Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    në realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Citim Postuar më parë nga Brari
    njehere u rrezuan dy helikoptere amerikan tek ne e tani dhe ky avioni..
    c'esht kjo pun keshtu..
    shum lire po u shkon koka ushtareve amerikane..
    sikur te tregonte Bushi kujdes per ata djem nenash sa 1 e 100-ta e kujdesit qe tregon per qenin e vet.. nuk do ndodhte keshtu..
    Me vjen shum keq per bijt e Amerikes..
    Ngushellime familjeve..
    Imagjino ne Irak e Afganistan sa do kene rene te ketilla (dhe nuk e kemi haberin)!!!


    Nejse, une nje pyetje kisha : si quhej ky programi ushtarak ne te cilin bente manovra ky avioni amerikan ? Jo per gje, po ne nje vend te pavarur si Shqiperia mire do ishte te mesonim se c'ndodh me keto operacionet ushtarake te huaja!

    Ngushellimet e popullit shqiptar popullit amerikan, urojme mos jet vrare edhe ndonje kalimtar rastesisht dhe shpresojme qe te lajmerohemi per cdo detaje te incidentit!

  2. #12
    Perjashtuar nga Mod. Maska e Klevis2000
    Anëtarësuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    Ne jeten reale
    Postime
    1,120
    Dy fshatare te Gramshit po bisedonin. Ore tha njeri e di ti sa shpenzon Amerika per nje aeroplan ushtarak.Jo thote tjetri.Miliarda dollare ore edhe ti me qahesh per buke dhe uje mua.Me te vertete .Po re.Hej, inshalla bie ne shtepi time ndonje aeroplani .(keto miliardat)

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e abnk
    Anëtarësuar
    27-07-2004
    Vendndodhja
    Vendi i fundit i lire n'bote, USA
    Postime
    242
    Falemnders per sherbimin e i'u pushofte shpirti n'paqe!
    Defend the second amendment

  4. #14
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Nëna e marinsit: Im bir u flijua në Gramsh për pasionin

    Faqja 13 - AKTUALITET Prill 6, 2005


    Flet nëna e Gray, njërit nga 9 amerikanët e avionit të rrëzuar

    Nëna e marinsit: Im bir u flijua në Gramsh për pasionin


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Jason Foster "The Herald"


    ANGLI

    Një foto e vjetër tregon të riun Lawrence Gray, të veshur me uniformën ushtarake plot hijeshi. Entuziazmi i tij është i dukshëm, kjo duket nga buzëqeshja në fytyrë. Kjo ishte para 20 vjetësh, por pjesëtarët e familjes thonë se entuziazmi i tij në karrierën ushtarake kurrë nuk i ishte zbehur. Ushtaraku Gray, 40 vjeç, banues në Chester, ishte fëmija më i vogël i një familjeje prej shtatë pjesëtarësh. Baba i tre fëmijëve, ai ishte ndër nëntë ushtarakët e "U.S Air Force" që humbën jetën në aksidentin ajror gjatë një stërvitjeje në Gramsh të Shqipërisë. Për Lawrence Gray, aeroplanët ishin pjesë e pandarë e jetës. Pjesëtarë të familjes shprehen se ai vdiq duke ndjekur pasionin e tij. "Gjëja e parë që më erdhi ndër mend ishte se ai po merrej me atë që dëshironte të bënte", thotë vëllai i Lawrence, Kim Gray, ish-trajner futbolli pranë skuadrës Lewisville High School. Kim Gray e kujton vëllanë e tij më të vogël si dikë që gjithmonë kishte një objektiv të qartë se ku do shkonte në jetë.

    Rrëfimi
    "Unë e rrita atë si më të mirin, unë e di se si. Ai ia doli që të bëhej një njeri i mirë. Kjo është e gjitha", ka thënë nëna e tij, Emma. Gray, menjëherë pasi përfundoi studimet e larta në vitin 1982 pranë Chester High School, do t'u bashkohej Forcave Ajrore amerikane. Si një person i cili i vinte objektiva vetes, Gray vendosi të bëhej "chief master sergeant", një nga gradat më të larta drejtuese për zyrtarët e rekrutuar në ushtri. Ai e arriti këtë objektiv që i kishte vënë vetes, gjatë vitit të shkuar. Pak kohë më parë do të shkonte në bazën angleze të "Mildenhall Air Force Base", në të cilën ai kryente misionin e tij ushtarak që nga muaji tetor 2004, si pjesë e Grupit 352 të operacioneve speciale. "Ishte i dashuruar marrëzisht me punën atje. Ai kurrë nuk mund ta linte", thotë e ëma, 78-vjeçarja Emma Booker Gray. Si nënë, ajo shpeshherë tentoi të bisedojë me djalin e saj për mundësinë e lënies së këtij profesioni. Ajo nuk kishte frikë se mos e çonin të birin në luftë, por në fakt shqetësimi i saj ishte në tjetër vend. Pikërisht në të qenët e avionëve të rrezikshëm. Por, Gray shpeshherë i kundërshtoi shqetësime të tilla. "Mami, nuk ka asgjë për t'u shqetësuar", kujton nëna e tij t'i ketë thënë në një rast i biri.

    Aksidenti
    C-130 në të cilin ishte Gray, një avion i tipit të transporteve taktike, u rrëzua të enjten gjatë mbrëmjes, në një stërvitje të përbashkët me trupat shqiptare. Avioni u përplas pranë fshatit Rovje të Gramshit, ndërsa nëntë pjesëtarët në bord humbën jetën. "Gjatë ditës së hënë autoritetet ushtarake kanë vazhduar hetimet rreth arsyes së rënies së avionit", ka thënë kapiteni Michelle Lai, zëdhënës i "Air Force". Pjesëtarët e familjes në Chester u njoftuan zyrtarisht për vdekjen e Gray të shtunën. "E vështirë, e vështirë". Kështu e ka komentuar gjendjen shpirtërore të familjes nëna e tij pas marrjes së lajmit. "Për sa kohë që unë jam e zënë, nuk mendoj shumë", thotë nëna e ushtarakut. Ajo tregon se i kanë thënë të ulet dhe t'i lërë të gjitha emocionet të dalin. Por, ajo nuk është gati për një gjë të tillë.

    Përktheu
    Muhamed Veliu

  5. #15
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Në maj, marinsi i Gramshit festonte pesëvjetorin e martesës

    RREZIMI I AVIONIT/ Pentico i shpëtoi atentatit në Irak

    Në maj, marinsi i Gramshit festonte pesëvjetorin e martesës


    --------------------------------------------------------------------------------

    Nga Londra
    Muhamed Veliu


    ANGLI

    Për më shumë se tetë vjet, Sergenti Patrick Pentico me krenari i shërbeu vendit të tij, si pjesëtar i Forcave Ajrore Amerikane. Por, vetëm gjashtë muaj nga koha e parashikuar për t'u lënë i lirë nga shërbimi i tij i dytë, 32-vjeçari banues në Hanksville, së bashku me tetë ushtarakë të tjerë, humbën jetën më 31 mars, kur avioni i tyre MC-130 H u rrëzua në afërsi të fshatit Rovje në rrethin e Gramshit. Pentico, i njohur nga miqtë e tij si "Tico", një version i shkurtër i mbiemrit, ishte pjesëtar i Skuadriljes Speciale të Operacioneve 7, me bazë në Royal Air Force Mildenhall në Angli. Detyra e tij ishte mjeshtër ngarkimi në aeroplanin e transportit të trupave ushtarake, tip MC-130H. Nëna e Penticos, Suzana, dhe njerku Steven Hatch nga Hanksville janë nisur për në Angli që në fillim të javës, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore e planifikuar të martën. "Ata janë shumë krenarë për të", shprehet halla e Penticos, Carolyn Hatch. "Nuk mendoj se ata mund të dëshironin që kjo të ndodhte në mënyrë tjetër. Forca Ajrore ishte ajo në të cilën Patrick gjeti vetën e tij. Ai e dashuronte atë që bënte, dhe atë që ai bëri, e bëri mirë", ka vijuar ajo. Prindërit e Penticos do t'i bashkohen gruas së aviatorit, Melisës, e cila ka gradën "sergent". Ajo është pjesë e personelit të Air Force për operacionet speciale me bazë në Angli. "Sergenti Patrick Pentico, së bashku me bashkëshorten e tij, do të festonin përvjetorin e pestë të martesës së tyre, më 13 maj", tregon Carolyn Hatch. Ndërkohë, është mësuar se Pentico i ka shpëtuar edhe një rrëzimi të mundshëm në Irak. Ekuipazhi i avionit u shpëtoi 19 goditjeve nga artileria, duke shënuar misionin më të gjatë fluturues në hapësirë të ulët që nga Lufta II Botërore, kjo sipas U.S. Air Force. Të vendosur të mos tregonin planin që kishin mbrapa vijave armike, ekuipazhi ndryshoi kursin duke shkuar në Turqi. Ata bënë ulje në kushte të vështira, ndërkohë që karbarunti dilte nga vrimat në krahët e avionit.

  6. #16
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    Sikur dinim avionet amerikane jane "invisible" ku eshte trupi i avionit te rrezuar?

    ---------------------------------
    As Jezu Krishti, as Muhamedi ne imagjinatat me te cmendura te fanatikeve e tyre nuk arriten ato qe Enver Hoxha arriti dhe realizoi ne pak kohe qe jetoi.

  7. #17
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869
    ANGLI

    Për më shumë se tetë vjet, Sergenti Patrick Pentico me krenari i shërbeu vendit të tij, si pjesëtar i Forcave Ajrore Amerikane. Por, vetëm gjashtë muaj nga koha e parashikuar për t'u lënë i lirë nga shërbimi i tij i dytë, 32-vjeçari banues në Hanksville, së bashku me tetë ushtarakë të tjerë, humbën jetën më 31 mars, kur avioni i tyre MC-130 H u rrëzua në afërsi të fshatit Rovje në rrethin e Gramshit. Pentico, i njohur nga miqtë e tij si "Tico", një version i shkurtër i mbiemrit, ishte pjesëtar i Skuadriljes Speciale të Operacioneve 7, me bazë në Royal Air Force Mildenhall në Angli. Detyra e tij ishte mjeshtër ngarkimi në aeroplanin e transportit të trupave ushtarake, tip MC-130H. Nëna e Penticos, Suzana, dhe njerku Steven Hatch nga Hanksville janë nisur për në Angli që në fillim të javës, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore e planifikuar të martën. "Ata janë shumë krenarë për të", shprehet halla e Penticos, Carolyn Hatch. "Nuk mendoj se ata mund të dëshironin që kjo të ndodhte në mënyrë tjetër. Forca Ajrore ishte ajo në të cilën Patrick gjeti vetën e tij. Ai e dashuronte atë që bënte, dhe atë që ai bëri, e bëri mirë", ka vijuar ajo. Prindërit e Penticos do t'i bashkohen gruas së aviatorit, Melisës, e cila ka gradën "sergent". Ajo është pjesë e personelit të Air Force për operacionet speciale me bazë në Angli. "Sergenti Patrick Pentico, së bashku me bashkëshorten e tij, do të festonin përvjetorin e pestë të martesës së tyre, më 13 maj", tregon Carolyn Hatch. Ndërkohë, është mësuar se Pentico i ka shpëtuar edhe një rrëzimi të mundshëm në Irak. Ekuipazhi i avionit u shpëtoi 19 goditjeve nga artileria, duke shënuar misionin më të gjatë fluturues në hapësirë të ulët që nga Lufta II Botërore, kjo sipas U.S. Air Force. Të vendosur të mos tregonin planin që kishin mbrapa vijave armike, ekuipazhi ndryshoi kursin duke shkuar në Turqi. Ata bënë ulje në kushte të vështira, ndërkohë që karbarunti dilte nga vrimat në krahët e avionit.

  8. #18
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Avioni amerikan i rrezuar "Lamtumira e fundit në Mildenhall"

    ANGLI/ Tre mijë veta nderojnë në bazë 9 amerikanët që vdiqën nga rrëzimi i avionit

    Lamtumira e fundit në Mildenhall

    Nderime e lot për ushtarakët e rrëzuar në Gramsh


    Nga i dërguari ynë në bazën RAF Mildenhall
    Muhamed Veliu

    Gazeta Shqiptare


    Heshtja ka mbërthyer sheshin. Megjithëse plot 3 mijë veta, të duket vetja sikur jeton në “planetin” e heshjes.

    Si mund të ndoshi ndryshe? Kur gratë kanë humbur bashkëshortët, nënat fëmijët, shokët miqtë, kolegët ushtarakë bashkëluftëtarët e po të njëjtave ideale.

    Natyrshëm,kjo ishte artmosfera e cila kishte mbërthyer si një acar i ftohtë dimiri, trupat dhe zemrat e të pranishme në ceremoninë e lamtumirës së nëntë ushtarakëve amerikanë në Anglinë e veriore, paçka koha ishte me diell.

    Sheshi përpara bazës airore amerikane RAF Mildenhall në veri të Anglisë ishte mbushur plot me ushtarakë dhe civilë.Ndoshta si asnjëherë më parë.
    Nuk gabohesh nëse thua se vetja të duket në një mini Vatikan, ku qëllimi i grumbullimit të njerëzve është i njëjtë.

    Ata nuk janë mbledhur për të përcjellë skuadriljet e aviatorëve për ndonjë mision special, apo për ndonjë show airor me aeroplanë, si mund ta kenë bërë herët e tjera.

    Ardhja në këtë shesh, ku flamuri qëndron në gjysëm shtizë i rreth 3,000 njerzve është e pazakontë për këtë bazë.

    Ata janë atje për ti dhënë lamtumirën e fundit dhe përcjellë respektin sublim nëntë shokëve, miqve, kolegëve të dsshurve të zemrës të cilët u nisën nga kjo bazë të gjallë, të qeshur me shpresë se do të ktheheshin shëndoshë e mirë, me mision të kompletuar me sukses, siç e kishin bërë shumë herë gjatë viteve të shkuara. Fati kësa here nuk i ka ndihmuar.Për me keq, ai nuk ka qënë aspak në krah të tyre.

    Aksidenti i 31 Marsit mbi malet e Gramshit do të ishte fatal. Një difekt i mundshëm në një nga motorrat e avionit transportues MC-130H do bëntë që gjigandi i ajrit të rrëzohej plot zhurmë, duke u copëtuar sëbashku me ekuipazhin prej nëntë vetash në bordin e tij.

    Pamvarësisht se për ushtarakët vdekja është pjesë e misonit fisnik të tyre, ajo kësaj herë ka goditur rëndë. Shokët e tyre nuk u vranë në një mison lufte në Afganistan apo Irak, pas goditjes nga armiku, por në një stërvitje paqësore në Shqipëri.

    Ky fakt ja shton më së tepërmi dhimbjen që dallohet qartë në fytyrat e të gjithë kolegevë të nëntë aviatoreve, të cilët nuk do të jenë më në mes tyre, por tani emrat jo vetëm që do të gdhënden në lapidarin e bazës ajorore, por edhe nuk të harrohen për një kohë të gjatë nga mendjet e zemrat e plagosura rëndë të eprorëve, miqve, familjarëve dhe gjithkushit në bazën amerikane në Mildenhall.

    Humbjen tragjike të personelit për të cilin ai kishte përgjegjesi dhe komandë ushtarake Koloneli Dennis Jones, Grupit të Operacioneve Speciale Nr 352, do të shprehej se “Një vdekje ka efekt sinjifikant në familjen e forcave airore, nëntë vdekje sigurishtë krijojnë një impakt të madh”

    Natyrshëm ndikimi është i madh. Si tilllë ai ka tronditur të gjithë ushtarakët e kësaj baze. Dhimbja, tronditja është me e madhe për familjet e katër prej nëntë të aksidentuarve për vdekje që jetonin në bazën e Mildenhall.

    Bashkëshortet janë veshur me të zeza, ndërsa fëmitë mbajnë në duar tufa me lule, për ti vendosur pranë fotove baballarëve, nga të clët nuk do të marrin më ledhatime sikur e bënin para takimit të fundit me 28 Mars. Gratë e aviatorëve shoqërohen nga familjarët e burrave të vdekur në Shqipëri.Ata kanë mbërritur nga Amerika.

    Janë këto gra të nderuara amerikane të cilat kishin lënë Amerikën për tju bashkuar jetës brënda mureve të bazës airore në Angli,jo thjeshtë si bashkëshorte por edhe për tu bërë pjesë e suksese të burrave të tyre.

    Fatkeqësisht e Mërkuara për to nuk ishte një ditë parakalimi triumfi pas një misoini apo stërvitje të sukeshme për burrat e tyre fitimtarë.
    Ishte një ditë po aq e rëndëshishme sa ato të mëpërparshem. Po u jepej lamtumira e fundit bashkëshortëve si heronj të vërtetë, atyre të cilëve për hir të idealit ushtarak,u nisën në një mision stërvitor të lënë në mes nga rrëzimi i avionit në tokën e aletatëve besnik dhe vendosur të Amerikës, në Shqipëri.

    Ceremonija

    Gjithçka është përgatitur me kujdes. Ne pjesën ballore të një salle të madhe konferencash janë vendosur fotot e zmadhuara të nëntë ushtarakëve të vdekur.
    Pëpara tyre qëndrojnë helmetat sëbashku me këpucët e pjestarëve të avionit të rrëzuar.
    Vetëm dy prej tyre janë me uniformë ushtarke, ndërsa të tjerat me rroba civile. Të gjithë kanë pozuar përpara aparatit të qeshur dhe të gëzuar.Por, ja tani pas asaj që ndodhi, fatëkeqësisht ëmbëlsia e buzëqeshej do të mbesë e stamposur si kujtim në letrën fotografike.
    Tre mijë burra, gra e fëmijë morën pjesë në ceremoninë madhështore të dhënjes së lamtumirës së fundit për të aksidentuarit në malet shqiptare, të mërkurën mbasdite.
    Homazhet për nder të tyre do të shoqëroheshin nga fillimi deri mbyllje me tingujtë e gajdeve. Kjo një diçka tradicionale për ushtrinë amerikane në të tilla raste.
    Të gjithë atë që patën kurajon dhe u ngritën duke lexuar tekstet e rrespektit për kolegët e tyre për të disatën herë, do të përmendin se ata do ta çonin më tej besimin, punën si aviatorë në emër të sakrificave dhe dhimbjes së familjve të shokëve të hmbur.
    Leitnant. Koloneli Patrick Dean komandant i Skuadriljes së shtatë të Opercioneve Speciale (Wrath One One),ku bënte pjesë avioni i rrëzuar në fjalën e tij do të hiqte në paralele mes biblike nga Isaiah 6:8 dhe misionit të vështirë, me po ato fjalë që sigurojnë një moto unike:
    “Pastaj digjova zërin e Lordit që thoshte:” “Kë do të dërgoj?” Dhe kush do të shkoj për ne? Dhe unë u shpreha:
    “Ja ku jam. Dërgomë mua”.
    Burri për të cilin Dean thotë duke ju referuar “Dërgomë mua” nëse mund të fliste ai tha se e kishte të sigurtë se do të shprehej kështu.
    “Sir vazhdo punën, ki kujdes për familjet tona dhe për të gjithë të tjerët.
    "Wrath One One” sëbashku me mua jemi krenar për ju.” Do të thoshte në përfundim të fjalëve të tij Leitnant Koloneli Dean. “Gjurmët e këmbëve janë këtu.
    Zoti im le të bekojë familjet tuaja.
    Ekuipazhi i Wrath One One është dekoruar nga presidenti Bush me medaljen Meritorious Service Medal.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. A është kërcënim Amerika për paqen botërore?
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  4. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •