Te jap nje keshille ketu, edhe pse jam shume perserites: Te mos hidhemi si pula pa koke e te themi lloj soj dokrrash.
O Irfano, po pse more djale, nese Amerika do te ishte vertete kaq e urryer ne ate rajon, pse zgjedhjet ne Irak bene nje bum aq te madh? Pse populli i gjithe Irakut sfidoi cdo lloj kercenimi nga ana e terroristeve dhe u paraqiten ne votime? Pse cuditerisht edhe grate dhe bota femerore irakiane moren pjese shume aktive ne ate ngjarje? Pse rreth 8 milione zgjedhes vune jeten ne rrezik per te plotesuar nje trill amerikan? Si nuk ju bejne pershtypje te tilla gjera?
Dje ne Kurdistan nje kamikaz vrau mbi 60 dhe plagosi mbi 180 kurde mu prane selise se partise demokratike te Kurdistanit; prandaj mos i merrni gjerat aq thjeshte; nese ju e urreni Ameriken dhe Izraelin, lereni per nje teme tjeter kete gje, nuk kane shume lidhje ndjenjat tuaja me ate qe po ndodh ne ate rajon.
Turqise mund t'i djege shume e ardhmja e Irakut, qofte edhe per aresyen e thjeshte te forcimit te ceshtjes kurde.
Une personalisht qe Turqia ka me shume interesin ekonomik qe konsideron se po i cenohet, e pak lidhje mund te kete me nje faktor kurd ne rajon.
Fundi i fundit, eshte me rehat tani Turqia sesa kur ne Irak ishte satrap Saddami; thjesht eshte ceshtje kohe derisa Iraku te stabilizohet dhe gjendja te qetesohet. Dhe te thuash te drejten, diktaturat kane frike nga demokracite. Renia e nje diktature ne rajon mund te sjelle renien e diktaturave te tjera si efekt dominņ. Te flasim drejt e shqip; DEMOKRACI perkthehet "PUSHTETI I POPULLIT", dhe nese do te flasim ne kete kendveshtrim, ka shume pak demokraci ne ate rajon, qofte kur behet fjale per Turqine, qofte per pushtetet e tjera gjakatare Siriane, Iraniane, Saudite, etj.
Une s'e kuptoj qe per nje aresye kaq te ngushte ekonomike ky rajon te jete bastioni i fundit i pushteteve totalitare mesjetare. Ceshtja e naftes shpejt do te zbehet, rezervat boterore te naftes mendohet te shterrin pas rreth 50 vjetesh; me cfare do te jetojne keto popuj me vone? Detyrimisht qe do te fillojne revolucionet njera pas tjetres; pse te vonohet nje realitet i tille per nje fuci nafte? Ku i dihen pastaj pasojat nje revolucioni? Nejse, une per vete e shoh keshtu, kur te mbarojne rezervat e ketij rajoni atehere do te kemi nje tjetersim gjeopolitik te gjithe lindjes se mesme; nen kete prizem, Kurdistani eshte fakt i kryer, shume i vonuar, por i kryer.
Pershendetje te gjitheve.