Close
Faqja 2 prej 37 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 361
  1. #11
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Vieri, ai qė mban nė ankth Interin

    Nė kampin e Interit s'kanė tė sosur telashet pėr Kristian Vierin. Tė enjten, golashėnuesi nuk u stėrvit me grupin dhe kreu vetėm njė seancė tė lehtė nė palestėr. Lojtari ka qė prej 27 shkurtit qė ka njė problem nė gju dhe tani ėshtė nė dyshim pėr transfertėn nė Bolonjė, por mbi tė gjitha pėr derbin e parė nė Champions tė mėrkurėn. Nėse s'do t'ia dalė mbanė, dyshja titullare do tė jetė ajo Kruz-Martins. Nė kėtė pikė ekziston rreziku qė sulmin zikaltėr nė euroderbin e parė ndaj Milanit, ta pėrcaktojė infermieria. Adriano dhe Rekoba janė tė dėmtuar, kurse Vieri s'gėzon formėn mė tė mirė, kėshtu qė dyshja titullare, me pėrjashtim tė ndonjė tė papriture tė madhe, do tė jetė ajo e pėrbėrė nga Martins dhe Kruz
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #12
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Maradona: Optimist pėr tė ardhmen

    Pas njė "peligrinazhi" tė gjatė nė disa vende tė botės, Diego Armando Maradona ėshtė rikthyer nė Argjentinė. "Pibe D'Oro", i cili duket se ka "shpėtuar" edhe kėtė herė nga problemet shėndetėsore, do tė marrė pjesė nė festėn qė do tė zhvillohet nė Buenos Aires, pėr 100-vjetorin e Boka Zhuniorsit. Maradona ėshtė rikthyer nė vendlindje pėr tė qėndruar pranė vajzės Dalma, e cila nesėr do tė festojė 18-vjetorin. Legjenda e futbollit botėror duket tani njė njeri tjetėr, i buzėqeshur dhe nė aeroportin e Buenos Airesit ka konfirmuar fjalėt e thėna nė Venezuelė: "E shoh botėn ndryshe dhe jam optimist pėr tė ardhmen. Shėndeti? Mė shqetėson, por mendoj se do t'ia dal mbanė edhe kėtė herė
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #13
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ferguson: Ēelsi ėshtė kampion

    Trajneri i Manēesterit, Aleks Ferguson, ka pranuar se ekipi i tij nuk ka mė shpresa pėr tė fituar kampionatin anglez. Pas barazimit me Blekbėrnin ditėn e shtunė nė "Old Traford", trajneri i "djajve tė kuq" ka deklaruar se pėr Manēesterin kampionati tashmė ėshtė i humbur. Manēesteri zbriti nė vend tė tretė tė renditjes, me pikė tė barabarta me Arsenalin, dhe me 13 pikė diferencė nė 7 ndeshje tė mbetura nga fundi, shpresat pėr titull janė shuar plotėsisht. Ekipi i Ēelsit arriti fitoren e radhės tė shtunėn ndaj Sauthemptonit, me rezultatin 3-1, duke hedhur njė hap tė sigurtė drejt titullit....
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #14
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Milani, njė tjetėr shuplakė pėr Interin

    Edhe kėtė herė derbi i Milanos ka folur pėr kuqezinjtė e Anēelotit. Nė takimin e parė ēerekfinal, Milani ka fituar pastėr 2-0 ndaj njė Interi qė nuk mundi tė bėnte asgjė, pėrveē disa pėrpjekjeve tė dėshtuara tė Martinsit dhe Mihajloviēit. Milani, qė nė kėtė ndeshje ishte ekipi pritės, kaloi nė epėrsi pikėrisht nė minutėn e vetme shtesė sė pjesės sė parė, kur Stam devijoi saktė me kokė topin e krosuar nga Pirlo, nga krahu i djathtė. Kjo bėri qė kuqezinjtė ta fillonin pjesėn e dytė mė tė qetė, ndėrkohė qė trajneri Manēini zėvendėsoi Kruzin titullar me Vierin, ndėrsa Adriano nuk luante, pasi ishte i dėmtuar.

    Pas shumė pėrpjekjeve, Milani shėnon edhe golin e dytė me anė tė sulmuesit ukrainas, Shevēenko, i cili rikthehej pas njė mungese disajavore. Goli i dytė e shokoi Interin dhe lojtarėt e tij kaluan nė nervozizėm, duke shkaktuar shumė faulla nė mesfushė.

    Trajneri Manēini hodhi nė fushė edhe Karagunisin dhe Van Der Meiden, por kėto zėvendėsime nuk sollėn asnjė rezultat. Pėr t'u pėrmendur ėshtė njė goditje e Karagunisit nga njė pozicion diagonal, kur topi u pėrplas nė shtyllė, ndėrkohė qė Toldo shpėtoi Interin nga goli i tretė, kur devijoi topin e goditur fort nga Shevēenko. Pėrfundimisht, njė fitore e pastėr pėr Milanin, i cili ka hedhur njė hap tė sigurt drejt gjusmėfinales, megjithėse interistėt kanė dispozicion edhe 90 minuta tė tjera.

    Ndėrkohė, ndeshja tjetėr, Ēelsi-Bajern Mynih, pėrfundoi me fitoren 4-2 tė londinezėve. Golat pėr Ēelsin u shėnuan nga Kol, Lampard (2) dhe Drogba, ndėrsa pėr gjermanėt shėnuan Shvajstajger dhe Balak.
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #15
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ēelsi, shumė i fortė pėr Bajernin

    Dje u luajtėn ndeshjet e dyta ēerekfinale nė Ligėn e Kampioneve. Ekipi anglez i Ēelsit ka fituar bindshėm ndaj ekipit gjerman tė Bajernit, me rezultatin 4-2. Dy golat e mesfushorit tė kombėtares angleze, Frenk Lampard, i kanė dhėnė kontrollin e ndeshjes ekipit tė Abrahamoviēit. Ēelsi u imponua qė nė fillim tė ndeshjes dhe nė minutėn e katėrt, Xho Kol ka shėnuar golin e avantazhit pėr vendėsit, pas njė topi tė goditur nga Xhon Terri. Goli i ardhur nė minutat e para e uli pak ritmin e lojės dhe bavarezėt pėrfituan nė fillim tė pjesės sė dytė, duke shėnuar golin e barazimit nė minutėn e 52-tė.

    Pėr Bajernin, autori i golit ishte Bastian Shveinsteiger, i cili pėrfitoi nga njė rrėmujė nė zonėn e portierit Ēeh, duke i dhėnė ekipit tė tij golin e barazimit tė pėrkohshėm. Vazhdimi i pjesės sė dytė ishte i papėrmbajtshėm pėr Ēelsin, i cili arriti tė shėnonte edhe tre gola nė portėn e Kahnit. Frenk Lampard, i cili nė pjesėn e parė qėndroi nė hije, e justifikoi famėn e tij ndėrkombėtare, duke shėnuar dy gola spektakolarė nė portėn e Bajernit, nė minutėn e 60-tė dhe nė minutėn e 70-tė . Mė pas ishte sulmuesi i rikthyer, Didiė Drogba, ai qė shėnoi golin e katėrt pėr ekipin e drejtuar nga Hoze Mourinjo.

    Nė kohėn shtesė tė takimit ishte Balak ai qė i dha shpresė Bajernit, duke transformuar nė gol penalltinė e marrė nga ai vetė. Me Kezhmanin tė pezulluar dhe Arjen Robenin tė dėmtuar, ekipi i Ēelsit luajti nė sulm me Didiė Drogbanė, tė mbėshtetur nga Xho Koli dhe Damien Dafi. Pėr Bajernin nuk ishin tė disponueshėm tė dy sulmuesit kryesorė, Klaudio Pizarro dhe Roi Makai, pėr shkak tė dėmtimeve. Trajneri Feliks Magat ka vendosur nė fushė vetėm sulmuesin Hoze Paolo Ferrero, i cili nuk ka mundur tė rrezikojė seriozisht portėn e Ēeslsit.

    Pėr Ēelsin janė pėr t'u pėrmendur shumė raste nė pjesėn e dytė, kurse pėr Bajernin pati vetėm njė rast pėr t'u shėnuar, kur lojtari anglez i Bajernit, Ouen Ergrivsit, rrezikoi portėn me njė goditje dėnimi mjeshtėrore. Ky rezultat e ēon Ēelsin mė tė qetė nė ndeshjen e kthimit tė martėn e ardhshme nė Mynih. Trajneri i Ēelsitm, Mourinjo, e pa ndeshjen jashtė ambienteve tė "Stemford Brixhit", pėr shkak tė pezullimit tė dhėnė nga UEFA, pas akuzave pėr shpifje, tė ngritura ndaj tij. Ekipi i mundshėm kampion i Anglisė ka treguar dje edhe njė herė se ėshtė njė nga pretendentėt kryesorė pėr fitimin e Ligės sė Kampioneve. Pėr ekipin e Feliks Magatit, ky rezultat i mban akoma gjallė shpresat pėr kualifikim. Nė ndeshjen e kthimit, Bajernit i duhet tė fitojė tė paktėn 2-0 pėr t'u kualifikuar pėr mė tej.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #16
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Lajme shkurt nga Seria A

    Donadel: Me Juventusin, si njė derbi "Ėshtė njė ndeshje e ndjerė me shumė pasion nga qyteti dhe nga tifozėt vjollcė". Marko Donadel vlerėson sfidėn me Juventusin dhe tregon pritjen e tij: "Ėshtė njė ndeshje e pėrjetuar me tė njėjtin intensitet qė ka edhe derbi, - thotė mesfushori i Fiorentinės. - Njė ndeshje qė ēdo lojtar kėrkon ta pėrjetojė dhe unė jam i lumtur qė jam kėtu. Po dashurohem me kėtė qytet dhe me mjedisin, por tani, me nėntė ndeshje pėr t'u luajtur, mendojmė vetėm pėr shpėtimin, pastaj do tė ketė kohė pėr konsiderata tė tjera. Kė do tė doja t'i hiqja Juves? Bufonin".

    Sensi pėrgėnjeshtron shitjen e klubit Sėrish pėrgėnjeshtrim nė shtėpinė e Sensit pėr blerjen e klubit. "Italpetroli", klubi kryesor i grupit tė Sensit, qė kontrollon shumicėn e aksioneve tė Romės, mohon me forcė shitjen e paketės aksionere tė klubit verdhekuq: "As kompania "Italpetrol" dhe as "Roma 2002", nuk kanė marrė ndonjė vendim pėr shitjen e paketės aksionere tė kontrollit tė Romės, - shkruhej nė njė komunikatė tė klubit romanist. - Nuk ėshtė duke u zhvilluar asnjė bisedim pėr finalizimin e shitjes".

    Dabo: Dyert e kombėtares mbyllen pėr mua Osman Dabo, francezi i Lacios, e pret me padurim modulin e ri: "Me skemėn 3-4-1-2, unė dhe Xhanikeda do tė zgjerohemi dhe mund tė pėrparojmė". Mesfushori francez sulmon mė pas Domenekun, trajnerin e kombėtares franceze: "Dera e kombėtares ėshtė gjithnjė e mbyllur pėr mua, luaj nė Itali dhe trajneri nuk i sheh me sy tė mirė lojtarėt qė luajnė "jashtė". E ardhmja? Jam 28 vjeē dhe kam ende shumė pėr tė luajtur. Kam edhe njė vit kontratė me Lacion. Do tė flasim vitin qė vjen, por unė dua tė qėndroj".

    Sheva: Deri mė 2009-n s'lėviz nga Milani Andrij Shevēenko po nxeh motorėt qė tė rikthehet nė kampionin e madh qė njohin tė gjithė. Ndėrkohė, zėrat e merkatos pėr ukrainasin nuk ndalen. Roman Abramoviēi nuk heq dorė nga ėndrra pėr ta veshur me fanellėn e Ēelsit. Por sulmuesi frenon lidhur me kėtė: "E ardhmja ime, ? deklaroi ai pėr "L'Equipe", ? ėshtė te Milani, klub me tė cilin jam i lidhur deri mė 2009-n. Hėpėrhė s'e imagjinoj dot veten nė njė skuadėr tjetėr. Tė shohim nė fund tė kontratės sime.

    Abramoviēi? E respektoj dhe mė pėlqen si njeri, ai e adhuron futbollin, e njohim njėri-tjetrin dhe kemi folur." Livorno: Tifozėt duan qėndrimin e Spinelit Tifozėt duan ta bindin Spinelin tė qėndrojė. Qendra e Koordinimit "Club Amaranto" ka dėrguar njė letėr tė nėnshkruar nga tė gjithė presidentėt tė klubeve tė ndryshme, pėr t'i kėrkuar presidentit qė tė qėndrojė nė krye tė shoqėrisė. Ndėrkohė, dje pasdite skuadra ka kryer njė seancė stėrvitore, nė tė cilėn ka marrė pjesė e gjithė organika, me pėrjashtim tė Vargasit. Sot ėshtė nė program njė ndeshje nė familje.

    Lacio, vėmendja tek Abidali i Lionit Ėndrra e Lacios ėshtė francezi Erik Abidal. I krahasuar nga shumėkush me bashkatdhetarin Turam, 26-vjeēari i Lionit ėshtė "bllokuar" nga drejtori i pėrgjithshėm bardhekaltėr, Martino, i cili tė mėrkurėn mbrėma ndodhej nė stadiumin "Gerland" tė Lionit, pėr ta vėzhguar nga pranė. Kontrata e tij pėrfundon mė 2008-n dhe pėr Lacion s'do tė jetė e lehtė t'ua marrė francezėve, duke qenė se mbrojtėsi i pėlqen edhe Ēelsit, Milanit e PSG-sė. Verdhekuqtė, homazhe pėr Atin e Shenjtė Pas Lacios (pardje), edhe Roma ka bėrė homazhe pėr Papa Gjon Palin II, i cili vdiq tė shtunėn nė mbrėmje. Nė bazilikėn "Shėn Pjetrit", mes njerėzve tė ndryshėm kanė "sfiluar" para arkivolit tė hapur tė Atit tė Shenjtė, edhe lojtarė e drejtues tė verdhekuqve. Fytyra tė nxira dhe shumė dhimbje dukej nė sytė e lojtarėve tė Bruno Kontit, qė nuk i mbajtėn dot as lotėt.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #17
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Bekham: Reali nuk do tė zhgėnjejė

    Devid Bekham, pėrpara ndeshjes ndaj Barcelonės, nė njė intervistė pėr shtypin spanjoll, midis tė tjerash tha: "Barcelona ėshtė njė skuadėr e ndėrtuar me futbollistė tė mėdhenj, por nė rast se Reali pėr tė fituar titullin duhet t'i mundė, do ta bėjė diēka tė tillė. Jam i bindur se nuk do tė zhėnjejmė, por mbi tė gjitha shpresoj tė jetė nė ndeshje madhėshtore. "Bernabeu" e meriton diēka tė tillė


    Surpriza, jashtė Figo, titullar Ouen!?

    Duket se trajneri brazilian, Vanderlei Luksemburgo, ka pėrgatitur njė surprizė pėr ndeshjen ndaj Barcelonės. Me sa ėshtė parė nė stėrvitjet e fundit, tė zhvilluara nga "merengesėt", Luksemburgo nuk do tė heqė dorė nga Majkėll Ouen dhe pas riaftėsimit tė Raulit ka menduar ta aktivizojė Ouenin nė vend tė Luis Figos, duke luajtur me tre sulmues tė mirėfilltė, Raul-Ronaldo-Ouen.
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #18
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Sulmuesi brazilian nuk merret me kritikat dhe pėrqendrohet vetėm te sfida ndaj Barcelonės 09-04-2005

    Ronaldo: Ronaldinjo, "armiku" numėr 1

    Me Ronaldon si kundėshtar, mbrojtjet e skuadrave tė tjera nuk kanė qoftė edhe njė moment qetėsie. Pavarėsisht nga forma qė po kalon "Fenomeni", do tė jetė rreziku numėr 1 pėr Barcelonėn nė ndeshjen ndaj Realit, e cila do tė luhet nesėr nė "Santiago Bernabeu". Ja cila ka qenė intervista e Ronaldos pėrpara kėsaj sfide.

    - Barēa, treni i fundit pėr Realin nė kėtė sezon...
    - Nuk mendoj kėshtu. E konsideroj thjesht si njė ndeshje qė duhet fituar me ēdo kusht, nė rast se do pretendojmė pėr fitimin e Primera Divizionit. - Ndeshja mė e mirė pėr tė rigjetur golin...

    - Nė ēdo ndeshje, goli ėshtė i rėndėsishėm. Unė kam shėnuar shumė gjatė karrierės sime dhe ju siguroj se ndaj Barēės kam njė dėshirė tė shfrenuar pėr tė gjetur golin. Gjithsesi, e rėndėsishme ėshtė tė fitojė skuadra. Nė rast se ndeshja pėrfundon 3-0 dhe unė nuk do tė shėnoja, sėrish do tė isha njė njeri i lumtur.

    - Si e shihni Barcelonėn?
    - Ka luajtur mirė gjatė gjithė kampionatit dhe po vazhdon ta bėjė diēka tė tillė. E qarkullojnė shumė mirė topin, sidomos nė qendėr tė mesfushės. Ēdo skuadėr ka mėnyrėn e saj tė lojės.

    - Si e keni ndjekur dilemėn pėr pjesėmarrjen e Pujolit?
    - Nuk e kam ndjekur aspak. Si gjithmonė, nuk e shoh asnjėherė formacionin e ekipit kundėrshtar.

    - Kush humbet mė shumė, Reali pa Gutin apo Barēa pa Dekon?
    - Humbet vetėm spektakli, sepse futbollistėt qė do t'i zėvendėsojnė, mendoj se do ta bėjnė si duhet detyrėn e tyre.

    - Ē'mendim keni pėr stėrvitjet me dyer tė mbyllura tė Luksemburgos?
    - Pėr ne futbollistėt ka momente tė caktuara, nė tė cilat duhet tė punojmė tė bashkuar, larg njerėzve dhe gazetarėve. Por ka edhe momente, nė tė cilat mbėshtetja e tifozėve nė stėrvitje na jep shtysė pėr tė punuar mė mirė.

    - Nė rast se fitoni ndaj Barēės, mund tė shpalleni kampionė?
    - E rėndėsishme ėshtė tė fitojmė dhe mė pas tė bėjmė llogaritė. Barēa, edhe nė rast humbjeje, do tė kishte gjashtė pikė avantazh, nė shtatė javė tė mbetura dhe gjithēka mund tė ndodhė.

    - Do tė viheni pėrballė Ronaldinjos...
    - Mė vjen shumė mirė, sepse ėshtė njė nga futbollistėt mė tė mirė tė botės, pėr tė mos thėnė mė i miri pėr momentin. Do ta takoj para ndeshjes si gjithmonė, por pėr 90 minuta do tė jetė "armiku" im kryesor.

    - Mund tė na jepni njė parashikim pėr rezultatin e ndeshjes?
    - Shpresoj tė fitojė Reali, pas njė ndeshjeje spektakolare dhe me shumė gola.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #19
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Sheva: Goli, njė ēmim pėr vuajtjet e mia

    Qė prej vitit 1999, gjumi i interistėve ėshtė plot ėndrra tė kėqija, nė veēanti ai i Kordobės. 14 derbi tė luajtur, 12 gola tė shėnuar! Interi ėshtė "viktima" e radhės pėr Andrei Shevēenkon, golashėnuesi 28-vjeēar ukrainas. Njė gol i shėnuar prej tij, 2 vjet mė parė, ndaloi hapin e Interit pėr tė shkuar nė finalen e Ligės sė Kampioneve, ndėrsa goli i sė mėrkurės rrezikon tė pėrsėrisė tė njėjtėn skenė tė dy viteve mė parė, qė do tė thotė rrėnimin e ėndrrės zikaltėr pėr nė Europė.

    Pas golit, rendja e tij pa fanelė poshtė tribunės sė kuqezinjve, gati sa nuk shkatėrroi pėrfundimisht frikėn dhe ankthet e njė traume rrėnqethėse. "E prisja atė gol, e shpresoja, e ėndėrroja. Nuk e ndieja frikėn aspak dhe kur pashė tė mbėrrinte drejt meje krosi Pirlos, godita i bindur me kokė. Mė vjen keq pėr ndėshkimin me karton tė verdhė. Goli ėshtė njė dedikim special pėr bashkėshorten time Kristen dhe djalin Xhordan, tė cilėt ndodhen gjithnjė pranė meje". Mė 19 shkurt, kur luhej ndeshja kundėr Kaljarit, sulmuesi rrezikoi jetėn. Frakturė e dyfishtė nė tėmth, pas njė pėrplasjeje me Lorian.

    "Ēfarė ndjesie tė ēuditshme kisha kur shikohesha nė pasqyrė, pamja ime ishte shpėrfytyruar, - tregon sulmuesi kuqezi. - Kanė qenė tė zotė mjekėt, tė cilėt bėnė njė punė madhėshtore, ndėrsa mua m'u desh tė duroja shumė dhimbje. Goli kundėr Interit ka qenė ēmimi i gjithė atyre vuajtjeve. Tradita kundėr zikaltėrve ėshtė e pabesueshme, tė martėn dua tė shėnoj golin e 13-tė. Gjysmėfinalja ėshtė afėr, por duhet tė jemi tė kujdesshėm, megjithėse nuk do tė ndodhė siē ndodhi dhe kundėr Deportivos...

    " Nė Ligėn e Kampioneve ka arritur nė kuotėn e 32 golave, por goli i parė ėshtė realizuar kėtu e 10 vjet tė shkuara. "Aktivizohesha me Dinamon e Kievit dhe isha vetėm 18 vjeē kur tekniku vendosi tė luaja si sulmues i tretė. Ai gol qė shėnova kundėr Bajernit tė Mynihut, ishte i pamjaftueshėm, sepse ishin gjermanėt ata qė shkuan nė finale, por mbi tė gjitha ka qenė njė moment i rėndėsishėm i karrierės sime.

    Pastaj ka qenė penalltia vendimtare kundėr Bufonit nė Manēester, gėzimi mė i madh pėr njė futbollist. Championsi ėshtė gjithēka pėr mua, pėrderisa nuk mė ėshtė dhėnė kurrė mundėsia tė luaj njė finale tė njė kampionati europian ose tė njė botėrori. Shpresoj qė Ukraina tė kualifikohet nė Botėrorin Gjermania 2006, mund t'ia dalė mbanė".
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #20
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Lajme shkurt nga Primera Division


    Ferrando: Nė Numansia i bėmė keq vetes Atletiko e Madridit ka humbur njė shans tė mirė pėr tė zėnė vendet nė dispozicion tė Kupave tė Europės pėr sezonin e ardhshėm, pas humbjes nė Numansia ndaj skuadrės sė vendit tė fundit. Pas ndeshjes, trajneri bardhekuq, Ferrando, u shpreh: "Njė gabim foshnjarak na vėshtirėsoi synimin tonė pėr tė marrė pjesė nė Kupat e Europės nė sezonin e ardhshėm. Kjo nuk duhet tė ndodhė mė nė tė ardhmen. Eshtė e vėrtetė qė edhe nuk patėm shumė raste pėr shėnim, por njė pikė nė Numansia do tė na kishte shėrbyer.

    Tani kthehemi nė Madrid me vetėdijen qė i bėmė keq vetes, duke vėshtirėsuar sigurimin e vendit tė gjashtė." Valverde pėrgėzon Atletikon e Bilbaos Pas derbit bask, tė fituar nga Atletiko e Bilbaos ndaj Sociedadit, me rezultatin 3-0, trajneri i kėsaj skuadre, Valverde, u shpreh: "Tė fitosh derbin, ėshtė gjithmonė e bukur dhe mė vjen mirė qė publiku i "San Mamesit" u dėfrye. Mė vjen mirė qė skuadra vazhdoi tė luftonte pėr kėrkimin e golit edhe pasi gjeti avantazhin. Na duhej kjo fitore, pas rezultateve tė dobėta qė kishim arritur javėt e fundit. Tani kemi moralin e duhur pėr tė bėrė njė mbyllje tė mirė sezoni. Kovaēeviē: Bilbao ishte mė lart se ne Sociedadi ka humbur derbin bask 3-0 ndaj Atletikos sė Bilbaos.

    Pas kėsaj ndeshjeje, sulmuesi kryesor i kėsaj skuadre, Darko Kovaēeviē, deklaroi: "Atletiko ishte njė shkallė mė lart se ne. Nė fillim tė ndeshjes duhej tė kishim shfrytėzuar rastet qė patėn, sepse kur Bilbao shėnoi golin e dytė, gjithēka mori fund. Tani duhet tė mendojmė pėr Deportivo La Korunjėn. Njė kundėrshtar i vėshtirė ndaj tė cilit duhet fitojmė me ēdo kusht."
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 2 prej 37 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  4. Do ti beje balle gazeta "Koha Jone" Neopiramidave shteterore ?
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-09-2003, 04:47
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •