Close
Faqja 23 prej 37 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 361
  1. #221
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    CSKA e Moskės fiton Kupėn UEFA

    Futbolli ėshtė bėrė njė sport gjithnjė e mė i paparashikueshėm. CSKA-ja e Moskės ka fituar Kupėn UEFA dhe ėshtė bėrė kėshtu skuadra e parė ruse qė fiton njė trofe nė kupat e Europės. Skuadra e Gazaevit, e ndihmuar edhe nga fati, ka dalė me kokėn lart nga Lisbona. Njė ndeshje, e cila u dominua nga Sportingu, pa tė fitonte njė kundėshtar tė pagabueshėm pėrpara portės kundėrshtare. Njė kundėrshtar cinik qė diti tė godasė pikėrisht nė momentet kur skuadra e Peseiros kishte kontrollin e lojės. Pjesa e parė ishte e tėra pėr skuadrėn vendėse, qė kaloi nė avantazh me anė tė Roxherios nė minutėn e 29-tė. Gjithsesi, rastin mė tė pastėr pėr shėnim e pati CSKA-ja, por Vagner Love nuk arriti ta kontrollonte topin i vetėm me portierin. Kjo gjė nuk do tė ndodhė nė pjesėn e dytė.

    Nė minutėn e dhjetė tė pjesės sė dytė, mbrojtja portugeze "harron" njė nga vėllezėrit Berezutski dhe Aleksei barazon rezultatin. Nėn mbėshtetjen e publikut vendės, Sportingu e rrit volumin e lojės dhe i shkon shumė pranė golit tė barazimit. Por me njė zbritje tė rrezikshme, rusėt pėrfitojnė nga hapėsirat qė kanė lėnė pas portugezėt dhe gjejnė golin e avantazhit. Eshtė mesfushori 21-vjeēar Zhirkov qė e bėn Lisbonėn tė heshtė nė minutėn e 66-tė. Mė pas ndodh e pabesueshmja... Roxherio, i vetėm me portėn, njė metėr larg saj, godet shtyllėn dhe humbet rastin mė tė mirė pėr tė barazuar. Topi pėrfundon nė duart e portierit tė CSKA-sė, i cili e rivė menjėherė nė lojė nė tė majtė pėr te braziliani Karvalho. Ky i fundit kroson nė zonė, atje ku Vagner Love tregon aftėsitė e tij dhe fiton duelin me Rikardon. 1-3, CSKA-ja fiton Kupėn UEFA.

    Pra, pas golit tė tretė u vendosėn fatet e kėsaj finaleje, pavarėsisht nga kėmbėngulja e Sportingut. Peseiro nuk arriti tė pėrsėrisė suksesin e 40 viteve mė parė, ndėrsa Gazaevi ka hyrė nė histori si trajneri i skuadrės sė parė ruse qė fitoi nė Kupat e Europės. CSKA-ja ka imituar ecurinė e Valencias sezonin e kaluar, pasi edhe rusėt si skuadra e Benitezit njė vit mė parė, fituan Kupėn UEFA duke ardhur nė kėtė veprimtari pas eliminimit nga Liga e Kampioneve. 2000 tifozėt e CSKA-sė, tė pranishėm nė Lisbonė, kanė fituar me skuadrėn e Gazaevit. Klubi rus, nė tė cilin aksioner ėshtė edhe presidenti i Ēelsit, Roman Abramoviē, i kthen Europės Lindore Kupėn UEFA, pas 38 vitesh kur fitonte Dinamo e Zagrebit nė vitin 1967.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #222
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Me kė flet Ronaldo?

    1. Duke parė imazhet e Ronaldos qė fliste me Shimon Perezin nė Tel-Aviv, pasi kishte shkelmuar topin e parė nė fillimin e njė turneu pėr tė rinjtė dhe firmoste autografe pėr fėmijėt e Ramallahut, pasi kishte folur me kryeministrin palestinez, mbase Masimo Morati (pėr tė mos thėnė Masimo Moreti) e ka kuptuar dhe njė herė tjetėr se ēfarė gabimi kanė bėrė qė nuk e kanė zėnė nė kurth Realin e Madridit, ashtu siē u shkrua nė shtator tė 2002-shit. Madhėshtia e Ronaldos qėndron mė shumė faktin se ėshtė njė personazh i pėrmasave botėrore, sesa tė qenit njė sulmues prej 40 golash nė njė sezon (edhe pse ėshtė mė e thjeshtė qė tė flasėsh pėr martesa tė kurdisura apo pėr prezervativė tė gjetur nė kroskotin e makinės), gjė qė ėshtė ende subjekt pėr "ēili" dhe pėr shtypin e keq, sidomos atij qė ushqehet nga Interi, e cila mbizotėron nė Itali. Nėse Ronaldo ėshtė njė ikonė, pavarėsisht se ėshtė njė ambasador i ONU-sė, ndėrsa lojtarė tė tjerė kanė thjesht pėrmasa futbollistike, nuk ėshtė se nė kthinėn e Bento Ribeiros studiohej diplomaci ndėrkombėtare. Tifozėt e Interit, qė ende vazhdojnė tė flasin pėr tradhti dhe vendosin banderola me karakter ofensiv, nganjėherė tė financuar, nė fund tė fundin nuk e meritonin njė si Ronaldo. Shumė herė mė mirė sahanlėpirėsit qė nuk dorėzohen kurrė...
    2) Vazhdon lufta mes Agjencisė Botėrore tė Antidopingut, WADA, dhe FIFA-s pėr skualifikimet nė futboll, shumė qesharake nė krahasim me ato nė sportet e tjera. Gjithēka pėr t'u fshehur nga serioziteti i ndryshueshėm i kontrollove, pa hyrė fare nė diskutimin e "qeskave tė ngrira"... Nė thelb, presidenti i WADA-s, Dik Paund, ka shpjeguar se asnjė kampionat botėror i njė federate tė regjistruar krah CIO-s, nuk do tė zhvillohet nėse sanksionet antidoping nuk do tė jenė tė barasvlefshme. E pėrkthyer: Botėrori i Gjermanisė, i luajtur nė kushtet aktuale tė dėnimeve, mund tė quhet i jashtligjshėm nga CIO, ose mė mirė mund ta shtyjė CIO-n qė ta pėrjashtojė FIFA-n dhe tė bėjė presion te shtete tė ndryshme qė tė mos zhvillojnė asnjė kompeticion me logon e FIFA-s. Ky ėshtė njė ekstremizėm i dukshėm, duke qenė se CIO e di shumė mirė qė futbolli "i droguar" i mbush stadiumet nė tė gjithė botėn, nė tė kundėrt tė shumė disiplinave tė tjera tė mrekullueshme, por qė nivelin mė tė lartė e prekin vetėm nė njė apo dy shtete. GJithsesi, nuk kuptohet pėrse FIFA nuk e bashkon antidopingun e saj me atė tė sporteve tė tjera. Pėrkundrazi, duke parė numrin e ndeshjeve tė njė kombėtareje nė njė vit, kuptohet...
    3. Nėse Vieri dhe Del Piero do tė konsiderohen edhe njė herė tė "kombėtarizuar" pėr Gjermani 2006, nuk kuptohet pėrse Parreira duhet tė harrojė Rivaldon, qė edhe pa u aktivizuar luante kur ishte 20 vjeē, edhe pse njė drejtor i njė tė pėrditshmeje sportive i kishte vėnė notėn 10 kundrejt 7-s sė Ronaldos... Tani ai ėshtė 33 vjeē dhe emri i tij ėshtė shndėrruar nė njė aktualitet nė Brazil, sidomos pasi Pele deklaroi qė lojtari i Olimpiakosit meriton tė paktėn dhe njė shans, duke parė atė qė ka dhėnė me pėrfaqėsuesen.

    Vetė Rivaldo, i kthyer nė njė krahasim, edhe pse nuk ėshtė afėr atij Rivaldos sė vėrtetė pas aventurės milaniste, ka deklaruar se ėshtė i gatshėm pėr Kupėn e Botės. Edhe si zėvendėsues, pa pretendime, edhe si titullar. Njė Rivaldo, me kėtė pėrulėsi qė shfaq, meriton tė paktėn tė dėgjohet. Pėrveē meritės sė deklaratės, pėrse Pele ėshtė pėrfshirė nė kėtė ēėshtje? Ēfarė dreqin i hyn nė xhep atij nėse thirret apo jo Rivaldo? E thjeshtė, kur ka lėshuar kėtė deklaratė, O Rei ndodhej nė Greqi, pėr tė inaguruar njė impiant sportiv tė Ksanthit dhe pėr gjėra tė tjera personale. Duhet thėnė gjithmonė ajo qė njerėzit kanė dėshirė tė dėgjojnė
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #223
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Barēa "blindon" Ronaldinjon, merr Van Bomelin

    Nė shtator tė vitit tė kaluar, Joan Laporta ėshtė parė duke darkuar me Ronaldinjon dhe menaxherin e futbollistit brazilian. Nė atė darkė ishin tė pranishėm edhe Ferran Soriano e Alehandro Eēaverria, drejtuesit mė tė lartė tė klubit katalanas.

    Nė atė takim, drejtuesit e Barcelonės kėrkonin tė njiheshin me dėshirėn e futbollistit dhe mė pas tė fillonin tė merreshin me detajet e kontratės sė re qė do ta lidhė braziliani me Barcelonėn. Aso kohe nuk u tha asgjė, sepse drejtuesit e Barēės prisnin titullin kampion pėrpara se tė plotėsonin kėrkesat e fantazistit tė blerė nga Parisi, pėr 30 milionė euro. Kėsisoj, Laporta ka bėrė gati dhe i ka propozuar kontratėn e re Ronaldinjos. Njė kontratė e rrallė, pasi Barcelona i ofron Ronaldinjos tė qėndrojė edhe dhjetė vjet nė Katalonjė dhe tė pėrfitojė 130 milionė euro. Shifra rekord, qė nė rast se do tė vėrtetohen kur braziliani tė firmosė, do ta bėnin Ronaldinjon futbollisti mė i paguar nė botė. Pra, pėrgatitet njė lidhje e pėrjetshme Barcelona-Ronaldinjo, duke pėrgėnjeshtruar zėrat pėr njė largim tė fantazistit nga "Kamp Nou", pas largimit tė deklaruar tė mikut tė tij tė ngushtė, zv.presidentit tė Barcelonės, Sandro Rosel. Kontrata e Ronaldinjos me Barcelonėn pėrfundonte nė fund tė vitit 2008 dhe tani do tė zgjatet deri mė 2015-n.

    Por pėrveē konfirmimit tė kampionėve tė kėtij sezoni, katalanasit kanė filluar serinė e blerjeve. Mesfushori i PSV Eindhovenit, Mark Van Bomel, ka firmosur njė kontratė trivjeēare me Barcelonėn, tė mėrkurėn. Lajmin e ka konfirmuar vetė futbollisti holandez. Futbollisti 28-vjeēar i skuadrės sė Hidinkut ka deklaruar se do tė bashkohet me skuadrėn e tij tė re, porsa kjo tė ketė mbyllur sezonin. Van Bomeli do tė prezantohet zyrtarisht nė "Kamp Nou", mė 8 qershor, katėr ditė pasi tė luajė me Holandėn ndeshjen ndaj Rumanisė, tė vlefshme pėr eliminatoret e kampionatit botėror, Gjermani 2006. Kėshtu, Rajkardi do tė bazohet te bashkatdhetari i tij pėr tė mbrojtur titullin nė sezonin e ardhshėm. Van Bomel do tė luaj pėrkrah Ksavit dhe Dekosė nė mesfushė, duke i dhėnė mundėsi Markezit tė rikthehet nė rolin e tij natyral si qendėrmbrojtės. Van Bomel do tė bėhet holandezi i dytė nė "Kamp Nou", pėrkrah Xhovani Van Bronkorstit. Futbollistėt e tjerė nga vendi i tulipanėve qė kanė luajtur mė parė me Barcelonėn nė sezonet e fundit, kanė qenė: Patrik Klaivert, Filip Koku, Mikael Reiziger, Mark Overmars dhe Edgar Davids. Van Bomel ka kaluar te PSV Eindhoveni nė vitin 1999 dhe me kėtė skuadėr ka luajtur 169 ndeshje nė kampionatin holandez, duke shėnuar 46 gola. Ende nuk janė bėrė tė ditur termat financiarė tė kalimit tė Van Bomelit nė Primera Divizion.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #224
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Laporta largon Ēelsin: Eto, i paprekshėm

    "Eto ėshtė i paprekshėm." Joan Laporta e ndien se ka krijuar njė grup fitues dhe ka deklaruar se nuk do tė shesė asnjė prej "yjeve" tė Barcelonės. Presidenti katalanas i pėrgjigjet kėshtu ofertės prej 70 milionė eurosh qė Abramoviēi ka pėrgatitur pėr Etonė: "Etonė nuk e shes edhe sikur tė mė jepnin paratė e tė gjithė botės. Ai ėshtė njė futbollist, tek i cili do tė bazohet Barcelona edhe pėr shumė vite tė tjera."
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #225
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Lajme shkurt nga Primera Division
    Kasiljas: Nuk kam rinovuar me Realin
    Pasi shtypi spanjoll publikoi disa artikuj, ku flitej se portieri i Realit, Iker Kasiljas, do tė rinovonte deri nė vitin 2011 me "merengesėt", vetė numri 1 i "galaktikėve" u shpreh: "Kam 13 vjet qė luaj nė Madrid dhe do tė mė pėlqente tė qėndroja kėtu, por deri tani, as unė, as menaxheri im nuk kemi pasur asnjė kontakt me drejtuesit e Realit. Pra, nuk e kam rinovuar kontratėn."

    Samuel Eto "shpėton" pa gjobė
    Komisioni i antidhunės nė Federatėn Spanjolle tė Futbollit ka vendosur tė mos e gjobisė Etonė pėr deklaratat fyese tė bėra nga sulmuesi i Barcelonės pėr Realin. Ky vendim u mor pasi kamerunasi u kėrkoi falje publike "merengesėve" dhe kėta tė fundit nuk kėrkuan asnjė masė disiplinore pėr ēėshtjen nė fjalė.

    Vilareali kėrkon Abiatin nga Milani
    Me Hoze Reinėn, i cili vitin e ardhshėm ka tė ngjarė tė luajė me Liverpulin, drejtuesit e Vilarealit janė vėnė nė kėrkim tė njė portieri tė ri. Drejtuesi sportiv i kėsaj skuadre, Hoze Manuel Laneza, ka konfirmuar interesimin e spanjollėve pėr portierin e dytė tė Milanit, Kristian Abiati. Marrėveshja mund tė arrihet vetėm nė rast se Vilareali do tė luajė nė Ligėn e Kampioneve sezonin e ardhshėm
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #226
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Lioni, bien alternativat Hitcfeld dhe Kuman

    Presidenti i ekipit tė Lionit, Zhan-Mishel Aulas, pohoi se faktori i gjuhės sė huaj ėshtė njė barrierė pėr trajnerėt Otmar Hitcfeld dhe Ronald Kuman, tė cilėt aspirojnė pėr tė zėnė vendin e trajnerit tė larguar, Pol Lė Gen. Lė Geni konfirmoi largimin e tij nga ekipi kampion i Francės, nė fund tė kėtij sezoni, pas fitimit tė titullit tė tretė radhazi me ekipin e Lionit. Shumė emra janė pėrmendur si pasardhės tė Lė Genit, edhe pse Aulasi pėrjashtoi nga lista trajnerėt francezė, Klod Pol dhe Didiė Deshamp. Edhe Loren Blank ėshtė nė listėn e trajnerėve tė mundshėm, por presidenti Aulas u shpreh se mungesa e eksperiencės si trajner, e largon Blankun nga lista. Ish-trajneri i Bajernit tė Mynihut, Otmar Hitcfeld, dhe ish-trajneri i Ajaksit, Ronald Kuman, kanė qenė dy kandidaturat e tjera pėr postin e trajnerit. Drejtuesit e Lionit do tė marrin njė vendim brenda javės tjetėr dhe Aulasi u shpreh se tė dy trajnerėt i kanė tė gjitha cilėsitė pėr tė ardhur te Lioni, por deklaroi se mungesa e njohjes sė gjuhės franceze, mund tė kushtėzojė suksesin e tyre. "Javės tjetėr do tė kemi zgjedhur trajnerin e ri.

    Me Hitcfeldin kemi njė problem tė madh me gjuhėn dhe mund tė mos gjejmė zgjidhje. Kumani ėshtė njė trajner me shumė referenca, por edhe me tė qėndron problemi i gjuhės." Edhe ish-trajneri i Liverpulit, Zherrard Hulier, ėshtė njė nga kandidaturat e mundshme pėr postin e trajnerit tė Lionit, por Aulasi u shpreh se dėshiron tė ketė garanci qė gjendja shėndetėsore e francezit nuk do tė kushtėzojė punėn e tij. "Hulieri ėshtė njė nga trajnerėt mė tė mirė nė qarkullim, por problemet e tij kardiake e kanė kushtėzuar disa herė te Liverpuli. Nėse do tė vinte kėtu, do tė doja tė isha i sigurtė qė kjo nuk do tė ndodhte," - pėrfundoi presidenti Aulas.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #227
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Gazaev: Futbollistėt e mi janė heronj


    Menjėherė pas fitores sė Kupės UEFA, trajneri Valeri Gazaev u shpreh shumė entuziast pėr rezultatin e takimit. Pėr herė tė parė njė skuadėr ruse fiton njė veprimtari tė kėsaj rėndėsie dhe nė njė deklaratė pėr televizionet ruse, menjėherė pas suksesit 1-3, nė Lisbonė ndaj Sportingut ,u shpreh pėr futbollistėt e tij: "Ata janė heronj. Sot bėmė tė pamundurėn. Qė nga ndeshja e parė nė Kupėn UEFA kishim vetėm kėtė qėllim, tė fitonim kėtė veprimtari. Dhe tani jemi tė lumtur sepse kryem detyrėn qė i kishim vėnė vetes. Lojtarėt e meritojnė plotėsisht kėtė fitore, pasi kanė luajtur mirė gjatė gjithė kėsaj veprimtarie."
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #228
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Klinsman mbledh skuadrėn pėr Konfederatėn

    Trajneri i kombėtares gjermane, Jurgen Klinsman, ka grumbulluar sėrish nė kombėtare mesfushorėt Sebastian Daizler dhe Ditmar Haman. Klinsmani ka bėrė tė ditur emrat e 23 futbollistėve qė do tė luajnė pėr Gjermaninė nė Kupėn e Konfederatave. Nė kėtė veprimtari qė fillon mė 15 qershor, skuadra e Klinsmanit do tė ndeshet me Tunizinė, Australinė dhe Argjentinėn. Nė listėn e futbollistėve figuron edhe emri i debutuesit Henke. Ja lista e plotė:

    Portier: Hildebrand, Kahn, Lehman
    Mbrojtės: Fridrish, Hinkel, Huth, Mertesaker, Ovomojela, Shulc Mesfushorė: Balak, Borovski, Daizler, Ernst, Frings, Haman, Hitzlsperger, Shnaider, Shveinstaiger
    Sulmues: Asamoah, Hanke, Klose, Kuranji, Podolski
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #229
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Lajme shkurt nga Premier Liga

    Ferguson: Hainze, nė mėdyshje pėr finalen
    Trajneri i ekipit tė Manēester Junajtidit, Sėr Aleks Ferguson, mund tė mos ketė Gabriel Hainzen tė gatshėm pėr finalen e kupės ndaj Arsenalit. "Po bėjmė njė garė me kohėn pėr tė arritur tė rikuperojmė Gabrielin para finales. Ai ėshtė njė lojtar mjaft i rėndėsishėm pėr ne," - u shpreh Fergusoni.

    Rejes kėrkon tė qėndrojė tek Arsenali
    Sulmuesi i Arsenalit, Hoze Antonio Rejes, shpreson qė finalja ndaj Manēesterit tė shtunėn, tė mos jetė ndeshja e tij e fundit me fanellėn e Arsenalit. "Disa njerėz thonė qė kjo mund tė jetė ndeshja ime e fundit me Arsenalin, por unė nuk e mendoj kėshtu. Kam njė kontratė me Arsenalin dhe dėshiroj ta respektoj".

    Boltoni synon Patrik Klaivertin
    Trajneri i ekipit anglez tė Boltonit, Sam Alerdais, pranoi interesimin e klubit tė tij pėr sulmuesin holandez tė Njukasėllit, Patrik Klaivertin. Ish-sulmuesi i Barcelonės nuk ka mundur tė "shkėlqejė" nė "St.Xheims Park" dhe ėshtė lėnė jashtė planeve tė trajnerit tė Njukasėllit, Grim Sounesit. "Eshtė njė lojtar qė mund tė japė shumė pėr ekipin tonė", - deklaroi trajneri Alerdais.

    Edu: Mund tė kisha qėndruar tek Arsenali
    Pas kofirmimit pėr largimin e tij nga ekipi i Arsenalit, braziliani Edu pohoi se mund tė kishte qėndruar nė "Hajburi", nėse drejtuesit e klubit do tė ishin treguar mė "dorėlėshuar" pėr rinovimin e kontratės sė tij. "Negociatat nisėn qė para njė viti dhe, nėse ata do tė kishin folur me mua, si tani, do tė kishte qenė mė e lehtė pėr tė qėndruar
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #230
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Interi, tani "grepat" brazilianit Aleks

    Interi dhe Ēelsi kanė javė qė flirtojnė. Dhe jo vetėm pėr tė ardhmen e Huan Sebastian Veronit. Ka edhe shumė interesa tė tjera mes klubit tė Roman Abramoviēit dhe atij tė Masimo Moratit. Nė fakt, nga klubi londinez mund tė mbėrrijė edhe njė mbrojtės i bėshėm, qė nė kėtė sezon ka shkėlqyer te PSV Eindhoveni, kundėrshtari krenar i Milanit nė gjysmėfinalen e Ligės sė Kampioneve dhe zotėrues i kampionatit holandez. E kemi fjalėn pėr Aleksin, njė gjigant qė veē tė mbrojė, di edhe tė jetė vendimtar nė goditjet standarde: nė fakt, qendėrmbrojtėsi 22-vjeēar, pėrveē se shkėlqen nė goditjet me kokė, shquhet edhe pėr goditjet shumė tė fuqishme tė dėnimit. Kurrikulumi i tij sezonal ėshtė domethėnės: 27 ndeshje nė kampionat dhe 3 gola. Edhe mė e lartė pėrqindja e tij realizuese nė Ligėn e Kampioneve, duke parė se nė 13 ndeshje ka shėnuar 2 herė. Aleksi mbėrriti nė Europė verėn e kaluar nga Santosi, me njė pozicion kurioz kontraktual.

    PSV Eindhoveni e ka marrė hua pėr dy vjet, pikėrisht nga Ēelsi, qė vendosi ta ndihmonte nė kėtė mėnyrė klubin holandez pėr blerjen e mesfushorit mėngjėrash, Arien Roben. Kėshtu qė Aleksi ka njė kontratė me klubin e Abramoviēit, deri mė 2008-n. Arsye pėr tė cilėn tani Interi duhet tė trokasė nė derėn e Pitėr Kenionit, pėr tė mėsuar se sa kushton kartoni i brazilianit. Sipas disa burimesh angleze, Aleksi kuotohet rreth 8 milionė euro, njė shifėr e rėndėsishme, por jo e pamundur. Pasi, tek e fundit, mbrojtėsi nga Niteroi ėshtė thuajse 10 vjet mė i ri se Marko Materaci, lojtarit tė cilit mendohet se do t'i zėrė vendin. Ja pėrse nė Rrugėn "Durini" po e ndjekin me shumė vėmendje.

    Tė hėnėn, nė martesėn e Hernan Krespos, kėshilltari i merkatos, Lele Oriali, nuk ėshtė kujdesur vetėm pėr kortezitė lidhur me kėtė ngjarje. Pėr tė pėrfaqėsuar Ēelsin, ndodhej njė prej kėshilltarėve tė Abramoviēit: si pėr rastėsi njė prej protagonistėve tė blerjeve tė Krespos dhe Veronit. Dhe takimi shėrbeu pėr tė programuar kohėt e kėsaj ēėshtjeje. Nuk ka njė datė tė saktė, por ekziston vullneti reciprok pėr t'u ritakuar shpejt. Qė nė prill, Marko Branka dhe Lele Oriali kishin qenė nė Londėr pėr tė kontaktuar pėr herė tė parė. Por nė atė moment, Ēelsi ishte i shpėrqendruar nga angazhimet sportive, ndėrsa Interi sapo kishte filluar tė mendonte pėr merkaton. Kėsaj here (mė shumė se kurrė), klubi i Masimo Moratit ka nevojė tė ruajė ekuilibret e organikės. Ja pėrse ēdo ardhje duhet tė shoqėrohet tė paktėn me njė shitje, pėr tė mos thėnė me mė shumė. Dhe kjo, natyrisht, pėr tė shpenzuar pak dhe pėr t'i krijuar Roberto Manēinit mundėsi sa mė tė mira pėr tė administruar grupin.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 23 prej 37 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  4. Do ti beje balle gazeta "Koha Jone" Neopiramidave shteterore ?
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-09-2003, 04:47
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •