Close

Rezultati i Sondazhit: Mendoni se Brigel duhet te ik nga kombtarja jone?

Votues
33. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Po, sa me parë...

    8 24.24%
  • Po, ai eshte pengese per talentet e reja...

    2 6.06%
  • S'ka fajet Brigel, duhet nderim gjeneratash...

    6 18.18%
  • S'ka fajet Brigel, kemi nepotizem ne Kombtare...

    3 9.09%
  • FSHF-ja duhet te leshon postet...

    3 9.09%
  • Jo, ka bere dicka edhe ai...

    7 21.21%
  • Nuk kam pergjigje...

    4 12.12%
Faqja 10 prej 15 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 141
  1. #91
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Per mendimin tim Brigel ka ndryshuar dicka, prap nuk eshte e mjaftushme, prap jemi dobet nga te gjitha repartet e lojes. Kualifikimet per EURO 2008 po vijn dhe per 1 vit dhe deri atehere do kemi kohe per ndryshim. Me Brigel do filloj mire sic bem me Rusin dhe Irlanden per Euro 2004 dhe me Greqin por si gjithnje nuk e mbajm dot presionin dhe gjendjen psikollogjike per te luajtur te gjitha ndeshjet sikur jan te fundit.

    12 pike qe morem ske ci do se grupi per kualifikimet EURO 2008 mund te bie dhe me e fort dhe atehere prap per 12 pike do jet objektivi. Kan arsye pse Behrami dhe te tjeret nuk vin sepse Brigel nuk u jep shancin apo hapsire per me lujt.

    PS: Davius beje ket teme me sondazh me pa si mendojn te gjith.

  2. #92
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Temes ju shtua nje sondazh me asistence te Nikut. Mendoj se te gjithe futbolldashesit shqitpare do te japin opinionet e tyre ne lidhje me ate se a duhet Brigel te leshon kombetaren tone apo jo. Sondazhi eshte i pergjithesuar dhe pervec Brigelit jane te perfshira edhe disa gjera qe kane lidhje me kombetaren.

    Komentete dhe debatet jane te mireseardhura.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Votova: Jo, ka bere dicka edhe ai!

    Per mua Briegeli nuk ka bere cudira, po edhe keq nuk ka punuar. Une do isha pergjithesisht i kenaqur nga puna e Briegelit po te na nxirrte ne vend te peste. Do kishim shpresa te ngjiteshim nje vazo me larte me ate vend. 4 fitore s'i ka bere ndonjehere Shqiperia, dhe te shikoni, ne dy ndeshjet e fundit do marrim edhe ndonje pike tjeter.

    Jam i sigurte qe Briegeli do beje cmos te fitoje ndeshjen me Turqine, qe t'i zgjasin kontraten edhe per nje sezon tjeter, ndryshe do t'i duhet te filloje te kerkoje ndonje kontrate me Lituanine apo Islanden.

    Shume veta ankohen qe Briegeli nuk mori ne konsiderate Vaten, dhe sorollati Bogdanin, kurse nga fundi perjashtoi Beqaj-n. Asnje nuk shikon se cfare grupi te forte krijoi gjermani: te gjithe keta lojtare ishin sjelle keq dhe paten pretendime, pa pyetur c'donte kombetarja nga keta, parashtruan c'donin ata nga kombetarja. Briegeli u tregoi te gjitheve vendin, dhe vetem Bogdanit i hapi rrugen sepse ia kishte nevojen dhe Bogdani i kerkoi edhe te falur.

    Muken nuk e fton sepse Muka nuk kap as normat e Tiranes edhe pse eshte lojtar teknik. Po te ishte ndonje lojtar klasi Muka, do ishte shitur ne Itali e do fitonte me shume para, po preferon te rrije me Shkelqim Mucen. Briegeli te do te kesh ne trup e shpirt 90 minuta, me Devin qe s'mbulon ne mesfushe do kishim edhe me shume probleme nga c'kemi. Pastaj ne vend te kujt ta vesh, ne vend te Lorik Canes qe luan me Olimpikun e Marsejes ish fitimtare e kupes se kampioneve? Apo te Muratit, lojtarit me teknik qe kemi? Apo te luajme me tre sulmues e te shqepemi duke ngrene gola, sepse do kemi nje lojtar ne mesfushe?

    Ata qe thone se Briegeli nuk sheh Under-21, jane budallenj sepse harrojne qe ajo skuader hengri 7 gola ne Danimarke, dhe ndonje talent te madh s'ka. Briegeli e ftoi menjehere Kastratin qe luan ne Bundesliga1 edhe pse eshte 17 vjec, tha "te marre shtetesine", lancoi Dallkun, qe eshte me perspektive edhe pse beri ca gafa, i dha menjehere shans Agollit: me nje fjale ata pak te rinj qe kemi i lancoi (ah, harrova edhe Kapllanin).

    Salihin eshte mire mos ta djegesh qe tani qe eshte 21 vjec. Lere te luaje nje vit me TIranen, e pastaj te piqet ne Serie B ose Bundesliga, pastaj nese eshte i mire 22-23 vjec e merr Briegeli me vrap. Tani eshte akoma cun i vogel, ndeshjet e kombetares duan shume pervoje.

    Se fundi, them qe edhe sikur t'i humbim ndeshjet e fundit une nuk do e nderroja Briegelin. Briegeli na jep imazh dhe eshte kampion evrope e dy here nenkampion bote. Eksperience ka dhe di si vertitet puna. Per mua beri mire sepse me dy ndeshje pa u bere theu rekordin e pikeve duke e shtuar 50% (nga 8 pike qe ishte maksimumi i arritur shkoi ne 12 pike), u dha kurajo shume lojtareve te shkojne jashte e te marrin eksperience, na dha 4 fitore dhe ka bilanc te mire. Kombetarja jone te pakten s'ka bere surpriza negative, ka ecur ne renditjen UEFA dhe ne www.eloratings.net duke arritur kulmin historik me Briegelin.

    Une nuk e di c'mund te beje me teper Briegeli sepse fundja Shqiperia eshte ne vendin e 87 te renditjes FIFa kurse Turqia, Greqia, Ukraina dhe Danimarak jane ne 30 vendet e para. Te linim pas nje nga keto do ishte gje e madhe po kundershtaret s'hane bar.

    Briegeli mund te jete faktori per nje ngjitje cilesore te kombetares ne vitet e ardhshme duke vazhduar ne gjurmet e c'beri ne keto eliminatoret e Evropianit dhe Boterorit ku arriti deri tani 6 fitore ne 3 vjet eliminatoresh (2 ne Evropian e 4 ne Boteror). Nese duam te ngjitemi ne vendet 60-70 te renditjes FIFA na duhet stabilitet e jo ndryshime. Ky stabilitet fillon nga trajneri.

    Une them qe duhet t'i jemi mirenjohes sepse ato para qe merr Briegeli i meriton te gjitha.

    Dhe nese do e nderroja, do merrja nje trajner te mire e jo dava Neptun Bajkon apo Sule Demollarin qe s'kane fituar ndonjehere ne jeten e tyre. Kandidat te mire do ishin Mirel Josa ose Astrit Hafizi, qe kane treguar qe e njohin profesionin e jane njerez serioze.

  4. #94
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Citim Postuar më parë nga Davius
    Brigel, është koha për ndryshim. Ik, Brigel, ik! 03-09-2005

    Fenomeni brigelian i "harresës"...

    Duke ndjekur rubrikën sportive tek stacioni shteror grek ERT, ku i ftuar si opinionist për ndeshjen e Olimpiakosit ishte legjenda shqiptare Foto Strakosha, me statusin e ish-lojtarit të klubit të Pireut, sinqerisht jam ndier i fyer dhe keq nga sjellja mosmirënjohëse deri prej batakçiu e njëfarë Brigeli, që është sjellë me shumë futbollistë tanë të kombëtares me një element mentaliteti mesjetar. I ashpër do të thotë dikush, por kur mosmirënjohja dhe abuzimi me detyrën kalon kufijtë edhe nga vetë ai, përse duhet të kemi frikë t'i themi të vërtetën në sy.

    Brigeli sistematikisht ka treguar se është një hakmarrës ballkanik, ku edhe nga përvoja e psikologjisë shqiptare që i kanë injektuar ata që na i poftisën, ndoshta e ka shtuar dozën e pabesisë. Brigeli duhej të ishte larguar dhe jo Bonaçiçi, sepse kroati kërkonte të edukonte te lojtarët respektin dhe kuptimin për detyrën dhe profesionalizmin futbollistik, kurse Brigeli ka treguar se është një trajner që ka ardhur vetëm të përfitojë në karrierë, financa, CV, pazare, menaxhime etj.

    Në këto 2 vjet, ai ka treguar se nuk di të ndërtojë raport profesionisti me lojtarët tanë, ku grumbullimet e tyre për disa ndeshje miqësore (ka fituar me ekipe te treta a të katërta të Suedisë, Azerbajxhanit, Vietnamit etj.) janë shoqëruar më vonë me një "harresë" të qëllimshe të tij, them harresë sepse ai nuk pati asnjëherë guximin, ndershmërinë, profesionalizmin, përgjegjësinë institucionale t'u thoshte në sy disa të larguarve se tashmë e kanë kryer misionin me përfaqësuesen apo ai nuk i honeps dot.

    Po ju sjell disa shembuj. Fatmir Vata asnjëherë nuk pati mundësinë të bisedonte me të direkt, por e akuzon nga larg, megjithëse ai luan në një kampionat tepër të mirë. Brigeli, që e ka cilësuar kampionatin tonë në nivelin e kategorive të katërta amatore të Gjermanisë, është kompetent dhe nuk pranon të provojë, ofrojë edhe F.Vatën, a thua se ata trajnerët gjermanë të Bundesligës janë syleshë e injorantë dhe ky Brigeli është babai i trajnerllëkut. Por e theksoj se e largoi Vatën në mënyrën kaçake, obskurantiste mesjetare dhe jo atë profesioniste. Dhe këtu cilin Brigel të besojmë, atë që thotë se Shqipëria nuk ka futboll, apo atë se lojtarët e Bundesligës nuk mund të luajnë në përfaqësuesen tonë?

    Arian Beqaj, një nga portierët më të mirë në kampionatin grek, sistematikisht në njëmbëdhjetëshen e javës, pas një aktivizimi-fantazmë me lente ose pa lente, i parapërgatitur apo i befasishëm në Irlandën e ftohtë, u fut ashtu kaçakçe në rrethin e harresës së Brigelit, përse jo hajdutshe apo për pazare të prishura, apo nga marrëveshje me antiBeqaj shqiptarë. Nuk besoj të keni qenë në kontakt të ndonjë justifikimi zyrtar a profesional të një gjermani tepër të përkëdhelur për eliminimin e Arian Beqajt. Pak po përmend thirrjen me aq vonesë të E.Bogdanit për të mos i prishur punë, se ku i dihet hakmarrjes apo nenit 55 brigelian të harresës.

    Devi Muka përsëri i pathirrur me një motavicion që vetëm ai dhe kompetentët që e frymëzojnë e dinë. Thonë se ishte gjatë fazës së katërt dobët, por ai vjen pas përgatitjes së verës, pas ndeshjeve mjaft të mira me Tiranën në turin paraeliminator, pas një ndeshjeje brilante në Shkodër, por ky gjermani ynë milioner tinzak dhe arrogonat e "harroi" edhe Devin, dhe jo për herë të parë, dhe përsëri sipas metodës së tij, larg balafaqimit dhe profesionalizmit.
    Redi Jupi. Sa herë është luajtur me personalitetin e tij nga ky gjerman, që problemet e abuzimeve ekonomike ende s'i ka mbyllur me Kaizerslauternin dhe nuk është konseguent në detyrën e tij, për të menduar dhe ftuar në ekip në mënyrë korrekte sportistë tanë më të mirë.
    Fortuzi, do apo nuk do Brigeli, është nga korifejtë e futbollit shqiptar, po luan denjësisht dhe shënon rregullisht në Greqi, por një djall i ka fryrë në vesh babait të trajnerllëkut që atë ta "harrojë" po ashtu tinëzisht, si një mjeshtër i prapaskenave.

    Mund të vazhdoj edhe me të tjerë, si thirrjet e harresat e N. Dedës, Dabullës, Beqirit, D. Xhafës, J. Ahmatajt, Pishës, Bogdanit, Fakajt, Licit, Shkëmbit etj., por po ndalem tek rasti që më ngacmoi, që më dha shtysën për këtë shkrim, tek Altin Rraklli dhe fenomeni brigelian i harresës dhe i mosmirënjohjes.
    Në fakt, ky lojtar është në formë, ka tërhequr Tiranën drejt suksesit në momente të vështira, ka shënuar rregullisht, ka një përvojë të gjatë, shpirt gare, profesionist i vërtetë. Siç e shikoni, nuk marr guximin të detyroj Brigelin se kë të thërrasë në ekipin përfaqësues, por e dënoj për mosmirënjohjen dhe obskurantizmin prej batakçiu për të mos biseduar me ta dhe për të mos argumentuar largimin tinzar nga ekipi.

    Rraklli është një legjendë dhe ka rolin e tij të padiskutueshëm në kombëtaren tonë, ai ka kontribuar shumë në të gjitha pikëpamjet dhe, në qoftë se Panionosi grek respekton një "allvanos" për ato që ka dhënë, ky Brigeli a mund t'i thotë një lojtari, një gazete, apo një shtetari: Altin Rraklli, faleminderit për çfarë ke dhenë, tashmë koha jote ka ikur, ti nuk e meriton më ekipin përfaqësues! Sepse kështu ka ndodhur me Boriçin, Resmjen, Spahiun, Panon, Përnaskën, Zhegën, V.Rucin, Gëzdarin, Mingën e sa e sa sulmues të tjerë dhe kjo do të ishte normale jo vetëm për Rrakllin, por për të gjithë ata që kanë arritur në limitet e mbylljes së karrierës me kombëtaren.

    Por Brigeli, sikur të jetë rritur me ligjin e hakmarrjes apo vrasjes prapa shpine, i "harron" pa guxuar të flasë ballas me ata, sepse ai e di mirë se çfarë trajneri është, se çfarë licensë dhe përvojë ka, se çfarë rezultatesh ka. Ndonjëri mund të thotë janë shumë pikë, por harrojnë Shyqyri Rrelin që luajti me Poloninë, Belgjkën e Finlandën dhe sa pikë mori, nuk llogarisin as numrin e ndeshjeve, as koeficientin e kundërshtarët, sepse nuk është njëlloj si t'i marrësh pikë Belgjikës së Kulemansit, Pfafit, Van Der Elstit e kompani, që ishte e katërta në botë, dhe një Kazakistani si kooperativë bujqësore, apo 20 shkallë më poshtë se Belgjika dhe Polonia në nivel.

    Altin Rraklli është rasti për të reaguar dhe ndërgjegjësuar këtë trajner nga më të përkëdhelurit në botë, që nuk ka asnjë objektiv serioz me kombëtaren, por vetëm vendin e pestë, këtë trajner që asnjëherë nuk pati guximin të përballej as me lojtarët që largonte, por në nivel teknik as me trajnerët shqiptarë, si Hafizi, Zhega, Sejdini, Liçaj, Gëzdari, Marko, Birçe, Bajko, Dauti, Musta, Tomorri, Starova, Demollari, Josa, Dedja, Bici, Ferko. Ai iu shmang nivelit të ballafaqimit a kualifikimit, sepse e di mirë sa i vlen lëkura, çfarë kualifikimi dhe përvoje ka etj. Shoku Brigel ndoshta bën leksione dhe seminare me punonjësit e shoferët e federatës, sepse ndaj kolegëve ai është inferior.
    Shpesh kam kërkuar të largohet ky trajner i superpaguar, i superpërkëdhelur, arrogant, që vetëm bredh nëpër botë me lekët e një federate "të varfër". Që vetëm të qëndrojë në Shqipëri nuk ka kohë, por edhe për talljen dhe harresën prej batakçiu të Rrakllit e kompani.

    Madje interesante besoj është të verifikohet edhe evazioni fiskal i këtij gjermani të gjithëpushtetshën në mbretërinë shqiptare të futbollit, sepse ai ende nuk ka fituar asgjë, sepse ai ende nuk ka treguar profesionalizëm, sepse ai ende është inatçor ballkanik etj., por ndoshta ky është dhe fenomeni brigelian i internimit apo neni 55 i agjtacion-propagandës. Mos vallë edhe këtë e ka ditur gjermani?

    Brigeli, ky trajner i dështuar, mosmirënjohës, deri dhe batakçi, duhet të ikë, sepse provoi se është më poshtë se niveli i trajnerëve shqiptarë jo vetëm në profesionalizëm, por sidomos në mentalitetin e harresës, mosmirënjohës, hakmarrës dhe me ndonjë zullum tjetër. Ai duhet të ikë për të na lenë ne të respektojmë ata idhuj dhe vlera që kemi, qoftë për faktin se ne mësojmë nga bota e përparuar, aplikojmë dhe gjithsesi jemi të një gjaku, atë të shqiptarit.

    Davius,do beje mire te dinim kush eshte autori i ketij artikulli,sportivo-hamletian.
    E para nuk na beri lidhjen,sesi nga rubrika sportive greke e ERT,na kaloi tek mosmirnjohja e Brigelit?

    Kushdo qe te jete,duket qe sfondi eshte sportiv,kurse korniza pseudo-patriotike.

    Brigeli,nuk eshte super trajner,nese do ish i tille do kish ne duar fatet e ndonje kombetare me emer,apo ndonje klubi te njohur,por pacipesia dhe mosmirnjohja e autorit te artikullit e bejne ate te mjere dhe te varfer.
    Nuk munt te hidhen ne kosh plehrash,paraqitja dinjitoze ne kualifikimet per evropian,dhe ndeshjet dinjitoze ndaj ruseve,irlandezeve,zviceraneve.
    Eleminatoret e boterorit,nuk kishin ndonje paraqitje dinjitoze,por me keta lojtare qe disponojme,ku kerkojme te shkojme?
    Jane mediokre akuzat e autorit,jo pse nuk fut x,apo y.Dhe nese Brigeli do i theriste,dhe rezultatet do ishin serisht te pakenaqshme,atehere do fillonte te binte fyelli,po jo ci donte keta,mire kishim ata qe mposhten ruset,greket.

    Fitoret dhe rezultatet e mira nuk arrihen me nje dite,nje muaj,nje vit.JO.Na mungojne shume gjera,fusha sportive,akademi talentesh te reja,drejtues te afte,njerez qe duan sportin.

    Ve ne dyshim njohurite sportive te autorit ne fjale,kur permend,se Brigeli,na paska bere mekat qe nuk ka thirur Muken,nje lojtar qe nuk ka vend ne nje repart si mesfusha,ndoshta reparti me i denje i kombetares,akoma me qesharak behet kur permend golat e Fortuzit ,kur ky fshin bankinen e Iraklisit te Selanikut,dhe akoma me patriotikshe na kerkon qe Brigeli te dekoroje Rakllin per gjithe kontributin e tij ne kombetare.
    Rakllin,ta dekoroje fedarata o autor,Brigeli eshte trajner,nuk i ben me,i perendoi dielli,.Kaq thjeshte.
    Federata ti beje nje ndeshje lamtumire kur ti vije koha.
    Kaq vulezi eshte autori ne fjale ,sa denjon e na tregon se emrave legjende te futbollit shqiptar si Loro Borici,Refik Rsmja,Panajot Pano,Medin Zhega,apo Ilir Pernaska,ne kohen e qeverisjes se kuqe,kur luhej per nje pale breke dhe 100 leke u thuhej falemderit per kontributin,ndersa Rakllit(qe nuk u lidh dot lidhset e kepuceve lojtare te mesiperm) nuk ju dha nje mundesi e tille.

    Autori dhe stili shekspiriano-sigurims,nuk mungojne,intrigat,djalli,akoma dhe termat e harruarra disi per ne, si agjitacion dhe propogande,eshte deshtak,kur denjon dhe hedh poshte cdo gje,edhe disa arritje te vogla,edhe disa fitore historike.

    E njejta gje edhe me gjitonet greke,perendi Rehagel kur fiotoi evropianin,tashme kur punet dhe ekipi rrezikon pjesmarrjen ne boteror,kasandrat sportive greke si ky autori une i mesiperm,u kujtuan pse Otto nuk fton ne kombetare,Zikon e Monacose,Stoltidin e Olympiakosit,Liberopoulos i Aek.
    Mentalitet dhe mizerje ballkanike.

    Nese federata jone mendon se cikli i Brigelit ne kombetare eshte mbyllur,le ti tregoje deren.
    Vec edhe Kapelo,Erikson,Lippi,apo Beckenbauer te ulen ne bankinen tone,nuk kane per te ndodhur mrekullira.
    Ndryshuar për herë të fundit nga kolombi : 06-09-2005 më 23:30
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  5. #95
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    (ha-ha-ha...) ...sa kam qesh kur te lexova qe paske votuar: Jo, ka bere dicka edhe ai...

    Nga eshte ky Brigeli qe e paska bere kete djalken me lart te shkrrydhet fare duke e mbrojtur?

    Jo te iki...por mire do ishte t'ja rrasnin noi shkelm tajares, se fort premtime dha, fort na e lavderuan dhe na e mbajten maj qafes shqiptaret e shkrete...dhe si perfundim te njejten bisht prasi morrem si dhurate! Lexojini pak premtimet dhe deklaratat e Jovan Bregut (se si ai ngjan) qe kemi ne tranier...dhe krahasojini me rezultatet! Pastaj flisni...

  6. #96
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    ndersa Rakllit(qe nuk u lidh dot lidhset e kepuceve lojtare te mesiperm)
    Nuk jam aspak dakort me ket komentin.
    Altin Rraklli ka bere me shume gola per Kombtaren sa Pano, Resmja, Borici, Pernaska te mbledhur bashke dhe vetem per kete duhet vleresuar si futbollist i madh i Kombtares.
    E mos harro qe me mesfushe bloze e ka arritur kete sikunder "te medhenjte" e te shkuares qe kishin lojtare me cilesore ne repartin e mesfushes.

    Asnje futbollist ne historine e futbollit shqiptar nuk ka shenuar me shume gola se Rraklli ne evenimente nderkombetare per kualifikim ne Boteror apo Evropian.

    Une se kuptoj pse mbivleresohen kaq shume gjenerate e vjeter dhe ketu e kam fjalen per ata lojtare qe kishin mundesi te benin dicka per Kombtaren e nuk bene asgje.
    Ca beri Pano qe s'ka bere Rraklli?
    A mendon njeri ketu se Panajot Pano i shenon 19 gola ne moshen 35 vjecare?
    (8 ndeshje Rraklli nuk u aktivizua ne Kampionatin e shkuar dhe prape ishte golashenuesi me i mire i Superliges deri ne 2 javet e fundit)
    Nuk besoj se Pano ka shenuar ndonjehere 19 gola ne kampionat prandaj se kuptoj pse shenjterohen kaq shume keta figura kur statistikat flasin kunder tyre???!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga FЯODO : 07-09-2005 më 00:42
    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

  7. #97
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Postime
    1,509
    Citim Postuar më parë nga DeuS
    (ha-ha-ha...) ...sa kam qesh kur te lexova qe paske votuar: Jo, ka bere dicka edhe ai...

    Nga eshte ky Brigeli qe e paska bere kete djalken me lart te shkrrydhet fare duke e mbrojtur?

    Jo te iki...por mire do ishte t'ja rrasnin noi shkelm tajares, se fort premtime dha, fort na e lavderuan dhe na e mbajten maj qafes shqiptaret e shkrete...dhe si perfundim te njejten bisht prasi morrem si dhurate! Lexojini pak premtimet dhe deklaratat e Jovan Bregut (se si ai ngjan) qe kemi ne tranier...dhe krahasojini me rezultatet! Pastaj flisni...
    Ti mund te qeshesh, po jo me mua, qesh me ate qe la si opcion te vetem pozitiv "jo, ka bere dicka edhe ai".

    Per mua kur lihen 5 opcione negative dhe nje medioker si "jo, ka bere dicka edhe ai", i tere sondazhi eshte me paragjykim. Megjithate, une zgjodha te mesipermin. Per aresyet qe thashe, duhet te kishte nje opcion si "eshte trajneri me i mire i kombetares i te gjithat koherave" dhe une do e kisha klikuar me qejf, pasi vertet ka raportin me te mire fitore/humbje krahasuar me te gjithe trajneret e tjere ne 60 vitet e fundit.

    Jam dakord me Kolombin qe i ve pikat mbi "i". Ky shoku qe na shtrydh Briegelin dhe e ben pleh nga nje ane thote qe duhet te luaje Rraklli, nga ana tjeter thote te luajne te rinjte. Kush te luaje pra? Te rinjte bashke me Rrakllin dhe ata qe jane ne formacion te kthehen ne Serie A se i pelqen atij? Apo do te humbe edhe ndeshjet me kazaket?

    Tamam kospiracion grek! Ishalla ka Duka aq mend dhe s'merr trute e atyre te cileve i duket Briegeli si i paafte. Gjithe keta "profesore" harrojne qe Shqiperia historikisht eshte shqepur ne gola.

  8. #98
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Zombie...nuk kishte te bente fare me ty plako! ...biles tani po e shoh qe edhe ti paske bere te njejten gafe si ai palla me lart, te cilit i erren syte dhe me zorr shko e gerrmon ndonje fjale justifikuese per Brigel Jovan Bregun...vetem e vetem sepse eshte gjermon!

    Ne jemi komb leshi...keshtu kemi qene historikisht! Sikur te kishim tranier shqiptar ne krye, do e kishin fluturu prej brekesh te shkretin, brenda dy javeve...por vetem se eshte tranier i huaj, ja lepijme jashteqitjen si ta doje ai dhe presim deri kur te na infektohet llapa fare, qe te kuptojme se tranieri eshte nje dordolec qe ka mbaruar shkollen e trainimit...

    Nuk duhet te rrijme me nje tranier...ama edhe si italianet qe i nderrojne aq here sa nderrojne xhelin e flokeve, nuk dua! Nuk them ta bejme alla-italionce kete pune, por kur dikush nuk ben hajer...tregoi deren! Boll ka ndenjur, ka pasur mjaft kohe per te bere 'ndryshime' gjasme!

    Si harroj ato momentet kur e banin ne krahe shqiptaret e shkrete...
    Eh gjytrymat e dajes...te drejte te shkretit, zemermire! Aq tru kena pas perhere, te japim xhaketen tone dhe vete rrime duke na ngri kaka pa dal akoma...mjafto qe 'i huaji' te ndjehet i mirepritur! Teveqelat...

  9. #99
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Nuk je Brazil mer palle,edhe nuk ka trajner bote edhe ata me te medhenjte e bankinave te ofrojne ty dhe mua shkopin magjik te cudirave dhe kualifikimeve,per nje kombetare si kjo e jona.

    Hidhi nje sy grupeve,ekipet me kulture dhe histori futbolli tradicionalisht,kalojne ne boterore dhe evropiane cudite e tipit Letoni nje here ne 50 vjet.

    Me ke kerkon te matesh me Ukrainen,Turqine,Danimarken,Greqine,munt te fitosh nje dy ndeshje me to,por ne nje marathone plot 13 ndeshje nuk ke takatin,mundesite ,ose me mire ta kuptosh,nuk ke lojtaret te meritosh pjesmarrjen ne nje kupe bote.
    Turqia ka dal e treta ne bot,or ti mik.Danimarka dhe Greku kampion evrope,Ukraina ka lojtare kalibri.

    Nuk ka nevoje tu dal avokat nje shkolle trajnerlleku sic eshte ajo gjermane,pyet historine te tregon bemat e Zep Piontekut,me Danimarken e 92 ku shpartalloi ekipin tend te Tulispanjeve,dhe Rehagel me cudine qe quhet Greqi.

    Ta paska fajin Brigeli,dmth,cte bej ai me zor Bogdanin Shevcenko,apo Taren,Tomason.

    Ik O brigel,te na vije ndonje Van Basten,apo Van Gaal,se na eshte bere demode e qeshura me Van Bregun....................
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  10. #100
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Brigeli mundi kampjonet e Europes edhe te urryerit e perjetshem te Shqiperise, Greqine e Otto Rehagel.
    Per mua kjo vlen sa 100 kupa bote (Se si kapim dot si rrushte prandaj lol)
    Me modestine qe i parshtrojme futbollit jo Briegel po as legjendaret e pankinave s'na bojn fajde jo.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

Faqja 10 prej 15 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Pas akuza për korrupsion nga ndërkombëtarët, ndryshon qeveria e Kosovës
    Nga DYDRINAS në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 06-07-2010, 17:36
  2. Londer: Largime dhe ndryshime në kabinetin qeveritar
    Nga Nice_Boy në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 09:14
  3. A mendoni se duhen bere ndryshime ne gjuhen Shqipe ?
    Nga baby dream në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2006, 10:46
  4. Ndryshime rrënjësore tek besimet Shqiptare
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 14-07-2003, 07:09
  5. Ndryshime ne kushtetuten shqiptare
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-09-2002, 01:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •