Griset dhe digjet flamuri shqiptar nė stadiumin e Athinės. Ndėrpritet pėr minuta tė tėra ndeshja e ekipeve U 21 (Shekulli)
Tifozėria greke rishfaq shenjat e racizmit nė drejtim tė shqiptarėve. Gjatė ndeshjes sė djeshme tė ekipeve Shpresa ėshtė djegur njė flamur shqiptar, njė tjetėr ėshtė grisur ndėrkohė qė njė tifoz ėshtė masakruar barbarisht. Njė situatė tensioni ka mbizotėruar dje nė Athinė gjatė ndeshjes sė ekipeve U 21, ndėrkohė ekipi shqiptar nuk ka pranuar qė tė vazhdojė lojėn pa u rivėnė nė vend flamuri i grisur. Sot nė orėn 19.30, me orėn tonė, pritet qė tė luhet ndeshja e ekipeve kombėtare por fryma e racizmit duket se nuk do tė ndryshojė. Edhe njė herė policia greke nuk ka treguar aspak vullnet pėr tė ndaluar shtetasit e saj qė kanė masakruar tifozėt shqiptarė.
Djegia e flamurit
Njė tifoz shqiptar i plagosur, disa tė tjerė tė dhunuar, flamuri i djegur dhe i grisur, parulla antishqiptare,- kjo ka qenė atmosfera nė tė cilėn ėshtė zhvilluar dje ndeshja e ekipeve kombėtare U 21 tė Greqisė dhe Shqipėrisė. Sapo dy ekipet kanė dalė nė fushėn e blertė tė lojės, njė grup tifozėsh grekė kanė nxjerrė njė flamur shqiptar dhe nė shenjė demonstrative i kanė vėnė flakėn. Djegia e flamurit ka vazhduar pėrgjatė tė gjithė kohės qė kėndohej himni shqiptar. Madje himni ėshtė shoqėruar edhe me fėrshėllima tė shumta dhe kėngė antishqiptare nga rreth tre mijė tifozė grekė tė pranishėm nė stadium. Ndėrkohė nė stadium ishin vendosur njė sėrė tabelash raciste kundėr lojtarėve dhe emigrantėve shqiptarė. Edhe kėtė herė policia greke nuk ka bėrė asgjė pėr tė ndaluar kėngėt raciste ose djegien e flamurit kombėtar shqiptar. Forcat e policisė greke kanė vėshtruar qetėsisht djegien e flamurit dhe kanė ndėrhyrė vetėm nė momentet e fundit pėr tė shuar flakėt nė stadiumin Nea Zmirni.
Plagosja e tifozit
Pas kėtyre incidenteve tė fillimit, ndeshja ka vazhduar e qetė por vetėm pėr disa minuta. Ndėrsa po afrohej gjysma e pjesės sė parė tė ndeshjes, njė grup tifozėsh grekė u janė afruar disa shtetasve shqiptarė qė ndodheshin nė stadium. Ata kanė arritur qė tė kapin njėrin prej tifozėve shqiptarė duke shfryrė ndaj tij njė dhunė tė paparė. Sipas njė dėshmitari nė vendngjarje, njė i ri shqiptar ėshtė rrethuar nga njė grup tifozėsh grekė, tė cilėt e kanė goditur me grushta dhe shkelma dhe mė pas e kanė lėnė nė tokė tė gjakosur. Ndėrkohė edhe disa tifozė tė tjerė shqiptarė kanė pėsuar dhunė nė stadium. Policia greke sėrish ka ndėrhyrė me vonesė pėr tė parandaluar rrahjen barbare tė tifozėve shqiptarė qė po ndiqnin ekipin e tyre kombėtar. Ndėrkohė, njė grup tifozėsh grekė kanė sulmuar dhe rrahur njė tė ri shqiptar i cili po kalonte me motor afėr stadiumit. Pas kėtyre ngjarjejeve, policia ka ndaluar qindra tifozė manifestues, tė cilėt mbanin nė dorė pankarta, ku ishin shkruajtur nė greqisht kėrcėnime nė drejtim tė tifozėve shqiptarė, qė kishin shkuar nė Athinė pėr tė parė ndeshjen. Nė atė zonė kishte disa pankarta tė tjera, tė cilat ishin shkruajtur greqisht dhe shqip, ku thuhej qė duhet tė respektonin "vėllezėrit shqiptarė" dhe "emigrantėt shqiptarė nė Greqi".
Pezullimi i ndeshjes
Gjatė pushimit tė pjesė sė parė tė ndeshjes, tifozėt grekė kanė rishfaqur sėrish shenjat e racizmit. Ata i janė afruar tre shtizave ku ndodheshin flamuri grek, shqiptar dhe flamuri i FIFA-s. Disa prej tifozėve kanė tėrhequr flamurin shqiptar dhe pasi kanė thyer shtyllėn kanė mundur qė ta marrin atė. Pas kėsaj ata e kanė grisur flamurin shqiptar nė shenjė kėrcėnimi ndaj tifozėve dhe lojtarėve qė ndodheshin aty. Kjo skenė ka sjellė reagimin e menjėhershėm tė ekipit kombėtar U 21 tė Shqipėrisė, i cili ka refuzuar qė tė dalė nė fushėn e blertė tė lojės. Lojtarėt shqiptarė nuk kanė pranuar qė tė vazhdojnė ndeshjen deri nė momentin qė flamuri i grisur tė zėvendėsohej. Kjo ka sjellė ndėrprerjen e lojės pėr disa minuta deri sa zyrtarė tė stadiumit grek kanė mundur qė tė gjejnė njė tjetėr flamur. Ata e kanė rivendosur flamurin shqiptar nė vendin e tij dhe ekipi ynė ėshtė rikthyer nė fushė. Ndryshe nga atmosfera nė shkallėt e stadiumit, nė fushėn e blertė tė lojės gjithēka ishte korrekte. Lojtarėt shqiptarė dhe ata grekė treguan Fair Play dhe ndeshja ėshtė zhvilluar pa asnjė incident nė fushė.
Krijoni Kontakt