Close
Faqja 4 prej 37 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 361
  1. #31
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ouen Hargrivs, nga hiēi nė hero

    Tė shtunėn po shfaqej barazimi i dytė 0-0 pėr Bajernin nė kėtė sezon, por kjo nuk u realizua falė golit qė u shėnua nė minutėn e 90-tė. Sanjol krosoi topin e fundit drejt zonės dhe Lusio e shtroi topin pėr Klaudio Pizarron, i cili po luftonte me mbrojtėsin Mertesaker pėr tė zėnė pozicionin. Topi u kalon dhe do tė jetė Ouen Hargrivs qė arriti nė kohė dhe shėnon.

    24-vjeēari bėri disa hapa, derisa arriti ta dėrgonte topin nė krahun e djathtė tė portės sė Hanoverit. Ky gol arriti nė ēastet e fundit, pėrpara se gjyqtari tė vėrshėllente pėr pėrfundimin e takimit, duke konfirmuar lojtarin e kombėtares angleze si fituesin dhe heroin e ndeshjes. Fitorja e ngushtė e Bajernit, e kombinuar me humbjet e Shtutgartit dhe Shalkes, i lejon bavarezėt qė tė kenė njėrėn dorė te tofeu. Gjėrat ishin krejt ndryshe para disa ditėsh pėr Hargrivsin, pasi ishte lėnė jashtė takimit tė sė martės dhe disi nė dyshime dhe nga trajneri Sven Goran Erikson.

    Trajneri i Bajernit, Feliks Magat, nuk shikonte ndonjė rol specifik atė mbrėmje tė Ligės sė Kampioneve. Ėshtė e paimagjinueshme se ēfarė do tė ketė ndjerė anglezi nė atė moment dhe, me sa duket, kėtė mllef ai e shprehu me atė goditje prej 116 kilometrash nė orė drejt portės sė Hanoverit, duke bėrė mrekullinė e bavarezėve.

    "Jam i kėnaqur qė fituam dhe pėr atė gol vendimtar qė shėnova," - tha Hargrivsi. Magati e ka ēmuar anglezin pėr atė reagim pozitiv. "I mrekullueshėm. Kėtė gjė dua ta shikoj edhe nga tė tjerėt," - tha ai. Hargrivsi ishte ai qė shmangu ndonjė dramė qė mund tė ndodhte nė Honover. Reagimi i tij tė shtunėn kishte vlerėn e tri pikėve dhe rėndėsia tyre do tė shikohet nė mesin e muajit maj
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #32
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ēelsi "prenoton" Mourinjon pėr njė dekadė

    Klubi londinez i Ēelsit po planifikon ta mbajė pėr njė dekadė trajnerin Mourinjo nė "Stemford Brixh". Para pak kohėsh, Mourinjo firmosi njė kontratė 5-vjeēare me klubin, me njė vlerė prej 5 milionė dollarėsh nė vit. Drejtuesi ekzekutiv, Piter Kenion, po planifikon njė kontratė tė re 10-vjeēare pėr portugezin, pas rezultateve tė shkėlqyeshme tė arritura nga ekipi i Ēelsit. Edhe Mourinjo ėshtė mjaft i kėnaqur me klubin, duke parė dhe mbėshtetjen e kėtij tė fundit pas pezullimit dyjavor tė marrė nga UEFA.

    Pas kualifikimit pėr nė gjysmėfinalet e Championsit, Kenioni u shpreh i gatshėm pėr ta mbajtur Mourinjon nė Londėr deri nė 2014-n. "Nuk ka arsye pse mos ta mbajmė Mourinjon edhe pėr 10 vitet e ardhshme. Ekipet si Arsenali dhe Manēesteri kanė pasur mjaft sukses me dy trajnerėt e tyre, tė cilėt kanė vite qė drejtojnė aty. Hoze ėshtė vetėm 41 vjeē dhe unė kam besim se do tė jetė trajneri ynė edhe pėr shumė vite nė vijim. Te Ēelsi ka pasur njė ndryshim tė madh qė nga ardhja e tij," - deklaroi Kenioni.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #33
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Luksemburgo: Edhe Reali skuadėr cinike

    Reali i Madridit ka fituar 2-0 ndaj Levantes, por nuk ka arritur t'i afrohet Barcelonės kryesuese, e cila mposhti Getafen. Njė ditė pas ndeshjeve, trajneri i "galaktikėve", Vanderlei Luksemburgo, dha kėtė intervistė: - Si e vlerėsoni fitoren e arritur nė Levante? - Si njė fitore shumė tė rėndėsishme nė kėtė moment tė kampionatit. Ne jemi tė detyruar tė fitojmė gjithēka dhe nėse nuk do t'ia dalim mbanė, do tė ushtrojmė deri nė fund presion ndaj Barcelonės. Kjo ėshtė detyra e fundit qė na ka mbetur pėr kėtė sezon. - Si u duk Levantja e Shusterit? - Eshtė njė ekip qė punon shumė.

    Nė 20 minutat e para kishin kontrollin e lojės dhe sulmonin mirė nga krahėt. Kjo ishte edhe arsyeja pėr tė cilėn vendosėm qė nė ēastet e para tė ndeshjes, tė pėrdornim kundėrsulmin. - Mund tė luajė Reali me kundėrsulm? - Pėrpara se tė shėnonte Ronaldo, ndeshja ishte e ekuilibruar dhe duke parė shpejtėsinė e sulmuesve tanė, kundėrsulmi ishte njė armė shumė e vlefshme. Jeni mėsuar duke parė njė Real qė mban kontrollin e lojės, por nė Levante treguam se jemi tė rrezikshėm dhe mund ta fitojmė ndeshjen duke u bazuar te kundėrsulmi. - Kasiljas, mė i miri nė fushė... - Nuk e kuptoj ku qėndron problemi. Skuadra ka 11 futbollistė. Ronaldo shėnon, Kasiljas pret. Kur secili futbollist e bėn siē duhet detyrėn e tij, Reali fiton. - Nė fund, a ju duket e merituar fitorja nė Levante? - Po, sepse u treguam tė saktė nė rastet qė na u paraqitėn. Me sa duhet, tani edhe ne jemi shndėrruar nė njė skuadėr cinike qė shėnon dy nga tri goditje nė kuadrat.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #34
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Shevēenko: Nuk heqim dorė nga titulli



    Milani dje u rizgjua i mundur dhe pa kryesimin nė renditje. Njė makth edhe pėr Andrij Shevēenkon, i cili gjithsesi kishte arritur ta shėnonte njė gol. Pėr tė dhe pėr natėn e tij pa gjumė ėshtė diēka edhe mė e rėndė. Njė gabim i pafalshėm i gjyqtarit, kur mungojnė shtatė ndeshje nga pėrfundimi i kampionatit. "U shtriva tė flija nė orėn 06.00 dhe nė ato pak orė nuk arrita as tė ēlodhesha mirė". Por ekziston pėrshtypja se fati shumė i celebruar i Milanit ka pėrfunduar. "Besoj se po, - bėri shaka ukrainasi, ? sepse humbėm njė ndeshje, tė cilėn me siguri nuk duhej ta kishim humbur." Njė "shuplakė", e cila duhet harruar sa mė parė, por a do tė jetė mė e rėndėsishme qė tė reagohet nė planin psikologjik apo nė atė fizik?

    "Qė tė dyja gjėrat janė tė rėndėsishme, por nuk besoj se Milani ka pasur njė rėnie fizike. Mund tė ndodhė qė tė shkaktohet ndonjė gabim dhe kjo mund tė mos u ndodhė vetėm lojtarėve..." Fjala ėshtė e gjitha pėr gabimin e treshes sė gjyqtarėve, lidhur me golin qė iu anulua pikėrisht Shevēenkos nė pjesėn e parė. "Topi i artė" buzėqesh: "As qė e mora mundimin t'i shihja filmimet, sepse isha i sigurt qė nė fushė se goli ishte mėse i rregullt. Nė pushimin e pjesės sė parė ma konfirmuan kėtė gjė. Ne me siguri shkaktuam disa gabime shpėrqendrimi, por edhe gjyqtarėt duhet tė tregohen mė tė kujdesshėm, sepse gjykimi i gabuar qė bėnė nė rastin e golit tim, mund tė na kushtojė shtrenjtė. Nuk dua tė bėj polemika, them vetėm se mė vjen keq, do tė kishte qenė mė mirė sikur gjithēka tė kishte shkuar "vaj".

    Gjėja e mirė ėshtė se na pret menjėherė njė ndeshje tjetėr, kėshtu qė mund tė harrojmė gjithēka sa mė parė. Po ta mposhtim Kievon, natyrisht". A ju tremb fakti qė Juvja tani ndodhet sipėr jush? "S'ka asgjė tė keqe, dikush duhet tė ndjekė dhe dikush qėndron pėrpara. Ky ėshtė ligji i sportit, por nė fund do tė shihet. Kampionati ėshtė ende brenda mundėsive tona, e rėndėsishme do tė jetė qė tani e tutje ta luajmė ēdo ndeshje si tė ishte njė finale." Championsin Milanit, kampionatin Juves, a mund tė ndodhė edhe kėshtu? "Unė s'kam dėgjuar kurrė deri mė sot njė lojtar apo njė drejtues tė Milanit qė ta thotė kėtė gjė. Dhe besoj se e njėjta gjė vlen edhe pėr Juven. Tė shohim se deri ku mund tė shkojmė duke luajtur sa mė mirė tė jetė e mundur nė tė gjitha ndeshjet, qė tani e deri nė fund, sepse mund tė synojmė edhe t'i fitojmė tė dy trofetė."

    Ndėrkohė, nesėr Juvja luan kundėr Interit... "Ėshtė e vėrtetė, por unė mendoj vetėm pėr Milanin, pėr ndeshjet tona dhe pėr atė ēfarė mund tė pėrmirėsojmė. Pėr fat tė keq kemi lėnė goxha pikė ndaj skuadrave mė pak tė forta. Ajo mes Juves dhe Interit ėshtė padyshim njė ndeshje e rėndėsishme, shpresoj tė jetė njė spektakėl i bukur, por besoj se ne s'duhet tė bėjmė tifo pėr askėnd. Mund ta arrijmė gjithsesi Juventusin, nė javėn e ardhshme apo nė javėt e tjera tė mbetura. Kemi edhe ndeshjen direkte nė fushėn tonė. Nėse mė pas ata do t'i fitojnė tė gjitha ndeshjet, kjo do tė thotė se kanė qenė mė tė fortė. Milani duhet tė mendojė vetėm tė fitojė ndeshjet e veta". Duke nisur nga Kievo, njė tjetėr ekip "i vogėl". "Ndaj ekipeve tė vogla hasim vėshtirėsi, e kemi mė tė vėshtirė tė krijojmė lojė, sepse mbrohen shumė. Nė kėtė aspekt duhet tė pėrmirėsohemi medoemos. Ėshtė e pafalshme qė ndaj Sienės, takimi na rrėshkiti nga duart pasi kaluan edhe nė avantazh..."
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #35
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Venger: Suksesi i Ēelsit, i pėrkohshėm

    Trajneri Arsen Venger ka besim se Arsenali do t'i japė fund dominimit tė Ēelsit nė kėtė kampionat. Arsenali do tė ndeshet nesėr ndaj ekipit tė Ēelsit nė "Stemford Brixh" dhe do tė kėrkojė tė ndalė ekipin e drejtuar nga Hoze Mourinjo, i cili ėshtė 11 pikė para "topēinjve", tė cilėt vjet u shpallėn kampionė pa pėsuar asnjė humbje gjatė tė gjithė kampionatit. Ekipi i drejtuar nga Vengeri arriti tė siguronte finalen e Kupės sė Anglisė, pasi fitoi tė shtunėn ndaj ekipit tė Blekbėrnit, me rezultatin 3-0.

    Tekniku francez u shpreh optimist pėr ndeshjen dhe deklaroi se suksesi i Ēelsit nuk do tė vazhdonte gjithmonė. "Mė duhet tė pranoj se kur zhvillon njė sezon tė mirė, mė pas ēdo gjė bėhet akoma mė e vėshtirė. Sido qė tė luash, anjėherė nuk ėshtė e mjaftueshme. Edhe ne na ndodhi kjo gjė nė tetorin e kaluar kur humbėm nė "Old Traford" ndaj Manēesterit, pas 49 ndeshjeve pa pėsuar humbje. Arritėm nė kulmin tonė, por vjen gjithmonė njė moment qė zbret me kėmbė nė tokė. Mė pas duhet kohė qė tė rikthehesh nė nivelin e mėparshėm," - deklaroi Vengeri. Aresenali nuk do tė ketė tė gatshėm sulmuesin e tij, francezin Tieri Henri, pėr shkak tė dėmtimit qė e la jashtė ndeshjes ndaj Blekbėrnit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #36
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Juventus buzėqesh, Del Piero jo!

    Erion Abule


    Te Juventusi qė buzėqesh nė vendin e parė tė renditjes, ka edhe nga ata qė nuk janė tė kėnaqur. Pėr shembull, Alesandro Del Piero kundėr Leēes ėshtė zėvendėsuar nė minutėn e 46-tė tė pjesės sė dytė, por pas ndeshjes ka dalė nga "Dele Alpi" i nxirė nė fytyrė, pa thėnė asgjė, as pėr ndeshjen dhe as pėr zėvendėsimin e tij tė 25-tė tė sezonit nė drejtimin e Kapelos. Vetėm shtatė herė, pesė nė kampionat dhe dy nė Ligėn e Kampioneve, kapiteni bardhezi ka pasur kėnaqėsinė ta pėrfundojė njė ndeshje. Fabio Kapelo, nė fund tė ndeshjes me Leēen, shpjegoi:

    "E zėvendėsova Del Pieron nė pushim tė ndeshjes, mbi bazėn e vlerėsimeve tė bėra gjatė pjesės sė parė. Unė kam njė organikė dhe e vendos formacionin nė bazė tė asaj qė kam. Ndonjėherė edhe mund tė gaboj". Kjo e fundit mund tė pėrkthehet edhe si njė pendim mbi zgjedhjen e aktivizimit nė fushė tė "Pinturikios" qė nga minuta e parė. Megjithatė, mbetet fakti qė lojtarit, zėvendėsimi i 17-tė nė kampionat, respektivisht kundėr Breshias, Sampdorias, Palermos, Sienės, Romės, Fiorentinės, Leēes, Lacios, Bolonjės, Milanit, Parmės, Livornos, Kaljarit, Udinezes, Romės dhe Kievos, nuk i ka pėlqyer.

    Nė shumicėn e rasteve ka ulur kokėn dhe nuk e ka parė fare nė sy Kapelon, nuk ėshtė parė as t'i shtrėngojė dorėn, siē ndodh zakonisht nė raste tė tilla mes lojtarit e trajnerit. 15 golat e shėnuar (12 nė kampionat dhe 3 nė Ligėn e Kampioneve), nuk kanė mjaftuar pėr ta bėrė pėr vete "Don Fabion", qė gjithsesi i ka dhėnė besimin e tij, duke e aktivizuar 32 herė si titullar. Edhe Luēiano Moxhi mbėshtet zgjedhjet e trajnerit juventin: "Ėshtė e qartė qė Del Piero ėshtė zhgėnjyer, por edhe qėndrimi nė fushė apo jashtė saj ėshtė pjesė e futbollit. E dimė qė ėshtė njė kampion dhe duket nga golat qė ka shėnuar kėtė vit. Ėshtė njė lojtar qė nuk diskutohet, por kur s'luan mirė, ėshtė e drejtė qė tė zėvendėsohet dhe nuk duhet tė ndiejė keqardhje".

    Moxhi: Falėnderoj Moratin, por s'largohem Nesėr, me rastin e javės sė 32-tė tė Serisė A, Juvja kryesuese do tė presė nė "Dele Alpi" Interin, nė atė qė cilėsohet si "Derbi i Italisė". Luēiano Moxhi po mendon pėr sfidėn kundėr asaj, qė nga shumė shihet si skuadra e tij e mundshme nė tė ardhmen: "Tė gėzon fakti kur dėgjon qė dikush mendon pėr mua, - tha drejtori i pėrgjithshėm bardhezi. - Duket qė puna ime ēmohet. Por unė ritheksoj atė qė kam thėnė edhe nė tė shkuarėn: te Juvja jam mirė dhe nuk shoh motiv pėr t'u larguar, edhe pse kam respekt pėr padronin zikaltėr Masimo Morati".
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #37
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Nedved: Titullin, pėr tė harruar Championsin

    Fitorja kundėr Leēes dhe rikthimi te goli nuk ia kanė fshirė nga mendja skualifikimin nga Liverpuli nė Ligėn e Kampioneve, Pavel Nedvedit. "Vetėm titulli mund tė mė bėjė tė harroj zhgėnjimin e skualifikimit nga Europa, - thotė ēeku. - Dėmtimi? Nėse do tė isha ende keq dhe do tė vuaja, do tė hiqja dorė sė luajturi futboll, por nėse do tė ndihem mirė fizikisht, do tė rifilloja tė luftoja".

    Pėr tė, Liga e Kampioneve ėshtė njė farė mallkimi. Mė 2003-shin, kur Juventusi doli nė finale me Milanin nė Manēester, ai u detyrua ta shikonte ndeshjen nga tribuna, pėr shkak tė kartonit tė verdhė qė kishte marrė nė gjysmėfinale kundėr Realit tė Madridit nė "Dele Alpi". Mė 2004-n, Juvja u skualifikua nga Deportivo La Korunja dhe tani dėshtimi me Liverpulin, pavarėsisht se ēeku bėri tė pamundurėn pėr tė qenė i gatshėm pėr sfidėn e dyfishtė me anglezėt.

    "Nuk arrij ta harroj dot skualifikimin, - shpjegon mesfushori juventin. - Gjithnjė e kam nė mendje ndeshjen me Liverpulin. E kam riparė atė ndeshje nė shtėpi tri herė nė televizor i vetėm. Mė mundon shumė mungesa e fitores". Njė gjysmė ide pėr ta braktisur futbollin e ka pasur, por objektivi pėr tė fituar njė Ligė Kampionesh para se tė varė "kėpucėt nė gozhdė", ėshtė i qartė: "Dėshirėn pėr tė luajtur e kam ende, - komenton Nedvedi,

    - do tė vazhdoj sigurisht derisa shėndeti tė ma lejojė. Kontrata ime skadon mė 2006-n, shpresoj t'ia arrij. Nuk e di nėse tani Juvja do tė ma rinovojė kontratėn, por dėshira pėr tė fituar Ligėn e Kampioneve, mė ka dhėnė forcė pėr tė shkuar pėrpara. Kur isha nė spital, pasi kisha parė shokėt e mi qė kishin fituar ndaj Realit, e kuptova qė duhej tė ngrihesha me shpejtėsi pėr tė dhėnė ndihmėn time, tė paktėn nė fazėn finale tė kampionatit. A do tė jetė pėr sezonin tjetėr? Nuk e di, nuk jam largpamės, do tė pėrqendrohem nė ēdo ndeshje".

    Pėrsa u pėrket kuqezinjve, ēeku lėshon sfidėn pėr titull: "Pavarėsisht nga tri pikėt ndaj Milanit, nuk jam i kėnaqur, - vazhdon numri 18 bardhezi. - Tani kemi Interin dhe Lacion, dy sfida tė rėndėsishme qė mund tė jenė vendimtare ende para duelit direkt me kuqezinjtė mė 8 maj. Milani ndoshta ėshtė mė i bukur pėr t'u parė, por ne nuk dorėzohemi asnjėherė. Ēfarė ka mė shumė se ne? Nuk e di, por tani ka tri pikė mė pak".

    Mbi gjendjen e tij fizike, Nedvedi nuk zhbilancohet: "Po ndodh qė nga fillimi i vitit, qė mes njė dėmtimi dhe njė tjetri, jam gjithnjė me vonesė nė pėrgatitje. Megjithatė, tani jam kthyer dhe shpresoj tė jap ndihmėn time pėr titullin, e vetmja gjė qė mund tė mė ripaguajė zhgėnjimin pėr Championsin. A jam i lumtur? Duhet tė buzėqeshim vetėm nė fund. Pas golit tė sė dielės, rigjeta disi optimizėm"
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #38
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Mourinjo: Ta sigurojmė titullin

    Trajneri i Ēelsit, Hoze Mourinjo, u shpreh i zhgėnjyer nga mungesa e besimit e treguar nga komisarėt e UEFA-s, gjatė ndeshjes ēerekfinale tė Ligės sė Kampioneve, ku Ēelsi triumfoi ndaj Bajernit. Mourinjo u pezullua pėr dy javė nga stoli, pas ēėshtjes "Frisk" dhe e kishte tė ndaluar ēdo lloj komunikimi me stolin e tij gjatė dy ndeshjeve tė luajtura ndaj Bajernit. Nė pėrfundim tė ndeshjes nė Gjermani, zėvendėstrajnerit Rui Faria iu kėrkua tė hiqte kapelen, pėr tė provuar se nuk kishte ndonjė mjet komunikimi me Mourinjon. Dje, nė njė intervistė tė dhėnė pėr njė televizion portugez, Mourinjo u shpreh:

    "Nuk kam asgjė me UEFA-n, por ajo qė ndodhi nė Mynih, ishte njė veprim qesharak, i bazuar nė njė lajm tė rremė." Gjatė ndeshjes, zėvendėstrajneri Faria mbante nė duar disa shėnime, tė cilat ia kalonte vazhdimisht kolegėve tė tij. "Shėnimet qė qarkullonin nė stol ishin ato qė kishim pėrgatitur para ndeshjes. Asistentėt ishin tė organizuar dhe tė pėrgatitur. Ata komunikuan vetėm ndėrmjet tyre dhe jo me mua," - deklaroi Mourinjo.

    Gjatė pjesės mė tė madhe tė emisionit, Mourinjo foli nė pėrgjithėsi pėr futbollin portugez. Ai deklaroi se e kishte ndjekur takimin e parė ndaj Bajernit, jashtė "Stemford Brixhit", kurse nė Gjermani e ndoqi nga dhoma e hotelit tė tij. Mourinjo pohoi se nuk kishte pasur asnjė kontakt me stafin e tij: "Nuk shkela asnjė rregullore tė UEFA-s: "E respektova pezullimin dyjavor, edhe pse, sipas mendimit tim, ishte njė vendim i padrejtė." Trajneri portugez i ka evituar daljet nė publik, qė nga polemikat nė Barcelonė, tė cilat u interpretuan nė mėnyra tė ndryshme nga media angleze.

    Nė Portugali, Mourinjo ėshtė mjaft i famshėm dhe inervistat e tij ndiqen rregullisht nga publiku. Fotografitė e tij shihen kudo dhe ėshtė njė nga figurat e para kryesore nė programet e ndryshme televizive. Mourinjo e ēoi Porton nė fitimin e Ligės sė Kampioneve vitin e kaluar dhe shpreson ta pėrsėrisė kėtė me ekipin e Ēelsit, i cili do tė ndeshet nė gjysmėfinale me ekipin e Liverpulit, nė javėn e ardhshme. Gjithashtu, Ēelsi ka vėnė njė dorė mbi tiutllin kampion tė Anglisė, pėr herė tė parė pas 50 vitesh, dhe ndodhet 11 pikė para Arsenalit tė vendit tė dytė.

    Megjithatė, pėr Mourinjon nuk ėshtė akoma momenti pėr tė festuar. Sipas tij, nė Champions do tė jetė mjaft e vėshtirė kualifikimi pėr nė finalen e Stambollit. "Do tė doja tė shpalleshim kampionė sa mė shpejt, qė t'i jepja disa ditė pushim lojtarėve. Sė shpejti do tė luhet gjysmėfinalja dhe ata kanė luajtur 54 ndeshje nė katėr kompeticione," - pėrfundoi Mourinjo.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #39
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Manēini: Milani mund ta kapė Juven

    Pėr Interin, nėse ndal Juven, do tė thotė qė t'i bėjė pa dashje njė nder Milanit. "Besoj se Milani mund t'i rikuperojė tri pikė disavantazh nė shtatė ndeshje, - shpjegoi Manēini. - Do tė jenė shtatė ndeshje tė vėshtira pėr tė gjithė dhe kėtė e dėshmon takimi Siena?Milan. Sigurisht, ndeshja e sotme do tė jetė e rėndėsishme, por ndoshta jo vendimtare.

    Gjithsesi, mendoj se pėr Juven dhe Milanin ēdo ndeshje do tė jetė thelbėsore deri nė fund tė kampionatit." Si vėzhgues, Manēini e sheh lehtėsisht tė favorizuar Milanin nė sfidėn pėr titull. Kuqezinjtė, sipas tij, janė mė lart nė nivelin teknik: "Milani ėshtė skuadra mė e mirė nė nivelin teknik, por Juventusi ėshtė njė skuadėr me karakter tė madh, qė e ka trashėguar nga fitoret dhe koha. Nganjėherė arrin edhe tė fitojė vetėm pėr kėtė arsye. Milani teknikisht ėshtė mė lart si skuadėr dhe si lojtarė, por gjithsesi nuk kanė shumė diferencė.

    " Manēini nuk i ka zgjidhur ende dyshimet lidhur me formacionin qė do tė hedhė nė fushė ndaj Juves. Vėshtirė se Vieri do tė aktivizohet qė nga minuta e parė: "Ai mund tė mos jetė i gatshėm pėr tė luajtur 90 minuta, pasi s'ėshtė nė gjendje pėr ta bėrė kėtė. Natyrisht, mund edhe tė hyjė nė fushė, por ėshtė diēka e pamohueshme se ai s'po kalon njė formė tė mirė." Gjithashtu, edhe mungesa e Adrianos ėshtė diēka e sigurt. Braziliani u dėmtua sėrish nė derbin e Ligės sė Kampioneve ndaj Milanit.

    Por Manēini, nė atė rast, s'kishte si tė hiqte dorė nga ai: "Po tė mos e kishim aktivizuar Adrianon nė derbin e kthimit, ? shpjegoi ai, ? pėr faktin se nuk gėzonte formėn mė tė mirė, sot do tė thoshim tė gjithė se humbėm, pasi nuk patėm guximin ta rrezikonim. Nganjėherė, njė lojtar e ka pėr detyrė tė sakrifikojė, nė futboll mund tė ndodhė qė tė dėmtohesh sėrish, sapo rikthehesh nė fushė.

    Por problemi qė ai pati nė shpinė, s'kishte aspak lidhje me dėmtimin e mėparshėm, besoj se nuk bėmė gabim qė e aktivizuam". Edhe Stankoviēi e Emreja nuk gėzojnė formėn mė tė mirė: "Mund tė kesh gjithnjė ndonjė problem tė vogėl kur kthehesh pas dėmtimit, s'mund tė jesh menjėherė nė kulmin e formės. Tė shohim si do tė ndihen, - pėrfundoi Manēini, - por nėse do t'i grumbullojmė, me siguri s'do tė luajnė qė nga minuta e parė."
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #40
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Kasiljas: Kam ende pėr t'u pėrmirėsuar

    Iker Kasiljas po kalon njė nga momentet mė tė mira tė karrierės sė tij. Pavarėsisht nga sezoni jo i mirė i Realit tė Madridit, pėr ironi tė fatit, numri 1 i "merengesėve" ka zhvilluar njė sezon pėr t'u mbajtur mend. Deri aty, sa ka filluar tė flitet se ėshtė portieri mė i mirė i planetit. Nė lidhje me kėtė, vetė Kasiljasi mendon: "Ka shumė portierė tė mirė nė botė. Bufon, Dida, Ēeh dhe Kahn janė disa prej tyre. Mė vjen mirė qė mė krahasojnė me ta, sepse janė me tė vėrtetė portierė tė mėdhenj.

    Kam ende pėr t'u pėrmirėsuar, sepse besoj se vetėm nė moshėn 28-vjeēare njė portier mund tė konsiderohet i kompletuar." Mė pas, kur i duhet tė shpjegojė se nga ka ndryshuar Kasiljasi aktual nga ai i kampionatit tė kaluar, spanjolli thotė: "Kam ndryshuar shumė. Kjo ėshtė mosha. Vit pas viti mėsoj sekrete tė tjera dhe ndihem mė i sigurtė nė fushėn e lojės. Kam mė eksperiencė nė situata delikate gjatė njė ndeshjeje, tė cilat zgjidhen vetėm nga njė portier i aftė." Nė fund, portieri i kombėtares spanjolle tregon se beson ende te fitimi i titullit kampion nga Reali: "Po besoj se mund ta fitojmė kampionatin. Fitorja e Barcelonės ndaj Getafes nuk na e ka zbehur besimin."
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 4 prej 37 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  4. Do ti beje balle gazeta "Koha Jone" Neopiramidave shteterore ?
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-09-2003, 04:47
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •