiksohet menjėherė drejt horizontit: "S'duhet tė dorėzohemi, qė tani e deri nė fund ēdo ndeshje mund tė jetė vendimtare. Lufta me Milanin pėr titull do tė jetė ende e gjatė, shumė e gjatė." Ndėrkaq, Juvja kujton Andrea Fortunaton, i cili ndėrroi jetė 25 prillin e dhjetė vjetėve mė parė. Njė kampion qė ishte shembull pasioni dhe ndershmėrie, qė shkruajti faqe tė rėndėsishme nė historinė e bardhezinjve.

    Fabio Kapelo, natyrisht, ka qenė i kėnaqur pėr fitoren e Juves nė "Olimpiko", ēka u ka mundėsuar bardhezinjve qė tė qėndrojnė nė krye sė bashku me Milanin: "Reaguam ashtu siē bėn njė skuadėr e madhe, - tha trajneri. - Ua kisha thėnė djemve edhe pėrpara ndeshjes se ata janė nė gjendje tė luajnė me nivel shumė tė lartė. Nė disa raste desh mė la zemra, - vijoi ai buzagaz, - por me gjithė ato mungesa qė kishim, mora njė sinjal pozitiv nga ekipi. Reagimi i karakterit qė patėm, ishte madhėshtor, kjo gjė mė dha sigurinė se do tė luftojmė pėr titull deri nė fund." Sa pėr duelin me Milanin, objektivi i Juves "ėshtė qė tė mbėrrijmė tė paktėn me pikė tė barabarta nė pėrballjen direkte."
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #79
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Runi: Kam akoma pėr tė mėsuar

    Sulmuesi 19-vjeēar i Manēesterit, Uejn Runi, pas fitimit tė titullit "Lojtari i ri mė i mirė i vitit", ka deklaruar se ka akoma shumė pėr tė mėsuar, qė tė arrijė nė nivele akoma mė tė larta. "Natyrisht qė fitimi i kėtij ēmimi ėshtė njė arritje e madhe pėr mua, pasi ėshtė votuar nga kolegėt e mi profesionistė. Si futbollist kam kėrkuar gjithmonė tė pėrmirėsohem dhe tė mėsoj nga njerėzit qė kam pėrreth. Nėse vazhdoj tė mėsoj dhe tė qėndroj me kėmbė nė tokė, shpresoj se do tė arrij tė fitoj shumė ēmime tė tjera," - deklaroi Runi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #80
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Eto: Forca e Barēės i ka bindur tė gjithė

    Samuel Eto ėshtė rikthyer nė fushė nė ndeshjen ndaj Malagės, pas problemeve qė pati nė kofshėn e djathtė gjatė ndeshjes ndaj Realit. Sulmuesi nga Kameruni ka lėshuar njė intervistė, ku pohon se Barcelona ėshtė skuadra mė e mirė nė Spanjė dhe se e gjithė bota e ka parė se katalanasit janė mė tė fortė se Reali. Ja cila ka qenė intervista e tij:

    - Si ndiheni pas dėmtimit tė pėsuar nė "Barnabeu"?
    - Jam shumė mirė dhe nė formė, mė mirė se kaq ėshtė e pamundur.
    - Si e pėrjetuat njė javė tė tėrė pa u stėrvitur me skuadrėn e parė?
    - Gjithmonė futbollisti vuan kur nuk mund tė zbresė nė fushėn e lojės dhe tė punojė me topin. Por ajo javė pushimi ishte e domosdoshme pėr t'u rikthyer nė formėn mė tė mirė.
    - Fitorja nė Malaga tregoi se Barcelona di ta durojė presionin dhe mbetet po ajo skuadėr e fortė qė kryeson kampionatin...
    - E kam thėnė edhe mė parė, kur fillon ndeshja, presioni zhduket, sepse ne futbollistėt e dimė se cilat janė detyrat tona gjatė njė ndeshjeje dhe fokusohemi tek ato. Mendojmė vetėm pėr mėnyrėn si duhet fituar ndeshja. Derisa tė vazhdojmė me fitore, ēdo lloj presioni ėshtė i durueshėm.
    - Ēfarė keni pėr t'u thėnė madrilenėve qė kanė deklaruar, se Barēa ėshtė nė krye falė ndihmės sė gjyqtarėve?
    - Po kryesojmė kampionatin dhe e gjithė bota e ka parė se cila ėshtė skuadra qė luan mė mirė nė Spanjė, qė ka fituar mė shumė ndeshje dhe qė ka mė shumė pikė. Gjithmonė flitet pėr skuadrėn qė kryeson dhe mendoj se tė gjithė janė tė bindur pėr forcėn tonė.
    - Cili ėshtė sekreti i Barēės?
    - Kemi diēka mė shumė se tė tjerėt. Se pėr ēfarė bėhet fjalė, mė mirė pyesni trajnerėt dhe futbollistėt kundėrshtarė.
    - Keni menduar si ta fitoni sa mė parė titullin kampion?
    - Duhet tė vazhdojmė fitoret nė kampionat dhe titulli do tė vijė kur tė jetė momenti i duhur.
    - Ju jeni golashėnuesi mė i mirė i kampionatit spanjoll. Sa i rėndėsishėm ėshtė pėr ju titulli i golashėnuesit mė tė mirė nė vitin tuaj tė parė me Barcelonėn?
    - Njė titull i rėndėsishėm qė do tė ishte qershia mbi tortė pas fitores sė titullit kampion. E kam thėnė edhe mė parė se pavarėsisht nga puna ime, me njė skuadėr si Barcelona ke shumė mundėsi tė shėnosh. Ndihem me fat qė luaj nė kėtė skuadėr.
    - Cili mendon se ka qenė "ēelėsi" i pėrshtatjes suaj tė pėrkryer me skuadrėn dhe me qytetin e Barcelonės?
    - Kėtu kam gjetur njė ambient ideal. Tė gjithė shokėt e skuadrės duan tė fitojnė dhe duket se e kemi gjetur mėnyrėn pėr ta bėrė diēka tė tillė.
    - Te Barēa shėnojnė tė gjithė. Golat e Oleguerit dhe Zherarit ndaj Malagės, e tregojnė mė sė miri kėtė...
    - Sivjet kemi shėnuar pothuajse tė gjithė. Jam i lumtur pėr golin e Zherarit, e kishte shumė tė nevojshėm pas njė sezonin tė karakterizuar nga dėmtimet. Ai ėshtė njė element mjaft i rėndėsishėm pėr skuadrėn tonė dhe mendoj se me golin e shėnuar, ka marrė edhe ai ēmimin e duhur pėr sakrificat e bėra gjatė gjithė sezonit. Oleguer dhe Zhuli kanė shėnuar edhe herė tė tjera.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 8 prej 37 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  4. Do ti beje balle gazeta "Koha Jone" Neopiramidave shteterore ?
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-09-2003, 04:47
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •