Bajern, skuadra pa rival nė Gjermani
Bajerni i Mynihut shihet disi i sigurt pėr tė fituar titullin e 19-tė, por fuqia mė e madhe gjermane me tė vėrtetė e meriton falė rezultateve qė ka arritur. Ai ėshtė ndihmuar edhe impotenca e rivalėve kryesorė. Goli i anglezit Ouen Hargrivs, qė shėnoi nė minutėn e fundit tė takimit ndaj Hanoverit tė shtunėn, bėri qė Bajerni tė shkonte 6 pikė larg vendit tė dytė, kur kanė mbetur edhe pesė takime pėr t'u luajtur.
Pasi pa Hargrivsin tė shpėtonte ditėn e Bajernit, trajneri Magat mund tė ketė fshirė sytė nga mosbesimi qė rivalėt e Shalkes dhe Shtutgartit kanė humbur. Shalke u mund nga Hamburgu 2-1 dhe Shtutgarti ēaloi nga ajo humbje 2-1 ndaj Hansa Rostokut, duke e lėnė Bajernin nė njė pozicion tė rehatshėm. Para katėr takimesh, Shalke kryesonte tabelėn me tri pikė mė shumė, pasi mundi Bajernin 1-0, por njė kolaps ndodhi pėr tė, pasi e shikon veten gjashtė pikė poshtė rivalėve tė betuar.
"Ndoshta ne menduam qė arritja nė krye ishte e mjaftueshme, - tha sulmuesi Ebe Sand. - Por kjo ėshtė gjithmonė e rrezikshme." Shalke humbi ndaj tė ardhurve, si Mainzit, Shtutgartit dhe Hamburgut, duke i thyer shpresat pėr tė fituar titullin e parė qė nga 1958-a. "Ne jemi si njė lepur qė sulmohet nga njė gjarpėr i rrezikshėm, - shtoi kapiteni i Shalkes, Frank Rost. - Tani duhet tė mbrojmė vendin e dytė.
" Shalke ka humbur nėntė takime kėtė sezon, statistikė kjo jo rezultative pėr njė skuadėr qė kėrkon tė dalė kampione. Pas triumfit 3-0 ndaj Shalkes para njė jave, Shtutgarti mendonte tė rivalizonte Bajernin, pasi do tė luante ndaj vendit tė dytė nga fundi, Hansa Rostok, i menduar si pėrballje e lehtė. Por Hansa fitoi 2-1 dhe e la Shtutgartin tetė pikė larg Bajernit.
"Ne duam tė bėhemi kampionė, por nuk kemi mentalitet fituesi, gjė qė bavarezėt e kanė," - tha portieri i Shtutgartit, Timo Hilderbrand. Natyrisht, Bajerni ka shprehur dėshirėn e tij pėr tė fituar, por ėshtė larg tė pėrsosurės. Bavarezėt kanė tri pikė mė shumė se ata, tė cilėt kishin nė tė njėjtin moment njė vit mė parė dhe janė gjashtė pikė larg ndjekėsve mė tė afėrt. Kampionėt nė fuqi, Verder Bremen, kishin 67 pikė pas 29 javėsh, sezonin e kaluar, ndėrsa Bajerni kishte 62 pikė nė kėtė moment.
Verderi po e shikon veten tė shtrydhet nė kėto momente, pėr tė siguruar njė vend nė programin e Ligės sė Kampioneve. Diēka qė ata kanė bėrė, nuk ka lidhje me sezonin e kaluar, duke e lėnė Bajernin tė luftojė me Shalken, qė nuk ka eksperiencė. Me Borusian e Dortmundit, qė akoma po qahet nga problemet financiare, ėshtė vėshtirė tė shikosh ndonjė rival pėr bavarezėt pėr sezonin qė do tė vijė. Nė tė kaluarėn, nė tetė sezone, Bajerni ka fituar pesė tituj kampion dhe duket qė do tė fitojė titullin e gjashtė nė nėntė sezone dhe dominimi i tij duket se do vazhdojė
Krijoni Kontakt