Gazeta Elektronike: "Futbolli Ndėrkombtar"
Te nderuar forumas dhe tifoz, vendosa te hap kete teme me qellim qe te kemi nje teme ku secili prej nesh do kete mundesi te poston lajme te ndryshme nga futbolli evropian te huaazuara nga webfaqet tjera dhe nga gazetat evropiane...materialet mund te jene edhe ne gjuhe tjera pervec se ne shqip, por eshte e rekomandueshme qe me se mire te postohen lajme ne shqip dhe ne forumistat e futbollit te kemi nje gazete tonen dhe cdo here ne mengjez ose mbremje kur te kycemi te nen-forumi futbolli te lexojme lajmet ketu dhe mandej te dalim tek temat tjera e te debatojme.
Mendoj se kjo do ishte nje ide e mire dhe nje ndihmese per ne qe kur te debatojme disa gjera t'i kemi te qarta dhe qe te mos i perziejme gjerat me lajme dhe me komente sic ka ndodhur deri me tash. Dmth temat e debateve te jene te pasterta vetem me debate kurse kjo teme te jete vetem e lajmeve thjesht te sherben si nje gazete mengjezi qe do jete tema e pare qe do te lexohet nga cdo forumist i futbollit...
Dicka tjeter qe duhet te cek eshte ajo se kjo ide me lindi nga nje faqe spanjolle e futbollit qe kishin nje teme te tille dhe atje jepeshin vetem lajmet e dites dhe temat tjera ishin te pasterta dhe atje vetem komentohej dhe debatohej ndersa kur ziheshin se eshte e vertete apo jo dicka, citohej se eshte lajmi tek gazeta dhe hidhe nje sy atje shiqoje...keshtu punohej atje dhe une mendoja qe do ishte mire edhe ne te praktijkojme...
Ketu cdo kush mund te postoj lajme qe mendon se jane ne interes te forumistave dhe lajme qe do te ngjallin debate ne temat tjera, mund te postohen, komente, statistika,rezultate dhe shume gjera tjera, thjesht te jete nje gazete elektronike por te jete e jona...ndersa me vone mendoj te bejme per kete nje Redaktor, dhe Gazetare qe do te mbykqyr dhe kontrolloj kete dmth ai do jete nga ne dikush qe do kete te gjitha akceset tek kjo teme...
Suksese dhe te behemi edhe ne me nje medium dhe ju kisha lutur qe ne kete teme te mos debatohet ose komentohet sepse do humbeshte efekti i temes...
Ju flm per mirekuptimin.
Krijoni Kontakt