Top Channel
TRANSPORTET, MIRATOHET GJURMA E RRUGES SE ARBRIT
Keshilli Kombetar i Rrugeve ka miratuar sot projektin per ndertimin e rruges se Arberit, e cila do te lidhe Tiranen me Dibren permes nje distance prej 72 kilometrash. “Sipas burimeve historike dhe te Institutit te Monumenteve te Kultures, kjo rruge daton qe ne lashtesi ashtu si dhe Via Egnatia, madje kjo mund te konsiderohet si pjese apo dege e saj. Funksionimi i kesaj rruge gjate mesjetes se hershme e te mesme vertetohet si nga burime dokumentare ashtu edhe nga gjurmet e ndertimeve te ndryshme gjate saj”, u shpreh kryeministri Nano. Shefi i qeverise thekson se kjo rruge eshte nje nder arteriet kryesore te Shqiperise se Mesme qe lidhte ndermjet tyre disa zona. Rruga ka lidhur me pare portin e Durresit, Ishmin e Siperm, fushen e Tiranes si dhe luginen e Matit te siperm me luginen e Drinit. Ndermjet kesaj rruge Shkodra neper Kruje tregetonte me Dibren e po keshtu Vlora me Dibren pergjate rruges bregdetare Apolloni - Durres - Tirane. Rruga e Arberit eshte po aq e rendesishme per Shqiperine sa eshte edhe rruga Durres-Kukes. Ne Keshillin Kombetar te Rrugeve u paraqiten tre projekte dhe u miratua ai qe parashikonte nje kosto ndertimi prej 162 milion lekesh per kilometer. Rruga do te ece ne gjurmet e rruges se lashte e cila njihet pikerisht me emrin Rruga e Arbrit. Ajo do te jete 72 kilometra e gjate, 10 metra e gjere dhe do te shkurtoje gjatesine e aksit Tirane-Shkup me rreth 100 kilometra. Rruga prej Tiranes, kalon pas Malit te Dajtit, mberrin fare shkurt ne Bulqize dhe zgjatet deri ne Diber ne qafen e Bllates.
Te gezon kur degjon per berien e nje rruge ne shqiperi ku e dime shume mire se rruget ne shqiperi jane skandal.
Ajo qe me beri pershtypje eshte qe nje kilometer ne shqiperi kushton 162 milion leke perafersishte 1.6milion dollare nje rruge 10 metra e gjere e kjo vetem kosto ndertimi?
E dihen si behen rruget aty.
Nuk e di te duken pak si shume per shqiperine qe te kushtoj kaq shume nje kilometer?
Me kujtohet Berluskoni kur ishte ne fushate tregoi ne nje emision se sa kushtonte realisht nje rruge shifrat e te cilave qene ritur shume nga zyrtaret e meparshem qe donin te fitonin sa te mundnin.
Pakashume rruget ne shqiperine e varfer kushtojne sa ato ne amerike e europe kur dihet sa marrin puntoret aty e sa ndryshim te madh ka ne pagesa me keto vende.
Kush ka informacione per kete teme dhe per krahasimin e kostos dhe te asaj se sa kushton nje rruge me te njejtat standarte ne vendet e tjera mund te shkruaj ne kete teme.
Krijoni Kontakt