Kurdistani shtrihet ne Turqi, Siri, Iran, Irak, Armeni dhe Azerbajxhan.(nje saktesim).
Biseda me kurde kam patur dhe une, dhe te them te drejten, te gjitha palet e kunderta ketu kane te drejte; edhe Xeni me Lecin.
Faktikisht, e pare nga nje ane, kurdet duket sikur nuk tregojne interesin e duhur per ceshtjen e gjuhes; ceshtjen e tyre kombetare. Megjithate eshte e drejte e tyre themelore qe te shkollohen ne gjuhen e tyre.
Tani, ne parlamentin turk, pervec shqiptareve, ka dhe nje 25% te mire me deputete kurde; kete gje une nuk e kuptoj, pse atyre u ngec sharra ne gozhde dhe nuk kembengulin per te drejtat e popullit te tyre? Nese nuk do te flasim per pavaresi apo autonomi, po ceshtja e gjuhes dhe shkollimit?
Faktikisht, prej bisedave me kurdet, me rezulton se ne Turqi sot per sot egzistojne mbi 25 miljon kurde; madje edhe shume dialekte te gjuhes kurde; disa dialekte jane aq te ndryshme saqe ka kurde qe nuk merren vesh me njeri tjetrin. Kjo eshte thjesht ajo qe me kane thene kurdet, azilante politike ne Luxembourg. Gjeja qe me ka bere pershtypje, ishte se edhe pse ata mund te merreshin vesh fare mire me njeri tjetrin ne gjuhen kurde, ata dialogonin gjithnje ne turqisht! Disa here i kam pyetur pse perdornin turqishten dhe nga ana tjeter me flisnin me nuanca nacionalizmi per Kurdistanin!!!
Ka dhe nje pike tjeter ferkimi mes kurdeve te rajonit dhe shteteve te tyre perkatese; ceshtja fetare.
Kurdet gati 100% jane te denominacionit shiite, ndersa Turqia deri diku(kur numerohen edhe kurdet), Siria jo, eshte sunni; Iraku eshte sunni ne qender, shiite ne jug dhe lindje, dhe shiit gjithashtu ne veri, ne zonen e banuar prej kurdeve. Armenia dhe Azerbajxhani jane fe krejt tjeter, megjithese ka myslymane edhe ne kete te fundit.
Faktikisht, perderisa kurdet perbejne nje entitet nacional, etniko-kulturor, perfitojne plotesisht te drejten e vetvendosjes. Nese ajo qe thote Xeni do te ishte plotesisht e vertete, atehere Turqia nuk ka cfare t'i frikesohet, as Iraku, as Siria, as Irani(ne Iran kurdet nuk diskriminohen sic thote Kryeplaku); pse atehere nuk u jepet e drejta e nje referendumi te vockel ketyre kurdeve, nese realiteti eshte sic thoni ju Xeni? Mendoj se askush nuk duhej te kishte frike prej nje partie PKK qe nuk gezon mbeshtetje ne popullin e vet; nese ajo kerkon referendum, le t'i jepet e drejta atehere.
Une personalisht jam per nje Kurdistan te bashkuar, te pavarur, edhe pse krijimi i nje shteti te tille do te kishte pasoja gjeopolitike ne rajon dhe do te cenonte 5 shtete. Kurdet duhet te gezojne te njejtat te drejta sic i gezon edhe psh Vatikani, me gani 7ha siperfaqe dhe 900 banore.
Nuk bej paralelizma me shqiptaret ketu, dhe edhe pse mund te duken si me vend, vendi gjerave do t'u jepet kur kurdet te ndergjegjesohen dhe te kerkojne njezeri te drejtat e tyre, ashtu sic bejne dhe shqiptaret.
Gjithe te mirat te gjitheve.
Krijoni Kontakt