Njerez qe ulerijne,
djegjet dhe dhunimet zbusin tmerrin e tyre.
Njerez qe shkaterrojne simbole,
njerez te shkumezuar nga deliri i kuq.
Nje prekje,
nje grisje,
nje ulerime
dhe flamuri yne shqyhet nga frymezimi antinjerzor.
Nje diell qe qendron lart,
ne lartesite e nje qielli qe verbon,
klithma,
fantazma.
Nje prekje e ngrohte,
nje tmerr i pakufishem,
nje dashuri qe mungon
mbi ngjyrat e nje flamuri krenar.
Nje ngjyre qe pervelon,
me tmerret e kaluara,
Nje ndjenje qe coptohet
nga inati i trasheguar.
Qendronte ne nje shtize,
i qete,
krenar.
Shqyerja e priste,
porsi nje egersire e lindur.
Dedikuar Flamurit te Kombit Shqiptar qe dje pati nje fat paksa tragjik ne nje nga stadiumet e kryeqytetit te shtetit Grek.
Krijoni Kontakt