Nje shqiptar, zgjidhet si gazetari me i mire grek
E Enjte, 31 Mars 2005
Gazetari shqiptar Gazmend Kapllani, se fundmi, ka marre nje cmim evropian si gazetari me i mire grek per artikujt kunder diskriminimit dhe racizmit
E ka titulluar shkrimin e tij "United Colours of Hip-Hop", shqiptari, pa e ditur se nje dite do te vleresohej si gazetari me i mire "grek", per shkrimet kunder racizmit dhe diskriminimit. Nje gje e tille ka ndodhur se fundi, kur nje Juri nderkombetare evropiane, i ka dhene Cmimin si gazetari me i mire grek i vitit 2004, shqiptarit Gazmend Kapllani.
Lajmi eshte konfirmuar ne fillimjave nga Grupi shqiptar i te drejtave te Njeriut, e cila ka premtuar qe te jape hollesira ne ditet ne vazhdim per cmimin.
Behet fjale per nje reportazh, qe Z.Kapllani e ka botuar tek "Ta Nea" dhe ne te cilin ka vendosur si personazh kryesor nje emigrant shqiptar, te quajtur Arban Perlala. Te rinjte shqiptare, personazhe te tij mikse, i bashkon Hip-Hopi dhe figura kryesore e kesaj shoqerie eshte vete shqiptari. Duket se shtjella profesionale e shkrimit, shtuar ketu me tematiken, e ka bere autorin qe t'i jape shume jete shkrimit te tij, por edhe te gjeje vleresimin e duhur nga Juria Nderkombetare.
Gazmend Kapllani ka shkuar ne Greqi qe me 1991 dhe atje ka pergatitur Doktoraturen ne Universitetin e Athines "Panteion". Ai ka qene Presidenti i Forumit te Emigranteve shqiptare dhe eshte shume i njohur per luften e tij qe ka bere ne ceshtjet e ndryshme te racizmit dhe emigranteve. Ceshtja e tij beri buje ne vitin 2002, kur nuk iu rinovuan dokumentat e qendrimit me motivacionin e "kercenimit te Rendit Publik dhe Sigurise Kombetare". Ka qene Amnisti International, e cila ka nderhyre pastaj ne drejtim te Ministrit te Rendit Chrysochoidis per ceshtjen e tij.
Ai eshte prezent edhe ne median shqiptare, kohet e fundit, per shkrimet e tij.
Ben Andoni
Krijoni Kontakt