Close
Faqja 10 prej 37 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 361
  1. #91
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Federata gjerman ndalon bastet

    Federata Gjermane e Futbollit ka bėrė tė ditur ditėn e enjte se tė gjitha llojet e basteve do tė jenė tė ndaluara tė vihen nga lojtarėt, trajnerėt dhe zyrtarėt, qė kanė lidhje me futbollin, apo gjyqtarėt. Kjo masė vjen pas skandalit tė shitjeve tė ndeshjeve qė ėshtė zbuluar nė Gjermani. "Ne duam qė gjithēka tė jetė e drejtė. Nuk mund tė lejojmė qė futbolli tė jetė njė platformė qė mund tė shfrytėzohet nga tė tjerėt," - ka thėnė presidenti i federatės gjermane, Teo Zvaxiger. Bastet e futbollit kapin njė shifėr prej 3.9 miliardė dollarėsh nė vit. Vendimi ėshtė marrė pas njė mbledhjeje tė jashtėzakonshme qė ėshtė zhvilluar. Ky reagim ka ardhur pas skandalit tė shitjeve tė ndeshjeve qė ėshtė zbuluar kohėt e fundit. Gjyqtari Robert Hojzer ka pranuar se ka marrė 87,000 dollarė nga bastexhinjtė kroatė, pėr ta shitur kėtė ndeshje. Pas kėtij rasti janė nėn kontroll edhe 25 persona tė tjerė. Nėn hetim janė gjithashtu 4 gjyqtarė dhe 14 lojtarė
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #92
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Interi, 80 milionė euro humbje

    Pėr Interin ka ardhur monenti ta mbyllė portofolin dhe tė mendojė mbi tė gjitha pėr merkaton, sidomos pėrsa i takon frontit tė largimeve. Nė fakt, asambleja e aksionerėve konstatoi dje njė humbje nė bilanc prej 80 milionė eurosh. Tani do tė jetė i nevojshėm njė kujdes i veēantė nė merkato, do tė kryhen shumė shitje dhe pak blerje, duke synuar mbi tė gjitha lojtarėt e lirė. Drejt largimit janė Rekoba, Emre, Davids, Ze Maria, Koko dhe Kili. Mbeten pėr t'u verifikuar situatat e Vierit dhe Toldos.
    Pėr tifozėt e Interit ka pėrfunduar momenti i blerjeve tė mėdha nė merkato, qė deri pak sezone mė parė ishin tė garantuara ēdo sezon nga pronari Morati, edhe pse mė pas nė shumė raste kanė rezultuar vetėm "vrima nė ujė". Bėhet fjalė pėr njė prirje qė u verifikua edhe verėn e kaluar. Nė fakt, edhe vjet klubi zikaltėr ishte treguar shumė i kujdesshėm me bilancin dhe i vetmi investim i madh, ai i Edgar Davidsit, nuk doli aspak i suksesshėm. Sivjet situata paraqitet edhe mė e zymtė. Bėhet fjalė pėr 80 milionė euro humbje, ēka u konstatua nga asambleja e aksionerėve, e mbledhur dje, ēka do ta detyrojė Moratin, Tronketi Proverėn dhe aksionerėt e tjerė tė hapin portofolin dhe, mbi tė gjitha, klubin qė tė mos bėjė "marrėzi" nė merkato.
    Emri i parė nė listėn e largimeve ėshtė ai i Franēesko Toldos. Nė vend tė tij Interi tanimė ka blerė Hulio Sezarin, zėvendėsin e Didės nė kombėtare, por nuk pėrjashtohet as rikthimi i Freit. Do tė ikė edhe Alberto Fontana, ndėrsa Fabian Karini ka mundėsi shumė tė mira tė rikonfirmohet. Me valixhet gati nė dorė janė edhe Ze Maria, Koko, Gamarra dhe, ndoshta, Materaci. Ky i fundit s'e ka bindur kurrė plotėsisht Manēinin, i cili ka parapėlqyer nė shumė raste ndaj tij Mihajlloviēin. Nė mesfushė duken tė sigurta largimet e Davidsit, Emresė dhe Kili Gonzalesit, ndėrkohė qė mbetet pėr t'u verifikuar pozicioni i Van der Meides dhe Karagunisit.
    Edhe mė delikate paraqitet situata nė sulm. I vetmi i sigurt pėr qėndrimin ėshtė Martinsi, ndėrsa pėr tė tjerėt mbetet gjithēka pėr t'u parė. Eshtė thuajse i sigurt largimi i Rekobės, qė me Manēinin ka gjetur fare pak hapėsirė, kurse Kruzi mund tė ketė fituar rikonfirmimin me paraqitjet e mira tė ndeshjeve tė fundit. Vieri mund tė shitet, por me siguri jo pėr disa "kacidhe", ndėrsa pėr Adrianon ēėshtja shtrohet ndryshe. Klubi do tė donte ta shtrėngonte fort nėn gji, megjithatė do ta kishte me tė vėrtetė shumė tė vėshtirė tė rezistonte pėrbri ndonjė super-oferte
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #93
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Galiani: Toti le tė qėndrojė te Roma

    Asambleja e ortakėve tė Milanit ka aprovuar modifikimin e statusit qė ishte parashikuar disa muaj mė parė, kur Silvio Berluskoni la presidencėn, pėr shkak tė konfliktit tė interesave. Ndėrkohė, Adriano Galiani do tė mbetet zėvendėspresident me fuqi speciale: "Ėshtė njė akt mirėnjohjeje pėr Silvio Berluskonin, nė pritje qė tė kthehet president i ligjshėm". Galiani, nė krye tė asamblesė, ka prekur njė seri argumentesh. Nė fillim, gjysmėfinalja e Championsit mes Ēelsit e Liverpulit. "M'u dukėn dy skuadra pak angleze, shumė tė mbyllura dhe shumė kompakte, - tha administratori i deleguar kuqezi. Duket qė Championsi po luhet nė mėnyrė ndryshe. Tė dyja kanė mundėsi tė kualifikohen nė finale". Mbi mungesėn e reduktimit tė pezullimit tė Ibrahimoviēit, pas vendimit tė Disiplinorit qė la nė fuqi dėnimin me 3 ndeshje pa luajtur, Galiani nėnvizoi: "Nuk dua tė komentoj drejtėsinė sportive. Shpesh ka dezinformim dhe po pėrfitoj tė them diēka. Gjykatėsi sportiv dhe drejtėsia sportive nuk kanė asnjė lloj lidhjeje as me mua dhe as me ligėn. Kėtė, shumė tifozė nuk e dinė. Unė pastaj nuk kam bėrė asnjėherė tifo nėse nuk luan ndonjė lojtar i pezulluar, edhe pse dihet qė ai mund tė zėvendėsohet. Prova televizive? Parapėlqej tė flas kur tė mbyllet kampionati, pėrndryshe rrezikoj tė keqkuptohem pėr diēka". Eshtė i pashmangshėm njė mendim mbi merkaton, qė ka lidhje me Totin. Berluskoni kishte ngjallur shpresat para dy ditėsh pėr romanistin, pėr ta marrė te Milani, por Galiani mbyll gjithēka: "Unė nuk e kam parė "shenjėn" e famshme tė Berluskonit ndaj Totit. Fola me Silvion, por ėshtė i pėrkushtuar me ēėshtjet e tij politike. Mund tė them vetėm si administrator i deleguar i Milanit, qė Toti ėshtė njė "flamur" i Romės dhe asnjė nuk do ta largojė andej. Personalisht bėj tifo qė tė qėndrojė te Roma". Pėr marrėdhėniet me Juven, Galiani sqaron: "Asnjė problem. Flas thuajse ēdo ditė me Xhiraudon, me tė cilin mė lidh njė miqėsi personale. Nuk do ta dramatizoja ndonjė fjalė mes Moxhit e Anēelotit. Si ne dhe Juvja, duam tė fitojmė kampionatin. Ndeshje shtesė? Shpresoj qė jo, por nėse do tė humbisnim mė 8 maj, mė mirė ndeshje shtesė".
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #94
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Turam: E dėmtojmė futbollin me gjėra tė tilla

    Lilian Turam, ish-lojtari i Parmės qė tani luan te Juvja, ka thėnė tė tijėn lidhur me filmimin shokues, ku shihet njė ish-lojtar verdheblu qė merr doping me shiringė: "Ai ėshtė njė filmim qė e bėmė ne lojtarėt nė dhomat e zhveshjes pėr shaka, - tha ai. - Por duke qenė se pėr tė pasur audiencė, bėhet gjithēka, ndaj edhe u transmetua. Tani njerėzit do tė mendojnė se ishte njė substancė e ndaluar, se futbollistėt janė tė gjithė tė dopuar. Kėshtu ndotet imazhi i njė lojtari tė ndershėm." Edhe pa ia pėrmendur kurrė emrin, Lilian Turam e mbron ish-shokun e tij me tė cilin ka tė bėjė filmimi shokues dhe pėr tė cilin ėshtė folur aq shumė ditėt e fundit: "Ėshtė tepėr e lehtė tė sulmosh dikė, ai ka dhėnė vetėm njė imazh pozitiv tė futbollit, duan vetėm tė hedhin baltė mbi figurėn e tij, ? ka thėnė francezi. ? Tė gjithė e dinė se ajo provėz nuk ishte farmaceutike, por tani njerėzve do t'u mbetet dyshimi. Nė kėtė mėnyrė po hyjnė nė njė rrugė tė gabuar, e cila e shkatėrron futbollin. Qėllimi i atij filmimi ka qenė vetėm qė tė tėrheqė sa mė shumė audiencė dhe tė ushqejė dyshimet. Ndodh shpesh qė dikush prej nesh merr njė telekamer nė dhomat e zhveshjes dhe filmohen edhe shaka, marrėzi qė duhen tė mbeten aty dhe tė mos ēohen nėpėr televizione. Ndoshta dikush mund tė bėjė njė batutė dhe t'i thotė tjetrit "je njė i droguar", dhe mė pas ē'tė shohim, nė befasi ajo del nė televizon. Mė parė, ata qė transmetojnė, duhet tė dinė pėrse ndodh ai episod, sepse nėse transmetojnė direkt, pa marrė parasysh asgjė, kjo tregon se janė tė interesuar tė paraqesin njė imazh tė keq tė futbollit, gjė qė s'e kuptoj se kujt mund t'i shėrbejė."
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #95
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Xherrard: Tifozėt, arma jonė ndaj Ēelsit

    Stiven Xherrard ka paralajmėruar Ēelsin dhe ka deklaruar se tifozeria do tė jetė njė faktor shumė i rėndėsishėm qė mund ta ndihmojė Liverpulin nė arritjen e finales sė Ligės sė Kampioneve. Pas barazimit nė ndeshjen e parė 0-0, skuadra e Rafael Benitezit duhet tė fitojė me ēdo kusht ndeshjen e kthimit ndaj Ēelsit, pėr tė vazhduar mė tej nė finalen e Stambollit. Tė martėn e ardhshme, "Anfild Road" do tė jetė teatri i pėrballjes nė derbin britanik, mė tė ndjekur nė dekadėn e fundit. Kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherrard, njė ditė pas barazimit nė "Stemford Brixh", tha:

    "Tė martėn nė "Anfild Road" do tė jetė njė ndeshje e madhe dhe unė jam i bindur se me koret e tyre, tifozėt tanė do t'ia vėshtirėsojnė punėn Ēelsit. Dinė tė jenė tė magjishėm dhe ndikojnė nė njė ndeshje futbolli. Rasti mė i mirė kur tifozeria mund tė quhet futbollisti i 12-tė. Nė Londėr barazuam nė fund tė njė ndeshjeje, ku u pėrballėm si tė barabartė me Ēelsin, pėr kėtė mendoj se me ndihmėn e faktorit fushė mund tė arrijmė finalen e Ligės sė Kampioneve. Do tė na duhet edhe pak fat dhe, nė rast se do tė jetė nata e duhur, mund tė bėjmė mrekullinė duke vazhduar mė tej."

    Mė pas, mesfushori i kombėtares angleze vazhdon: "Jemi njė grup i bashkuar futbollistėsh. Humbasim sė bashku dhe fitojmė sė bashku, pėrfshi edhe futbollistėt e stolit. Jemi njė grup i mirė futbollistėsh dhe po na jepet mundėsia tė arrijmė nė finalen e Ligės sė Kampioneve. Jam optimist dhe besoj se do ta shfrytėzojmė rastin qė po na jepet. Nuk duhet tė mendojmė se barazimi 0-0 ėshtė rezultat i pranueshėm dhe do ta dėrgonte ndeshjen nė shtesė. Llogari tė tilla janė tė kota. Duhet tė fitojmė pėr tė arritur finalen." Petr Ēeh bėri dy pritje tė rėndėsishme nė pjesėn e parė, nė goditjet e Rises dhe Barrosit, duke i mohuar fitoren Liverpulit nė Londėr.

    Xherrardi tha: "Ne u mbrojtėm shumė mirė, por edhe mund ta kishim fituar ndeshjen, nė rast se Ēeh nuk do tė kishte bėrė atė pritje tė mrekullueshme nė rastin pėr shėnim tė krijuar nga Barrosi. Me pak fat, edhe Rise mund tė kishte shėnuar. Kėto dy episode janė treguesi mė i mirė se mbrojtja e Ēelsit nuk ėshtė e pathyeshme dhe se i kemi tė gjitha mundėsitė tė shėnojmė nė ndeshjen e kthimit." Nė fund tė deklaratės sė tij, 26-vjeēari u shpreh: "Tė them tė drejtėn, kur pėrfundoi ndeshja, nuk e dija nėse tė festoja apo tė hidhėrohesha me barazimin. Ndoshta e kam gabim, por mendoj se Liverpuli ka diēka mė shumė se Ēelsi nė ndeshjen e parė."
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #96
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ferguson, me sytė nga e ardhmja

    Aleks Ferguson beson se ekipi i tij, nė sezonin e ardhshėm, do tė jetė mė kompetitiv si nė kampionat, ashtu dhe nė Europė. Skocezi pranoi se ky sezon i "Djajve tė kuq" kishte qenė i dėshtuar, edhe pse Manēesteri do tė ndeshet nė finalen e Kupės sė Anglisė ndaj ekipit tė Arsenalit. Manēesteri gjendet nė vend tė tretė nė kampionat dhe nė javėt e fundit do tė kėrkojė vendin e dytė, i cili mbahet nga kampionėt nė fuqi tė Arsenalit. Pas eliminimit nė Ligėn e Kampioneve nga ekipi i Milanit, Fergusoni u shpreh optimist pėr tė ardhmen e ekipit tė tij. "Jemi tė gjithė tė zhgėnjyer pėr kampionatin dhe pėr rezultatet e dobėta nė Europė, por jemi njė ekip relativisht i ri dhe kam besim se nė sezonin e ardhshėm do tė jemi akoma mė kompetitivė se kėtė vit. Edhe mbrojtėsi i kombėtares, Rio Ferdinand, u shpreh i kėnaqur me arritjen nė finalen e kupės. "Shpresoj tė jemi ne ata qė do tė ngrejnė kupėn nė Kardif," - deklaroi Ferdinandi.
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #97
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Xho Kol: Shanset janė tė barabarta

    Mesfushori i ekipit tė Ēelsit, Xho Kol, u shpreh optimist pėr ndeshjen e kthimit tė gjysmėfinales sė Ligės sė Kampioneve nė "Anfield Road". Lojtari i komėtares angleze deklaroi se Liverpuli ėshtė shumė larg kualifikimit, pavarėsisht nga barazimi 0-0 nė ndeshjen e parė nė "Stemford Bridge". Koli ėshtė i bindur se shanset e Ēelsit pėr kualifikim janė tė barabarta me ato tė Liverpulit. "Ata nuk janė favoritė pėr t'u kualifikuar, pasi ēdo gjė ėshtė e barabartė. Ēdo gjė do tė vendoset tė martėn e ardhshme nė "Anfield". Mendoj se jemi mė tė favorizuar, pasi do tė jemi mė tė qetė nė ndeshjen e kthimit", - pėrfundoi Koli.


    Trajneri portugez, Mourinjo, pas ndeshjes deklaroi se tifozėt e Liverpulit mund tė mendonin pėr njė kualifikim tė mundshėm, por kjo do tė mbetej vetėm njė ėndėrr pėr ta. Liverpuli nuk ka arritur akoma tė fitojė asnjė ndeshje ndaj Ēelsit nė kėtė sezon, por trajneri Benitez ka besim nė kualifikimin pėr nė finale. Liverpuli, nė ndeshjen e kthimit, nuk do tė ketė tė gatshėm mesfushorin Ksabi Alonso, i cili u ndėshkua nė takimin e djeshėm me karton tė verdhė. Xho Kol u shpreh i kėnaqur me lojėn e treguar nga ekipi i tij, por jo me rezultatin: "Nuk ishte saktėsisht rezultati i pritshėm, por jemi tė kėnaqur edhe me kėtė rezultat. Ata nuk shėnuan asnjė gol kėtu dhe ne e dimė mirė se nė tė tilla ndeshje golat e pėsuar nė fushėn tonė, mund tė jenė fatalė. Nuk u ēuditėm nga loja e Liverpulit, pasi, siē kemi thėnė mė parė, ėshtė njė ekip i madh dhe ne e respektojmė shumė."
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #98
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Lajme shkurt nga Primera Division

    Ish-kapiteni i kombėtares franceze tė futbollit, 36-vjeēari Marsel Dezai, ka deklaruar se do tė luajė edhe pėr njė vit, pėrpara se tė varė kėpucėt nė gozhdė: "Skuadra ime nė Katar fitoi titullin kampion dhe unė u ndjeva i lumtur. Ky sport mė jep ende kėnaqėsi dhe nuk kam pėrse tė heq dorė prej tij. Do tė luaj edhe sezonin e ardhshėm."

    Zyrtare, Pekin 2008, sponsori i Barēės
    Pas muajve tė tėrė bisedimesh dhe hipotezash, tani ėshtė zyartare: Barcelona, pėr herė tė parė nė historinė e saj, do tė ketė emrin e sponsorit nė fanellė. Komiteti organizator i Lojėrave Olimpike Pekin 2008 do tė paguajė 18 milionė euro dhe nė tri sezonet e ardhshme, skuadra katalanase do tė mbajė logon e saj nė fanellė. Lajmin e ka bėrė tė ditur presidenti Laporta, i cili tha: "Vitin e ardhshėm do tė pranojmė ofertat e sponsorėve."

    Reali: Zidan nuk ėshtė i sėmurė!
    Reali i Madridit ka pėrgėnjeshtruar lajmin e bėrė tė ditur nga e pėrditshmja spanjolle "Marca", nė tė cilin thuhej se Zinedin Zidan vuan nga njė formė talasemie qė ndikon nė qėndrueshmėrinė e tij fizike. Nė pėrgjigjen zyrtare tė Realit thuhej: "Stafi mjekėsor i Realit nuk ka konstatuar asnjė problem te shėndeti i Zidanit. Lajmi i "Marca"-s ėshtė i pabazuar."

    Valencia, lind ideja Klaivert
    Nė rast se Valencia do tė marrė pjesė nė Ligėn e Kampioneve, sezonin e ardhshėm, pritet qė trajneri Lopez tė bėjė ndryshime nė repartin e sulmit. Spanjollėt kėrkojnė shėrbimet e Barrosit tė Liverpulit, por nė rast se ky i fundit nuk pranon tė kalojė nė "Mestaja", atėherė presidenti Orti ka bėrė gati njė ofertė pėr Njukasėllin, pėr tė rikthyer nė Spanjė ish-sulmuesin e Barcelonės, Patrik Klaivert.
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #99
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Mourinjo: Abramoviē, presidenti ideal

    Trajneri i Ēelsit, Hoze Mourinjo, ka deklaruar se gjatė kėtij sezoni, presidenti Roman Abramoviē e ka ndihmuar shumė profesionalisht. Blutė e drejtuar nga trajneri portugez fituan titullin e dytė kampion nė historinė e tyre, pas fitores 0-2 tė shtunėn nė Bolton. Tani objektivi i londinezėve ėshtė fitorja ose barazimi me gola nė "Anfild Road" ndaj Liverpulit. Ēelsi vetėm kėshtu mund ta eliminojė Liverpulin nė gjysmėfinale dhe tė arrijė finalen e Ligės sė Kampioneve.

    Veprimtari qė, nė rast se skuadra e Mourinjos do tė dalė fitimtare, do tė imitojė Manēesterin e sezonit 1999-2000, kur "djajtė" fituan Kupėn e Ligės, titullin kampion dhe Ligėn e Kampioneve. Mourinjo, pėr shtypin britanik, tha pėr presidentin Ambramoviē: "Abramoviēi mė ka bėrė trajner mė tė mirė. Njė president duhet tė jetė gjithnjė njė figurė shembullore pėr skuadrėn e tij. Romani kishte nė duart e tij Kupėn e Ligės dhe tani ka edhe trofeun e Premier Ligės. Objektivi ynė i ardhshėm ėshtė Liga e Kampioneve. Presidentėt nuk bėjnė trajnerė, por i ndihmojnė tė pėrmirėsohen nė profesionin e tyre. Kur ke njė president si Abramoviēi, entuziazmi nė punė nuk mungon asnjėherė. Pėr kėtė do tė mė pėlqente tė qėndroja sa mė shumė tė jetė e mundur. Romani ėshtė presidenti ideal, me tė cilin ēdo trajner do ta kishte ėndėrr tė punonte."
    Gati kontrata 10-vjeēare pėr portugezin...

    Drejtori ekzekutiv i Ēelsit, Piter Kenion, ka deklaruar se blutė janė gati t'i propozojnė Mourinjos njė kontratė 10-vjeēare. Kjo, pasi portugezi e ndihmoi Ēelsin nė fitimin e titullit kampion qė mungonte prej 50 vitesh nė "Stamford Brixh". "I kemi thėnė disa herė Mourinjos qė duam ta mbajmė sa mė gjatė tė jetė e mundur nė Londėr. Eshtė njė trajner special, mė i miri i Premier Ligės, pėr kėtė nuk mund tė lejojmė tė largohet." Mė pas, Kenioni, njė nga arkitektėt e Ēelsit tė kėtij sezoni, deklaroi se dukej qė nė fillim tė sezonit se ky do tė ishte viti i bluve: "Ndėrtuam njė skuadėr tė re, por qė nė verėn e kaluar e kuptuam se ky do tė ishte njė grup fitues dhe jam i bindur se do tė dominojė gjatė gjithė dekadės sė ardhshme. Kėtė dominim mund ta bėjmė vetėm nė rast se nė stol do tė kemi Mourinjon."
    Grupi ėshtė formuar, ndalen shpenzimet...
    Drejtuesit e Ēelsit, pas fitimit tė titullit kampion, kanė deklaruar se nuk kanė ndėr mend tė shpenzojnė nė merkaton e kėtij sezoni. Kėtė e konfimon vetė Piter Kenion: "Mos mendoni qė nė ēdo merkato vere, Ēelsi tė shpenzojė 200 milionė euro. Nuk do tė kishte logjikė. Normalisht do ta ndjekim merkaton, por shpenzimet do tė jenė shumė mė tė ulta sesa nė dy edicionet e fundit. E kemi ndėrtuar grupin fitues dhe tani do tė punojmė vetėm pėr ta ruajtur tė tillė."
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #100
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Ronaldo: Golat, kėnaqėsia ime

    Sulmuesi brazilian i Realit tė Madridit, Ronaldo, ka mbajtur gjallė shpresat pėr titull, pas shėnimit tė dy golave nė ndeshjen e sė shtunės ndaj Real Sociedadit. Kampioni i botės tregoi edhe njė herė se ka rigjetur formėn e tij, pas njė periudhe tė dobėt nė mes tė sezonit, duke shėnuar tė dy golat e fitores pėr ekipin e tij. "Po vazhdojmė tė bėjmė presion mbi Barcelonėn. Nė pjesėn e parė nuk mundėm tė shėnonim, por pas pushimit arritėm tė merrnim njė fitore shumė tė rėndėsishme. Ky ishte goli i 18-tė pėr Ronaldon, i cili ka katėr gola mė pak se sulmuesi i Barcelonės, Eto, qė kryeson renditjen e golashėnuesve, me 22 gola. "Mendoj se kam akoma mundėsi ta arrij atė, por shpresoj tė mos pėsoj asnjė dėmtim deri nė pėrfundim tė sezonit. Megjithatė, pėr mua e rėndėsishme ėshtė qė tė fitojmė titullin, me apo pa golat e mi. Sigurisht qė golat mė japin kėnaqėsi, sidomos pas periudhės sė vėshtirė qė kalova nė mesin e sezonit," - deklaroi Ronaldo.

    Trajneri Vanderlei Luksemburgo u shpreh i kėnaqur me fitoren e arritur nė Sociedad dhe deklaroi se rruga pėr titull ėshtė mjaft e vėshtirė, por jo e pamundur. "Ēdo gjė ėshtė e mundur. Barcelona duhet tė jetė e bindur se ne nuk do tė dorėzohemi lehtė. E merituam fitoren, pasi luajtėm njė futboll tė bukur pėr 90 minuta. Real Sociedadi e qarkulloi mė shumė se ne topin, por, nga ana tjetėr, ne e rrezikuam mė shumė portėn e tyre. Nė minutat e fundit tė takimit ishim mė tė freskėt se ata dhe pėrfituam nga lodhja e tyre, duke shėnuar dy gola tė mrekullueshėm. Luajtėm me durim dhe shumė qetėsi", - pėrfundoi Luksemburgo.
    My silence doesn't mean I am gone!

Faqja 10 prej 37 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  4. Do ti beje balle gazeta "Koha Jone" Neopiramidave shteterore ?
    Nga lis nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-09-2003, 04:47
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •