Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e SKAI
    Anëtarësuar
    04-04-2004
    Postime
    53

    Rrezohet nje aeroplan ushtarak Amerikan ne Gramsh

    Gramsh, rrëzohet avioni ushtarak transportues amerikan

    Lajmi i ores 11:00 PM



    Avion ushtarak transportues
    C 130
    GRAMSH ( 31 Mars ) - Nje avion ushtarak amerikan eshte rrezuar mbremjen e sotme ne Drize te Gramshit. Mesohet se avioni eshte I tipit c130, avion transportues dhe udhetonte me 9 persona ne bord. Avioni amerikan gjendej ne shqiperi per te kryer manovra te perbashketa ushtarake. Banoret e zones thane se kane degjuar nje shperthim te fuqishem dhe kane pare flake te larta nga vendi ku eshte rrezuar avioni. Zona e aksidentit eshte mjaft e veshtire per tu arritur per shkak te relievit dhe trashesise se madhe te debores. Nje helikopter ushtarak amerikan survejon nga lart zonen e aksidentit nderkohe qe 4 helikoptere shqiptare eshte njoftuar se po pergatiten te nisen nga Rinasi. Kulla e kontrollit ajror ne Brindizi ka njoftuar se ka kapur nje sinjal SOS nga avioni perpara se ai te rrezohej, pra mesa duket behet fjale per nje difekt. Qeveria shqiptare ka ngritur nje shtab emergjence per ngjarjen, nderkohe qe cdo zhvillim po ndiqet edhe nga ambasada amerikane ne Tirane. em/em (/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-03-2003
    Vendndodhja
    Oakland, CA
    Postime
    738
    U.S. Military Plane Crashes in Albania

    32 minutes ago Europe - AP



    TIRANA, Albania - A U.S. military airplane crashed in central Albania while on a training mission Thursday, and nine American personnel aboard were believed to have been killed, the Albanian Defense Ministry said. The Pentagon said a C-130 crashed and a search was under way.



    The plane had taken off from Tirana's Mother Teresa Airport and crashed on Driza Mountain in the district of Gramsh, 50 miles southeast of capital, Tirana, Albanian Defense Ministry spokesman Agim Doci told The Associated Press.


    Doci said officials believe that the nine people aboard, all Americans, were killed.


    He said the plane was taking part in joint exercises with the Albanian military.


    Pentagon spokesman Jim Turner said the plane that crashed was a C-130 and that a search was under way using another aircraft in the area. Turner said he had no word on the crew's status. There are reports that poor weather is hampering the search, he said.


    NATO officials in Tirana were not immediately available for comment.


    The Albanian News24 television station reported that the location of the crash was remote and hard to reach, adding that a helicopter was seen circling the area.


    Residents said an explosion caused by the crashing plane felt "like an earthquake," the station said.







    gjynah keta ushtaret qe i gjen vdekja larg shtepise. amerika na eshte gjendur gjithmon prane dhe keto ushtare kane qene ne shqiperi per te na ndihmuar neve shqiptareve. ndaj ju prehte shpirti ne paqe atu ka jane. le ti ngrene nje permendore aty ku rane e te tregojme mirenjohjen tone per ndihmen e ketyre djemve te rinj. le te mbajme nje dite zi.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SKAI
    Anëtarësuar
    04-04-2004
    Postime
    53
    Gramsh, rrezohet avioni amerikan
    E Premte, 01 Prill 2005
    TRAGJEDI AJRORE/ Nje avion transporti tip C- 130 i ushtrise se SHBA, me 9 persona ne bord, pas ngritjes nga Rinasi, eshte rrezuar mbreme rreth ores 22. 15, ne nje zone me 1.5 m. bore, 22 km. larg Gramshit. Pas shperthimit te fuqishem dhe flakeve, s'ka te dhena per fatin e ushtarakeve, te gjithe amerikane. Fluturimi ishte stervitor, e i programuar. Pak para renies, avioni ka dhene sinjalin SOS, ndoshta, defekt. Fillon operacioni i kerkim- shpetimit nga ajri dhe toka. Flet zedhenesi i Pentagonit

    Kur duheshin edhe rreth 90 minuta qe te mbyllej dita e djeshme, ne Malin e Roves, prane fshatit Gribe te Gramshit, eshte regjistruar ndoshta nje nga tragjedite me te medha ajrore te ndodhura ne territorin e Shqiperise pas Luftes se Dyte Boterore. Burimet zyrtare te ministrise shqiptare te Mbrojtjes dhe "AP", agjensia zyrtare amerikane e lajmeve, kane konfirmuar rrezimin e nje avioni transporti te forcave te armatosura te SHBA, tip "C- 130 Hercules".

    Gjithcka ka ndodhur mbreme rreth ores 22. 15, pasi avioni eshte ngritur nga pista e Aeroportit te Rinasit, per shkak te nje fluturimi te programuar, ne kuader te nje stervitje te perbashket ushtarke, shqiptaro- amerikane. Ne bordin e tij, mesohet se kane qene 9 persona, qe te gjithe personel amerikan. Zedhenesi i Pentagonit Xhim Turner ka deklaruar ne minutat e para te dites se sotme, se "nuk ka informacione imediate per renien e avionit, por zyrtaret amerikane jane duke ndjekur zhvillimet dhe po vleresojne informacionet".

    Sinjali "SOS" para rrezimit

    Te paret qe kane njoftuar per tragjedine ajrore, kane qene banoret e fshatit Gribe, 22 kilometra larg qytetit te Gramshit, te cilet kane degjuar fillimisht nje shperthim te fuqishem, te shoqeruar me dridhje te tokes. Me pas, ata thane se kane pare shperthimin e flakeve, ne faqen e Malit te Roves ne nje hapesire te mbuluar me bore, me trashesi rreth 1.5 metra, zona e cila ne vije ajrore, ndodhet ndermjet Gramshit dhe Pogradecit. Agjensia zyrtare amerikane e lajmeve Associated Press saktesoi se vendi i tragjedise "ndodhet 50 milje (rreth 80 kilometra" ne juglindje te Tiranes".

    Drejtori i Policise se Prefektures se Elbasanit, zoti Arben Josa i tha mbreme "Korrieri" se banoret, menjehere pas renies se avionit, kane njoftuar kryetarin e Komunes, i cili njoftoi operativin e zones qe sinjalizoi menjehere oficerin e drejtimit te policise se qarkut. Prej andej, njoftimi eshte bere per ne Ministrine e Rendit dhe ate te Mbrojtjes. Sipas nje lajmi te transmetuar mbreme nga agjensia italiane e lajmeve ANSA, pak para rrezimit te C- 130-tes, Kulla e vrojtimit ajror te bazes ushtarake ajrore te Brindizit, ka kapur sinjalin SOS te leshuar nga piloti i avionit. Nje sinjal qe ben te besosh se avioni mund te kete pesuar nje defekt pak para rrezimit dhe personeli i saj ka kerkuar menjehere ndihme. Nga ana tjeter, kjo i ben drejtuesit shqiptaro- amerikane te stervitjes se perbashket, ne kuader te se ciles po kryhej fluturimi, te kene shpresa se pikerisht kjo mund te konsiderohet si shenje se 9 anetaret e ekuipazhit te avionit, mund te kene patur kohe qe te mund te hidheshin me parashute dhe ndonjeri prej tyre te kete arritur te mbijetoje.

    Operacioni i shpetim kerkimit

    Menjehere pas marrjes se lajmit per rrezimin e avionit, drejtuesit amerikane te stervitjes dhe Shtabi i Pergjithshem i Ushtrise shqiptare, jane ngritur ne alarm dhe kane filluar nga puna, ne bashkepunim edhe me policine tone ne terren, per te organizuar operacionin e kerkim- shpetimit. Nje helikopter ushtarak amerikan i pajisur edhe me prozhektor per ndricim naten, mesohet se ka nisur menjehere nje fluturim inspektimi per te saktesuar zonen dhe me pas vendin ku eshte rrezuar avioni. Tre helikopteret shqiptare qe u tha fillimisht se mund te niseshin, nuk dihet nese kane inspektuar zonen, ndoshta edhe per shkak te mungeses se pajisjeve speciale per operacione naten. Nga ana tjeter, drejt vendngjarjes jane nisur edhe shume police te Komisariatit te Gramshit dhe Drejtorise se Policise se Elbasanit.

    Shefi i Shtabit, Gjeneral Pellumb Qazimi ka konfirmuar ngjarjen, por eshte treguar i rezervuar per te dhene detaje rreth operacionit, duke dashur te ruaje etiken e nje operacioni te perbashket kerkim- shpetimi me amerikanet. Ai tha se kjo do te zhvillohej gjate nates, por u la te kuptohej se per shkak te terrenit teper te thyer dhe me debore, intensifikimi i kerkimit ne terrenin zonen e rrezimit, mund te realizohej me zbardhjen e dites se sotme. Ne pisten e Aeroportit te Rinasit, prej disa ditesh eshte pare prania e trupave amerikane dhe e disa avioneve tip C- 130 si ai qe u rrezua mbreme. Nuk saktesohet emri i stervitjes se perbashket dhe qellimi i saj konkret.

    Tragjedia e mbremshme ajrore e nje mjeti fluturues te ushtrise amerikane ne territorin shqiptar, nuk eshte i pari. Kujtojme se 6 vjet me pare, gjate luftes se Kosoves, ne territorin tone, jane rrezuar edhe dy helikoptere "Apache", pilotet e te cileve kane qene ndoshta te vetmet viktima te kesaj lufte nga ana e forcave te NATO-s qe reaqlizuan luften ajrore mbi ushtrine e Milloshevicit.

    Vetem gjate dites se sotme, pritet te mesohet per fatin e 9 pjesterave te bordit te avionit C- 130 te rrezuar mbreme ne Gramsh dhe per permasat reale te tragjedise, lajm i cili ka nisur te beje menjehere xhiron e botes.
    Marre nga gazeta "Korjeri"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659

    Rrezohet avion ushtarak amerikan ne Shqiperi.

    U.S. military plane crashes in Albania

    9 Americans believed dead in C-130 transport accidentThe Associated Press
    Updated: 10:27 p.m. ET March 31, 2005TIRANA, Albania - A U.S. military transport plane crashed in central Albania while on a training mission Thursday, and nine American personnel aboard were believed to have been killed, Albanian officials said.

    advertisement

    The Pentagon said a search was under way for the C-130 but poor weather was hampering efforts.

    The plane had taken off from Tirana’s airport and crashed on Driza Mountain in the district of Gramsh, 50 miles southeast of capital, Tirana, Albanian Defense Ministry spokesman Agim Doci told The Associated Press.

    Doci said officials believe that the nine people aboard, all Americans, were killed.

    Pentagon spokesman Jim Turner said he had no word on the crew’s status.

    Albanian army Chief-of-staff, Lt. Gen. Pellumb Qazimi, said the plane was part of a joint Albanian-U.S. military exercise.

    “All the necessary steps have been undertaken and search operations have already started with troops, from the air and to continue at dawn,” he said.

    The Albanian News24 television station reported that the location of the crash was remote and hard to reach, adding that a helicopter was seen circling the area.

    Residents said an explosion caused by the crashing plane felt “like an earthquake,” the station said.

    © 2005 The Associated Press. All rights reserved. This material may not be published, broadcast, rewritten or redistributed.

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Per ta shkruar lajmin dhe ne shqip:

    Avioni USA bie në Gramsh, 8 viktima

    K. Boriçi & A. Isai (Shekulli)

    GRAMSH- Rrëzohet një avion ushtarak që mendohet të jetë amerikan në malet e Gramshit, ndërkohë që nuk dihet numri i viktimave. Lajmi konfirmohet paraprakisht nga burime zyrtare të policisë dhe ushtrisë . Arben Josa, drejtor i policisë së Elbasanit, tha për gazetën se në orët e vona të ditës së djeshme, në malin e Roves, ku shtrihet dhe fshati Gribë, 30 km larg Gramshit, në vijë ajrore mes Gramshit dhe Pogradecit, mendohet se është rrëzuar një avion ushtarak amerikan me ngjyrë të gjelbër, Ky avion me disa persona në bord po kryente një stërvitje të planifikuar dhe mendohet se kishte në bord rreth tetë persona. Avioni amerikan model C130 sipas burimeve të para po kryente një stërvitje të përbashkët me forcat shqiptare kur ka pësuar një difekt. Mali është përfshirë nga flakët dhe sipas forcave të shumta policore që kanë shkuar afër vendit të ngjarjes, por dhe banorëve të zonës flakët e zjarrit nuk janë shuar deri në mesnatën duke u gdhirë dita e djeshme. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur katër helikopterë të ushtrisë shqiptare, por avionë të tjerë të forcave të NATO-s, të vendosur në Durrës. Mendohet se aksidenti ajror ka ndodhur për shkak të një avarie. Gjithsesi gjithçka pritet të zbardhet gjatë ditës së sotme. Ndërkohë sipas informacioneve të para, sinjalin SOS për rrëzimin e avionit ushtarak amerikan e ka kapur kulla e Brindizit.

    Banorët
    Sipas banorëve të zonës ku është rrëzuar avioni ushtarak tragjedia ajrore është regjistruar rreth orës 21:10 të ditës së djeshme. Banorët kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe më pas kanë parë flakë mes maleve Roves dhe Kukurit në rrethin e Gramshit, male të cilat ende janë të mbuluara nga bora. Dëbora rreth 2 metra, lartësia 1800 metra mbi nivelin e detit si dhe errësira, nuk kanë mundësuar afrimin e banorëve të zonës. Tajar Bici, banor i zonës tha dje në mbrëmje për gazetën se fillimisht
    fillimisht kanë dëgjuar zhurmën e një avioni që fluturonte dhe më pas kanë parë një flakë të madhe.
    Drejt zonës së largët, vend kufitar me malësitë e Pogradecit, janë nisur tre furgonë me forca të policisë vendase si dhe më pas dhe helikopterë të regjimentit të Farkës në Tiranë. Mësohet se forcat e policisë, të nisura drejt malit të largët dhe të drejtuara nga shefi i komisariatit Ali Gjoni, pasi kanë udhëtuar rreth 2 orë me automjete, po vazhdojnë tentativat që të arrijnë drejt vendit të tragjedisë, të ndihmuar dhe nga banorët e zonës. Po sipas burimeve për gazetën, edhe tentativat e para të
    helikopterëve të nisur nga Tirana për të shkuar në malet e Gramishit kanë dështuar. Tragjedia e rëndë ka angazhuar gjithë struktuarat e shtetit shqiptar dhe forcat e NATO-s që ndodhen në Shqipëri. Në orët e vona të ditës së djeshme, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosur, Gjeneral Lejtant Pëllumb Qazimi ka zhvilluar një takim urgjent me forcat amerikane që ndodhen në Shqipëri, për të analizuar tragjedinë e ndodhur. Takimi ka vazhduar deri në të gdhirë të ditës së djeshme.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    njehere u rrezuan dy helikoptere amerikan tek ne e tani dhe ky avioni..
    c'esht kjo pun keshtu..
    shum lire po u shkon koka ushtareve amerikane..
    sikur te tregonte Bushi kujdes per ata djem nenash sa 1 e 100-ta e kujdesit qe tregon per qenin e vet.. nuk do ndodhte keshtu..
    Me vjen shum keq per bijt e Amerikes..
    Ngushellime familjeve..

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Gazetat ne anglisht shkruajne per 9 persona te vdekur, madje kane gjetur edhe trupat.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Pse mo Brar Bushi e ka ne dore se bie avjoni ? Apo se prishet motorri ? Lufta eshte lufte, detyra eshte detyre... nje gje qe ne shqiptaret e kemi futur ne sirtar prej kohe dhe as qe e prishim me terezine se cndodh ne vendin tone me kriminelat qe kane hypur e njerezit qe hyn e dalin, eshte bere si kafaz pllumash.

    Ne vend qe te pergeozosh ardhjen e tyre, te ngresh sa me larte si shembull sakrificen e tyre, sidoqofte aksidentale ne kete rast, por pak rendesi ka, rrin e merresh me qent e Bushit. Me qent e Bushit merret Ciro 3000 ndonje gazete skandalistike e tipit Daily News apo ndonje reviste tjeter qe skan ca ben e merret me qent, k()qet, breket etj te njerezve te tjere.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anëtarësuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869

    SOS i parë mbi liqenin e Ohrit

    Sinjali u kap në Pulia në orën 2110 e u kalua në Tiranë. Dy pistat për ulje emergjence ishin larg

    SOS i parë mbi liqenin e Ohrit
    Përplasja 7 minuta pas sinjalit të alarmit



    fe. de.


    Nëntë ushtarakët amerikanë të avionit MC 130H Combat Talon, që u rrëzua në zonën malore të Gramshit, ishin vërtët njerëz të pafat. Avioni i tyre kishte dhënë sinjalin e parë SOS për një avari në kohën kur gjendej mbi liqenin e Ohrit, pra më shumë se 50 kilometra në vijë ajrore, qoftë nga aeroporti i Rinasit, qoftë nga ai i Kuçovës, që gjendet edhe më larg. Sinjali i lëshuar nga avioni është kapur nga një aparaturë satelitore në Pulia (Bari-Itali) në orën 21.10 të mbrëmjes së të enjtes dhe një minutë më pas, më 21.11 është transferuar me anë të sistemit AFTN (sistem ushtarak ndërkombëtar) në qendrën e kontrollit të trafikut ajror civil dhe ushtarak në Tiranë me sqarimin se në territorin shqiptar ka një mjet fluturues, që ka aktivizuar sistemin e alarmit SOS. Veç faktit të pranisë së këtij sinjali, nuk pohohet që avioni në momentet e konstatimit të avarisë të ketë patur tjetër kontakt radio me ndonjë qendër tjetër kontrolli.

    Sinjali

    Sinjali i parë i lëshuar në kohën që avioni gjendej mbi liqenin e Ohrit në orën 21.10 të mbrëmjes, i frekuencës 121.5, ishte shënuar në koordinatat 40'55" Veri dhe 20'48" Lindje. Sinjale të tilla të emergjencës zakonisht vendosen në tre vende në avione luftarakë, në kabinë, në karrigen e aviatorit si dhe në rrobat e tij. Që nga ky moment avioni ka përshkuar edhe rreth 20 kilometra të tjera në drejtim të perëndimit duke u përplasur në vendin e quajtur Guri i Gegës në fshatin Gribë të Gramshit. Sipas njohësve të aviacionit ushtarak, avionit MC 130H i janë dashur vetëm 7 minuta të përshkojë një segment të tillë me një shpejtësi normale, ndërkohë që nëse ka fluturuar me maksimumin e tij, i janë dashur vetëm 5 minuta deri në vendin e përplasjes. Platforma satelitore e Pulias ka kapur sinjalin e fundit të lëshuar nga avioni në lëvizje në koordinatat 40'48" Veri dhe 20'18" Lindje, që përkon me vendin e rrëzimit të tij. Interesant është fakti se platforma ka marrë sinjale edhe pas rrëzimit të avionit deri në pasditën e djeshme. Sinjalet janë regjistruar në një interval kohor 40 minuta nga njëri-tjetri. Duke qenë se kabina e avionit është shkatërruar krejtësisht, mendohet se këto sinjale kanë ardhur nga veshjet e trupit të pajetë të një prej pilotëve.

    (marre nga GSH)
    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

  10. #10
    Durrsak-Rob Zoti Maska e Sherri
    Anëtarësuar
    25-03-2004
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    869

    Përplasja e avionit pak metra larg majës së malit

    GRAMSH

    Kur është zbardhur dhe është parë qartë vendi ku kishte rënë avioni, njerëzit kanë kuptuar se për pak metra ai mund të kishte shpëtuar, për të rënë matanë kodrës. Ndoshta mund të kishte rënë më lehtë, të paktën sa për të shpëtuar nëntë jetët që ndosheshin në të. Por, kjo nuk ka ndodhur. Pasojat: Një skelet avioni nga i cili dilnin ende fjolla tymi dhe që dukej sikur ishte ngulur përdhe. Ndërsa asnjë njeri i gjallë apo i vdekur nuk dukej. Kjo ka qenë pamja e parë që u është shfaqur 8 burrave të fshatit Rovje, në rrethin e Gramshit, vendi ky më i afërt me malin ku u rrëzua avioni ushtarak amerikan "MC-130-H". Tetë njerëzit kanë qenë të parët ata që kanë shkuar pas qetësimit të situatës (dje në mëngjes), megjithëse kishin shkuar edhe një natë më parë, në momentin që aeroplani me nëntë ushtarë amerikanë është përplasur dhe ka marrë flakë. E para që është sinjalizuar për këtë ngjarje, pas afro një ore, nga banorët e Rovjes, ka qenë policia e Gramshit. Por, megjithë dëshirën e mirë të kësaj policie apo të çdokujt tjetër, udhëtimi për në vendin ku kishte rënë aeroplani amerikan, ka qenë tejet i vështirë.

    Udhëtimi

    Vajtja në vendin e ngjarjes ka qenë e vështirë si për forcat ushtarake policore apo gazetarët, si në rrugë tokësore, ashtu edhe në atë ajrore, për shkak të zonës tepër të thellë dhe motit të keq. Nga qyteti i Elbasanit deri në fshatin Rovje duhen përshkuar rreth 100 kilometra. Ndërsa për të shkuar deri në "Qafën e Unjtë", në atë të Gurit të Gegës, në shpatin e vargmalit të Gribes, janë të paktën edhe 10 kilometra, të cilat duhen përshkuar patjetër më këmbë, në një trashësi dëbore prej afro 1.5 metër. Deri në qytetin e Gramshit bëjmë rreth 50 kilometra. Këtu, sheshi përpara komisariatit është i mbushur plot. Sirena policie e ambulanca, radio policësh që gumëshijnë dhe shumë makina me uniforma blu, kryesisht "Iveco" 4X4, që nisen për rrugë të vështirë, janë zhurmat që kanë thyer qetësinë e qytetit, në të cilin bie heshtja sapo ngryset. Për civilët (gazetarët), që të mbërrinin në Rovje (1800 metër mbi nivelin e detit), udhëtimi është i tmerrshëm. Rruga është tejet e shkatërruar dhe vende-vende me dëborë e akull. Ndërsa errësira bënte të sajën. Disa kilometra pas qytetit vijnë fshatrat Shelcanin, Zanvën, Snozemin dhe Kukurin. Ky i fundit është qendra e komunës. Por për të shkuar deri në Rovje duken edhe afro 13 kilometra, aks ky tejet i thepisur dhe shumë i rrezikshëm, sidomos në net si ajo e mesnatës së të enjtes duke u gdhirë e premte, kur dëbora binte pandërprerë, ndërsa mjegulla ndihmonte errësirën për të verbuar. Dhe, orët e para të mëngjesit na gjejnë në Rovje, fshat mbi të cilin kishin fluturuar avionët ushtarakë dhe njëri prej tyre kishte rënë. Sikur të mos mjaftonte mundimi i rrugës, forcat speciale shqiptare që kishin mbërritur më parë në vendngjarje, ato të policisë si dhe ushtarakë amerikanë, nuk lënë askënd t'i afrohej avionit të rrëzuar. Në vendin e ngjarjes kishin mbërritur ndërkohë dhe diplomatë të ambasadës amerikane në Tiranë, kreu i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj, si dhe drejtori i SHISH-it për Elbasanin.

    Banorët

    Të vetmit civilë që kishin parë avionin në flakë ishin 8 burra të fshatit Rovje. Ata kanë treguar për Gazetën se rreth orës 20.00 disa avionë po bënin manovra mbi shtëpitë e tyre dhe pas pak minutash është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm. "Mali u ndriçua nga flakët. U nisëm menjëherë dhe u afruam rreth 70 metër pranë avionit që digjej. Herë pas here kishte shpërthime. Shpresuam se mund të ndërhynim për të shpëtuar ndonjë jetë, por ishte e kotë. U kthyem menjëherë në fshat, pasi aty nuk kishte valë për celularët dhe lajmëruam policinë", ka thënë Lavdërim Shuli, njëri nga tetë njerëzit që shkuan të parët në vendin e ngjarjes. Madje, të parët edhe në mëngjes.

    Ushtarët

    Focat këmbësore të ushtrisë e kanë ndier vuajtjen më shumë se të tjerët. Ushtarë të vjetër, apo rekrutë të ardhur të mbërritur për gjetjen e kufomave, janë përballur me vështirësi të mëdha. Por më të "ndëshkuarit" kanë qenë të sapomobilizuarit në Korçë, të cilët kanë qenë të veshur si për ditë vere, megjithëse misioni i tyre ishte në borë e në një vend shumë metra mbi nivelin e detit. Madje, ishin dhe të pangrënë, ose vetëm kishin ngrohur barkun me çaj kinez, ndërsa në dorë me zor mbanin lopatat. Kur është mësuar ky fakt, komuna e Kokurit dhe pronarët e lokaleve u kanë ofruar atyre ushqim falas.

    Viktimat

    Në avionin ushtarak "MC-130-H" në momentin e rrëzimit ndodheshin 9 ushtarë amerikanë, të cilët kanë gjetur vdekjen. Rreth 60 forca policie e të ndërhyrjes së shpejtë, si dhe një brigadë ushtarësh, pas shumë kërkimesh, rreth orës 14, kanë gjetur 4 viktimat e para. Tre trupa ishin të dekompozuar e të paidentifikueshëm, ndërsa i katërti i padëmtuar. Ndërsa disa orë më vonë, janë gjetur edhe pesë të tjerët, të cilët humbën jetën gjatë një stërvitjeje të përbashkët amerikano-shqiptare mbi fshatrat e Gramshit.


    Fshatari shndërrohet në operator për të sjellë imazhet e avionit

    I vetmi njeri që ka mundur të filmojë nga afër skeletin e shkrumbuar dhe të copëtuar të aeroplanit " MC-130-H", ka qenë 25-vjeçari Shkelzen Hanko, nga fshati Rovje i Gramshit, pranë vendit ku ndodhi tragjedia ajrore. Madje, siç ka treguar vetë ai, ka filmuar dy herë. Por herën e parë gjithçka i është prishur. I riu, pronar i një lokali në fshatin e tij, ka treguar për Gazetën se ka qenë i pari që në të gdhirë të mëngjesit ka filmuar avionin e shkatërruar. "Mora kamerën time dhe u nisa. Sapo mbarova dhe po nisesha për në fshat, mbërriti policia. Forcat speciale ma prishën kasetën, pasi, sipas tyre, nuk duhej ta kisha bërë këtë gjë", ka thënë Hanko. Por, ai është nisur sërish. Këtë herë për "t'i bërë nder" tjetërkujt. Siç ka treguar vetë Hanko, si banor i zonës, ai njeh mjaft shtigje dhe në orët e paradites ka mundur t'i afrohet sërish avionit të rrëzuar. Më pas, pamjet e filmuara prej tij janë transmetuar në disa televizione në kryeqytet.

    (marre nga GSH)
    Divide Et Impera
    " Yo soy cubano, latinoamericano
    y pa’ todos mis hermanos yo les quiero cantar"

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. A është kërcënim Amerika për paqen botërore?
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  4. Misioni Amerikan Në Shqipëri (1946)
    Nga DriniM në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •