Obligueshmėria e agjėrimit
Selman el-Farisiu pėrcjell se i dėrguari i All-llahut, Muhammedi s.a.v.s. nė ditėn e fundit tė muajit shaban e mbajti hutben vijuese:
O njerėz, po ju vie njė muaj i madh dhe i bekuar, muaji nė tė cilin gjendet njė natė mė e mirė se njė mijė muaj tė tjerė, muaji, agjėrimin e tė cilit All-llahu e ka bėrė tė obliguashėm (farz), kurse namazet e natės nė tė, vullnetare. Kush kryen njė vepėr tė mirė nė kėtė muaj, ėshtė i njėjtė me atė qė ka kryer njė detyrė tė obligueshme- farz jashtė kėtij muaji, ndėrsa, kush kryen njė detyrė tė obligueshme nė kėtė muaj, ėshtė i barabartė me atė qė ka kryer shtatėdhjetė farze nė ndonjė muaj tjetėr.
Ramazani ėshtė muaj i durimit, kurse shpėrblimi pėr durim ėshtė Xhenneti. Ramazani ėshtė muaji i bėmirėsisė, muaj nė tė cilin shtohet furnizimi i besimtarit tė sinqertė. Kush e fton tietrin nė iftar do ti falen mėkatet, do tė jetė i mbrojtur nga zjarri i Xhehennemit dhe do ta ketė shpėrblimin e barabartė me shpėrblimin e agjėruasit tė cilin e ka ftuar nė iftar pa kurrfarė pakėsimi tė shpėrblimeve tė veta.
O i dėrguari i All-llahut, nė mesin tonė ka edhe tė atillė qė nuk kanė mundėsi pėr kėtė, i thanė as-habėt.
Kėsaj, i dėrguari i All-llahut i pėrgjigjet:
All-llahu do ta shpėrblejė secilin prej jush me shpėrblimin e pėrmendur kush i jep iftar agjėruesit, qoftė edhe me hurmė, me njė gotė qumėsht, apo ujė. Ky ėshtė njė muaj fillimi i tė cilit ėshtė mėshirė, mesi ėshtė falje, kurse fundi i tij ėshtė shpėtim prej zjarrit tė Xhehennemit.
Kush i ndihmon robit pėr tu liruar nė kėtė muaj, All-llahu do ta falė dhe ai do tė jetė i shpėtuar prej Xhehennemit. Nė kėtė muaj tentoni qė t'ju vijnė plotėsisht nė shprehje kėto katėr veti: dy me tė cilat do ta kėnaqni All-llahun e Madhėruar dhe dy tjera tė cilat u nevojiten juve.
Dy tė parat janė:
-shehadeti, deklarata qė vetėm All-llahu ėshtė Zot
-lutja drejtuar All-llahut pėr falje tė mėkateve
Dy tė tjerar tė cilat u janė tė domosdoshme janė:
-lutja drejtuar All-llahut t'ju shpėrblejė me Xhennet dhe
-lutja t'ju rruajė nga Xhehennemi
Kush e ushqen agjėruesin kėtė muaj, All-llahu do ti japė tė pijė nga burimi im pas tė cilit nuk do tė ndjejė etje derisa tė hyjė nė Xhennet.
Krijoni Kontakt