Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611

    "MILLION DOLLAR BABY" - filmi mė i mire i C. Eastwood ?

    Filmi i fundit i Mister Eastwood, filmi i tij mė i mire ? Ndofta po. Ndofta po, meqe eshte i fundit kronologjikisht. Ndofta jo... Gjithsesi, nga mė te miret. Gjithsesi, i njezetegjashti...

    Edhe pse Eastwood nuk shquhet per ndonje gjuhė tejet personale filmimi (perveē nje farė damari melodramatik tek filmat te tij), thjeshtesia ekstreme e rrźfimit te filmit, perdorimi me pikatore i muzikes, mungesa pothuaj totale e efekteve kinematografike dhe mbi te gjitha neveli tejet i larte i aktrimit te personazheve, e bejne filmin "te veēante", te shqueshem midis shume te tjereve qe shfaqen aktualisht ne kinema.

    "Million dollar baby" eshte film i magjishem. Histori e trishtueshme por e qete. Regji e permbajtur por e aplikuar pa rezerva. Eastwood i dhene me mish e shpirt pas filmit te tij...
    Sa per Hilary Swank... komentet jane te teperta...

    Skenė ēeles: (per tu lexuar vetem nga ata qe e kane pare tashmė filmin):
    karrikja e vogel e vendosur nga Frankie ne qoshe te ringut , midis dy raundeve te ēdo match-i, me qellim qe Maggie te shplodhet sadopak... por qe nje dite, pikerisht ajo karrige do t'ja thyej qafėn. Detaj i vogel per nje mėsim te madh: sado e madhe te jete perkujdesja ndaj dikujt, ajo prap se prap permban ne vetvete nje pjese te ngutit vrastar...

    Magjistal Eastwood !

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Autori,
    e shikova filmin, por ngela paksa i zhgenjyer. Jo nga menyra sesi e kishte realizuar, nga ana teknike, por nga historia qe trajtonte. Ndersa ne filmin e fundit, 'Mistic River', kishte nje drame, tek 'Million Dollar Baby', ajo ishte jo dhe aq e qarte. Ka plot kinemaja filma me tema te tilla, apo meqe eshte nen trysnine e prodhimit, nje regjizor duhet te vetem t'i japi me force trurit per te shpikur histori?
    Me kujtohet nje shprehje e Godard te 'Passion' 1982, qe thoshte: "duhet t'i jetojme historite perpara se t'i imagjinojme' ( il faut vivre les histoires avant de l'inventer).
    Pra, nje Klint qe po plaket dhe po humbet pak magjine, qe e kemi pare ne filmat e tjere.

    Kam pare nje tjeter film, qe besoj t'a kesh pare dhe ti si cinefil qe je: 'La vie Nouvelle'. Emri i regjizorit s'po me kujtohet. A mund te jete kinema ky film?

    Filmi 'Marseille', akoma nuk ka ardhur ne Marseille.

    pershendetje

  3. #3
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    E kam pare dhe me ka pelqyer shume!
    Ne shumicen e filmave shikuesi e parashikon pak a shume perfundimin por ne kete film eshte e veshtire.Momnti me prekes eshte kur njerezit me te aferm te familjes kerkojne nga Maggie qe te firmose testamentin! Dhe minutat e fundit te filmit po ashtu shume trondites.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Citim Postuar mė parė nga Zeri_i_Mirdites
    E kam pare dhe me ka pelqyer shume!
    Ne shumicen e filmave shikuesi e parashikon pak a shume perfundimin por ne kete film eshte e veshtire.Momnti me prekes eshte kur njerezit me te aferm te familjes kerkojne nga Maggie qe te firmose testamentin! Dhe minutat e fundit te filmit po ashtu shume trondites.
    O zani i Mirdites,
    po boll bré, se i tregove t'gjitha sekretet e filmit... te pakten, here tjeter, kur te tregosh ndonje detaj nga filmi, paralajmero ata qe nuk e kane pare ende..

    Peoples,
    po ku je cher ami ? pate humbur...

    ok. Ti mendon qe historia e filmit eshte "déją vu", pra e njohur... Doemos qe edhe mua me shkoi mendja tek "Raging bull" (per te marre nje shembull qe ja vlen. Te pakten loja e Hilary Swank eshte po aq e magjishme sa dhe e De Niros tek filmi i Scorseses).
    Por mendoj se ne kinema, ashtu sikunder ne shume arte te tjera (biles ne te gjitha), po perėndon koha e te "shpikurit" te nje skenari, historie, drame KREJT te re, te padegjuar, te "paparė mė pare", pra "origjinale". Personalisht mendoj se nė pothuaj te gjitha gjinite e artit, pra edhe ne ate te shtatė, TE GJITHA jane "shpikur", kallezuar, rrefyer, treguar, .. Te GJITHA ! Nuk kuptoj biles pse pergjate ceremonive te festivaleve te filmit apo shperndarjeve te trofeve te fund-vitit, vazhdon rituali i dhenies se nje ēmimi per skenarin mė origjinal... Akoma ka ndonje qe i genjen mendja te "shpikė" ndonje skenar origjinal ??

    Mbetet mizaskena, regjia, loja e aktoreve, skenari (doemos!! por jo ne sensin e origjinalitetit, por te besueshmerise) : te gjitha veē e veē dhe te gjitha se bashku. Shkurt, mbetet Filmi.

    Dhe une them se "Million dollar baby" E BĖN, pra siē e themi shqip, ja del mbanė: "magjia" funksionon. Personalisht e besova filmin, dhe mė duket se filmi eshte i besueshem, keshtu qe, sikunder dhe ne artet e tjera, ketu qendron dhe "ēėshtja" (meseleja) e nje vepre artistike: te jete e besueshem apo jo ( Edhe mua, si puna jote, po me kujtohet nje shprehje tjeter qe thote: "Besoj, sepse eshte absurde te besosh" (je crois parce que c'est absurde de croire)- Tertulien

    Shkurt, hajde merre vesh si kemi qene ne momentin e shikimit te te njejtit film (mė duket se anglofonet kane nje fjale ekzakte per kete : "the mood" - état d'esprit - ne shqip duhet te jete "kokrra e qejfit". pra ka mundesi ta kemi patur kokrrėn disi te ndryshme, por... no problem ! :-)

    ok, tjeter gje,
    "La vie nouvelle" nuk e kam pare, por nese nuk gabohem, flet per Kosoven, pra per nje oficer amerikan me sherbim ne Kosove. kritika ka qene e dobet (para 2 vjetesh, kur doli filmi), keshtu qe nuk shkova ta shikoja.... Nuk besoj te jete mė ne kinema: gjithsesi, shko tek allocine.fr dhe ti e di mire qe, nese filmi shfaqet ende ne ndonje kinema, ata nuk mbajne sekrete, dhe e tregojne :-)

    Sa per "Marselle", nuk besoj se ai film do te vi ndonjehere ne Marseille-n tende...Dommage... Film me buxhet te vogel, mezi qendroi dy tre jave ne Paris... ; ē'ti besh "ekonomise se tregut"...

  5. #5
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Oh Million Dollar, pėr momentin tė duket film i arrirė, megjithatė mė vonė efekti i tij fillon e zbehet. Nejse, loja e Swank pėr t'u duartrokitur. Historia ishte e parashikueshme, qė nga tregimi nė kohėn e shkuar etj etj. Pakėz e gjatė sekuenca e spitalit. Megjithėse film i realizuar bukur, pėr mua nuk ėshtė mė i bukuri i vitit.

    Autoro, ti shkon e zhdukesh vetė e pastaj pyet peoples ku ka qenė?!

    nsh: ato titujt francezė na i pėrshtatni pak n'anglisht pėr ne afrankofonėt hehe!

  6. #6
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Citim Postuar mė parė nga autori
    O zani i Mirdites,
    po boll bré, se i tregove t'gjitha sekretet e filmit... te pakten, here tjeter, kur te tregosh ndonje detaj nga filmi, paralajmero ata qe nuk e kane pare ende..
    :

    Kerkoj falje....

    Sidoqofte "Movie Trailer" i filmit eshte me teper se 2 minuta dhe tregon me teper se qtregova une per 2 sekonda me qellim qe te shtoje me teper kureshtjen e atyre qe nuk e kane pare akoma filmin.

    Apo jam gabim ??
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Me duket se ka ardh koha me i refuzu pak ato filmat qe vijne nga uzina e kodres Holl.Nejse.
    Autori, filmat e fundit qe kam pare, disa ą la cinoche, te tjeret ne shpi, jane jo keq.
    Filmin e fundit te Audiard, 'De battre mon coeur s'est arrźté'.
    'Polindrome'
    'Le couchemar de Darwin'
    'Anno Uno' i te madhit Rossellini.
    'Rashomon' i te paperseritshmit regjizor, AKIRA KUROSAWA.

    Pak nga koha qe kalohet ne Marseille, megjithe mungesen e theksuar te nje kinemaje qe ndihmon filmin e mire.

    'La vie nouvelle', nuk flet per ate qe ti the. Une e shikova jo ne kinema, dmth, ne kinema me bilete, por ne ate te shkolles. Ku dhe ishte prezent dhe regjizori. Filmi, nqs do t'a quajme te tille, eshte i veshtire per tu kuptuar; nga mungesa e theksuar e dialogjeve (ka vetem belbezime ne Sllavisht, Anglisht dhe Frengjisht), drites dhe te nje historie qe shpjegohet nepermjet nje "diēkaje".
    Ka vetem shqyerje qensh, rrahje te femrave qe shoqerojne te pasurit dhe vetem hije. Kamerat jane plotesisht te mbuluara me filtra. Ka drite, por ajo mungon pothuajse ne te gjithe pjeset kyē te shtjellimit te kesaj 'kasaphaneje'.
    Filmi eshte i realizuar ne Sofia (Bullgari).
    Ka plot efekte speciale, se normalisht nuk mund te tregohej haptazi, nje mardhenie seksuale me nje dhune shume poetike.

    Henri,
    Kam munguar? Jo e vertete. Por vetem jam munduar te lexoj ndonje gje te mbare ne forum, por s'kam pasur dhe shume kohe. Sa per kuriozitet, kameren nuk e kam perdorur ndonjehere, dhe nuk besoj se do gjendesha mire me te. Sidoqofte, ty t'faleminers per mendimin.

    Filmin e fundit te Gregg Araki, a e keni pare akoma, se lxova se eshte jo keq?
    Na jepni ndonje ndihme qete kursejme 4. 60 euro.

    Filma te mbare te gjitheve.

    Autori, s'me the, a e ke pare 'Passion' te Godard?

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    395
    Filmi eshte 'MYSTERIOUS SKIN' i Gregg Araki.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-06-2002
    Postime
    1,611
    Henri,
    po une kerkova "leje" para nje muaji, dhe paralajmerova se do "zhdukesha" per nje periudhė 3 javore - e ke "mea culpa"-n time tek "filmat me te mire te 2004", ne dialog me "korēar"-in.
    Po qe jam dakort me ty une, persa i perket "million dollar" ! Dje po mendoja se efekti i "million dollar.." do filloje te me zbehet... . Dhe ka filluar biles... Eshte nga ata filma qe NUK ke qejf te shkosh ti rishikosh prap (per shembull), sepse i ke kuptu te gjitha ē'fare do te thote filmi qe ne shikimin e pare. Megjithate, kjo nuk besoj se do te thote qe filmi nuk ka pothuaj fare vlera. Shto ketu qe une kurrsesi nuk thashe qe eshte filmi me i bukur i vitit, perkundrazi, theksova vetem se ndofta mund te jete filmi me i mire i Eastwood-it.

    Mė mbetet tė "wait & see" nese do te jete ne Top10 tim te fundvitit (ishALLAH nuk me lexon "korēar"-i, se do me ulurasė: "prap me top10-llėqe tiiiiiiii ???" - LOL

    Henro, na thuaj ē'ke pa k'to dite? thjesht per "muhabet" :-) Une po vendos ne fund te ketij mesazhi listen e marsit.


    Cher peoples,
    po ne mo xhan kemi viiiiiiiiiite qe i "refuzojme" ato filmat qe vijne nga uzina e kodrės Holl, ose thene shkurt, "hollivudllėqet". Por, duke shkuar e pare ndonjehere ndonjė Scorses apo Eastwood, sikur i themi vetes : "hė se ka mbetur dhe andej akoma ndonje me mėnd"... :-)

    Paske pare "Rashomon" te Kurosawa-s. Nuk e kam pare, njoh teper pak filma te tij (mungese kohe, mundesie...); thone se eshte filmi qe e beri te njohur Kurosawa-n ne gjithe boten.

    "Palindromes", film indipendent amerikan po hezitoj te shkoj ta shikoj apo jo...
    Ndersa "Mystrious skin" do shkoj ta shikoj te djelen, eshte i programuar ne koke. po ashtu, "moolaade" dhe "hotel rwanda"

    Sa per "Passion" te Godard, nuk e kam parė.

    Kete muaj, kam pare: (barometri i te pelqyerit te filmit : maksimalja =+++++)

    ne kinema:
    -Au sud des nuages (film zviceran, 2004) : +++
    -Edvard Munch (nga Peter Watkins, 1972) : +++++
    -Million dollar baby (C. Eastwood, 2004) : ++++
    -A l'ouest des rails (dokumentar kinez 2004 ne 4 pjese ): +++++

    Nė Tv ose dvd
    -Cat peoples (Jacques Tourneur, 1942): +++
    -bitter moon[Lune de fiel ] (Polanski, 1992): +
    -Zabriskie Point (Antonioni, 1970): +++++
    -The shop around the corner (Lubitch, 1940): +++++
    -Il bidone (Fellini, 1955) : ++
    -Blood simpe [sang pour sang] (vellezerit Coen, 1984): +++++
    -Deliverence (John Boorman, 1972): +++++
    -Stromboli (Rosselini, 1947) +++

    kaq per marsin. Duke filluar nga neser (1 Prilli pra ! ) do bej kthesė e do gjej mė shume kohė te lirė...

  10. #10
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Bitter Moon - ky film psh ka pėr t'u ngjitur nė kokė pėr njė kohė tė gjaaaaaaatė.

    peoples - mė duket mė je pėrgjigjur pėr postin tim mė lart e pėr postet e tjera para njė muaji, mė bėre lėmsh mė bėre hehe. Tė tė bėj njė vėrejtje tė vogėl gjuhėsore? -pashė- ėshtė koha e kryer e thjeshtė e foljes -shikoj-. Folje e parregullt prandaj nuk bėhet -shikova-. Nejse ti mund tė mė thuash qė gjuha ėshtė e dlirė, e lirė e pa kufij, megjithatė mua s'mė rrinte goja dot pa ta vėnė nė dukje

    Autor, tek komenti mbi Million Dollar, nuk tė akuzova gjė ty, as tė kundėrshtova, thjesht shpreha mendimin tim thjeshtė saktė e bukur (shaka bėj). Sa pėr filmat e Marsit, kam mbetur ca hollė kėtė muaj, kėshtu qė ē'kam shkarkuar nga interneti, si vijon:

    - Ray
    - Aviator (ky vėrtet qė mė pėlqeu, realizimi shumė i mirė, interpretimi gjithashtu)
    - Sky Captain and the World of Tomorrow (eh, shtyhet. E pashė mė shumė pasi realizimi i kėtij filmi ėshtė diēka e veēantė. Ėshtė filmuar pothuaj i gjithi nė green screen. Autorit i mori 10 vjet kohė derisa gjeti njė producent)
    - The Corporation (megjithėse kam punuar edhe vetė tek ky dokumentar, kisha dy vjet pa e parė, dhe ka njė pėrmbajtje fantastike. Nuk e di nėse ka dalė andej nga ju apo me ēfarė titulli ka dalė, po nėse e rastis diku, do tė tė kėshilloja ta shikoje)
    - Underground - e pashė prapė. komentet janė tė panevojshme.

    Do kem parė edhe filma tė tjerė qė s'mė vijnė nė mendje, dmth s'kanė lėnė ndonjė gjurmė. Ndėrkohė jam duke shkarkuar Maria Full of Grace, The Motorcycle Diaries, Sideways and In Good Company. Nėse ndonjė prej kėtyre s'ia vlen, mė bėni njė zė qė tė mos harxhoj kot GB.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Disa tė dhėna mbi ekonominė e vėndeve ballkane
    Nga Tepelenas_nr_1 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 01-11-2006, 11:09
  2. "Euro" a do te kete sukses??? - Nga Enip!
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 21-07-2002, 09:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •