Close
Faqja 11 prej 37 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 361
  1. #101
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Manēini: Po tė pėsojmė pak, jemi tė pėrsosur

    "Pjesa jonė e parė ishte tepėr e bukur, ndoshta duhej tė kishim shėnuar njė gol mė shumė, pėr tė qenė mė tė qetė nė pjesėn e dytė, e cila u kushtėzua nga njė vapė e madhe. Ata pėsuan menjėherė njė gol dhe mė pas e patėn gjithēka mė tė vėshtirė, madje e pėrsėris: luajtėm vėrtet mirė nė pjesėn e parė, ishim thuajse tė pėrkryer." Roberto Manēini ka bėrė njė analizė fill pas ndeshjes ndaj Sienės. "Tani po rikuperojmė Vierin dhe Adrianon, ? vijoi ai, ? ėshtė e rėndėsishme t'i kesh kėta sulmues tė mėdhenj nė formė. Mė vjen keq pėr Kruzin, pati njė problem nė kėmbė, do tė shohim nė ditėt e ardhshme se si do tė ndihet. Pėr fat tė keq, sivjet kemi pėsuar shumė gola nė minutat e para, ēka na ka dėmtuar shumė. Kampionatet fitohen duke pėsuar mė pak, sezonin e ardhshėm duhet tė pėrmirėsohemi nė kėtė aspekt." Njė pyetje merkatoje pėr Adrianon. "Radio?mercato" flet pėr njė ofertė prej 100 milionė eurosh nga ana e Ēelsit pėr Adrianon: "Ai ėshtė njė lojtar i rėndėsishėm pėr ne, ėshtė njė sulmues i jashtėzakonshėm dhe nė fillim tė vitit shėnonte njė gol nė ēdo ndeshje. Adriano do tė qėndrojė me ne, edhe pse kėto gjėra nuk duhet tė m'i pyesni mua.

    100 milionė janė shumė, por pėr ne ai ėshtė njė lojtar shumė i rėndėsishėm."
    Manēini mė pas komentoi paraqitjen e Kili Gonzalesit: "Sikurse Kruzi, ai po gjen ritmin e ndeshjes duke luajtur. Qė tė dy kanė cilėsi dhe pėrvojė, janė lojtarė tė rėndėsishėm". Pėr tė pėrfunduar, njė pyetje pėr ēėshtjen e videos sė Fabio Kanavaros: "Duhen nxjerrė rregulla, tė cilat tė respektohen. Ka njerėz qė kur janė keq, i shmangin tė gjitha ilaēet, kurse disa tė tjerė marrin kėshilla nga doktori. Duhen vėnė vetėm disa rregulla, tė cilat mė pas duhet tė respektohen nga tė gjithė." Fytyra e Manēinit rrezantonte njė kėnaqėsi tė pėrgjysmuar: "Ishte shumė vapė, ? ka komentuar trajneri i Interit, ? ishte e vėshtirė tė luanim. I falemi Kruzit qė po kalon njė formė tė shkėlqyer. Sezonin e ardhshėm, vetėm duke pėsuar mė pak gola, do tė jemi nė lartėsinė e Juves dhe Milanit."
    "Sot hyra, luajta 60 minuta dhe shėnova, ndihem i kėnaqur pėr golin dhe pėr formėn time", - ka qenė ky komenti i Kristian Vierit pas fitores ndaj Sienės. "Pėr fat tė keq kemi dalė nga Championsi dhe nė kampionat jemi disi prapa, tani duhet tė pėrpiqemi tė renditemi nė vend tė tretė dhe tė fitojmė Kupėn e Italisė. E rėndėsishme ėshtė tė pėrpiqemi tė japim gjithnjė maksimumin, duhet tė mundohemi tė japim gjithnjė maksimumin
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #102
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Sheva: Tė pėrpiqemi tė fitojmė gjithēka

    Kanė mjaftuar 10 minutat e Shevēenkos mė tė mirė, pėr ta kthyer Milanin te fitorja ndaj Fiorentinės: "Ka qenė njė hap i rėndėsishėm. Milani tani nuk shkėlqen sė tepėrmi, por kemi arritur tė fitojmė njė ndeshje tė vėshtirė, ēka s'ėshtė gjė e vogėl, - deklaroi ukrainasi. - Tani tė shohim rezultatet e tė tjerėve, me vetėdijen se shpejt mund tė bėjmė mė shumė. Juvja? Do tė jetė njė betejė deri nė fund, tani duhet tė pėrpiqemi tė fitojmė gjithēka". Andrij Shevēenko e ndryshoi nė dhjetė minuta historinė e njė ndeshjeje, qė pėr kuqezinjtė ishte vendosur nė mėnyrėn mė tė keqe:

    "Fiorentina luajti mirė nė pjesėn e parė, - deklaroi ukrainasi nė fund tė ndeshjes, - ne ishim disi tė ēekuilibruar, ndėrsa mė pas, nė pjesėn e dytė, ndryshuam qėndrim dhe arritėm t'i shfrytėzonim ato dy topa. Mė pas, pėr ne nisi njė tjetėr ndeshje, tė cilėn arritėm ta kontrollonim mirė. Ka qenė njė hap i parė i rėndėsishėm, ndėrsa tani tė presim rezultatet e kėsaj tė diele dhe mė pas Juven." Por, para bardhezinjve e ka radhėn PSV-ja, qė vlen finalen e Ligės sė Kampioneve.

    "Tani rikthehen Maldini, Kaladze, Ambrozini, lojtarė tė rėndėsishėm qė i mundėsojnė trajnerit tė kryejė ndėrrime. Ėshtė e rėndėsishme tė kesh lojtarė tė freskėt, na pret njė betejė, edhe pse tanimė jemi mėsuar. Ne na paraqitet njė mundėsi e rėndėsishme, duhet tė pėrpiqemi tė luajmė pėr tė fituar gjithēka. Ėshtė e kotė ta mohojmė, pasi objektivi ynė ky ėshtė. Ajo e Firences mund tė konsiderohej njė tjetėr provė pėr tė verifikuar formėn tonė. Dhe tani mund tė themi se Milani ėshtė mirė. Ėshtė ende nė gjendje t'i arrijė tė gjitha synimet. Tani s'na mbetet gjė tjetėr, veēse tė arrijmė tė fitojmė gjithēka."


    Milani kthehet nė shtėpi me tri pikė me tepėr vlera. Nė Firence kuqezinjtė pėrmbysėn golin e shėnuar nga Mareska nė pjesėn e parė, falė Shevēenkos, autor i njė dygolėshi, dhe u kthyen nė krye tė renditjes, nė pritje tė takimit Juventus?Bolonja. Karlo Anēeloti, pavarėsisht nga njė paraqitje jo e shkėlqyer e skuadrės sė tij, ka qenė i kėnaqur: "Nė pjesėn e parė vuajtėm shpejtėsinė e Fiorentinės, pozicionin e Jorgensenit dhe zhvendosjet e Mikolit drejt qendrės." Trajneri kuqezi e ndryshoi qėndrimin e skuadrės dhe arriti ta fitonte ndeshjen: "U kėrkova djemve tė luanin mė tepėr nga krahėt, pasi nė pjesėn e parė nuk u krijuam shqetėsime kundėrshtarėve. Nė fakt, golat mbėrritėn nga dy harkime. Sigurisht, po tė kemi parasysh atė qė ndėrtoi Fiorentina, na shkoi mirė, por unė kam fatin qė kam disa lojtarė tė shkėlqyer qė s'dorėzohen kurrė."
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #103
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Xherrard: Ndaj Ēelsit, ndeshja e jetės

    Stiven Xherrard ka paralajmėruar Ēelsin, duke thėnė se Liverpuli ėshtė i vendosur ta prishė festėn e bluve pas fitimit tė titullit. Kapiteni i "redsave" pohoi se kjo do tė ishte ndeshja mė e madhe nė karrierėn e tij si lojtar. Mesfushori i kombėtares angleze deklaroi se tė jesh kapiten i Liverpulit nė gjysmėfinalen e Championsit, ishte arritja e tij mė e madhe nė karrierė. Sipas Xherrardit, gjysmėfinalja ndaj kampionėve tė sapokurorėzuar tė Anglisė do tė jetė shumė e vėshtirė, por ai u shpreh optimist pėr kualifikimin pėr nė finalen e Stambollit. "Kjo ndeshje ėshtė padyshim mė e rėndėsishmja e karrierės sime dhe jam i sigurtė se kjo gjė vlen pėr tė gjithė shokėt e mi tė ekipit. Nė fillim tė kėtij sezoni, asnjė nuk mendonte se do tė arrinim deri kėtu. Fakti qė ndodhemi kėtu, do tė thotė se trajneri dhe lojtarėt kanė bėrė njė punė fantastike. Rezultatet e fundit i kanė habitur tė gjithė, por dua tė theksoj se ne nuk kėnaqemi me kaq. Duam finalen dhe do tė djersitim pėr ta arritur atė. Tė jesh kapiten i Liverpulit nė finalen e Championsit, do tė ishte dita mė e madhe e jetės sime. E dimė mirė se Ēelsi ėshtė mė favorit se ne, por askush nuk duhet tė mendojė se do tė dorėzohemi lehtė. Nė kampionat dhe nė kupė nuk kemi fituar asnjė ndeshje ndaj Ēelsit, gjatė kėtij sezoni, por nė Champions gjithēka ėshtė ndryshe.

    Rezultati i ndeshjes sė parė nė "Stemford Brixh" ka lėnė gjithēka tė hapur dhe besoj se kemi ekipin e duhur pėr tė dalė fitimtarė nė ndeshjen e sotme. Sot do tė kemi mundėsinė tė luajmė pėrballė publikut tonė dhe besoj se ky fakt do tė na ndihmojė shumė. Humbja e Ksabi Alonsos, pėr shkak tė kartonit tė marrė nė ndeshjen e parė, ėshtė njė goditje e rėndė pėr ne. Ai ėshtė njė lojtar i mrekullueshėm dhe njė nga lojtarėt "asist" mė tė mirė nė botė. Ēdo ekipi do t'i mungonte njė lojtar si Ksabi Alonso. Fatmirėsisht kemi Hamanin, i cili i jep njė obsion tjetėr trajnerit. Tė gjithė jemi tė trishtuar pėr mungesėn e Ksabit, por shpresoj qė tė kualifikohemi, kėshtu qė ai tė luajė nė finalen e Stambollit," - pėrfundoi Xherrardi. Pas barazimit 0-0 nė ndeshjen e parė, ekipi i Ēelsit do tė kėrkojė finalen e parė tė tij nė Ligėn e Kampioneve.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #104
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Terri: Tė shkruajmė historinė e Ēelsit

    Kapiteni i ekipit tė Ēelsit, Xhon Terri, u shpreh i kėnaqur pėr fitimin e titullit, por deklaroi se ekipi i tij nuk duhet tė shpėrqendrohet nė prag tė ndeshjes sė kthimit ndaj Liverpulit, nė gjysmėfinalen e Championsit. Pas fitores 0-2 ndaj Boltonit, ekipi i drejtuar nga Hoze Mourinjo u shpall kampion pas 50 vitesh nė Premier Ligė. Dy golat e shėnuar nga mesfushori Frenk Lampard, i dhanė fitoren e merituar ekipit tė Ēelsit, i cili e siguroi titullin dy ndeshje para pėrfundimit tė kampionatit.

    Mbrojtėsi i kombėtares angleze, Xhon Terri, nė prag tė ndeshjes ndaj Liverpulit u shpreh i shqetėsuar pėr lodhjen fizike dhe mendore tė ekipit tė tij. Vjet Ēelsi u eliminua pikėrisht nė kėtė fazė tė Ligės sė Kampioneve, nga ekipi i Monakosė. Pas barazimit 0-0 tė ndeshjes sė parė dhe pas ndeshjeve nė kampionat, tė dyja ekipet janė tė lodhura fizikisht, por Terri deklaroi: "Mė besoni, se kur tė arrijmė atje dhe tė jemi para tifozėve tanė, lodhja do tė largohet. Do tė jetė njė natė e madhe dhe pėr ne kjo ėshtė mundėsia pėr tė shkruar historinė e klubit tonė.

    Nė sezonin e kaluar, ne u eliminuam nė kėtė fazė dhe pėr mua ajo ishte dita mė e trishtuar e jetės sime. Dėshirojmė tė gjithė tė kualifikohemi pėr nė finale dhe unė jam optimist pėr kėtė. Jemi tė vendosur tė luftojmė deri nė fund dhe kam besim se do tė arrijmė tė kualifikohemi. Kemi fituar ndaj ekipeve mė tė mira nė Europė dhe kemi treguar se jemi vėrtet nė formė. Mendoj se nė dy sezonet e fundit, kemi treguar se e meritojmė njė vend midis mė tė mirave. Rruga deri nė gjysmėfinale ishte mjaft e vėshtirė dhe tani kualifikimi pėr mė tej varet vetėm nga ne." Ekipi i drejtuar nga Mourinjo, gjatė kėtij edicioni tė Championsit, ka eliminuar disa nga ekipet mė me zė tė Europės. Pas Barcelonės, blutė arritėn tė nxirrnin jashtė kompeticionit edhe ekipin kampion tė Gjermanisė, Bajernin e Mynihut. Derbi i sotėm anglez do tė vendosė se cila nga dy skuadrat do tė ndeshet nė finale me fituesin e ēiftit PSV-Milan. Ekipi italian i Milanit duket se e ka siguruar kualifikimin pėr mė tej, pas fitores 2-0 brenda nė "San Siro".
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #105
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    "Anfild Road" pret gjysmėfinalen e shekullit


    Liverpuli ka avantazhin e fushės, por Ēelsi ka moralin nė qiell pas titullit kampion tė fituar nė Premier Ligė, nė prag tė ndeshjes sė kthimit nė gjysmėfinalen e Ligės sė Kampioneve. Pėrballja e parė e dy skuadrave britanike ėshtė mbyllur barazim 0-0, nė "Stamford Brixh". Rezultat ky qė i jep shpresė Liverpulit pėr tė arritur finalen e Stambollit, mė 25 maj, ndaj skuadrės qė do tė kualifikohet nga ēifti PSV Eindhoven-Milan.

    Nga ana tjetėr, Ēelsi ka mundėsi tė fitojė gjithēka nė kėtė sezon, pasi festoi titullin e dytė kampion nė historinė e tij, pas suksesit 0-2 nė Bolton, tė shtunėn. Ēelsi, pavarėsisht nga disa dėmtime tė lehta, do tė luajė pėr fitore nė "Anfild Road". Kėshtu, trajneri portugez Hoze Mourinjo do tė ketė mundėsinė tė pėrsėrisė me Ēelsin atė qė bėri me Porton nė edicion e kaluar tė Championsit. 12 muaj mė parė, Portoja barazoi nė fushėn e saj ndaj Deportivo La Korunjės dhe fitoi 1-0 nė Spanjė, duke kaluar nė finale, ku mposhti 3-0 Monakonė.

    Mourinjo shpreson tė ketė nė dispozicion pėr kėtė ndeshje Arjen Robenin. Holandezi e ka nisur nga stoli ndeshjen e parė dhe duket se ėshtė riaftėsuar plotėsisht. Pėr 21-vjeēarin, kjo do dė ishte ndeshja e parė si titullar, pas dėmtimit tė pėsuar mė 21 shkurt. Damien Daf pėrbėn njė tjetėr problem pėr Hoze Mourinjon. Irlandezi nuk ka luajtur nė dy ndeshjet e fundit, por gjithsesi bėn pjesė nė listėn e futbollistėve tė grumbulluar nga Mourinjo, pėr transfertėn e Liverpulit. Nė rast se tė dy kėta futbollistė do ta fillojnė ndeshjen si titullarė, atėherė londinezėt do tė zbresin mė fushė me vendosjen e tyre tė preferuar 4-3-3. Galasi do tė luajė nė tė majtė tė mbrojtjes, rol tė cilin holandezi e mbulon qė pas dėmtimit nė Bidxhit, nė fillim e kėtij viti kalendarik. Mourinjo do tė bėhej kėshtu trajneri i tretė qė fiton Ligėn e Kampioneve me skuadra tė ndryshme, por i pari qė e fiton dy vite radhazi. Mė parė e kanė fituar dy herė kėtė veprimtari Ernst Hapel (me Fejėnordin, nė vitin 1970, dhe me Hamburgun, nė vitin 1983) dhe Otmar Hitcfeld (me Dortmundin nė vitin 1997 dhe me Bajernin e Myhihut mė 2001-shin). Nė edicionin e kaluar tė Ligės sė Kampioneve, Ēelsi, i drejtuar nga Ranieri, u eliminua nė gjysmėfinale, pasi humbi 3-1 nė Monako dhe barazoi 2-2 ndaj francezėve nė Londėr.


    Gjithsesi, Liverpuli ėshtė gati tė japė maksimumin pėr tė arritur finalen e Kupave tė Europės, qė i mungon nga viti 1985. Kėshtu, skuadrės sė drejtuar nga Rafael Benitez do t'i duhet njė fitore pėr tė harruar 20 vitet e fundit tė ecurisė sė saj, mė tė dobėta qė kur ėshtė themeluar. Trajneri spanjoll nuk do tė ketė nė dispozicion pėr kėtė ndeshje Ksabi Alonson, tė skualifikuar, por ka gjetur zėvendėsuesin e tij. Gjermani Ditemar Haman ėshtė riaftėsuar plotėsisht dhe ka mundėsi ta fillojė nga minuta e parė ndeshjen nė "Anfild Road", pėrkrah kapitenit Stiven Xherrard.

    Nė sulm, titullar do tė jetė Dijbril Size, i cili e nisi nga stoli ndeshjen e parė. Tifozėt e Liverpulit pritet tė jenė njė tjetėr faktor nė favor tė "tė kuqve". Ata kanė kaluar nė delir, pasi skuadra e tyre arriti tė eliminonte Juventusin nė gjysmėfinale. Liverpuli nė Ligėn e Kampioneve ka luajtur me njė fytyrė fituese, ndryshe nga ē'ka bėrė nė Premier Ligė. Do tė jetė njė ndeshje shumė e fortė, nė prag tė sė cilės vetėm diēka ėshtė e parashikueshme, mbrėmja e "Anfild Road"-it do tė jetė e paharrueshme.


    Shifra dhe fakte
    Liverpul - Ēelsi
    LIVERPULI
    Tė skualifikuar: K.Alonso
    Tė dėmtuar: Kirkland
    Nė mėdyshje: asnjė
    Nuk luan nė ndeshjen e ardhshme, nė rast se merr karton tė verdhė: Karrager, Finan, Haman, Vranok

    ĒELSI
    Tė skualifkuar: asnjė
    Tė dėmtuar: Brixh, Ferreira, Parker
    Nė mėdyshje: Daf, Roben
    Nuk luan nė ndeshjen e ardhshme, nė rast se merr karton tė verdhė: Xhonson, Galas, Karvalho

    Bilanci
    (1 ndeshje nė Europė, 1 barazim)
    27.04.05 Ēelsi - Liverpul 0-0
    Pėrballjet nė kėtė sezon:
    3 tetor 04 Ēelsi - Liverpul 1-0
    1 janar 05 Liverpul - Ēelsi 0-1
    27 shkurt 05 Ēelsi - Liverpul 3-2
    Pėrballet nė Premier Ligė:
    Ndeshje: 135
    Fitore Liverpuli: 62
    Barazime: 47
    Fitore Ēelsi: 26

    - Liverpuli nuk ka pėsuar gol nė fushėn e tij, vetėm nė dy nga shtatė ndeshjet e fundit qė ka luajtur pėr Ligėn e Kampioneve.
    - Liverpuli ka fituar katėr nga pesė ndeshjet e fundit tė zhvilluara nė "Anfil Road" pėr Championsin.
    - Liverpuli ka fituar vetėm njė nga shtatė pėrballjet e mėparshme nė fushėn e tij, ndaj skuadrave angleze nė kupat e Europės.
    - Liverpuli luan gjysmėfinalen e shtatė tė Ligės sė Kampioneve. Eshtė eliminuar vetėm nga Interi nė vitin 1965.
    - Ēelsi ka shėnuar 12 gola nė 11 ndeshjet e zhvilluara nė kėtė sezon tė Ligės sė Kampioneve.
    - Ēelsi nuk ka humbur asnjė nga dy ndeshjet e luajtura jashtė fushe, nė pėrballjet me skuadrat angleze nė kupat e Europės.
    - Ēelsi ka fituar dy herė Kupėn e Kupave. Kėto kanė qenė edhe dy finalet e vetme tė bluve nė kupat e Europės.

    - Ēelsi ka humbur tri nga katėr ndeshjet e fundit, tė luajtura jashtė fushe nė kėtė edicion tė Ligės sė Kampioneve.
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #106
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Mourinjo: Sido qė tė shkojė, mbetemi heronj

    Trajneri i ekipit tė Ēelsit, Hoze Mourinjo, deklaroi se lojtarėt e tij do tė ktheheshin nė Londėr si heronj, edhe sikur tė mos arrinin tė kualifikoheshin pėr nė finalen e Stambollit. "Mendoj se i gjithė presioni ėshtė mbi Liverpulin. Pavarėsisht nga rezultati i ndeshjes sė sotme, ne do tė kthehemi nė Londėr si heronj, pasi kemi fituar titullin kampion. Nėse ata humbasin nė "Anfield Road", do ta pėrfundojnė sezonin pa asnjė trofe. Mourinjo theksoi se ekipi i tij nuk ėshtė shpėrqendruar aspak nga festa pėr fitimin e titullit nė Premier Ligė. "Eshtė e lehtė tė fokusohesh te kjo ndeshje, pasi e kemi pritur gjatė kėtė moment. Lojtarėt kishin tė drejtė tė festonin pėr titullin, pasi e merituan atė, por kjo nuk do tė thotė qė ata do tė jenė tė shpėrqendruar pėr ndeshjen e sotme. Tė gjithė jemi koshientė pėr rėndėsinė e kėtij takimi. Pas ndeshjes sė sotme do ta festojmė ashtu siē duhet fitimin e titullit. Nė Bolton bėmė njė ceremoni modeste, pa ftuar familjet dhe pa shampanjė. Thjesht qėndruam nė hotel dhe folėm pėr ndeshjen e sotme. Nesėr dhe tė enjten, lojtarėt do tė kenė mundėsi tė festojnė denjėsisht, pėrkrah familjeve tė tyre. Tani pėr tani ata duan medoemos tė fitojnė ndaj Liverpulit. Kemi fituar Kupėn "Karling" dhe kampionatin, por lojtarėt dhe unė dėshirojmė akoma mė shumė," - pėrfundoi portugezi. Nėse Ēelsi fiton sot ndaj Liverpulit, do tė ndeshet nė finalen e 25 majit nė Stamboll, ndaj Milanit ose PSV-sė. Milani do tė luajė tė mėrkurėn nė "Philips Stadium", pas fitores 2-0 nė ndeshjen e parė.


    Lampard: Tė tregojmė se jemi mė tė fortėt
    Nė prag tė ndeshjes Liverpul-Ēelsi, mesfushori i bluve, Frenk Lampard, tha: "Duhet tė fitojmė nė Liverpul, pėr tė dalė nė finale dhe tė gjithė jemi tė bindur se mund ta bėjmė diēka tė tillė. Kemi ende forcė nė kėmbėt tona dhe duam tė tregojmė se jemi mė tė fortėt nė Europė, duke fituar Ligėn e Kampioneve."
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #107
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Xhilardino: Milani mė intereson, por...

    Katėr golat qė i shėnoi Livornos, qė e ēuan nė 21 shifrėn e golave tė tij nė kėtė kampionat, e ka rritur ēmimin e tij tė paktėn 5 milionė euro. Edhe pse shpėtimi nuk ėshtė siguruar ende, nė kampin e Parmės po mendohet se si ta rregullojnė sa mė mirė sulmuesin 23-vjeēar, i cili vazhdon tė magjepsė me gola pėrrallorė dhe njė vazhdimėsi rendimenti mbresėlėnėse. Janė tri skuadra qė janė gati tė ndėrmarrin njė luftė me miliona euro pėr ta blerė:

    Milani, Interi dhe Real Madridi. Kuqezinjtė janė nė "pole-position", sepse kanė qenė tė parėt qė janė vėnė nė lėvizje, duke u ofruar emilianėve 30 milionė euro, por nė kėtė pikė, nė mungesė tė njė marrėveshjeje, ekziston me tė vėrtetė rreziku i njė ankandi tė mirėfilltė. Kurse spanjollėt mund tė mbėshteten te marrėdhėniet e privilegjuara mes Sakit dhe klubit emilian. Nė takimin mes Sakit dhe Baraldit ėshtė folur pėr kryegolashėnuesin e Serisė A. Finalja e sezonit tė Xhilardinos mund tė cilėsohet jashtėzakonisht e qetė. Por tani po pėrpiqet tė shpėtojė "varkėn" e Karminjanit dhe pėr mė shumė qė nuk arrin tė qėndrojė indiferent ndaj "sirenave" kuqezi, qė bien prej kohėsh pėr tė. Madje, kėtė herė tė lė tė kuptosh se destinacioni i ardhshėm i parapėlqyer, duket se ėshtė pikėrisht Milani. "Sigurisht, - shpjegon "bomberi" 23-vjeēar i dukalėve,

    - njė klub si Milani mė intereson shumė, por pas 29 majit do tė vlerėsohet roli im dhe do tė vendosim se ēfarė do tė bėjmė. Pėr momentin, Parma e di se cilat janė zgjedhjet e mia". Mes tė tjerash, nė luftėn pėr titull, Xhilardinoja i shikon kuqezinjtė si favoritė: "Milani ka diēka mė shumė se Juvja, qė ėshtė gjithsesi njė skuadėr e shkėlqyer dhe nuk dorėzohet, por takimi direkt do tė vendosė gjithēka". Mbi gjurmėt e sulmuesit emilian, sipas "radio-merkatos", ėshtė edhe Reali i Madridit, qė tani nė timon ka njė njohje tė vjetėr tė Xhilės: "Nuk do tė mė shpifej fare nėse do tė shkoja te Reali i Madridit, qė ėshtė njė skuadėr e madhe, - nėnvizon Xhilardinoja.

    - Saki mė njeh mirė, duke parė se ka qenė drejtori sportiv i Parmės dhe besoj se mė ēmon si lojtar, por tė shohim nė tė ardhmen". Megjithatė, takimi i parė nė axhendė ėshtė tė shpėtojė Parmėn e tij, e cila ka njė sfidė vendimtare tė dielėn qė vjen nė "Tardini", ndaj Romės: "Verdhekuqtė kanė individualitete tė mira, por kanė vetėm 40 pikė, - vijoi numri 11 i verdhebluve. - Sigurisht, ata nuk do tė shpėrqendrohen, sikundėr dhe ne. Kemi probleme qė tė dyja, sepse shpesh kemi mungesė vėmendjeje, si pėr shembull ndaj Livornos". Nė fund, kapitulli "axurr": "Nė kombėtare jap mė pak, sepse luaj shpesh me shokė tė rinj nė sulm dhe nuk ėshtė e lehtė tė gjesh menjėherė gjendjen e duhur. A mund tė luaj bashkė me Totin e Kasanon? Shpresoj qė ky "tredhėmbėsh" tė pėrsėritet nė kombėtare. Ndihem mirė me ta".
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #108
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Rajkard: Faleminderit "Kamp Nou"!

    Trajneri i Barcelonės, Frank Rajkard, ka pohuar edhe njė herė se ngrohtėsia pėrreth ambientit katalanas, ėshtė arma mė e fortė e skuadrės qė ai drejton: "Tifozėt e mbėshtetėn skuadrėn gjatė gjithė ndeshjes dhe kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ne." Mė pas, nė lidhje me padurimin e tė gjithė qytetit tė Barcelonės, pėr tė festuar titullin kampion, Rajkardi pranon: "Tė gjithė po presin me padurim fitimin matematik, por mendoj se tifozėt katalanas nė kėto javė po pėrjetojnė ēaste mjaft tė lumtura. Na ndihmuan nė fitoren ndaj Albasetes dhe si rrjedhojė kjo fitore u kushtohet atyre." Trajneri i Barcelonės, Frank Rajkard, vazhdon deklaratėn duke pranuar vėshtirėsitė e hasura nga skuadra e tij nė ndeshjen ndaj Albasetes. Sipas holandezit, media po ndikon negativisht te skuadra e tij kohėt e fundit: "E pranoj se nuk ishim nė maksimumin tonė, por Albasete nuk bėri asgjė qė tė mos meritonte humbje. Valdesi e ndoqi ndeshjen si spektator dhe pėrpara se tė shėnonim ne, ishim tė pafat duke goditur shtyllėn. Skuadra ishte shumė e kontraktuar nė fillim, por fitorja ishte plotėsisht e merituar. Albasete, si tė gjitha skuadrat e nivelit tė saj, luajti ndeshjen e jetės, duke u pėrpjekur tė futej nė histori si skuadra qė ndali Barēėn, por nuk ia doli mbanė." Gjithsesi, tė dielėn Barcelona mori tri pikėt jetike pėr titullin kampion, pasi skuadrėn katalanase, javėn e ardhshme, e pret njė ndeshje delikate nė "Mestaja" ndaj Valencias. Pėr kėtė takim, Rajkardi tha: "Kemi filluar tė mendojmė pėr rivalin e ardhshėm. Valencia kėrkon pikė pėr zonėn e Ligės sė Kampioneve dhe pėr kėtė na pret njė ndeshje shumė e vėshtirė. Teorikisht mund tė kėnaqemi edhe me barazimin, por nė rast se njė skuadėr futet nė fushė pėr barazim, atėherė gjithēka ėshtė e humbur. Do tė bėjmė lojėn tonė, tė vetėdijshėm qė kjo ndeshje nuk na shpall kampionė nė rast fitoreje dhe nuk na heq titullin nė rast se humbasim." Rajkardi flet edhe pėr Mesin, futbollisti i ri, i cili shėnoi golin e dytė tė Barcelonės, vetėm pak minuta pasi ishte aktivizuar: "Mė vjen mirė pėr tė. Eshtė njė talent i sė ardhmes dhe ky gol padyshim do ta ndihmojė pėr tė fituar eksperiencėn e duhur." Nė fund, trajneri holandez komenton golin e Etosė: "Njė gol i shkėlqyer qė praktikisht na dha tri pikėt. Samueli ėshtė njė kampion, si shumė tė tjerė te Barēa, qė vendosin fatet e ndeshjes me njė goditje tė vetme."
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #109
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    H.Zaneti: Kupėn, pėr tė hapur njė cikėl

    Havier Zaneti, kapiteni i Interit, dėshiron tė fitojė Kupėn e Italisė, e vetmja veprimtari nė tė cilėn zikaltrit janė ende nė "valle". Sipas argjentinasit, fitorja e kėtij trofeu mund tė jetė e rėndėsishme pėr klubin, pėr tė hapur njė cikėl suksesesh.
    "Shpresojmė ta fitojmė Kupėn e Italisė. Eshtė e rėndėsishme tė fillojmė tė fitojmė diēka, qė tė hapim njė cikėl. Tė gjithė sė bashku po pėrpiqemi tė ndėrtojmė diēka tė rėndėsishme, nė mėnyrė qė tė arrijmė ato rezultate qė presin tė gjithė prej nesh, - ka deklaruar Havier Zaneti, nė emisionin sportiv italian tė kanalit "Rai 2", "Domenica Sportiva". ? Mė vjen keq qė dhuruam shumė pikė nė fillim tė sezonit. Nga njėra anė, u nisėm me njė skuadėr dhe njė trajner tė ri, dhe pėr tė ndėrtuar diēka tė rėndėsishme, duhet kohė. Nga ana tjetėr, ėshtė po aq e vėrtetė se nė njė klub tė madh si Interi duhet tė pėrpiqesh gjithnjė tė fitosh menjėherė."
    Ndėrkohė afron pėrfundimi i kampionatit dhe tek Interi kthehet nė modė ajo qė tanimė ėshtė kthyer nė njė zakon nė stinėn e verės: tė diskutohet pėr tė ardhmen e Kristian Vierit. Skeēi i filmit ėshtė i dėgjuar: pėrshpėritet se klubi zikaltėr do tė kishte ndėr mend tė lirohej nga kontrata e shtrenjtė e numrit 32, i cili konsiderohet edhe "i moshuar", dhe do tė kishte nisur bisedimet me Juven pėr t'ia shitur kėsaj tė fundit. Por Vieri ka dashur tė saktėsojė se nuk ka aspak dėshirė tė largohet: "Kam edhe njė tjetėr vit kontratė. I mbyll tė gjitha dyert. Marrėdhėnia me Manēinin? Jam nėn urdhrat e tij, nuk kam asnjė problem me tė". Ka qenė vetė trajneri qė ka pėrgėnjeshtruar ēfarėdo lloj zėri lidhur me keqkuptimet me Bobon: "E ēmoj Vierin si njeri dhe si lojtar, nuk kam ndryshuar aspak mendim pėr tė. Nėse nė kėtė fazė tė fundit tė sezonit nuk ka luajtur shumė, kjo ka ndodhur pėr shkak tė problemeve qė ka pasur nė gju."
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #110
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Juve, dalja nga Championsi i kthen shkėlqimin

    Milanin nė "shėnjestėr". Juventusi do tė paraqitet me pikė tė barabarta nė ndeshjen direkte me kuqezinjtė, falė fitores sė arritur tė dielėn ndaj Bolonjės. Njė sukses pa defekte, qė vuri nė dukje njė pėrmirėsim tė skuadrės sė Kapelos, pėrsa i takon anės atletike. Eliminimi nga Liga e Kampioneve i ka ndihmuar mė shumė bardhezinjtė qė t'i rikuperojnė forcat dhe tė kryejnė njė pėrgatitje tė goditur pėr kampionatin.
    Jo tė gjitha tė kėqijat lėnė pasoja. Eliminimi nga Liga e Kampioneve i ka sjellė mė shumė tė mira Juventusit, tė paktėn nga pikėpamja fizike. Kapelo ka mundur tė rinisė tė punojė me qetėsi, lidhur me formėn fizike tė djemve tė tij, duke e sistemuar pėrgatitjen nė bazė tė kėsaj faze tė fundit tė kampionatit. "Don Fabio" e ka thėnė gjithnjė: organika e Juventusit nuk ėshtė edhe aq e gjerė dhe kur cungohet nga dėmtimet, bėhet edhe mė pak konkurruese. Dhe nė kėtė kuadėr ėshtė pėr t'u parė si njė gjysmė mrekullie rendimenti i skuadrės, pėrpara eliminimit nga Liga e Kampioneve. Nė kėtė sezon, sipas rendit, Kapelos i ėshtė dashur tė bėjė pa Del Pieron, Trezegenė, Nedvedin dhe Emersonin, ēka nė fakt janė boshti i ekipit tė tij. Edhe pse nganjėherė s'ka qenė fort bindės, Juventusi ka arritur tė qėndrojė gjithnjė nė krye, mė shumė me forcėn e karakterit sesa me lojė. Tani, ky i fundit ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm dhe ka edhe njė lajm tė mirė: Nedvedi ėshtė nė kulmin e formės. Nė tė majtė, ndaj Bolonjės arriti tė ēante me dhjetėra herė, ka rigjetur vrapimin dhe driblimin, dhe nė gjuajtje e harkime ėshtė i saktė si gjithnjė. E gjithė kjo, kur mungon njė javė nga ndeshja e madhe e "San Siros", qė me shumė mundėsi do t'i japė njė tė shtyrė vendimtare drejt titullit, atij qė do ta fitojė. Ndaj Milanit pritet tė kthehet nga minuta e parė edhe Trezegeja, ashtu sikurse pritet tė rishfaqet edhe Emersoni. Dy rikuperime qė mund tė rezultojnė kyēe dhe nė gjendje qė tė mos ndihet sė tepėrmi mungesa e shėnuesit mė tė suksesshėm tė bardhezinjve pėr kėtė sezon, Ibrahimoviēit. Ndėrkohė, Juvja vazhdon tė mbajė heshtje pėr shtypin, njė lėvizje dinake dhe ndoshta e arrirė pas njė jave plot polemika dhe nė prag tė shtatė ditėsh tė tjera plot tension.

    "Zonja", sot i kthehet stėrvitjes nė heshtje
    Vazhdon heshtja e bardhezinjve. Fabio Kapelo i ka dhėnė njė ditė pushim tė gjithė grupit, i cili do t'i rikthehet stėrvitjes sot nė mėngjes, nė kuadėr tė sfidės sė ardhshme nė kampionat ndaj Milanit. Sot do tė vlerėsohet gjendja e Birindelit dhe e Takinardit, ndėrsa nė ditėt e ardhshme Zebina dhe Montero pritet t'i bashkohen stėrvitjes me grupin.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 11 prej 37 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  4. Do ti beje balle gazeta "Koha Jone" Neopiramidave shteterore ?
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-09-2003, 04:47
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •