Butragenjo: Njė natė e jashtėzakonshme pėr Realin
Pas fitores ndaj Vilarealit, njė nga drejtuesit e "galaktivėve", Emilio Butragenjo, ish-sulmuesi i njohur spanjoll, deklaroi: "Ishte njė natė e paharrueshme pėr Realin. Treguam se jemi njė skuadėr qė funksionon dhe fituam me dhjetė futbollistė njė takim mjaft tė rėndėsishėm ndaj tė tretėve nė kampionat. Publiku i "Bernabeut" u argėtua."
Ferrando: Kupa e Mbretit, shansi i fundit
Mbeten edhe pesė javė nga fundi i Primera Divizionit, por duket qartė se Atletiko e Madridit u ka dhėnė lamtumirėn shanseve pėr tė siguruar njė vend nė kupat e Europės sezonin e ardhshėm, me anė tė kampionatit. Kėtė e pranon edhe trajneri i kėsaj skuadre, Ferrando, i cili, pas humbjes sė dytė brenda katėr ditėve nė Osasuna, tha: "Duhet tė mundim Osasunėn nė Madrid pėr Kupėn e Mbretit. Eshtė shansi ynė i fundit pėr tė marrė pjesė nė kupat e Europės sezonin e ardhshėm. Por nė rast se nuk do tė shndėrrojmė nė gol rastet e shumta qė na dalin gjatė ndeshjes, do ta kemi shumė tė vėshtirė."
Krijoni Kontakt