Kai Eide në qershor mund të vijë në krye të UNMIK-ut
Bruksel, 29 mars - Nga Brukseli arrijnë paralajmërime se UNMIK-u ndodhet para një riorganizimi, ndërkohë që kandidat kryesor në krye të këtij misioni civil të OKB-së në Kosovë është ambasadori norvegjez në NATO Kai Aide. Në një raport të BBC-së nga Brukseli thuhet se funksionarë të NATO-s nuk kanë dashur që zyrtarisht as të konfirmojnë as të mohojnë këtë informacion. Funksionin e shefit të tanishëm të UNMIK-ut në qershor do të duhej ta braktisë Soren Jesen Petersen, të cilin Kopenhaga tashmë e ka nxjerrë si një nga kandidatët për komesioner të ri të UNHCR-it.
Burime në Bruksel thonë se ambasadori norvegjez në NATO ka marrë mbështetjen e shumë faktorëve të rëndësishëm botërorë të angazhuar në Kosovë, posaçërishst nga fundi i vitit të kaluar kur filluan të bien në sy vërejtjet e ashpra në llogari të "mosgjeturisë së mëtejshme të UNMIK-ut në udhëheqjen e procesit të Kosovës".
Diplomatë evropianë theksojnë se ambasadori Eide, njohës i mirë i rrethanave në Ballkan, në krye të administratës së re në Kosovë, do të bashkonte interesat e faktorëve botërorë dhe vetë NATO-s e cila qartë synon një rol të drejtpërdrejtë politik në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, thuhet në këtë raport të BBC nga Brukseli.
Krijoni Kontakt