Obligimet ndaj vetvetes
I dėrguari i All-llahut, Osman b. Medhunit dhe disa as'habėve tė tjerė, kur i erdhėn, pas marrėveshjes se do tė bėjnė jetė askete, qė ditėt t'i kalojnė nė agjėrim e netėt nė ibadet, se do tė largohen prej grave tė tyre, se s'do tė hanė mish dhe ushqim tė yndyrshėm dhe se do tė pėrmbahen nga tė gjitha gjėrat qė janė tė lejuara nė kėtė botė, u tha: Jam i informuar pėr marrėveshjen tuaj. Pastaj kėrkoi tė tubohen njerėzit dhe me atė rast mbajti fjalimin vijues:
Ju vėrtet keni obligime ndaj vetvetes. Agjėroni dhe hani. Faluni dhe flini. Unė falem dhe flej. Afjėroj dhe ushqehem. Ha mish dhe ushqim tė yndyrshėm. Jetoj jetė bashkėshortore. Kush nuk i pėrmbahet sunnetit tim, ai nuk mė pėrket mua.
Ē'mendojnė ata qė bashkėshortet e veta i kanė bėrė tė ndaluara, qė ushqimet e lejuara, pushimin dhe gjėrat e e tjera rė lejuara (hallall) nė kėtė botė, ia kanė ndaluar vetvetes?
Unė nuk ju kam urdhėruar tė bėheni priftėrinjė e kallogjerė. Nė fenė time nuk ka pėrmbajtje nga mishi, bashkėshortja e as qė ka asketizėm.
Forma e asketizmit dhe e vetėmohimit pėr ithtarėt e mi ėshtė agjėrimi dhe xhihadi.
Adhurojeni All-llahun dhe asgjė Atij mos i ngarkoni. Shkoni nė haxhxh dhe umre. Falni namaz, jepni zekat dhe agjėroni ramazan. Bėhuni tė qėndrueshėm nė kryerjen e dispozitave islame dhe do tė jeni nė rrugė tė drejtė.
Ata para jush janė shkatėrruar pėr shkak tė rreptėsisė. Kanė qenė tė rreptė ndaj vetvetes, andaj All-llahu ka qenė i rreptė ndaj tyre. Mbeturinat e tyre gjenden nė vendet ku kanė banuar.
Pas kėsaj ka pasuar shpallja e ajetit:
O besimtarė, mos ia ndaloni vetes gjėrat e mira qė ua ka lejuar All-llahu dhe mos e teproni, sepse All-llahu nuk i do ata qė e teprojnė (el-Maide, 87)
Krijoni Kontakt