Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5

Tema: Gjyshja

  1. #1

    Smile Gjyshja

    G j y s h j a j u a j
    Diskutant i rregjistruar
    Posts: 1
    (12/14/00 8:52:20 pm)
    Reply Mblidhuni femije te dashur
    --------------------------------------------------------------------------------

    Babagjyshi vitit te ri!!

    Kam takuar neper rruge
    nje plakush te zbardhur fare,
    ecte krrusur dhe i lodhur
    ishte plot melankoli.
    me trishtim ai murmuriti:
    "Jam viti qe kaloi".

    Duke u hedhur me pas vinte
    nje femijez i gezuar,
    edhe qeshte ai capkeni,
    prapa viti qe mbaronte.
    Gjithe gezim me ka kenduar:
    "Jam une viti i persalindur"



    Tre fjalet magjike

    -A e ke gomen?
    -Sigurisht,Rudin.
    -Te lutem,a ma jepni pak?
    -Ja merreni.
    -Faleminderit!
    -Ju lutem!

    -Me fal,Viola,qe te kam qelluar me top.
    Nuk e kam bere fare me qellim!
    - Je me te vertete pak hutaq!
    -Here tjeter do te kem mendjen!

    -Kur te shkosh ne shkolle,mengjesin e ke brenda ne cante.
    -Faleminderit, nene.Te lutem
    a mund te shkoj sebashku me Fatjonin?
    -Po,biro!
    -Te faleminderit shume!
    Imagjinata eshte me e rendesishme se sa njohuria
    Einstein

  2. #2

    Sykaltra

    G j y s h j a j u a j
    Diskutant i rregjistruar
    Posts: 2
    (12/15/00 7:30:02 pm)
    Reply Sykaltra frikacake!!
    --------------------------------------------------------------------------------
    Akrepi i madh i ores shenoi 12, ndersa i vogli shkoi tek 7.
    Eshte ora 7 fiks,, koha kur sykaltra shon te fleje.
    Mami tha,,"Erdhi koha per gjume tani Sykaltra,, po ashtu tha dhe babi,, SYkaltra kerkoi dhe nje gote qumesht.
    -Mire,, tha mami.
    -Mire,,tha babi.
    -Ja ku e ke dhe goten e qumeshtit,, dhe Sykaltra e piu ate te gjithe.
    -Baba,, me shoqero ne dhome te lutem.
    -MIre,,i tha babi dhe e hypi Sykaltren kalaqafe dhe e coi ate drejt dhe tek shtrati.
    Sykaltra i kerkoi babait arushin se me ate flinte cdo nate,,i kerkoi dhe kukullen edhe ate ja dha.
    -Naten e mire ,Sykaltra i tha babi
    _Naten e mire,Sykaltra i tha mami.E puthen te dy dhe u kthyen per te dale nga dera,,por ne kete ajo i thirri prape
    -mami po ju me puthet mua apo jo?
    -Po i tha mami.
    -Po i tha babi.
    -Po mire me puthni dhe nje here,, dhe ato u kthyen dhe e puthen perseri,, dhe perseri i uruan naten e mire.Por ajo nuk flinte dot,,ajo i mbylli syte po gjume nuk kishte,, dhe keshtu filloi te kendonte nje kenge per alfabetin,,qe e krijoi vete.
    -A eshte Atdheu.
    -B eshte per babin
    -C eshte cicerima e zogut.
    -D eshte dimri,,e keshtu me rradhe ajo filloi te kendonte kengen me germat e alfabetit ,,DH,E,E,F,G,GJ,H,K,L,DH,M,N,NJ,O,P,Q,R,RR,S,SH,T, dhe kur arriti tek T-ja ju kujtua tigri.
    Sykaltra ndaloi per nje cast dhe filloi te veshtronte rreth e rrotull dhe ajo filloi te mendoje per tigrin.Ajo mendonte per tiger te madh ,,
    per tiger te vogel ,,dhe filloi te ndjente frike.
    - Po sikur te kete ndonje tiger ketu ne dhomen time,,? mendoi ajo.
    Ajo shikoi rreth e qark dhomes , dhe ju duk sikur nje tiger po qendronte ne cep te dhomes.Menjehere zbriti nga shtrati ,, dhe shkoi ti tregonte mamit dhe babit per tigrin qe qendronte ne cep te dhomes
    -Ne dhomen time eshte nje tiger,,tha Sykaltra.
    -Po te kafshoi,,e pyeti babai?
    -Jo ,,tha ajo
    -Po te gerrici,,e pyeti mami?
    -Jo u pergjigj Sykaltra.
    -Atehere do te kete qene nje tiger miqsor,,i tha babai.
    Ai nuk te han ,,po shko fli.
    -Vertet,,pyeti Sykaltra?
    -Po i thane te dy prinderit.Dhe ajo u kthye ne dhome,,edhe u shtri prap ne shtrat.Por prap kishte frike mbylli syte po gjumi nuk e zinte.
    I hapi prap dhe ne fund te dhomes pa nje gjigand te madh,,-atje eshte nje gjigand mendoi,,por tashme ajo nuk kishte frike,,u be kurioze qe te shkonte ta shihte nga afer,,dhe iu afrua,,por c'te shohe ky gjigand ishte nje rrobdishamber qe ishte hedhur pakujdes siper karrikes.
    SYkaltra tashme nuk po mendonte me per gjigandin dhe tigrin,,tashme ajo ishte e lodhur dhe per cudi nuk kishte me frike ,, dhe keshtu e zuri nje gjume i embe


    Fund
    Imagjinata eshte me e rendesishme se sa njohuria
    Einstein

  3. #3
    G j y s h j a j u a j
    Diskutant i rregjistruar
    Posts: 4
    (12/17/00 5:08:20 pm)
    Reply Nje vjershe per muajte vitit
    --------------------------------------------------------------------------------
    Muajt e vitit

    Femijet e dine
    sa muaj ka viti,,
    te medhenje e te vegjel
    jane gjithsej dymbedhjete.

    Secila ka lulen e vet
    secila ka frutin e saj,
    asnje ndermjet tyre
    nuk eshte mei bukur se njeri tjetri.

    Familje me te bukur
    askush nuk ka pare kurre,,
    jane dymbedhjete muaj
    te gjithe punetore..


    Ditet e muajit


    Tridhjete dite ka nentori,,
    sebashku me prillin ,qershor,shtatorin
    njezet e tete ka vetem nje,,
    gjithe te tjeret tridhjet e nje.
    Imagjinata eshte me e rendesishme se sa njohuria
    Einstein

  4. #4
    G j y s h j a j u a j
    Diskutant i rregjistruar
    Posts: 5
    (12/18/00 6:13:09 pm)
    Reply Bie shi !!
    --------------------------------------------------------------------------------


    Bie shi vetem per nje ore,,
    dhe djali i vogel ne dritare ka dal,,
    po bie shi per shume,shume kohe,,
    mbi kete qytet te madh.

    Bie shi mbi catite e muret,,
    bie shi mbi bulevardin e gjate,,
    bie shi mbi druret e errret,,
    me ritem te trishtuar dhe te barabarte.
    Imagjinata eshte me e rendesishme se sa njohuria
    Einstein

  5. #5
    G j y s h j a j u a j
    Diskutant i rregjistruar
    Posts: 6
    (12/19/00 7:00:59 pm)
    Reply Nata e fundit!!
    --------------------------------------------------------------------------------

    Ne nje shtepi ne Paris,, e mbuluar me debore,, jetonin dy mbedhjete vajza te vogla. Te gjitha ishin te bukura te ciltra ,dhe moshatare, vetem njera ishte me e vogla , ajo quhej Madalena.
    Madalena pelqente gjithshka,kafshet shiun boren diellin dhe cdo gje te bukur qe ajo shihte.
    Kjo qe do te tregoje ndodhi nje nate me pare ,se te vinte dita e vitit te ri.
    Ne shtepi te gjithe ishin duke fjetur, dhe asnje krijese nuk pipetinte,ishte heshtje e plote.
    Zgjuar ishin vetem Madalena e vogelqe merrej me pune,miu i mjere, i shtrire ne shtratin e tij ,,dhe qe ndjente shume ftohte,gjithashtu dhe zonja Maria guvernantja qe kujdesej per vajzat.
    Madalena po i conte nje caj te ngrohte zonjes Maria,kur degjoi nje te trokitur ne dere,ndaloi hapat,dhe priti ,te trokiturat u degjuan perseri,nxitoi ti conte cajin zonjes maria,dhe u drejtua per nga dera.
    "Te jete babagjyshi i vitit te ri"mendoi?
    Hapi deren ,dhe perball saj qendronte nje tregtar qilimash,i cili mbante ne dore 12 qilima dhe asnje me shume.
    Ai e pyeti Madalenen nese donte ti blinte ,dhe ajo pranoi duke menduar"Keto qilima do te rrine shume mire ne kembet e cdo krevati,dhe pasi te ngrihemi ne mengjes nuk do te na ndjejne kembet te ftohte".
    E pagoi tregetarin,duke i thene"ketu ke leket dhe te gjithe falenderimet tona.
    Tregtari u largua bashke me leket,por jashte bente ftohte dhe binte bore,dhe ai filloi te mberdhinte.
    "Me duket se bera gabim qe i shita "mendoi ai,"vertet bera gabim"mendoi i merzitur.
    Ai deshironte ti kishte prap,po tashme ato ishin te shitura.Mendoi te kthehej perseri mbrapsht dhe ti kerkonte prap qilimat e tij dhe te kthente leket,dhe ashtu beri.Kur arriti tek pragu i deres ,nuk kishte me fuqi te hidhte hapat.Trokiti perseri ne dere.
    Madalena e ftoi brenda ,e uli ne nje fron,dhe filloi ti sherbente.I beri nje caj te ngrohte ,i futi kembet e ftohta ne uje te ngrohte,dhe i dha nje ilac per kolle.
    Tregtari ishte nje burre i holle ,i gjate,gjithashtu kishte nje veti te vecante,ishte magjistar.
    Pasi e ndjeu veten me mire,dhe ngrohte,veshtroi Madelenen gjithe mirenjohje dhe i tha"Cfare do te deshiroje ti madalena e vogel nga une qe te ndihmoje'?
    Ajo tha"qe deri sa une te gatuaj gjithshka per neser te lutem laj keto pjata ne lavaman"
    ...dhe vete shkoi te gjente nje bredh te bukur per ta zbukuruar me vone ne mes te shtepise.
    Tregetari magjistar ne kete kohe murmuriti disa fjale me vete ,dhe per cudi pjatat filluan te lahen vete ,dhe te hidheshin njera pas tjetres,dhe te rrjeshtohen ne raftin siper.
    Kur mbaroi pune me pjatat,edhe Madalena ishte kthyer,ne kete kohe ajo degjoi trgetarin te thoshte
    "ABRAKADABRA,ABRAKADABRA",dhe pernjehere ne qiell u pane 12 vajzat e vogla ,duke fluturuar me qilimat e blere nga tregtari,dhe mbi qilima kishte dhe shume lodra te bukura per femije,dhe vajzat qe mbanin nga nje yll te shendritshem ne dore dhe dukeshin shume te lumtura.
    Te gjithe femijet kishin dale ne dritare,bashke me prinderit e tyre,dhe veshtronin te cuditur vajzat e vogla qe fluturonin lart ne qiell siper qilimave fluturues.
    Por tringellima e nje zileje qe u degjua beri qe e gjithe magjia te prishej,dhe te gjitha vajzat te zbrisnin ne toke.
    Ishte zonja Maria qe i binte ziles ,dhe i lajmeronte qe dreka ishte gati.
    Te gjitha vajzat u rrjeshtuan rreth tryezes njera pas tjetres,dhe me nje goje uruan njera tjetren ,,,
    "Gezuar Vitin e Ri".
    Imagjinata eshte me e rendesishme se sa njohuria
    Einstein

Tema tė Ngjashme

  1. Ismail Bej Vlora (Qemali) [1844-1919]
    Nga erzeni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 55
    Postimi i Fundit: 29-05-2024, 12:25
  2. Dhimbje tė kujtesės
    Nga hajla nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 221
    Postimi i Fundit: 23-10-2011, 21:53
  3. > Gjyshja e Obamės pritet tė shkoj nė Haxh
    Nga strange nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 06-05-2009, 10:22
  4. Gjyshja ime
    Nga nimf nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 27-02-2006, 10:16
  5. Nermin Vlora
    Nga dodoni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-05-2004, 21:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •