Kush e ka marre persiper Gjermanine ? Ka dale ai burr akoma a jo ?Postuar më parë nga ballack
![]()
Kush e ka marre persiper Gjermanine ? Ka dale ai burr akoma a jo ?Postuar më parë nga ballack
![]()
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
e ritheksoj edhe njer her Hollanda luajti dobet ishte fat i tyre pastaj qe shenuan me penallti por me penallti eshte tek a cift o fiton o hum kshu qe kesaj rralle fitoi.
--O Bledar, mund te thush qe Hollanda kishte ndryshuar taktitk dhe nuk beri lojen sulmuese e shpartalluese qe na eshte mesuar syri gjithmone te shohim, por s'mund te thuash kurre qe Hollanda luajti dobet.
Hollanda u regj me fatin e poshter, pasi gjithmone i thyente brinjet ekipit kundershtar edhe vinte puna humbte me penallti. Luajti ashtu sic luajti dhe bravo i qofte, megjithate pati dhe gabime ne disa momente, te cilat jane te pa shmangshme. Nuk lejoi hapsira boshe si me Ceket dhe mos harro futi nje te kontrollume statistikave te ndeshjes Hollande-Suedi dhe do shohesh qe Hollanda ishte superiore ne cdo te dhene, qe duke filluar nga posesimi i topit 60 me 40 edhe duke vazhdu me gjujtjet totale e me kornet e me goditjet e denimit. Dy shtylla ata, ndersa ne, nje shtylle edhe nje gol qe ishte %100 i rregullt, por si gjithmone albitri do na i haj hakun.
Gjithashtu mos harro se ndeshjet duke filluar qe nga cerekfinalja edhe deri ne finale, jane ndeshje per jete a vdekje dhe ekipet qe kane dale aty nuk kane dale kot, madje pretendojne te fitojne kampionatin.
Do ishte gjynah te eleminohej Hollanda per te 5-ten here nga penalltite.
Portugalia eshte e zonja e shtepise, megjithate besoj se Hollanda ka lojtare dhe ekip me te mire se Portugalia dhe shpresoj shume tek nje fitore me Portugaline brenda kohes se rregullt pra 90 minutave. Hollanda sduhet te rrezikoj me me penallti.
Ceku eshte shume i forte, por mos te harrojme qe edhe pse Hollanda humbi me Cekun, ishte ajo qe i futi 2 gola per 18 minuta dhe te gjithe po mendonin per nje goleade te Hollandes ne ate ndeshje. Mos harrojme qe ajo loje deri sa erdhi tek permbysja 3-2, mbarti mbi vete shume gjera te jashtme negative qe ndikuan ne humbjen e Hollandes. Ketu te permend dy penalltite e mohuara nga albitri skandaloz, pasi qe Cocu ja dha gabimisht sulmuesit Cek edhe beri qe te rihapej loja si dhe shume raste te pafundme qe Hollanda humbi para se Cekia te shkallonte. Kartoni i kuq qe u dha pa te drejte si dhe gafa e madhe e trajnerit tone qe zevendesoi lojtarin me te mire ne minuten e 52 gje per te cilen u kercenua edhe me varje.
--Gjithcka mund te ndodhe. Hollanda e ka me shume hak se cdo ekip tjeter te jete ne finale edhe madje ta fitoi kupen. Aktualisht eshte padronia e futbollit.
Ndryshuar për herë të fundit nga Del Monako : 28-06-2004 më 00:27
HOLLAND...
Duke pare komentet tuaja,enderrimtare,gje qe tregon se nuk shikojme te gjithe te njejtin TV,ose ne shikojme kete aktualin me ngjyra kurse ju ate "demode" bardh e zi,kam dal ne nje konkluzion te plote.
Tifoz hollandeze keni nevoje per nje takim me psikologun.
"Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"
GETE
Po te kishte bo vaki edhe kjo masnej, ca te them une, me mire mos te behej me kampionati, po tia jepnin kupen na i ekipi fukara se me lujt 3 ore futboll edhe me u eleminu nga qe ka shku Makay me maru nevojat fiziologjike, kjo ska by.the ku te rri.Në lajm interesant vjen nga dhomat e zhveshjes së Holandës. Një episod që për pak i kushtoi eliminimin nga çerekfinalja e kampionatit evropian. Bëhet fjalë për nevoja fiziologjike të sulmuesit holandez Roi Makai. Sulmuesi i Bajernit të Mynihut, pas përfundimit të kohës shtesë, u largua nga fusha për në tualet dhe Advokati nuk e dinte një gjë të tillë. Trajneri i "tulipanëve" e kishte dhënë emrin e tij te gjyqtari si goditësi i katërt i Holandës dhe, kur gjyqtari po bënte "apelin" vërejti mungesën e Makait. Ai paralajmëroi stolin holandez se në rast se sulmuesi nuk do të vinte përpara se të goditej 11-metërshi i parë, Holanda do të ishte skualifikuar. Për fatin e mirë të "tulipanëve", Makai erdhi në kohë dhe kontribuoi duke shënuar 11-metërshin e tij.
Edhe ke pa ti Kolombo, albitrat direkt gati jane me e eleminu Hollanden. Kaq shume ja ndjejne rrezikun se mos eleminoje Portugaline. Isha kurioz, do ta eleminon Gjermanine per kesi soj punesh apo jo. Gjithanej ka borgjezira mer ca bohet kshu. As futbollin se lejn rehat.
HOLLAND...
FORCA HOLLANDA DREJT FINALES
Neser luhet gjysfinalja Hollande-Portugali
Shpresoj dhe kam shume besim tek ekipi me i mire ne bote aktualisht se do beje nje loje dinjitoze neser. Si gjithmone emocionet do te jene shume te medha per cdo tifoz te Hollandes. Mua me kane kap qe tani.![]()
Mendoj se Advockat do te keshilloj per nje loje me me tipare sulmuese se me Suedine. Por asnjehere sduhet harruar mbrojtja. Skuadra Portugeze pervec avantazhit qe luan ne fushen e vet dhe albitrit qe mendoj do e kete nje favor me teper, nuk ka asgje me shume se ekipi Hollandez. Portugalia u rrah turpesisht nga Greku te cilin Hollanda e kishte zdruguar mire 4-0 ne nje ndeshje para Euros. Sa do qe Portugalia ka nje trajner shume te mire, mendoj se neser diferencen do ta bejne lojtaret individual dhe ketu do permendia te pa permbajturin Roben, ujkun tone qe shpresoj te jete ne form Davids, Overmars qe ka shume shance te filloj si titullar ne dem te Van der Mayde. Po ashtu Seedorf fantazia e ekipit tone.
Nje gje kam frike shume. Nderhyrjet e dy qendermbrojtesave tane.
Stam edhe Bouma duhet te jene shume te kujdesshem sepse neser nje gabim i vogel dhe albitri e ka bilbilin gati te jape penallti per Portugaline. Shpresoj dhe i lutem zotit mos te ndodhe.
Gjithashtu nese Hollanda ka nder mend ta fitoje ndeshjen(gje qe s'diskutohet) duhet patjeter ta mbylle ne 90 minutat e rregullta, ndryshe e di qe fati do i leje ne balte edhe do na bej edhe ne per reanimacion me ato penalltite.
I uroj me gjithe zemer fitore ekipit madheshtor, mbretereshes se Europes ta fitoje ndeshjen neser dhe ne te triumfojme perseri deri ne marrjen e kupes. Zoti i ndihmofte.
HOLLAND......HOLLAND.........HOLLAND........HOLLAN D.........HOLLAND........HOLLAND
Ndryshuar për herë të fundit nga Del Monako : 29-06-2004 më 14:50
HOLLAND...
Kisha kohe qe nuk merrja pjese ne sofren e tifozeve Hollandeze duke qene dhe une nje i tille.
Jam i kenaqur per arritjen ne gjysem finale, megjithese kesaj rradhe Hollanda duket sikur e ka humbur identitetin e saj. Ndoshta duke luajtur me dobet paskemi me shume sukses, sepse heret e tjera kemi luajtur bukur por pa rezultat.
Ardhja e Did Advocaat ne kombetare mbas largimit te turpshem te Van Gaal-it nuk ka qene ndonje sukses i madh. Duke qene ish trajner i PSV Eindhoven-it, ai nuk po ndjek sistemin e shkolles se Ajax-it qe ka qene gjithmone dominuese tek Oranje.
Nuk jame dakort per shume gjera rreth ideve te Advocaat. Ne rradhe te pare ai vazhdon t'i qendroje besnik sulmit me nje lojtar te vetem. Van Nistelrooy eshte nje futbollist i vlefshem per ne 16-she, megjithese pjesa me e madhe e topave qe vine ne kembet e tij jane larg zones se rreptesise. Kete gje e pame ne ndeshjen e pare kunder Gjermanise. Ne te vetmin rast ku Van Nistelrooy mori nje top ne 16-she arriti te shenoje. Pra ai ka nevoje per me shume mbeshtetje ne sulm. Ndoshta jo vetem me Van Der Vaart, por edhe me nje sulmues te mirefillte si Makaay apo Kluivert (kete te fundin me duket e çuditshme perse nuk e ka aktivizuar asnje minute deri tani).
Persa i perket mesfushes nuk arrij te kuptoje per çfare arsyesh aktivizohet Van Der Meyde si titullar ne çdo ndeshje. Ai rralle here arrin te lirohet nga mbrojtesit dhe kroson dobet. Ne ndeshjen kunder Letonise u pa qarte diferenca midis tij dhe Overmars. Overmars ishte shume me efektiv. I porsa futur arrin te lirohet çdo here nga mbrojtesit, jep asiste te sakta gjithashtu kerkon edhe golin ne menyre indviduale. Ne çdo ndeshje qe eshte aktivizuar Overmars e ka ndihmuar shume sulmin duke qene nga pikat me te forta ne 11-shen Hollandeze. Atehere per çfare arsye duhet lene Overmars rezerve dhe ne vend te tij te luajne Van Der Meyde ose Zenden?!
Eshte aktivizuar shume pak Sneijder. Ne ndeshjen kunder Suedise Davids nuk ishte ne formen me te mire te tij. Sneijder pra duhet te kishte zene vendin e tij. Ai eshte nje qender mesfushor i rralle. Teper i dobishem ne mbrojte por edhe ne sulm. Nuk gabon asnje pasim, ka nje goditje standart nga çfaredo lloj distance dhe perdor shume mire te dyja kembet.
I pakuptueshem ishte gjithashtu nderrimi i talentit 19-vjeçar Robben me Bosvelt ne ndeshjen kunder çekise. Robben nje mesfushor krahu kurse Bosvelt nje qender mesfushor me tipare mbrojtese. Hollanda pra ben nje nderrim stil 'catenaccio' italian. Ky zevendesim tregon qarte qe Hollanda ka nderruar identitet me ardhjen e Advocaat.
Persa i perket mbrojtes nuk kam çfare te them. Mbrojtesit e Hollandes jane te pakte ne numer. Me largimin e Stam dhe Frank De Boer mbas Evropianit ata do te pakesohen edhe me shume.
Mbase Heitinga mund te ishte aktivizuar me shume si qender mbrojtes (rolin qe ai mban tek Ajax) dhe jo si mbrojtes krahu. Adocaat eshte treguar ndoshta me i kujdesshem duke vendosur Bouma-n (i cili ka me eksperience) ne ate rol.
Persa i perket portes ka shkelqyer Edwin Van Der Sar, jo vetem gjate ndeshjeve por edhe ne momente deçizive si ai i penalltive kunder Suedise.
Ky eshte mendimi im rreth Did Advocaat.
Mbas Evropianit ai ka delaruar se do te largohet nga posti i trajnerit te kombetares. Shkak kane qene kritikat e ashpra te shtypit Hollandez te cilat sipas Advocaat kane kaluar çdo limit. Megjithate ne krahasim me Van Gaal, ai ka sens humori. Ndonese i nxehur ne konferencen e fundit per shtyp, ai i eshte pergjigjur pyetjes se me ke ekip kerkon te ndeshet ne finale, me çekin duke zevendesuar Robben-in ne fund te ndeshjes. Te gjithe gazetaret e pranishem kane qeshur nga kjo pergjigje e tij.
Did Advocaat= piep kleine generaal van een legertje in ontbonding ( Advocaat nje gjeneral i vogel i nje ushtrie ne shperberje). Ky eshte mendimi i Hollandezeve ne lidhje me Advocaat, te cilit i bashkangjitem edhe une pjeserisht.
Mbase e teprova ca.
Suksese per neser kunder Portugalise. Do i bejme Portugezet te qajne sebashku me Eusebion LOL
Oranje!!! Oranje!!! Oranje!!!!
De besten ter alle tijden!!!
Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 29-06-2004 më 18:44
Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!
Ku jeni Tulipane?????
Sot duhet te beheni te gjithe te gjalle!!!!
Forca Hollanda
Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!
FoRca Tulipane....
We can do iTTTTTTTTTTTTTTTT
Orso o te keqen humbi holanda....
Ngushtllime Tifozve te Holandës.....
Mbyllne temen dhe kete kapitull....
Shkenca na e premton të vertetën...por ajo kurrë nuk na e premton as paqen as fatin!
Krijoni Kontakt