Close
Faqja 26 prej 37 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 251 deri 260 prej 361
  1. #251
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Luksemburgo: Kjo skuadėr nuk preket


    "Nuk do tė ndryshoj asgjė, kjo skuadėr nuk preket." Ky ka qenė thelbi i intervistės sė lėshuar nga trajneri i Realit tė Madridit, Vanderlei Luksemburgo, nė prag tė derbit tė sotėm ndaj Atletikos. Braziliani beson te ky Real dhe ėshtė i bindur se ndeshjet e fundit janė baza ku do tė ndėrtohen projektet e reja tė klubit "merenges". Ja cila ka qenė intervista e Luksemburgos:
    - Do tė luajė Zidan nė derbi?
    - Po. Francezi ndihet mė mirė dhe do ta fillojė ndeshjen nga minuta e parė.
    - Mund tė thuhet se me dy skuadra pa pretendime, derbi i Madridit ka humbur bukurinė e tij?
    - Nuk mendoj kėshtu. Ne kėrkojmė tri pikė shumė tė rėndėsishme, sepse e kemi si detyrė tė grumbullojmė sa mė shumė pikė tė jetė e mundur, deri nė fund. Mos harroni qė ėshtė njė ndeshje klasike dhe gjithēka mund tė ndodhė.
    - Si ju duket fakti se tė gjithė futbollistėt kanė kėrkuar qė tė jeni ju trajneri i skuadrės sezonin e ardhshėm?
    - Nė aspektin profesional mė vjen mirė tė shoh se e gjithė skuadra pėrkrah idetė e mia. Jam i kėnaqur me marrėdhėniet qė kam pasur nė Madrid, qė nė ditėn e parė. Futbollistėt kanė kuptuar mesazhet e mia dhe tani po pėrgjigjen. Kjo ėshtė parė edhe nė dhjetė ndeshjet e fundit qė kemi zhvilluar.
    - Pra, do tė jeni ju trajneri i Realit sezonin e ardhshėm...
    - E gjithė bota ma bėn kėtė pyetje. Lexoj se nė vendin tim do tė vijė Kapelo, por pėr momentin jam unė trajner i "merengesėve" dhe kam edhe njė vit kontratė pėr tė respektuar.
    - Robinjo dhe Adriano janė dy nga objektivat e njė Reali gjithnjė e mė shumė brazilian...
    - Flitet shumė pėr merkato. Sigurisht, ne do tė bėjmė lėvizjet tona pėr tė mirėn e skuadrės dhe nuk do tė kushtėzohemi nga fakti nėse janė apo jo brazilianė.
    - Pra, tė presim njė merkato tė zjarrtė madrilene...
    - Jo. Ne do tė marrim disa pėrforcime dhe largimet do tė jenė nė minimum. Kjo skuadėr mė pėlqen mua, i pėlqen stafit drejtues dhe nuk do tė preket.
    - Oueni do tė qėndrojė?
    - Kampionatin e ardhshėm do tė luajė me ne. Unė jam i kėnaqur me tė gjithė futbollistėt qė kam nė dispozicion.
    - Ē'mendim keni pėr Fernando Torresin?
    - Shpresoj qė sot tė mos shėnojė. Eshtė njė futbollist i ri, me tė ardhme tė sigurtė pėrpara, por luan me Atletikon dhe ėshtė kundėrshtari ynė.
    - Nė fund, ēfarė kujtimesh keni nga derbi i fazės sė parė. Ishte derbi juaj i parė nė Madrid...
    - Kam kujtime tė bukura. Ishte njė ndeshje, nė tė cilėn fituam 3-0 nė "Visente Kalderon", por Kasiljas ishte mė i miri nė fushė. Ka evituar tre apo katėr gola tė sigurtė pėr Atletikon. Ishte njė fitore me shpirt nėpėr dhėmbė, por nė fund tė fundit kėto ndeshje mbahen mend mė mirė edhe nga njerėzit
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #252
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Mourinjo bėn "tifo" pėr Manēesterin

    Trajneri i ekipit tė Ēelsit, Hoze Mourinjo, ka deklaruar se do tė dėshironte qė Kupėn e Anglisė, ta fitonte Manēesteri. Mourinjo u shpreh se do tė kishte dėshirė qė dy portugezėt, Kristiano Ronaldo dhe Karlos Kueiroz, tė dilnin fitimtarė ndaj ekipit tė Arsenalit. Portugezi, i cili fitoi titullin nė Premier Ligė, foli edhe pėr marrėdhėniet e tij me trajnerin e ekipit tė Manēesterit, Sėr Aleks Fergusonin. "E respektoj shumė si person, madje do tė thosha qė mė pėlqen si njeri. Eshtė njė person shumė korrekt. Prej tij kam filluar tė mėsoj shumė gjėra. Besoj se njė trajner si ai e meriton kėtė trofe. Eshtė normale qė Vengeri nuk e pėlqen Ēelsin e sotėm. As unė nuk e pėlqeja Arsenalin nė fillim tė sezonit, ku fitonin me tė gjithė. Rashė nė dashuri me ata, vetėm kur filluan tė humbnin pikė nė mes tė sezonit, prandaj arrij ta kuptoj pse Vengeri nuk e pėlqen ekipin tonė," - pėrfundoi Mourinjo.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #253
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Parreira thėrret Brazilin e yjeve

    Trajneri i kombėtares braziliani ka grumbulluar Ronaldon nė skuadrėn kombėtare, qė do tė marrė pjesė nė Kupėn e Konfederatave, dhe e ka ftuar sulmuesin e Realit qė t'i harrojė problemet personale tė kohėve tė fundit. Ronaldo ėshtė divorcuar nga bashkėshortja e tij, Daniela Ēikareli, javėn e kaluar, jo mė larg se tre muaj pas dasmės madhėshtore nė njė kėshtjellė nė periferi tė Parisit. "Janė gjėra qė ndodhin nė jetėn e ēdo njeriu, - tha Parreria pėr gazetarėt. - Tani ai do tė qėndrojė rreth njė muaj i grumbulluar me kombėtaren dhe do tė luajė pėr eliminatoret e Kupės sė Botės dhe nė Kupėn e Konfederatave. Kjo do ta ndihmojė Ronaldon. Mendoj se pas pushimeve, Roni do t'i ketė harruar krejtėsisht problemet." Sulmuesi i Realit do tė jetė titullar ndaj Paraguajit, mė datė 5 qershor, dhe nė derbin e Amerikės Latine, tri ditė mė vonė, nė Argjentinė. Pėr kėto ndeshje, duke parė edhe Kupėn e Konfederatave nė mesin e muajit qershor, Parreira ka grumbulluar dy skuadra. Nuk mungojnė elementėt e pėrbashkėt, por ka edhe ndryshime. Brazili renditet nė vendin e dytė nė eliminatoret e zonės sė Amerikės sė Jugut, pėr botėrorin Gjermani 2006, me 24 pikė pas 13 ndeshjesh. "Selesao" ėshtė katėr pikė larg Argjentinės kryesuese. Katėr vendet e para do tė luajnė nė botėror, ndėrsa vendi i pestė do tė luajė njė ndeshje "play off"-i ndaj fitueses sė zonės sė Oqeanisė. Parreira ka deklaruar se pėr Brazilin, skuadra e vetme qė ka marrė pjesė nė tė gjitha kampionatet botėrore, ndeshjet e ardhshme ndaj Paraguajit dhe Argjentinės do tė jenė vendimtare pėr tė ardhmen e fazės eliminatore. Trajneri brazilian u shpreh: "Paraguaji ėshtė njė skuadėr e fortė dhe me eksperiencė nė ndeshje tė rėndėsishme. Kėto dy ndeshje do tė jenė thelbėsore pėr ecurinė tonė nė fazėn eliminatore. Kafu dhe Roberto Karlos do tė pėrdoren vetėm pėr ndeshjet eliminatore, sepse nė Kupėn e Konfederatave, vendin e tyre do ta zėnė futbollistėt e rinj, Ēiēinjo dhe Leo. Pėr Kupėn e Konfederatave do tė grumbullohet pėr herė tė parė nė kombėtare edhe portieri i PSV Eindhovenit, Gomesh. Ja lista e plotė e futbollistėve tė grumbulluar nga Karlos Parreira:
    Portier: Dida, Markos, Gomesh
    Mbrojtės: Huan, Luēio, Rr.Zhunior, Luizao, Kafo, Leo, R.Karlos, Beleti, Xhilberto
    Mesfushorė: Emerson, Xh.Silva, Zhuninjo, Ze Roberto, Kaka, Rikardinjo, Renato, Aleks
    Sulmues: Ronaldo, Adriano, Robinjo, R.Oliveira, Ronaldinjo


    Bekenbauer deklaroi se dėnime si ai i pėsuar nga Republika e Koresė do tė minimizojnė huliganizmin nė stadiume. Organizatori i botėrorit Gjermania 2006 u shpreh: "Shtetet ku luhet futboll, duhet tė jenė mė tė kujdesshme nė ndeshjet qė organizojnė. Vetėm me dėnime dhe masa mund tė ruajmė sigurinė e futbollistėve dhe njerėzve qė merren me futboll."

    Armenia ka bėrė tė ditur emrin e trajnerit tė ri qė do tė drejtojė skuadrėn kombėtare deri nė fundin e eliminatoreve pėr kampionatin botėror. Ai do tė jetė holandezi Uisman, 48-vjeēar, dhe do tė zėvendėsojė tė shkarkuarin Kasoni. Uismani e merr kėtė detyrė nė prag tė dy ndeshjeve delikate qė Armenia do tė luajė pėr grupin 1 ndaj Maqedonisė dhe Rumanisė.

    Trajnerėt e tė gjitha skuadrave qė do tė fitojnė tė drejtėn pėr tė luajtur nė kampionatin botėror nė Gjermani, do tė takohen nė Dysedorf nga data 6 deri mė 8 mars 2006. Ky takim ėshtė kėrkuar nga ministri i Brendshėm i Gjermanisė, Oto Shili, dhe nė tė do tė flitet pėr masat e sigurisė dhe mėnyrat e bashkėpunimit pėr njė botėror me sa mė pak episode dhune nė fushė dhe jashtė saj.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #254
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Lipi: Pas kombėtares, njė ekip bregdetar

    Pas shumė vitesh, te Juventusi nuk mund tė shkoj tė drejtoj njė tjetėr skuadėr kreu, do tė mė pėlqente tė kisha njė skuadėr si Palermo, Napoli apo Sampdoria". Trajneri i kombėtares italiane, Marēelo Lipi, ka folur shkurtimisht pėr tė ardhmen e tij: "Siē e shihni, tė gjitha skuadrat qė kam zgjedhur, u pėrkasin qyteteve qė kanė det, sepse, sikurse e dini, njė prej pasioneve tė mia tė mėdha janė varkat, anijet dhe mjetet e tjera tė lundrimit".
    Por e ardhmja e tij mė e afėrt ėshtė pėrfaqėsuesja "axurre": "Mė parė, - tha Lipi, - tė kualifikohemi njė herė nė botėror. Hapi i mėpasėm duhet tė jetė ai qė tė pėrpiqemi tė pėrfaqėsohemi sa mė mirė nė tė. Mė pas mund tė mendoj sėrish qė tė kthehem tė drejtoj ndonjė skuadėr klubesh." Lipi ka komentuar edhe kėtė fazė tė fundit tė luftuar nė kampionat: "Besoj se titulli mund tė dorėzohet qė kėtė javė, sepse, nėse kishim nodnjė dyshim pėr skuadrėn qė do ta fitonte, besoj se pas fitores sė Juventusit nė "San Siro", sot kėto dyshime kanė ardhur duke u shuar. Ndėrkohė, mendoj se pėr vendin e katėrt mund tė zhvillohet edhe ndonjė ndeshje shtesė dhe besoj se kjo gjė do tė jetė e pashmangshme edhe pėr tė vendosur se kush do tė bjerė dhe kush do tė qėndrojė nė kategori."
    Marēelo Lipi, i ftuar nė njė mbledhje detare nė portin e Shėn Margaritės Ligure, pėrfitoi nga rasti pėr tė pėrmendur disa nga kujtimet e tij si lojtar i Sampit, si dhe pėr tė folur pėr aktualitetin e ekipit gjenovez: "Sampi, - tha ai, - ėshtė si njė port i bukur dhe i rėndėsishėm detar. Pronari ka ditur t'i zgjedhė shumė mirė bashkėpunėtorėt e tij, duke nisur qė nga trajneri. Besoj se kjo skuadėr ėshtė surpriza e vitit."


    Manēini: Finalja me Romėn, e vėshtirė
    Trajneri i Interit, Roberto Manēini, edhe pse tė gjitha parashikimet janė nė vafor tė skuadrės sė tij, ėshtė i ndėrgjegjshėm se finalja e Kupės sė Italisė ndaj Romės s'do tė jetė njė ndeshje e lehtė. "Tė gjitha finalet janė ndeshje tė veēanta, - tha ai. - Do tė pėrballen dy ekipe shumė tė forta. Roma ka pasur probleme gjatė vitit, por besoj se do t'i ketė zgjidhur kur tė vijė nė kėto sfida. Kėshtu qė do tė jetė njė sfidė shumė e vėshtirė. Roma ka njė organikė shumė tė fortė, e cila sivjet s'ka arritur tė japė mė tė mirėn e saj, - saktėsoi ai, - por edhe Udinezja do tė kishte qenė njė pengesė e vėshtirė, pasi sivjet ka zhvilluar njė kampionat madhėshtor."

    Konti: Fitorja, moral nė ndeshjet e mbetura
    Mė nė fund ka mbėrritur fitorja e Bruno Kontit nė stolin e Romės: "Ndihem i kėnaqur, sepse arritėm tė fitonim ndaj njė skuadre tė madhe, - pohoi trajneri i verdhekuqve, - shpresojmė qė ky sukses tė na japė moral pėr ndeshjen e sė dielės ndaj Atalantės".
    Romės do t'i mungojė Franēesko Toti: "E dimė atė qė ka ndodhur, - pėrfundoi ai, - por duhet tė shohim gjithsesi pėrpara dhe tė pėrpiqemi tė dalim nga kjo situatė."

    Ēėshtja "Mekses", gjobė 8 milionė euro Romės?
    Sipas disa burimesh tė besueshme, Dhoma e Zgjidhjeve tė Kontradiktave pranė FIFA-s pritet ta detyrojė Romėn t'i paguajė 8 milionė euro dėmshpėrblim Okserrit, pėr ēėshtjen "Mekses". Dhe nė rast se kjo gjė do tė konfirmohet, Roma rrezikon edhe tė pėrjashtohet 3 vjet nga merkatoja ndėrkombėtare. Por klubi verdhekuq ka pėrgėnjeshtruar, duke pohuar se deri tani nuk ka marrė asnjė komunikim zyrtar nga FIFA, lidhur me kėtė ēėshtje. Roma ka pėrgėnjeshtruar gjithashtu qė tė kenė ndėrmarrė ndonjė bisedim pėr shitjen e Kristian Ēivusė, lojtar qė klubi verdhekuq e konsideron tė domosdoshėm pėr skuadrėn.

    Udineze: Shumė adhurues pėr Pizarron
    Njė ditė pas eliminimit nga Kupa e Italisė, nė kampin e Udinezes diskutohet pėr merkato. Njė prej objektivave kryesore tė dėshirės qė ndodhet te bardhezinjtė, ėshtė David Pizarro. Lojtari kiljan, qė i pėlqen Juves, Interit dhe Milanit, ndodhet nė shėnjestrėn e Atletiko Madridit, sipas asaj qė bėnte tė ditur e pėrditshmja spanjolle "Marca".

    Spaleti: Tė mendojmė pėr vendin e katėrt
    Trajneri i Udinezes, Luēiano Spaleti, ka qenė i zhgėnjyer pas eliminimit tė ekipit tė tij nga Kupa e Italisė ndaj Romės. "U treguam naivė, duke i lėnė shumė hapėsira Romės, e cila diti tė pėrfitonte." Pasi finalja e kupės nuk u bė realitet, trajneri tani pėrqendrohet te kampionati. "Tani duhet tė mendojmė vetėm pėr vendin e katėrt. Shkojmė nė Kaljari pėr tė marrė tripikėshin".
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #255
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Adriano: Nuk e prisja lėnien nė stol

    Adriano "shpėrthen" sėrish. Sulmuesit tė Interit s'i ka ardhur aspak mirė pėr lėnien jashtė nė gjysmėfinalen e sė mėrkurės ndaj Kaljarit dhe prishjes sė fytyrės pas ndeshjes tanimė i ka bashkangjitur edhe njė koment veēanėrisht kritik: "Isha pėrgatitur shumė pėr tė luajtur nė atė ndeshje, - ka deklaruar ai pėr agjencinė "DIRE", - dhe s'mė erdhi mirė qė qėndrova nė stol, nuk e prisja. Gjithsesi, nuk kam folur ende me askėnd pėr kėtė".
    Deklarata, tė cilat nė vetvete pėrmbajnė njėfarė pakėnaqėsie. Por nė kėtė pikė ėshtė klubi ai qė duhet t'i sqarojė gjėrat. Nuk ėshtė hera e parė qė Adriano i kritikon zgjedhjet e trajnerit, kjo kishte ndodhur edhe nė derbin e fundit nė kampionat ndaj Milanit. Ndėrkohė, shtypi spanjoll nuk ka asnjė dyshim: Real Madridi dhe Ēelsi po i ndjekin zhvillimet e ēėshtjes me interes. Liga do tė ishte kampionati mė i pėlqyeshėm pėr brazilianin, nė rast divorci me klubin zikaltėr, dhe tifozėt e "merengesėve", tė cilėt kanė kohė qė i kanė bėrė "dalje" Ronaldos, do ta prisnin krahėhapur.
    Ndėrkaq, komisari teknik brazilian, Parreira, e ka mbajtur fjalėn: nė Kupėn e Konfederatave, qė ėshtė nė program nga 15 deri mė 29 qershor, janė grumbulluar lojtarėt mė tė mirė. Kėshtu qė Adriano do tė mungojė nė finalet e Kupės sė Italisė, por mbi tė gjitha golashėnuesi do t'i shtyjė pushimet dhe ekziston njė hipotezė konkrete, se pyka mund tė mungojė edhe nė paraeliminatoret e Ligės sė Kampioneve nė gusht. Interit, qė ėshtė pėrpjekur me tė gjitha mėnyrat ta mbajė kampionin e tij, i ėshtė dashur tė dorėzohet.
    Ditėn e enjte, drejtuesit e Selesaos kanė shpallur listėn e "frikshme" tė tė grumbulluarve dhe nė tė, me rastin e angazhimit tė dyfishtė tė eliminatoreve pėr Botėrorin 2006 (kundėr Paraguait dhe Argjentinės) si dhe pėr Kupėn e Konfederatave, qė do tė zhvillohet nė Gjermani 15-29 maj, ndodhej edhe emri i "Pernadorit" zikaltėr (sė bashku me tė edhe Dida, Kaką dhe Emerson, qė aktivizohen nė Itali). Nuk ka shėrbyer pėr asgjė puna diplomatike e klubit tė Rrugės "Durini", qė ka njė angazhim tė dyfishtė nė finalen e Kupės sė Italisė ndaj Romės (mė 12 dhe 15 qershor). Trajneri Parreira ka dashur tė grumbullojė tė gjithė mė tė mirėt, me pėrjashtim tė Kafusė dhe Roberto Karlosit, tė cilėt do tė largohen nga grupi pas ndeshjeve eliminatore tė botėrorit.
    Nė kėtė pikė lind problemi i ēlodhjes sė lojtarit, i cili edhe nė verėn e kaluar, pėr shkak tė Kupės sė Amerikės, s'kishte mundur tė pushonte: jo rastėsisht, Interi ka pasur tė bėjė me njė lojtar tė "shteruar" gjatė kėtyre muajve tė fundit. Kėshtu qė braziliani s'do tė jetė nė nisjen e pėrgatitjeve dhe do t'i bashkohet grupit vetėm nė fillim tė gushtit. Pėr rrjedhojė, ai s'do tė jetė as nė paraeliminatoret e Ligės sė Kampioneve, ēka ėshtė njė tjetėr dėm pėr klubin. Pėr sa kohė s'do tė ketė njė kalendar tė vetėm, do tė vazhdojė tė ketė situata tė tilla, me lojtarė tejet tė angazhuar dhe, pėr rrjedhojė, do tė jenė mė tė shumta edhe rreziqet e dėmtimeve. Forma e Adrianos kohėt e fundit ėshtė njė tregues i qartė pėr kėtė.


    Kupa e Italisė, finalja e parė nė Romė
    Takimi i parė, mė 12 qershor nė Romė, kurse ai i kthimit, mė 15 qershor nė Milano. Liga e futbollit ka zyrtarizuar rendin e takimeve tė finales sė Kupės sė Italisė mes Romės dhe Interit, qė u pėrcaktua nga shorti i hedhur dje. Oraret dhe programimet televizive do tė bėhen tė ditura nė ditėt nė vazhdim.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #256
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Kafu: Championsi, trofeu qė mė mungon

    Duhet kurajė e madhe pėr t'u bėrė njė nga anėsorėt e djathtė mė tė mirė tė botės, por duhet edhe njė sedėr e madhe dhe fat pėr tė qenė sėrish nė qendėr tė vėmendjes sė finales sė Championsit. Markos Evangjelista Kafu ka fituar nė Itali thuajse gjithēka, sikundėr dhe me Brazilin, pėrveē Ligės sė Kampioneve. Dhe ka fatin e mirė qė ta arrijė kėtė objektiv tė mėrkurėn nė mbrėmje kundėr Liverpulit.
    - A jeni i shtangur qė Milani do tė luajė finalen e dytė tė Championsit nė tre vjet?
    - Tė them tė vėrtetėn, jo. Kemi njė organikė tė jashtėzakonshme, qė nuk tėrhiqet asnjėherė prapa, kur bėhet fjalė pėr arritjen e objektivave tė rėndėsishėm. Ėshtė njė ēmim ndaj pėrkushtimit tonė, sidomos kur kemi mundur skuadra tė mėdha si kėtė vit. Derbi i Milanos ėshtė gjithnjė njė takim special dhe pėrkushtues, "Djajtė" e Manēester Junajtidit njihen nė tė gjithė Europėn dhe Psv Eindhoveni na bėri tė kuptojmė se sa e vėshtirė ėshtė kjo veprimtari.
    - Xhibril Sise, Milan Barosh dhe Luis Garsia janė tė gjithė lojtarė shumė tė shpejtė tė Liverpulit. Jeni ndjerė ndonjėherė inferior nė vrapim ndaj njė kundėrshtari?
    - Kanė qenė tė ndryshėm kundėrshtarėt qė kanė qenė mė tė shpejtė se unė. Por doja tė shtoja se shpejtėsia ėshtė njė term relativ nė futboll dhe varet nga pozicioni qė ndodhesh nė fushė. Nuk ėshtė njė ndeshje shpejtėsie! Megjithatė parapėlqej tė mos citoj emrat e lojtarėve qė janė mė tė shpejtė se unė.
    - Mendoni se e keni marrė mirėnjohjen qė meritoni si futbollist?
    - Pa asnjė dyshim. Besoj se jam respektuar shumė, si lojtar dhe si njeri. Nė Itali dhe Brazil, si dhe nė vende tė tjera ku kam qenė, njerėzit mė ndalojnė nė rrugė pėr tė mė thėnė gjėra tė bukura. Ėshtė gjė e mirė dhe e konsideroj tė rėndėsishme pėr njė futbollist profesionist, kur fiton trofe. Duhet tė jemi si shembull pėr publikun, nė veēanti pėr tė rinjtė.
    - Cili nga lojtarėt e Liverpulit mendoni se do t'i krijojė probleme Milanit nė Stamboll?
    - Nuk mė pėlqen tė citoj asnjė emėr tė veēantė, sepse, nėse ka ndonjė gjė qė e kam mėsuar si profesionist, ėshtė se grupi luan njė rol mė tė rėndėsishėm se lojtarėt e veēantė. Ndonjėherė shpresohet qė ndonjė lojtar, tė mund ta fitojė ndeshjen i vetėm dhe pastaj zhgėnjen, por ėshtė normale, sepse tė gjithė jemi njerėz. Duhet tė kemi kujdes ndaj tė gjithė lojtarėve tė Liverpulit.
    - A jeni i kėnaqur qė keni shmangur Ēelsin nė finale?
    - Jam i lumtur qė kam arritur finalen e njė trofeu qė nuk e kam fituar asnjėherė dhe kėnaqėsia ime nuk varet nga kundėrshtari qė do tė kem pėrballė. Nuk ėshtė nevoja tė kujtojmė qė Milani duhet t'i respektojė tė gjithė kundėrshtarėt, por pa iu frikėsuar askujt. Pastaj, Ēelsi u mund nga Liverpuli, qė e meriton tė jetė nė finale. Ky ėshtė futbolli.
    - Ē'do tė thotė pėr ju fitimi i Ligės sė Kampioneve?
    - Ėshtė njė trofe qė gjithnjė e kam ėndėrruar ta fitoj dhe ėshtė i vetmi qė mė mungon nė karrierė. Ėshtė e ēuditshme tė rimendoj faktin qė 13 vjet mė parė kam luajtur me Sao Paulon nė Brazil kundėr Milanit nė Tokio, pėr Kupėn Interkontinentale. Fituam 3-2 dhe tani pyes veten se ēfarė provon kur luan pėr njė titull europian.


    Abiati, e ardhmja jashtė Italisė
    Pas gjashtė vjetėsh, aventura e Kristian Abiatit te Milani duket se ka ardhur nė fund. Kėtė e konfirmon menaxheri i lojtarit, Vinēenco Morabito: "Besoj se ka ardhur momenti tė synojmė "fluturimin", sepse deri dy vjet mė parė Abiati ishte portieri i tretė i kombėtares. Nėse hapėsira i ėshtė mbyllur nga Dida, tani ai ėshtė disi si Xhilardinoja, sepse e duan tė gjithė. Ka interesim nga Vilareali dhe Arsenali. Palermo dhe Roma janė pista tė hapura, por shumė tė vėshtira. Dy vjet mė parė nuk e pranoi Arsenalin, por tani nuk do tė bėjė tė njėjtin gabim". Nėse largohet Abiati, te Milani do tė vijė Kudiēini.

    Di Kanio: Trapatoni te Lacio? Pse jo!
    Paolo Di Kanio, kapiteni i Lacios, ndez "dritėn" jeshile pėr njė ardhje tė mundshme tė Trapatonit nė stolin lacial: "Nėse vėrtet klubi ka vendosur tė synojė tek ai, ndodh sepse Trapatoni ėshtė njė njeri me karizmė tė madhe, njė njeri imazhi". Numri 9 bardhekaltėr lėshon edhe njė paralajmėrim pėr Papadopulon: "Nėse qėndron ai, shpresoj qė tė krijojė marrėdhėnie ndryshe nga ata qė kanė drejtuar deri mė sot. E ardhmja ime? Mė bėhet qejfi qė kam oferta nga Anglia, por unė kam bėrė njė zgjedhje pėr ta mbyllur karrierėn time kėtu".

    Emerson te Reali, nė kėmbim tė Samuelit?
    Nė merkaton e ardhshme verore mund tė kthehet nė modė njė aks, ai mes Torinos dhe Madridit, i hapur disa vjet mė parė me kalimin e Zinedine Zidanes te "merengesėt". Nė ditėt e shkuara, nga Spanja pati zėra mbi njė interesim tė Realit pėr Emersonin. Megjithatė, Fabio Kapelo nuk ka ndėr mend tė privohet nga braziliani qė mezi e mori nga Roma njė vit mė parė. Vetėm kėmbimi me njė lojtar tjetėr tė spanjollėve mund ta bindė trajnerin ta shesė dhe bėhet fjalė pėr mbrojtėsin argjentinas, Samuel, i cili do t'i shėrbente shumė Juventusit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #257
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Arsenal-Manēester, finalja erdhi...


    Manēesteri dhe Arsenali do tė luajnė sot nė finalen e Kupės sė Anglisė, pėr tė kėrkuar trofeun e vetėm tė kėtij sezoni. Pėr Arsenalin nuk do tė jetė i gatshėm Tieri Henri, i cili vuan njė dėmtim nė kavilje. Megjithėse trajneri Ferguson u shpreh se do tė donte qė Henri tė luante nė finalen e sotme, vendin e tij do ta zėrė Denis Berkamp, i cili do tė ketė nė krah spanjollin Rejes. Vengeri duhet tė pėrcaktojė edhe mbrojtėsit qė do tė luajnė nė ndeshjen e sotme. Pas rikthimit nga dėmtimi, Sol Kembėll kėrkon tė luajė qė nga minuta e parė. Por, mbrojtėsi i ri zvicerian, Filip Sanderos, ka luajtur mjaft mirė gjatė mungesės sė Kembėllit dhe mund tė mos e lėrė lehtė vendin si titullar. Edhe suedezi, Fredi Ljunberg, ėshtė nė dyshim pėr ndeshjen e sotme dhe nė vend tė tij mund tė luajė Ēesk Fabregas, i cili mund ta fillojė takimin nė Kardif, qė nga minuta e parė. Ekipi i Manēester Junajtidit do tė hyjė nė fushė pa mbrojtėsin Gabriel Heinze, i cili u dėmtua gjatė ndeshjes me Njukasėllin. Geri Nevill ishte nė dyshim pėr aktivizimin e tij, nė fillim tė kėsaj jave, por pritet tė luajė nė ndeshjen e sotme qė nga minuta e parė. Mikael Silvestre e ka fituar duelin me irlandezin O'Shi dhe do tė luajė nė krah tė majtė tė mbrojtjes, bashkė me Heinzen. Edhe Uesli Braun do ta fillojė ndeshjen si titullar, pėrkrah Rio Ferdinandit. Nė mesfushė do tė aktivizohet treshja e pėrbėrė nga Darren Fleēer, Kristiano Ronaldo dhe Pol Skols. Fleēeri po kalon njė formė tė mirė, pas shėnimit tė golit tė fitores ndaj ekipit tė Sauthemptonit. Beniamini i Fergusonit, portugezi Ronaldo, do tė luajė nė qendėr tė mesfushės. Ronaldo ka bėrė njė paraqitje mjaft tė mirė nė kupė, ku ka shėnuar 5 gola. Nė gjysmėfinale ndaj Njukasėllit, portugezi shėnoi tri herė. Edhe pse Skolsi nuk ka qenė nė formėn e tij mė tė mirė, nė ndeshjet e fundit, Fergusoni ka vendosur ta pėrfshijė nė formacion qė nga minuta e parė. "Djajtė e kuq" janė pėrsėri nė dilemė pėr aktivizimin e portierit Roi Karoll, i cili u shpreh i zhgėnjyer pėr mosaktivizimin e tij nė ndeshjet e fundit. Nė vend tė tij mund tė luajė pėrsėri amerikani Tim Hauard. Karolli nuk pranoi tė firmoste njė kontratė tė re me Manēesterin dhe pritet tė largohet gjatė kėsaj vere. Nė ndeshjen e sotme, Manēesteri ka avantazhin e tri fitoreve tė arritura ndaj Arsenalit, gjatė kėtij sezoni. Arsenali u rendit nė vend tė dytė nė kėtė sezon tė Premier Ligės, 8 pikė para Manēesterit. Trajneri Venger u shpreh optimist pėr fitoren, pavarėsisht mungesės sė Henrisė: "Humbja e Henrisė na dėshpėron tė gjithėve, por nė ekip ka sulmues qė mund ta zėvendėsojnė Henrinė mė sė miri. Kam besim se nė ndeshjen e sotme do tė arrijmė njė rezultat pozitiv. Kemi luajtur mirė pėrgjatė gjithė sezonit dhe besoj se e meritojmė njė trofe. Ndaj Manēesterit do ta kemi tė vėshtirė fitoren, por ndeshja do tė vendoset mbi episodet e veēanta," - pėrfundoi Vengeri.


    Ferguson-Venger, pėrplasje "titanėsh"
    Qė nga ardhja e tij tek Arsenali, nė vitin 1996, Arsen Venger ka zhvilluar disa ndeshje titanėsh me ekipin e drejtuar nga Aleks Ferguson. Disa nga kėto ndeshje kanė qenė shumė tė tensionuara dhe emocionante. Nė finalen e Kupės sė Anglisė, nė vitin 1999, Denis Berkamp humbi njė penallti nė minutėn e fundit, duke i dhėnė humbjen ekipit tė tij. Nė pėrballjet e tyre, Fergusoni dhe Vengeri kanė fituar tė dy nga 11 takime, kurse njė takim ka pėrfunduar nė barazim. Pra ai qė do tė dalė fitimtar nė finalen e kupės, do tė kryesojė nė betejėn e dy trajnerėve.

    Ferdinand: I bindur pėr fitore
    Mbrojtėsi i Manēesterit, Rio Ferdinand, kėrkon fitoren ndaj ekipit tė Arsenalit, nė finalen e sotme tė Kupės sė Anglisė. "Nuk e kam fituar asnjėherė Kupėn e Anglisė dhe ėshtė diēka qė dua ta fitoj vėrtet. Nuk kemi luajtur shumė mirė gjatė kėtij sezoni, por duam ta mbyllim sa mė mirė. Pėr tė dyja ekipet, ky ėshtė shansi i vetėm pėr tė fituar njė tofe pėr kėtė sezon, por unė jam i bindur se do tė jemi ne fituesit e kupės," - pėrfundoi Ferdinandi.

    Mekmanaman largohet nga Man.Siti
    Ish-lojtari i Realit dhe i kombėtares angleze, mesfushori Stiv Mekmanaman, ėshtė larguar pėrfundimisht nga ekipi i Manēester Sitit. 33-vjeēari, i cili e nisi karrierėn e tij te Liverpuli dhe mė pas fitoi dy Champions me ekipin e Realit, ka vendosur tė largohet pėr njė vit nga futbolli. "Pata njė bisedė tė shkurtėr me Stivin dhe mė tha se do tė largohej me pushime. Mė pas ai do tė vendosė pėr tė ardhmen e tij," - deklaroi trajneri i Sitit, Pirs.

    Ljunberg: Pata frikė nga kanceri
    Suedezi i Arsenalit, Fredi Ljunberg, i operuar dy javė mė parė nė krahun e djathtė, tregoi momentet kritike para operacionit: "Mjekėt kishin parė njė infeksion, por nuk dinin se ēfarė mund tė ishte. M'u desh tė bėja disa analiza tė mėtejshme, por dyshohej edhe pėr kancer. Mė duhet tė them se nuk e pata tė lehtė ta pranoja idenė e tė qenit me kancer. Mė pas ēdo gjė u qartėsua dhe tani ndihem mjaft mirė," - pėrfundoi Ljunbergu.

    Smith, i lumtur te Manēesteri
    Sulmuesi Alan Smith ka deklaruar se nuk ka ndėr mend tė largohet nga ekipi i Manēesterit, edhe pse pritet qė nė ndeshjen e sotme ndaj Arsenalit, ai ta fillojė takimin nga stoli. "Ndihem i lumtur pėr ēdo minutė qė luaj me ekipin e Manēesterit. Shpresoj qė kjo tė vazhdojė sa mė gjatė. Sot ndaj Arsenalit na pret njė ndeshje e vėshtirė. Kemi luajtur mirė nė ndeshjet e tjera ndaj tyre, por takimi i sotėm ka njė rėndėsi tė madhe," - pėrfundoi Smithi.

    Ēelsi fiton 1-0 nė Kore
    Njė gol i Xho Kolit i ka dhėnė fitoren ekipit tė Ēelsit, nė takimin e zhvilluar nė Seul tė Koresė ndaj kampionėve koreanė tė Suon Bluings. Anglezėt nuk zhvilluan njė takim tė shkėlqyeshėm, por e merituan fitoren. "Kemi luajtur 70 ndeshje dhe tė gjithė lojtarėt nuk kanė pushuar fare, qė nga ardhja nė Kore. Duke marrė parasysh kushtet e lojtarėve, jam i kėnaqur me paraqitjen e tyre," - deklaroi Mourinjo.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #258
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Kjuell: Stambolli? Kujtime tė hidhura pėr mua


    Mesfushori i ekipit tė Liverpulit, Herri Kjuell, iu rikthye tragjedisė qė u kushtoi jetėn dy tifozėve tė Lids Junajtidit. Kjuelli do tė rikthehet nė Stamboll pėr finalen e Ligės sė Kampioneve, por nuk ka harruar ende tragjedinė e ndodhur pesė vite mė parė. Kjuelli luante pėr Lidsin nė gjysmėfinalen e Kupės UEFA ndaj Gallatasarait dhe para ndeshjes sė zhvilluar nė Stamboll, u vranė me thikė dy tifozė anglezė tė Lidsit. "Ajo periudhė ka qenė pika mė e ulėt e karrierės sime. Dy tifozė vdiqėn, pasi ishin nė vendin dhe nė momentin e gabuar. Ishte njė tragjedi e tmerrshme dhe nuk do tė doja ta pėrjetoja pėrsėri, teksa kthehem nė Stamboll.

    Do tė mundohem tė hedh tė shkuarėn pas krahėve, kur tė arrijmė nė Turqi, por do t'i kujtoj gjithmonė dy tifozėt e vrarė. Nuk do ta harroj kurrė atė natė. Mendoj gjithmonė pėr atė, kur shoh ekipet angleze nė transfertė. Nuk mendoj se tifozėt duhet tė kenė shumė kujdes, pasi tani jetojmė nė njė kohė tjetėr dhe kjo ndeshje ėshtė e ndryshme nga ajo e pesė viteve mė parė, por gjithsesi u kėrkoj qė tė kenė kujdes. Mbaj mend qė hymė nė fushė tė rrethuar nga njė varg policėsh, tė cilėt na mbronin nga sendet qė na hidheshin nga tifozeria turke. Ajo ndeshje ishte shumė larg futbollit, por fatmirėsisht, tė mėrkurėn, do tė ndeshemi ndaj njė ekipi italian. Nuk ishte se i trembeshim Gallatasarait, por mendoj se ndeshja duhej tė ishte ndėrprerė qė nė fillim. Mė e mira pėr ne do tė kishte qenė tė fitonim, por ajo qė ndodhi, nuk na hiqej nga mendja. Pėr ne ishte e pamundur tė luanim dhe humbėm me rezultatin 2-0. Trajneri ynė, Devid O'Leri, na kėrkoi tė pėrqendroheshim te loja, por pėr ne ishte shumė e vėshtirė. Besoj se ishim nė gjendje tė fitonim ndaj Gallatasarait dhe mė pas, Kupėn UEFA tė atij viti, por pas tragjedisė nuk na u dha asnjė mundėsi tjetėr," - deklaroi Kjuelli. Mesfushori 26-vjeēar shpreson tė kthehet nga Stambolli me trofeun e Ligės sė Kampioneve, pas njė sezoni tė vėnė nė hije nga dėmtimet e shumta. Atij do t'i duhet ta nisė takimin nga stoli, por ndihet i gatshėm pėr ndeshjen mė tė rėndėsishme tė karrierės sė tij: "Ky sezon ka qenė i vėshtirė pėr mua, pasi jam dėmtuar disa herė. Gjithsesi, nėse do ta dija qė do tė luaja nė finalen e Stambollit, nuk do tė isha mėrzitur. Kjo ndeshje ėshtė mė e rėndėsishmja e karrierės sime dhe ndihem i gatshėm pėr tė luajtur. Nuk kam fituar asgjė mė parė, kėshtu qė Championsi do tė ishte njė fillim i mirė. Njerėzit qė mendojnė se unė nuk kam qenė vėrtet i dėmtuar, nuk dinė ē'thonė. Kur jam nė 100% tė formės sime, mund tė jap gjithēka pėr ekipin, por psikologjikisht ka qenė njė periudhė shumė e vėshtirė pėr mua. Jo vetėm sepse isha i dėmtuar, por edhe se mė duhej tė dėgjoja disa njerėz qė mė akuzonin se nuk kisha dėshirė tė luaja futboll. Nuk ka asnjė futbollist nė botė qė nuk ka dėshirė tė luajė nė ēdo ndeshje. Kėtu po ndėrtohet diēka e veēantė dhe unė dua tė bėhem pjesė e saj.

    Trajnerit mund t'i duhen edhe disa vite tė tjera pėr tė organizuar njė ekip tė nivelit tė lartė, por kjo do tė ndodhė dhe unė dua tė jem kėtu nė atė kohė. Njerėzit thoshin se nuk do tė arrinim tė mundnim Juventusin ose Ēelsin, por ja qė fituam dhe jemi tė gatshėm tė fitojmė edhe ndaj ekipit tė Milanit," - pėrfundoi Kjuelli. Tė mėrkurėn, ai do tė veshė fanellėn me numrin shtatė, tė cilin e kanė mbajtur mė parė Kevin Kigani dhe Kenio Dalgish, dy nga legjendat e Liverpulit.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #259
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Kuqezinjtė: Jemi gati pėr nė Stamboll

    Milani ka dalė dje pėr herė tė fundit pėrpara gazetarėve. Kjo, pasi deri tė martėn, nė bazė tė asaj qė kanė vendosur drejtuesit e klubit, futbollistėt kuqezinj do tė stėrviten me dyer tė mbyllura dhe nuk do tė flasin me gazetarėt. Kaka, pėrpara se tė vendosej heshtja pėr shtyp, tha: "Eshtė hera e parė qė do tė luaj njė finale nė Ligėn e Kampioneve dhe jam shumė i motivuar. E gjithė bota mė sheh, ėshtė njė finale, njė spektakėl unik. Kam biseduar me Paolo Maldinin dhe Kostakurtėn, e kuptoj qė ata nė finalen e shtatė nuk pėrjetojnė tė njėjtėn gjė si unė. Edhe pėr ata, ajo e Stambollit do tė jetė njė ditė e madhe, por nė njė mėnyrė ndryshe nga unė. Jam gati, jemi gati. Nė njė finale, lodhja fizike nuk ndikon." Si braziliani, edhe Krespo do tė luajė finalen e parė. Sulmuesi argjentinas, i cili ėshtė favorit ndaj Inzagit, pėr ta filluar ndeshjen nga minuta e parė, u shpreh:

    "Nė rast se do tė jem titullar nė Stamboll, do tė jetė qershia mbi tortė e kėtij sezoni tė jashtėzakonshėm qė kam kaluar. Gjithsesi, ajo qė ėshtė e rėndėsishme, ėshtė qė Milani tė mundė Liverpulin, vetėm mė pas shihet se kush luajti dhe kush shėnoi. E vetmja gjė qė mė intereson, ėshtė tė bėj tė lumtur publikun kuqezi." Nga ana tjetėr, Inzagi deklaroi: "Jam gati dhe mė vjen mirė qė pas njė sezoni tė karakterizuar nga dėmtimet, do tė kem mundėsinė tė jem nė dispozicion tė Anēelotit pėr ndeshjen e Stambollit. Nuk ėshtė e vėrtetė qė jemi tė lodhur dhe po presim me padurim ndeshjen. Jemi gati, ndihemi tė fortė, tė sigurtė dhe tė vendosur. Nuk mund ta humbasim kėtė kupė."
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #260
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Beluskoni viziton Milanin

    Presidenti i Milanit, Silvio Berluskoni, ka takuar futbollistėt e Milanit dje nė orėn 16.45, nė Milanelo. Kuqezinjtė kanė ndėrprerė stėrvitjen dhe kanė biseduar me bosin kuqezi pėr ndeshjen e Stambollit. Berluskoni ėshtė parė tė bisedojė i qeshur edhe me futbollistė tė veēantė. Ndėrkohė, Milani ka bėrė programin pėr ndeshjen e Stambollit. Skuadra do tė stėrvitet tė hėnėn, mė pas, po atė ditė nė orėn 16:00, do tė nisen pėr nė Stamboll. Njė ditė, pėrpara ndeshjes, pritet edhe deklarata e fundit e Anēelotit nė konferencėn pėr shtyp nė orėn 10:30.


    Milani pranon interesimin pėr Xherrardin
    Trajneri i ekipit tė Milanit, Karlo Anēeloti, do tė ishte i interesuar tė sillte kapitenin e Liverpulit, Stiven Xherrardin, nė "San Siro", nėse ky i fundit do tė largohej sezonin e ardhshėm nga "Anfield Road". Dy ekipet do tė ndeshen nė finalen e Ligės sė Kampioneve ditėn e mėrkurė dhe Anēeloti u shpreh me superlativa pėr mesfushorin 24-vjeēar: "Xherrardi ėshtė njė lojtar i shkėlqyeshėm. Tani pėr tani ėshtė njė lojtar i Liverpulit dhe unė nuk dua tė mėrzis tifozėt anglezė, duke folur mė shumė pėr tė. Por do tė jetė ndryshe nėse ai vendos tė largohet nga Liverpuli, nė fund tė kėtij sezoni. Ai ėshtė njė nga mesfushorėt mė tė mirė nė botė. Ēdo klub do tė donte ta kishte nė skuadėr", - pėrfundoi Anēeloti.

    Karager, euforik: Do ta mundim Milanin
    Tanimė nuk flitet pėr gjė tjetėr, pėrveē finales Liverpul-Milan. Mbrojtėsi i skuadrės sė Rafael Benitezit, Xhimi Karager, i cili ėshtė votuar nga tifozėt si mbrojtėsi i vitit, u shpreh: "Liverpuli ka mundėsinė tė shkurajė tė ardhmen e tij. Ky klub ka fituar shumė, por tani kemi njė shans tė madh. Nėse fitojmė, pėr 20 vjet nė Liverpul do tė flitet vetėm pėr ne. Sigurisht qė Milani ėshtė favorit, por ne do tė fitojmė. Mendoj se njė gol do tė vendosė gjithēka."

    K.Alonso: Tė mbrohemi me kujdes
    Ksabi Alonso, nė prag tė ndeshjes sė finales sė Ligės sė Kampioneve ndaj Milanit, u shpreh: "PSV-ja luajti nė sulm ndaj Milanit dhe gjithsesi u eliminua. Kjo tregon se kuqezinjtė nuk penalizohen nga ky fakt. Pėr kėtė duhet tė mbrohemi me kujdes. Eshtė njė finale dhe nė rast se nuk pėson gol, mund ta fitosh trofeun nga njė moment nė tjetrin."

    Barros: Ndaj Milanit duhet tė jem
    Sulmuesi i Liverpulit, Milan Baros, pas stėrvitjes sė zhvilluar dje nga skuadra e Benitezit, u shpreh nė lidhje me finalen e Ligės sė Kampioneve: "Eshtė ndeshja e jetės pėr ēdo futbollist dhe unė dua tė jem. Shpresoj qė trajneri Benitez tė mė zgjedhė si titullar dhe nė rast se ndodh kėshtu, do tė pėrpiqem me tė gjitha mundėsitė e mia pėr t'ia dalė mbanė."

    Dudek, e ardhmja mbetet dilemė
    Njė rast i veēantė ai i Jerzi Dudekut. Portieri i Liverpulit mund tė largohet pas finales sė Ligės sė Kampioneve dhe mund ta bėjė diēka tė tillė si kampion i Europės. Portieri polak tha: "Asnjė nga drejtuesit e Liverpulit nuk mė ka kontaktuar pėr rinovimin e kontratės, pėr kėtė mendoj se kanė bėrė plane tė tjera. Gjithsesi, nė rast se do tė mė duhet tė largohem, dua ta bėj diēka tė tillė si kampion i Europės.

    Reina i afrohet "Anfild Road"-it
    Portieri spanjoll i Vilareali, Reina, duket se do tė luajė vitin e ardhshėm me Liverpulin. Benitezi e ka shprehur prej kohėsh simpatinė e tij pėr portierin 22-vjeēar, i rritur te Barcelona. Vetė Reina u shpreh: "Vilareali mė ka ofruar rinovimin e kontratės, por nuk bėhet fjalė pėr para. Liverpuli ėshtė njė mundėsi e rrallė nė karrierėn e njė futbollisti."
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 26 prej 37 FillimFillim ... 16242526272836 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  4. Do ti beje balle gazeta "Koha Jone" Neopiramidave shteterore ?
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-09-2003, 04:47
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •