Ferguson: Ferdinandi, i lirė tė vendosė
Aleks Ferguson ka deklaruar se nuk do tė bėjė presion mbi mbrojtėsin Ferdinand, pėr tė firmosur kontratėn e re me klubin e Manēesterit. Ky reagim i Fergusonit erdhi pas deklaratave tė 26-vjeēarit, i cili disa ditė mė parė shprehu dėshirėn e tij pėr tė qėndruar tek ekipi i "djajve tė kuq". "Nuk duam qė t'i bėjmė presion askujt. Mund t'u kėrkosh lojtarėve disa gjėra, por nuk mund t'i detyrosh pėr asgjė. E rėndėsishme ėshtė qė ai e di se ne duam qė ai tė qėndrojė me ne edhe nė vitet e ardhshme. Prandaj nuk duam qė tė detyrojmė askėnd tė firmosė pa vullnetin e tij. Nėse nuk ėshtė akoma i sigurtė, le tė mendohet gjatė para se tė vendosė," - deklaroi Fergusoni.
Kėrbishli: Nuk largohem nga Ēarltoni
Trajneri i Ēarltonit, Alan Kėrbishli, ka deklaruar se nuk ka ndėr mend tė japė dorėheqjen nga klubi anglez. Ekipi i tij pėsoi njė humbje 4-0 ndaj Manēesterit nė javėn e kaluar, por nė intervistėn e tij pas ndeshjes, ai tha: "Po mendoj pėr tė ardhmen dhe dėshiroj tė qėndroj kėtu. Ky rezultat nuk na kėnaq aspak, por mendoj se nė sezonin e ardhshėm, gjithēka do tė jetė ndryshe. Kemi shumė punė pėr tė bėrė gjatė verės," - pėrfundoi Kėrbishli.
Krijoni Kontakt