Qe se ke pasion te vetem o autor e marr mend... Po edhe sikur ta kishe pasion te vetem sdo ishte gje e keqe kam pershtypjen!
Ke bere shume mire qe e ke hapur ne forum, dhe jo ne ndonje skyblog, temen e 50 kineasteve me te mire (megjithese per mua ka disa kineaste qe nuk figurojne ne liste). Keshtu i jep shansin atyreve qe nuk i njohin te dijne diēka me shume reth kinemase...
Dhe mire e ke kur thua qe njehere ne hene behem i gjalle... Po koha eshte e ēmuar kur perpiqesh te arrish diēka me rezultat ne kinematografi... Pastaj duhen pare kaq shume filma, duhen lexuar kaq shume libra sa qe ste ngelet me kohe fare. Por gjithashtu nga ana tjeter siē e thashe ne postin e mesiperm, sikur te merzitet nganjehere te flasesh vetem kinematografi... Ndonje projekt? Me qindra qe thua ti autor, por siē duhet te jesh ne dijeni, ne kinematografi nuk mungojne idete (flas per idete e mira), eshte puna se nuk ka mbeshtetje materiale... Nuk ka fonde! Po te kesh ti ndonje ide fondi, se nuk i dihet mbase je milioner!, e pra ne ate rast flasim prape...Ku i dihet mbase ke ndonje prirje per tu bere producent...
Po qe sqenke autor i mirefillte po me beka pershtypje, me gjithe kete kinefili qe zoteron ndonje ide tek e tuk duhet ta kesh... Nuk duhet pare larg, shiko ne jeten tende. Nejse mbase flas kot...
Sa per "Vdekjen e zotit Lazarescu", kinemateka e brukselit organizon cdo vit festivalin per dhenien e ēmimit "L'Age d'or", ne homazh per Bunuel, ku marrin pjese te gjitha veprat e para ose te dyta te kineasteve te rinj neper bote... Dhe shumica e ketyre filmave vijne nga seksioni "Un certain regard" te festivalit de Kanes, si dhe nga festivale te tjera si ai i Rotterdamit psh, nje festival tjeter ne Kanada nuk e di se cili (nuk e mbaj mend mire) etj. me nje fjale. Jane vepra te perzgjedhura sipas kritereve qe kinematekes... Pashe dhe disa filma te tjere qe ishin mjaft interesante, nder te tjera dhe nje film te nje kineasti rus qe reklamohet si besimtar i ideve te Tarkovskit... Por ne fakt ishte, sipas mendimit tim, nje homazh banal i Stalker, me disa skena, dekore e ide qe ridhnin po nga Stalker... Mu duk pak kopje/ngjitje (copier/coller) i Stalkerit (jo i gjithi por ne shume aspekte).
Voilą, voilą. Sa per "The world" te Jia Zhang Ke po pres te dale, neser faktikisht del (20/07/05), dhe do shkoj patjeter ta shikoj. Diskutojme me vone per te meqense e ke pare...
Krijoni Kontakt