Shpėrthimi vetėvrasės te "Don Bosko", masė ndaj familjares sė tė ndaluarit
Njeriu bombė, pezullohet policja
Ishte e motra e tė arrestuarit nga Lushnja
ga.ja.
TIRANE
Policia ka marrė masa edhe ndaj familjares sė njė prej tė dyshuarve si tė implikuar nė shpėrthimin e njeriut bombė nė njė prej pallateve tė rrugės "Don Bosko". Drejtues tė Policisė sė Shtetit kanė vendosur tė pezullojnė nga detyra njė efektiv tė policisė sė Qarkullimit Rrugor tė Komisariatit tė Lushnjės. Mė konkretisht, bėhet fjalė pėr motrėn e 15-vjeēarit Mario Hasani, njėri prej tre tė arrestuarve nė lidhje me kėtė ngjarje. Burime tė Gazetės janė shprehur se njė veprim i tillė ėshtė bėrė pėr tė shmangur ēdolloj ndėrhyrje apo dėmtim tė mundshėm tė hetimit. Policja e Qarkullimit Rrugor vazhdon tė bėjė pjesė nė radhėt e policisė, duke pėrfituar edhe rrogėn, por pėr njė kohė tė pacaktuar nuk ka tė drejtė tė ushtrojė detyrėn e saj. Tė njėjtat burime janė shprehur se rikthimi i saj nė detyrė ėshtė nė varėsi tė rezultateve qė do tė dalin nga hetimet e nisura ndaj vėllait tė saj, nė lidhje me implikimin e tij nė shpėrthimin e "Don Boskos".
Arrestimet
Elvis Prethi, Mario Hasani, Ardian Llapushi u arrestuan nga policia dy javė pas vetėshpėrthimit aksidental tė njeriut bombė. Burimet policore dhe ato tė prokurorisė deklaruan se arrestimi i tyre u bė pasi nė telefonin e viktimės janė gjetur numrat e celularėve tė tre tė ndaluarve tė lartpėrmendur. Gjithashtu, sipas burimeve, kėto kanė qenė numrat e celularėve me tė cilėt viktima kishte komunikuar mė shpesh. Njė tjetėr argumentim i arrestimit tė tre lushnjarėve ishte edhe lidhja farefisnore e dy prej tyre me Leonard Priftin, njėrin prej anėtarėve kryesore tė Bandės ė Lushnjės, e cila dyshohet si organizatorja e atentatit me tritol tė mbetur nė tentativė nė pallatin e "Don Boskos".
Hetimi
Prokuroria pas vlerėsimit tė provave dhe vendit ku ndodhi shpėrthimi aksidental, ka hedhur dy pista tė mundshme si motivet e kėsaj ngjarjeje. Pista e parė ėshtė qė tritoli mund tė ishte pėr nėnėn e oficerit tė policisė, tė vrarė nga Banda e Lushnjės, Klenti Bano, Katja, e cila banon pak metra larg vendit ku ndodhi shpėrthimi. Ndėrkohė qė njė pistė e mundshme pėr organin e akuzės ėshtė edhe mundėsia qė tritoli tė kishte pėr shenjėstėr ndonjė prej ish-drejtuesve tė policisė, qė ishin angazhuar nė kapjen e disa prej anėtarėve tė Bandės sė Lushnjės. Pavarėsisht pistave tė hetimit, organi i akuzės ende nuk ka mundur tė identifikojė viktimėn qė vetėshpėrtheu, i cili dyshohet tė ketė inicialet E.A. Dhe pėr kėtė arsye janė nisur drejt Italisė kampione tė gjakut tė viktimės dhe familjarėve tė dyshuar, pėr t'i bėrė analizat e ADN-sė.
(Marre nga GSH)
Krijoni Kontakt