Balak: Nė Gjermani s'kemi rivalė
Bajerni ka mundėsi t'i fitojė tė dyja veprimtaritė e futbollit gjerman, Bundesligėn dhe Kupėn e Gjermanisė. Kjo, pasi bavarezėt mposhtėn 0-2 Arminian nė Bielefeld dhe fituan tė drejtėn pėr t'u ndeshur me Shalken nė finale. Shalke ėshtė njėkohėsisht edhe kundėrshtari kryesor i Bajernit nė kampionat. Trajneri i skuadrės qė kėrkon tė fitojė kampionatin e gjashtė nė nėntė vitet e fundit, Feliks Magat, u shpreh:
"Nė Bielefeld fituam njė ndeshje tė vėshtirė ndaj njė kundėrshtari tė fortė dhe tė vendosur. Ata patėn disa raste pėr tė kthyer fatet e ndeshjes, por gabuan nė metrat e fundit para portės. Ata po luanin ndeshjen e vitit dhe bėnė tė pamundurėn pėr tė mos dalė tė humbur. Gjithsesi, ne ishim nė nivelin e duhur dhe krijuam deri nė fund raste pėr shėnim. Nė fillim tė pjesės sė dytė edhe mund tė ishim ndėshkuar, sepse vendėsin po luanin me tė vėrtetė mirė, por Kahni u tregua i jashtėzakonshėm.
Konfirmoi edhe njė herė se ėshtė shumė pranė formės sė tij mė tė mirė. Paraqitja e tij ishte vendimtare pėr kualifikimin tonė." Vetė portieri i Bajernit dhe i kombėtares gjermane, Oliver Kahn, njė ditė pasi Bajerni siguroi finalen e kupės, u shpreh: "Kjo ishte ndeshja jonė e shtatė nė dy javė dhe lodhja u pa qartė nė fushėn e lojės. Arminia nė kėtė periudhė ka luajtur tė paktėn gjysmėn e ndeshjeve tona. Ishin tė freskėt dhe duke qenė se luanin ndeshjen e jetės, na vunė shpeshherė nė vėshtirėsi.
Ishte njė ndeshje e vėshtirė pėr ne dhe nė fund tė takimit ishim krenarė pėr kualifikimin e arritur nė fund tė njė beteje tė vėrtetė nė fushėn e lojės." Bajerni i Mynihut qėndroi nė mbrojtje nė pjesėn mė tė madhe tė lojės, pasi e gjeti shumė shpejt golin e avantazhit. Balaku shėnoi nė minutėn e tretė tė takimit pėr bavarezėt. Edhe autori i golit ėshtė i tė njėjtit mendim me Kahnin dhe Magatin, Arminia e bėri Bajernin tė vuante. Balaku tha pas ndeshjes: "Goli nė fillim na ndihmoi, por mė pas fitorja u vėshtirėsua pėr ne, sepse Arminia tregoi karakter dhe kėrkoi me tė gjitha mundėsitė golin e barazimit.
Treguam se dimė tė mbrohemi dhe pėrballė kishim njė skuadėr qė pėrpara publikut tė saj, kėrkonte tė fitonte pėr tė luajtur nė Kupat e Europės vitin e ardhshėm. Gjithsesi, ne kėrkonim me ēdo kusht finalen dhe e arritėm atė. Tani duhet tė mendojmė se si t'i fitojmė tė dyja veprimtaritė nė tė cilat jemi ende tė lojė, pėr tė treguar se nė Gjermani nuk kemi rivalė."
Krijoni Kontakt