Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 49
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Henro,
    te them te drejten, e dija qe ti e ke pelqyer shume "Bitter moon",s epse e ke shprehur kete ne nje mesazh te vjeter tendin. Personalisht mu duk film i plakur (si shumica e filmave te viteve '90), pra i vjeteruar nga koha. Mu duk film maēist dhe vicioz, ne kuptimin me te keq te ketyre fjaleve... gati vulgar... ku di une... qofsha gabim

    Ok, tani po te them diēka per filmat qe po shkarkon, se pothuaj i kam pare te gjithe dhe kam nje opinion per secilin:

    1. Maria Full of Grace : e kam pare ne cinéma. Aman, ē'e do. Film majtist, nga ato qe duan ne menyre gjoja te rafinuar te te mbushin mendjen se USA-t jane fajtore per Ameriken latine, se njeriu ne thelb eshte i mire e bla bla bla. Dobėt...

    2. The Motorcycle Diaries: edhe kete e kam pare, por zere se e ke pare dhe ti. Che Guevara, kur eshte i ri, niset te zbuloje me motoēiklete Ameriken latine. Film nga ata qe duan edhe ti pelqejne publikut te gjere, por dhe te jene filma inteligjente. Problemi eshte se NUK janė aq inteligjente sa pretendojne... Per mua, edhe ky nuk ja vlen. (paske pare "Ray"... me siguri e ke tashmė (gią ) harruar. Njesoj eshte dhe "The Motorcycle Diaries"...

    3. Sideways- nuk e kam pare, por kritika (asaj qe i besoj ! :-) ) eshte e mire; biles po mė mbush mendjen te shkoj ta shikoj kete weekend. Nuk pres ndonje "thagmė" (hė se nga Korēa duhet te jesh ti, po hė, e kupton kete fjale ! LOL), por gjithsesi, duhet te jete film i kėndshėm.

    4. In Good Company : del ne France veēse mė 11 maj. Asnje ide, s'kam ē'te them.

    Por kam idé se ē'mund te shkarkosh tjeter (nja dy sugjerime te mijat) dhe nisem MBI TE GJITHA nga fakti qe filmat e meposhtem gjehen kollaj per tu shkarkuar :

    1. Nuk di nese e ke pare, por fjalen e kam per ate film qe e konsideroj filmin me te bukur ne botė ! Godard-i thoshte se "po mos ta keni pare "Sunrise", mė mire mos flisni per kinemanė". Pra quhet "Sunrise", film i 1927 nga Murnau. Eshte, kuptohet, film bardhe e zi, pa zė, por me sakt duhet thene, film qe "nuk mund ti degjohej zeri", sesa "pa zė". Mund ta kerkosh edhe me titullin francez "L'Aurore" sepse ne France ka dale ne dvd kopja e restauruar e filmit dhe NUK ndryshon asgje nga versioni origjinal,( tabelat e shkruajtura gjate filmit jane gjithsesi ne anglisht). Film nga ata qe mund te quhen "te kompletuar", pra gjithshka eshte perfekte, loja, skenari, muzika, efektet. I magjishem ! Dhe i bere ne ... 1927-en !!

    2. Gjithmone nese nuk e ke pare, (po "lodh" mendjen te kujtoj filma qe nuk i ke cituar ne mesazhet e meparshme) te keshilloj "The shop around the corner" (Lubitch, 1940): te shton ymrin ai film, te bo me qesh dhe te ngré moralin ! Diten kur e pashe, "it made my day" : Nje bijou (bizhu)!
    Po ashtu, nga te "vjetrit", do te rekomandoja Deliverence (John Boorman, 1972): do ta adhuroje ! film i forte, edhe pse jo shpesh i cituar nga kritiket e kinemase. I te njejtes fuqi eshte edhe "Blood simple" (1984) i vellezerve Coen, i pari film i tyre, por per mendimin tim, MĖ I MIRI !
    Per ta mbyllur me te vjetrit, po te rekomandoj edhe "The night of the hunter" i Charles Laughton (1955) por kam nje dyshim qe kete duhet ta keshe pare. Per mua, filmi i dyte (pas "Sunrise") me i bukuri ne bote !

    3. Tani disa filma te rinj:
    ē'te them? kemi bere tashme "muhabet" per filmat e 2003 apo 2004-es... Nese nuk e ke pare "Hana-Bi" (1997) te Takeshi Kitano (mund ta gjesh kollaj per ta shkarkuar, besoj!), jepi, mos hezito.
    Edhe "Big fish" (2003) te Tim Burton-it mund ta gjesh kollaj. Ky nuk them se eshte "thagmė", por ja vlen mė shume se shume te tjere... (plus qe Burton-in e dua fort, ka bere mrekullira ne filmat e tij te meparshem)

    p.s: "The corporation" : po konstatoj me habi se ky dokumentar paska dale ne France qe ne 29 dhjetor te 2004-es dhe qenka akoma ne ... 11 salla kinemaje ! Por... jo ne qytetin tim .
    Problemi i vetem eshte se na merrkan pjese ne film personazhe SHUME te njohur ne France si Michael Moore apo Noam Chomsky (ketij te fundit i kam lexuar nja dy libra) dhe tema e filmit qenka denoncimi i funksionimit te multinacionaleve dhe krahasimi i funksionimit te tyre me sjelljen e nje psikopati: egoistė, genjeshtarė, moskokeēares ndaj te tjereve...
    Hmmm, ky eshte nje debat i ngaterruar, i veshtire, tmerresisht kompleks, dhe une kurrsesi nuk do t'i futem por dua te them qe jam pak skeptik dhe dyshues ne raport me kendveshtrimin e tyre (shpesh ekstrem i majtė), per me teper qe ne France, aktualisht, autore te tille Jennifer Abbott, Mark Achbar apo mbi te gjithė Michael Moore e Noam Chomsky jane te admiruar e te adhuruar verberisht nga shumica e qarqeve intelektualo-antimondialisto-antiamerikano- e anti-ē'tė-duash-ti. Biles me e bukura eshte se keta kritizerė anti-anti, kur marrin pushtetin (kam parasysh Mandelen apo presidentin brazilian Lula, qe eshte nje ish-sindikalist), nuk bėjnė ndonje gje te jashtezakonshme... Apo si puna e pamfleteve naivė te M. Moore-it (Fahrenheit 9/11) qe dalin komplet 31-sh ne ato qe thonė (nderkohe qe mbushin keqazi xhepat, pasi zoteria ne fjalė as qe behej fjalė te mos ishte EDHE producent i filmit te tij !!)
    Ndaj dhe thash pak me lart qe "muhabeti" eshte disi me i komplikuar nga ē'duket ne shikim te pare...

    tung !

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Hyra dhe po dal shpejt sepse jashte PASHE qe dielli po parfumoste atmosferen me rreze te ngrohta, dhe eshte mire qe te marr ca rreze te cilat ndihmojne per shume gjera, deri dhe ne gjendjen emocionale dhe rigjenerimin e poreve te lekures qe, ne mungese te tyre, nuk arrin te jetoje ne harmoni me kohen qe kemi kaluar ne planetin Toke.
    S'kam ēfare te shtoj kur shikon ato qe shkruan autori dhe Henri, shume te rendesishme dhe qe nuk e bejne te rendomte atmosferen ne pjesen e kinematografise. Iu falemners te dyve. Sinqerisht.

    Hana-Bi. Fantastik.
    Sideways. Patetik.
    Sunrise. Se kam shikuar akoma.

  3. #13
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086

    Pėr peoples

    Peoples, "parė" se tė vravaaaaaaaaaaaaaaa!

    Sideways edhe mua ashtu mė duket nga fytyra e aktorėve. Ja ta provoj njė herė.

    Autor, si flet edhe ti, sikur unė kam shumė zgjedhje aty ku shkarkoj! Hiē o fare pothuaj. vetėm budallallėqet e fundit qė kanė prodhuar kodrat. Unė thom t'u qepemi kodrave tė drurit tė shenjtė? (holly-wood) e t'i bėjmė edhe ato pjellore si fushat e Evropės heheh.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    o Henri, po "ke puna", nuk merr dot me qera, siē merrje dikur?

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga Henri
    Autor, si flet edhe ti, sikur unė kam shumė zgjedhje aty ku shkarkoj! Hiē o fare pothuaj. vetėm budallallėqet e fundit qė kanė prodhuar kodrat. Unė thom t'u qepemi kodrave tė drurit tė shenjtė? (holly-wood) e t'i bėjmė edhe ato pjellore si fushat e Evropės heheh.
    dhe nuk me the nese ndonje nga filmat e propozuar i kishe parė mė parė... Te shkruajta gjithe ate mesazh !

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Obobobo

    autori,
    Pashe qe ne qytetin ku jeton, ne Cinéma Centre Jean Vigo, kishte disa filma super. Besoj t'i kesh pare?

    Filmi 'the coorporation'; eshte ne Aix en Provence, por mjaft me dokumentare anti-Bush. Tashme ai eshte president, dhe llafet e chomsky-it apo Michael-it, s'kane ndonje peshe.
    E ke pare akoma perlen e fundit te Arakit? Une do te shkoj ta shikoj neser.

    ą bientōt.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    cher Peoples,
    po, kete weekend shkova pashe "Au sud des nuages" (film zviceran) , dy filma te vjeter te Ernst Lubitsch, ndersa ne "Utopia" (eshte nje tjeter kinema SHUME e mire, ekzistojne disa te tilla ne France, c'est une chaine) shkova pashe te fundit te Araki-t, pra "Mysterious skin". Nuk po te them pershtypjet per te mos te influencuar.

    Sonte, ne 22h4O, ne kanalin ARTE, ke nje film shume te mire, "La blaissure" (version i shkurtuar (1h40 - titullohet "Nus") i nje filmi (2h45') qe del neser ne kinema; "La blaissure" eshte ne kopertinė te "Cahiers du cinéma" dhe duhet t'ja vlejė. Per "cahiers", eshte filmi mė i mire i muajit.

    ą +

  8. #18
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Shumicėn e atyre qė pėrmende nuk i kam parė. Blood Simple e kam parė dhe ndaj tė njėjtin mendim me ty. Kėrkova t'i shkarkoj kėta titujt e tu po aha, vetėm Hana-Bi gjeta dhe do mė marrė nja tre ditė deri sa ta marr

    Pėr The Corporation - fakti qė Noam Chomsky dhe M. Moore janė nė tė nuk do tė thotė qė ėshtė njė film anti-Bush. Ky dokumentar ėshtė prodhim kanadez dhe jo amerikan. Mbi monopolet e mėdha dhe tė drejtat qė kėto kompani gėzojnė. Fakte shumė interesante dhe me rėndėsi, tė pasuruara nga njė humor e ironi e hollė. Ju qė "rriteni" nga Evropa nuk e ndieni dhe aq shumė nevojėn pėr njė media tė balancuar, madje edhe korporatat nė Evropė kanė rreze veprimi mė tė kufizuar se kėtej nga Amerika. Megjithatė dokumentarėt janė mė tė vėshtirė pėr t'u pėlqyer nga tė gjithė pasi dihet qė subjekti i tyre ėshtė mė prekės e kėrkon reagim tė plotė (o me ne, o kundra nesh). Ndėrkohė, unė sėrish do t'ju rekomandoja ta shihnit si film, qoftė edhe thjesht sa pėr tė parė emrin tim tek titujt nė fund

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga Henri
    Shumicėn e atyre qė pėrmende nuk i kam parė. Blood Simple e kam parė dhe ndaj tė njėjtin mendim me ty. Kėrkova t'i shkarkoj kėta titujt e tu po aha, vetėm Hana-Bi gjeta dhe do mė marrė nja tre ditė deri sa ta marr

    Pėr The Corporation - fakti qė Noam Chomsky dhe M. Moore janė nė tė nuk do tė thotė qė ėshtė njė film anti-Bush. Ky dokumentar ėshtė prodhim kanadez dhe jo amerikan. Mbi monopolet e mėdha dhe tė drejtat qė kėto kompani gėzojnė. Fakte shumė interesante dhe me rėndėsi, tė pasuruara nga njė humor e ironi e hollė. Ju qė "rriteni" nga Evropa nuk e ndieni dhe aq shumė nevojėn pėr njė media tė balancuar, madje edhe korporatat nė Evropė kanė rreze veprimi mė tė kufizuar se kėtej nga Amerika. Megjithatė dokumentarėt janė mė tė vėshtirė pėr t'u pėlqyer nga tė gjithė pasi dihet qė subjekti i tyre ėshtė mė prekės e kėrkon reagim tė plotė (o me ne, o kundra nesh). Ndėrkohė, unė sėrish do t'ju rekomandoja ta shihnit si film, qoftė edhe thjesht sa pėr tė parė emrin tim tek titujt nė fund

    Ok Henri, lajm i mire ! Te pakten shiko "hana-bi": mendohet te jete nje nga 10 filmat me te medhej te viteve '90 (1990-2000).

    Sa per "Corporation", une nuk thashe ASESI qe ai eshte nje film anti-Bush, me gjithe pjesemarrjen e M. Moore nė tė. Thashė qe, zakonisht, filma te tille e marrin pak si "kollaj" kapitalizmin, ose si te thuash, e kane "kollaj" ti kritikojne mekanizmat ekonomikė te kapitalizmit. Por jam plotesisht dakort me ty se, "ne nga Europa", kemi mundesi te zgjedhim, kemi me shume "choise", ndaj dhe i vėmė miut zile !lol
    Gjithsesi, siē thosha ne mesazhin pararendes, filmi ne fjale nuk eshte mė ne qytetin tim... dhe SIGURISHT, do shkoja me shume qejf ta shihja, qofte edhe per te lexu emrin tend tek titrat ne fund. damn !

    paēim

  10. #20
    Per mua "Million Dollar Baby" ishte film i bukur por jo dhe aq per Oscar. Ndoshta fitoi ngaqe tema eshte aktuale dhe delikate.

    Sa per Sideways ishte film i thjeshte por qe te linte shije te mire.
    Gjithsesi filmat amerikane shijohen mbasi ke jetuar ca kohe ne USA.
    Ne shqiptaret kemi avantazhin qe i shijojme edhe filmat amerikane dhe evropiane.

    Nje film i fundit italian qe pashe: Manuale d'amore. I lezetshem dhe i rekomandueshem. Nje lloj "Hitch" italian pa personazh "Hitch"

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Disa tė dhėna mbi ekonominė e vėndeve ballkane
    Nga Tepelenas_nr_1 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 11:09
  2. "Euro" a do te kete sukses??? - Nga Enip!
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 21-07-2002, 09:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •