Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1

    Ti, Harasani, udhehiqesh nga logjika e shtetit hajdut

    Ti, Harasani, udhehiqesh nga logjika e shtetit hajdut
    E Marte, 29 Mars 2005
    Leter e hapur drejtorit te KESH- it, shokut Andis Harasani

    Nga Ilir DEMALIA, Florida, SHBA

    Nena ime, e cila jeton ne Tirane ne adresen, Rruga e "Durresit", pallati 136, shkalla 1, apartamenti 8, me nje pension 80 mije leke (llogaria ne para te vjetra, shen. red) ne muaj eshte e detyruar te marre edhe 20 mije te tjera borxh, per te paguar faturen tende te dritave!... Konkretisht: muajin e fundit, pra per shkurtin 2005, fatura ishte 100 mije leke dhe per janarin 70 mije! Ne te njejtat shifra, pak a shume, i kane ardhur faturat gjate gjithe muajve te vitit te kaluar...

    Pa fjale te shumta, gjate gjithe vitit te kaluar, nena ka paguar rreth 800 mije leke. Me cmimet e atjeshme te energjise, nenes sime, megjithese jeton e vetme, i bie te konsumoje rreth 2 000 kilovatore ne muaj! Nje sasi konsumi teper e larte, qe habit kedo. Aq me teper, kur dihet qe nje pjese te mire te dites, energjia elektrike mungon.

    Absurdi pastaj shenoi kulmin, kur gjate muajve mars dhe prill te vitit kaluar, ndonese ajo nuk pat banuar as edhe nje sekonde te vetme ne shtepi, pasi ka qene ne Gjermani tek im vella: ka gjetur ne kthim, dy fatura dritash respektivisht 45 mije dhe 60 mije leke! Dhe kur kjo grua ne moshen 70 vjecare shkon te ankohet tek zyrat e KESH- it per fatura te tilla ne shifra marramendese, perballet me kercenimin se "po nuk i pagove faturat deri ne qindarken e fundit, do te presim dritat dhe do te paguash dhe kamate vonesen".

    Por nese ne kete pike te kesaj letre te hapur, do te na nevojitej folja "me pre", une mendoj se do te ishte ne dobi te vendit dhe gjithe shqiptarve qe me pare te presin koken tende, shoku Harasani!

    As te njoh e as te kam njohur me pare. Vete po na del mu ne rrugen e mundimshme te halleve tona dhe do qe t'ia shohesh leverdine e embelsine mjaltit, ne postin qe ke marre. Hajd pra, shihja dhe sherrin!

    A ka mundesi, shoku Harasani, te me tregosh nje vend tjeter, pos Shqiperise, ku te ardhurat mesatare mujore per fryme jane rreth 180 dollare, kur te ardhurat e pensionisteve jane diku rreth 70 dollareve per fryme dhe fatura e energjise elektrike t'i kaloje 100, ne muaj?! Une jetoj prej 14 vjetesh ne SHBA, nje vend ku paga mesatare sot shkon nga 2 500 deri 4 mije dollare ne muaj (e kam fjalen per ate qe mund te quhet shtrese e mesme). Fatura e energjise, (elektrik+ gas) varion nga 60 deri 100 USD. Dhe, ne ndryshim nga Shqiperia, e cila eshte ne meshiren e korporates suaj, te ndergjegjes moralit dhe babezise se drejtuesve te saj, energjia ketu nuk pritet asnje sekonde, tensioni nuk ka kurrefare periudhash ulje dhe ne varesi te motit, ngrohja dhe ajri i kondicionuar jane te pranishme gjate te 24 oreve.

    Eshte e natyrshme, qe ti te mos pranosh krahasimin me nje vend si SHBA, por po te jap krahasimin me nje vend tjeter, ish- komunist, bile nder me pak te degjuarit, Lituanine, ku paga mesatare mujore varion nga 400 deri ne 600$, e ku pensionet levizin midis 160$ dhe 250$. Por, ama, fatura mujore e energjise elektrike, lituanezeve u shkon nga 15$ -20$ per familje.

    Me cfare logjike atehere, ti, shoku Harasani, me gjithe ata kusare, qe ke mbi koke e nen kemebe, (poshte vetes, ne KESH dhe ushunjezat demagoge, qe ke siper ne qeveri), e justifikoni nje cmim te tille te energjise dhe nje praktike qorre te caktimit qesim aty ku nuk mund ta matni? Per me teper, kur dihet, qe ndersa shume vende e perftojne energjine elektrike nga lendet djegese apo energjia berthamore e alternativa te tjera, ne Shqiperi, pjesa dermuese e saj, eshte dhurate e Zotit. Shpjegimi i drejtperdrejte ka te beje me paaftesite tuaja per ta menaxhuar, me makuterite tuaja per te xhvatur nga tenderat per blerjen e energjise gjate periudhes se veres, pa lene menjane dhe paaftesite ne aspektin e biznesit, ku zakonisht dilni te humbur si pasoje e levizjeve te cmimeve te energjise. Por, mbi te gjitha, ti ashtu si edhe ata qe te kane vendosur ty ne ate post, udhehiqeni nga logjika e shtetit hajdut, e shtetit kriminal, shtet i ngritur nga nje bashkesi ushunjezash, qe ka pushtuar politiken, qeverine, opoziten, parlamentin dhe bashkite e vendit, qe kane si qellim te vetem, jo te mendojne e punojne per popullin, por ta poshterojne, ta rrjepin e ta shkaterrojne deri ne ate mase, sa te mos kete me fuqi te cohet ne kembe.

    Natyrisht dhe ti, si antar i kesaj piramide banditesh socialiste, qe nuk keni asgje sociale, i kesaj piramide qe fillon me majen Nano dhe zbret deri tek ai hajduti i fundit i bazes, ai qe shkruan faturat e dritave, nuk mund te jesh ndryshe.

    Shoku Harasani, ti dhe qeveria ku ben pjese, ia keni shtuar dhe po i a shtoni zullumin vetes deri ne ate pike, sa nuk mban me. Personalisht po te njoftoj, se nena ime nuk ka per te paguar asnje fature elektriku, perderisa te plotesohet gjithe kuota e pareve, qe ke vjedhur ti me hajdutet e KESH it dhe te qeverise me cmimet qe ajo ka paguar gjate ketyre tete vjeteve te kusarise socialiste ne fuqi.

    Dhe ti guxo dhe shko preja dritat!

    Gjaku dhe djersa e emigranteve shqiptare, qe jane shperndare neper rruget e botes nga politika aktuale e qeverise tende dhe e parardhesve te saja po komuniste dhe ato, nuk do te shkoje per te trashur ***** tuaja te e Fatos Nanos& CO, nuk do te shkoje per te majmur qeveritaret dhe per te mbuluar shpenzimet e tyre ne qefe dhe lukse, qe nuk i lene gje mangut orgjive te sheikeve.

    Tani se fundi kam marre vesh qe ke ndermend te kandidosh dhe per deputet ne zonen 36, ne Tirane. Me cilen fytyre?! Une nuk mendoj se votuesit e asaj zone, pasi kane jetuar me ore te tera pa drita, ndonese paguajne faturat me te larta te energjise ne bote, do te votojne per ty. Vec ne votofshin hajdutet e KESH- it qe mund te jetojne ne ate zone. Une do te desha qe banoret e zones, kur ti t'u kerkosh voten, te te nxjerrin perpara surratit, faturat e tua te territ dhe te varferise! Te te kerkojne llogari per gjithe ato para te vjedhura nga xhepat e qytetareve qe mjaft halle kane dhe pa faturat e dritave. Neqoftese ky popull eshte aq tutkun, sa te votoje perseri per ty dhe per partine tende socialiste, atehere, AFERIM JU QOFTE!



    Korrieri
    Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
    Gjuha shqipe m'shungullon,

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Fotzenland
    Anėtarėsuar
    23-04-2005
    Postime
    85
    E kam lexuar edhe une para disa kohesh kete shkrim. Me pelqeu se ia kishte qendisur vertet shume bukur ketij kusarit. Mgjth nuk di sa te verteta jane ato historite me plaken e vet.
    Ky Harasani eshte aq i rrezikshem sa deri tani as PD-ja nuk e ka hap gojen per te. I ka vajis mire. Pa permendur ketu reklamat e Keshit qe sjellin goxha para ne arkat e gazetave opozitare.

  3. #3
    Argjentinas Maska e ArberXYZ
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Postime
    867
    Ky Harasani,

    Rriti cmimin e enrgjise, filloi mbledhjen totale te faturave e te kamatave te kaluara (deri pra 7-8 vjetesh), dhe leket e mbledhura kompensojne dificitin dhe vjedhjet e buxhetit.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anėtarėsuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400
    Fotzenland, si qenka Harasani i rrezikshem. Ai eshte pule, po pule fare ama...

    Ja shkembimi midis Florides dhe Harasanit.

    Me dt 29 Mars 05 ne gazeten "Korieri" u botua nje leter e hapur e imja drejtuar drejtorit te KESH it sh. Harasani. Me 30 mars erdhi me njehere pergjigja e Harasanit,dhe mire beri qe u pergjigj. "Korieri" per arsyet qe i di kjo gazete, megjithese me mbajten me premtime 10 dite se do ta botojme sot, e do ta
    botojme neser nuk e botoje. Arsye qe duhet ti di dhe Harasani. Ju lutem, n.q.s keni mundesi botoni pergjigjen time dhe te Harasanit. Lexuesi le te shoh se sa ne menyre te pacipe, manipulon, genjen,mashtron ky njeri.
    Ilir Demalia

    Energjia eshte thjesht nje mall
    E Merkure, 30 Mars 2005
    Pergjigje e drejtorit te pergjithshem te KESH-it, letres se hapur te z. Ilir Demaliaj

    Z. Ilir Demaliaj;

    Meqe me nje leter te hapur m'u drejtove per disa gjera, po te kthej pergjigje dhe une me te njejten menyre. Fillimisht dua te them se situata e nenes tuaj (nga pikepamja energjetike flas) eshte si vijon:

    - Ka matje te rregullt qe jep sasine e energjise elektrike qe konsumon ne
    muaj.

    - Konsumi mujor varion nga 500 deri ne 1000 kWh ne muaj.

    - Vitin e fundit ka paguar 50,000 leke gjithsej (pra jo 80,000 leke sa thoni
    ju).

    Tani me lejo te them dhe nja dy gjera te tjera, qe kane lidhje me cfare ju keni shkruar ne letren tuaj.

    Dua te te sqaroj, se pasi lexova letren tende, pavaresisht gjerave qe i ke te pabaza e te pallogjikta, shqetesimi kryesor ishte te verifikoja nese punonjesit e kompanise qe une drejtoj kishin abuzuar apo jo me faturat e konsumit te nenes tende. Per fat te keq raste te tilla ndodhin (natyrisht shume me pak se perpara) dhe per kete kam marre rreth 5.000 masa disiplinore deri dhe ne largime nga puna, gje e cila ka dhene efektin e saj dukshem.

    Nese do te kishte faturim te gabuar, si ne rastet e tjera kur kjo eshte verifikuar, do te behej menjehere rregullimi i faturimit e pageses dhe nenes tende do i kerkoja ndjese personalisht per parregullesine qe mund te kishin shkaktuar vartesit e mi.

    Nje nga politikat qe ka aplikuar sh.a. KESH kohet e fundit eshte pikerisht
    komunikimi i drejtperdrejte me konsumatorin per te marre informacion lidhur me
    parregullesite qe ata mund te ndeshin dhe te marrim masa per eliminimin e
    tyre. Sic duket kjo po jep efektet qe priteshin.

    Ne rastin e nenes tuaj, rasti ishte i kundert; jo vetem qe nena juaj ka konsumuar energjine qe i eshte faturuar, por sic thoni dhe ju, nuk e ka paguar ate. Natyrisht qe personat pergjegjes ne sh.a. KESH, qe kane lene te ndodhe ky fakt duke moszbatuar keshtu kontraten e furnizimit me energji elektrike, do te mbajne pergjegjesine e tyre. Megjithate dua te te sqaroj dicka; pavaresisht kercenimit tend (nuk je i pari dhe as i fundit), nese nje konsumator nuk e paguan energjine elektrike do t'i nderpritet furnizimi me energji. Shpresoj qe kjo te mos jete nena juaj, prandaj nese eshte rasti qe energjia eshte konsumuar do te ishte mire qe te shikoje mundesine qe ta ndihmoje per ta paguar, se ne te kunderten megjithe keqardhjen time e kercenimin tuaj, do t'i nderpritet furnizimi dhe nuk do t'i lidhet sa kohe qe nuk e paguan ate. (shume shpejt do ta shohesh qe nuk bej shaka, ne rradhe te pare, sepse ligji nuk me lejon te tallem e te trembem per te tilla gjera).

    Tani me lejo te te them dhe ca gjera te tjera, meqe ke marre persiper qe te
    paraqesesh "fakte" e permbledhje qe kane te bejne me politiken tarifore te
    mbare botes, perfshire dhe ate te vendit nga ku ne keto prag zgjedhjesh ke
    vendosur te fillosh te shkruash letra te hapura dhe te vendit, ku une kam vendosur te jetoj e te kontriboj.

    Fatura e konsumit te cfaredo malli, te nje konsumatori ne mbare boten varet
    nga (i) deshira e tij per te konsumuar kete mall, (ii) nga mundesite financiare qe ai ka per ta perballuar konsumin dhe (iii) nga cmimi i ketij malli.
    Sigurisht qe kjo eshte e vertete dhe per energjine elektrike.

    Ndersa dy te parat varen teresisht nga vullneti i konsumatorit, e treta, dmth cmimi varet nga autoritetet perkatese qe caktojne cmimin e energjise elektrike (tek ne cmimin nuk e cakton sh.a. KESH).

    Ajo qe mund te te garantoj eshte qe ne vendin tone ekziston nje diference
    shume e madhe ne cmimin e energjise elektrike me konsumatoret amerikane apo ato lituaneze, qe do te thote qe Shqiperia ka cmimin disa here me te vogel se
    keto vende qe ju keni permendur. Madje politika tarifore e aplikuar nga qeveria
    shqiptare eshte e tille, qe familjet ne nevoje per konsumin jetik te energjise elektrike, subvencionohen nga shteti per cdo rritje cmimi ne masen qe ky cmim rritet cdo vit (pra efekti i rritjes se cmimit per keto famije per konsumin jetik eshte zero).

    Pastaj nese ka konsumatore ne Shqiperi qe konsumojne shume me teper energji
    se sa konsumatore ne Amerike apo Lituani, kjo nuk ka pse te jete faji, as i
    KESH e as i qeverise shqiptare, dhe madje nuk eshte as faji i konsumatorit nese
    e paguan energjine. Ka faj nese e konsumon energjine, nuk e paguan ate dhe
    kercenon per prerje kokash e mospagesa, e kete TI e di mire (OSE SHPRESOJ TE
    PAKTEN TA DISH).

    Tani po te jap dhe nje fakt tjeter. Ne letren tende je shume konfuz e i paqarte per ate cdo te shprehesh faturat ne mbare boten e ne Shqiperi, por per kuriozitet po te sqaroj, se konsumi mesatar i familjareve te ne eshte rreth 300 kWh ne muaj, qe me cmimin aktual (perfshi dhe TVSH), kap vleren prej rreth 2.000 leke ne muaj, pra me pak dhe sa ju keni permendur per ato vende, megjithese dhe ato qe ke paraqitur i ke teresisht te pasakta. Sigurisht qe nuk te ve faj, pasi sic e thua dhe vete ke mbi 15 vjet ne mergim dhe nuk e di se c'pune ke bere atje, por vetem mund t'i marr me mend.

    Ndersa lidhur me sa kushton energjia elektrike ne vende te zhvilluar dhe se
    ne Shqiperi eshte falas, se eshte dhurate e natyres, nuk po harxhoj as kohe te
    te sqaroj se mendoj qe ne bote te pakte jane njerezit qe mund te dalin ne
    kete konkluzion. Perseri pune arsimi dhe eksperience neper pune i dashur Ilir.

    Per kuriozitetin tend po te them, se perjashto Norvegjine dhe ndonje vend
    tjeter (jo vendet te cilave ju i referoheni), asnje tjeter nuk e perdor energjine elektrike per ngrohje, sepse eshte shume e shtrenjte. Beji nje pyetje nenes tende se me se ngrohet??? Nuk kam asnje problem me faktin se nena juaj
    ngrohet me rezistence me energji, por me habit fakti qe mendoni se edhe pse e
    perdor energjine per ngrohje, i biri mendon se ka te drejte te mos ta paguaje,
    meqe nuk ka te ardhura. Edhe pse me vjen keq per pamundesine e disa
    konsumatoreve per te perballuar koston e jeteses si ata do te donin, ajo qe mund te
    them eshte qe te mos e perdorin energjine elektrike per ngrohje, nese nuk mund
    ta paguajne. Energjia eshte thjesht nje mall, si cdo mall tjeter dhe kosto e
    cmimi i shitjes lidhet me shume faktore, por aspak me te ardhurat per fryme.

    Keto qe shpreha me siper, ju duhet t'i dinit edhe pa jua thene, mjafton te
    ndiqje rregullisht Fakultetin apo me mire te them qe te shkoje here pas here ne
    Fakultet, sepse cdo student i Fakultetit te Inxhinierise Elektrike i kupton
    e i ka te qarta keto koncepte.

    Megjithese nuk e njoh personalisht, dua t'i kerkoj te falur nenes suaj te respektuar, e cila per shkak te njohurive te kufizuara te se birit u be objekt i kesaj letre.

    E se fundmi, lidhur me kandidimin tim, e shoh qe fakti te ka shqetesuar, por
    qe te mund te vesh ne praktike "idete tuaja te vlefshme", une po te bej nje
    ftese; perpara se te ofendosh elektoratin qe do te votoje, hajde dhe konkurro
    me mua ne te njejten zone dhe do ta kuptosh qe me shpifje, kercenime e
    mashtrime, nuk shkon shume larg e nuk ke fare shprese.

    Me respekt,

    Andis Harasani




    nga Ilir Demalia
    Florida USA


    JU, SHOKU HARASANI, FSHIHENI PRAPA GISHTIT!
    Nė pėrgjigje tė drejtorit KESH it

    Sh.Harasani;

    Dua tė sqaroj, se letrat e mia nė adresėn tuaj nuk kanė asnjė motiv
    personal. Siē e kam theksuar dhe mė parė, as nuk ju kam njohur dhe as nuk ju njoh as
    tani. Po te mos ishit drejtor i pėrgjithshėm i KESH-it, ju siguroj se as
    emrin nuk do t’ju a dija.

    Sė pari, sinqerisht, e ēmoj mundimin qė e vlerėsuat dhe m’u pėrgjigjėt,
    pavarėsisht se pėrgjiigja juaj kutėrbon nga megalomania dhe alogjizmi.

    1. E nisim nga venia nė dukje e te punuarit, - kontributit, siē e thoni ju!
    - tuaj nė atdhe dhe largimit tim qė andej. Nese kjo ju mbush e ju fryn juve
    me krenari, mund te bėni edhe nje xhiro si ballone tauke mbi Tiranen e Re.
    Por me kėtė ju fyeni ndjenjat e atyre 500 000 tė papunėve qė keni atje qė
    kafshojnė thonjtė e maten tė mbushin skafet po nuk morėn dot viza nė ndonjė
    ambasadė. Pastaj ju fyeni edhe kategorine time, afro njėmiljon emigrantė, qė
    qeveria juaj i pėrmend me respekt tė shtirur, sa herė flet pėr qindramilionėt e
    eurodollarėve qė ata fusin ēdo vit nė Shqipėri. Nė fund tė fundit - po tė marr
    hua njė frazė nga diskutimet e bashkatdhetarėve tė kėtushėm nė internet, i
    vetmi front i gjėrė pune, e vetmja industri qė kanė hapur, zhvilluar e lulėzuar
    qeveritė tuaja nė kėto 10-15 vjet, ėshtė industria e emigracionit. Pjesa mė e
    madhe e oksigjenit qė u vjen mushkėrive tė vendit, fryn qė kėtej.
    Mendoj se ju bėj tė skuqeni mė shumė, (nė se e keni tė instaluar atė
    instrumentin qė skuq, nė brėndėsinė tuaj), po t’ju them se nuk do tė ndalem te
    aluzioni juaj “nuk di se ē’punė ke bėrė andej nė kėto 15 vjet, por vetėm mund ta
    marr me mend.” Mjafton kjo qė keni thėnė ju e qė unė e kam kllaposur nė
    thonjėza. Le tė shikojnė lexuesit e Korrierit dhe shqiptarėt kudo qė ndodhen,
    pėrfytyrimet qė kanė antarėt e administratės sė Nanos pėr emigrantėt!
    I shtrenjti Harasan! unė do tė thosha qė “nuk merrem” edhe sikur tė
    merresha me tregėtin e drogės dhe trafikun e qėnieve njerėzore! Halli ėshtė se ē’
    duhet tė them tani, qė do tė lėndoj pėrfytyrimin tuaj qeveritar, e t’ju them qė
    nuk merrem vėrtet?! Po sikur tė kėnaqja pėr shėmbull dėshirėn tuaj e tė
    thosha qė pastroj WC-tė dhe qė punėdhėnėsit tim janė mė tė kėnaqur me punėn time
    se konsumatorėt shqiptarė nga drejtori i KESH-it? E tė thosha qė rroga e
    kėtij pastruesi tė WC-ve ėshtė mė e madhe se e drejtorit tė KESH-it? (Flas
    gjithmonė pėr paret qė marrin pastruesi i kėtushėm me drejtorin e atjeshėm pėrmbi
    tryezėn e pagesave. Nuk bėj akuza tė tjera!). Po sikur ai qė pastron WC-tė tė
    thosh, se atė punė nuk ia ka dhėnė ndonjė klan, por e ka marrė me djersė,
    ndryshe nga ndonjė post i lakmuar nė Shqipėri, qė lidhet me “energjirat dhe me
    inxhinjerirat elektrike”?

    2. Nga lartėsitė tuaja kulturore, keni vėnė re qė unė jam pak si pa shkollė
    dhe sidomos nuk kam inxhinjerinė elektrike, qė tė isha mė i shkoqur me ju,
    nė debatin “elektrik” Kjo punė e shkollės ėshtė temė mė e gjėrė akoma dhe e
    zbulon akoma mė ndyraz megallomaninė tuaj personale dhe qeveritare.
    Pėr dijeninė tuaj, unė kam studiuar pėr gjuhė-letėrsi, por as kjo nuk mė hyn
    nė punė nė replikat me ju.
    Shoku drejtor i pėrgjithshėm i KESH-it: nuk kemi punė as me fletėt e
    turbinave as me avolxhimet e gjeneratorėve. Pėrplasja jonė bėhet nė fushėn
    politiko-ekonomike tė qeverisjes. Njerėzit me votėn do t’ju japin notėn e qeverisjes,
    ankohuni ju pastaj se pjesa dėrmuese e tyre nuk e dinė fv. pėrbėrjen, llojin
    e kompensatos dhe si janė mbėrthyer kutitė e votimit tw DUSHKUT!

    3. Vazhdojmė me ēmimet energjisė elektrike. Unė nuk spekulloj kur them se
    energjia brwnda kufijve tė Republikės sė Shqipėrisė ėshtė mė e shtrenjta nė
    botė. Pėr kėtė ju dėrgoj pranė “Korrierit” tė faxuar dhe tė skanuar njė
    faturėn time, qė uroj tė ma afishojnė nė mes tė kėsaj pėrgjigje. Nė tė thuhet, se
    unė me shoqen time, dy konsumatorė, qė jetojnė bashkė, kanė shpenzuar pėr
    shkurtin, 615 kilovatorė dhe duhet t’i paguajnė kompanisė amerikane 63 dollarė!
    Nuk krahasoj kualitetin e energjisė as voltazhin permanent tė saj. E dhėna
    tjetėr qė nuk gėnjej dot, se ju e verifikoni, ėshtė fatura e mamasė sime tė
    vetmuar qė ju nė fillim tė pėrgjigjes tuaj thoni qė bėn njė konsum mujor 500 deri
    1000 kilovatorė dhe nuk e thoni saktė se sa ka harxhuar atė muaj qė t’ju
    detyrohet juve 100 000 lekė tė vjetra (100 dollarė), shifėr qė ju nuk e
    kundėrshtoni. Sa ėshtė dėmtimi 500 apo 1000 kilovatorė? Ju e qortoni qė ajo harxhon
    shumė dhe do tė ishit tė kėnaqur qė ajo tė harxhonte jo korrent, por gaz a dru
    a qymyr. Me njė fjalė aty thuhet “larg ****ės sime!” (ndjesė pėr fjalėn
    popullore), pa ato 100 mijėt, le tė plotėsohen me njė mall tjetėr!

    4. Sė fundi, shoku Harasani, ju nuk bėni gjė tjetėr, veēse fshiheni prapa
    gishtit kur thoni se ēmimet nuk i caktoni ju. Me keqardhje tė thellė po ju
    them se jam i deziluzionuar kur ju mė bėni thirrje qė ta ndihmoj pak mamanė time
    qė tė paguajė faturat tuaja tė kripura. A mendoni, se kjo ėshtė zgjidhja e
    problemit? Me arsyetimin dhe logjikėn tuaj, ai qė nuk ka tė ardhura nga
    jashtė, duhet tė vdesė. Ky deziluzion im bėhet vėrtet i mprehtė pasi ju vėrtet
    mendokeni se unė dhe im vėlla, qė jetojmė prej 15 vjetėsh jashtė Shqipėrisė, u
    ndjekemi tė rėnduar tė paguajmė energjinė pėr nėnėn! Nėna ime dhe im atė,
    tashmė i vdekur para njė viti, pa ndihmat tona nuk do tė kishin jetuar dot as
    muajin e parė me pensionet, megjithėse tė dy sėbashku kanė derdhur nė atė vend
    80 lumenj djerse, nė 80 vjet punė!
    Fatura juaj e KESH-it prej 100 000 lekėsh tė vjetra nuk ishte veēse pika e
    fundit qė mbushi dhe derdhi gotėn. Unė sinqerisht kisha mė shumė shpresė se
    nė vėndin tonė tė mjeruar do tė bėhej diēka. Por njė ditė pas letrės sime
    erdhi pėrgjigja juaj dhe atėhere m’u prenė tė gjitha rrezet e dritės.
    Shoku drejtor i pėrgjithshėm i KESH-it, ky dialog i improvizuar nuk ka tė
    bėjė as me ēmimet, as me ShBA-tė as me Lituaninė! U ngatėrruam kot. Thelbi
    ėshtė se gjendet njė vend mbi kėtė rruzull, ku njė pensionist, pėr tė shlyer
    faturėn e energjisė paguan kokėr mė kokėr, tė tėrė pensionin! Unė e ngre
    problemin dhe njerėzit bėhen konfuzė: ca thonė e ka fajin pensioni i vogėl e ca e ka
    fajin fatura e madhe.
    Por hamendjet nuk zgjatin shumė se na vjen njė burrė me varrenė e logjikės
    qeveritare e na thotė se fajin nuk e ka as qeveria, as fatura, as pensioni,
    por … pensionisti! E ky vend mbi rruzull ėshtė vendi im! E burri qė arrin kėtė
    pėrfundim, quhet Andis Harasani!
    Shoku Harasani, nė se ju keni akoma ndėrmend tė jepni kontribute pėr atė
    vend, jepni dorėheqje! Ky do tė ishte kontributi mė i ndershėm e mė i drejtė.
    Ju siguroj se populli do t’ju nderojė mė shumė se sa po tė kandidoni pėr nė
    kuvend!

    Me respekt
    Ilir Demalia

    Florida, USA
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ChuChu : 19-05-2005 mė 16:22

  5. #5
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Titulli i ketyre letrave nga Amerika duhet te jete , me shkeli kemba asfalt dhe po shes pordhe . Vodhen SHqiptaret 10 vjet me dy duar dhe sot qe vidhet 80% dhe jo 95 % si gjate kohes se Berishes ulerasin pse te mos vjedhim perseri 95 % te energjise .

  6. #6
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Opo per ate pune me shtrenjte se ne USA mund te zere fatura elektrike (pa llogaritur ne perpjestim me rrogat biles). Ky me siper mos ka perdorur dhe ngrohje me korrent ose kondicioner qe e ka $63 ne muaj. Perndryshe, pa kondicioner/ngrohje fatura elektrike vjen $13-20 ne muaj ne US. S'perjashtoj mundesine qe ky Demalia ja ka futur pak kot per faturat e te jemes qe te perforcoje argumentin.

    Kurse faturat e telefonave ne Shqiperi ne perpjestim me rrogat e njerezve, s'do mend qe jane me cmime marramendese ne krahasim me USA. Shaku: monopol dhe mungese konkurrence.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  7. #7
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Citim Postuar mė parė nga angeldust
    Opo per ate pune me shtrenjte se ne USA mund te zere fatura elektrike (pa llogaritur ne perpjestim me rrogat biles). Ky me siper mos ka perdorur dhe ngrohje me korrent ose kondicioner qe e ka $63 ne muaj. Perndryshe, pa kondicioner/ngrohje fatura elektrike vjen $13-20 ne muaj ne US. S'perjashtoj mundesine qe ky Demalia ja ka futur pak kot per faturat e te jemes qe te perforcoje argumentin.

    Kurse faturat e telefonave ne Shqiperi ne perpjestim me rrogat e njerezve, s'do mend qe jane me cmime marramendese ne krahasim me USA. Shaku: monopol dhe mungese konkurrence.
    13-20 $ ne muaj ?????? ne ketu aq kemi vetem taksen , mua mesatarja me vjen te pakte 70$ .

    Nuk mund te krahasosh Shqiperine me Ameriken , nqs keto qe thote ky jane te verteta atehere fatura e nenes te tij nuk do shkonte me shume se 15, 000 lek te vjetra ne muaj . Une ne qofte se do ti vija faj keshit ose me mire qeverise qe zbaton ligjet do ti vija sepse ligji duhet te zbatohet njelloj si per konsumatorin e vogel ashtu dhe per te madhin . Sepse di une rraste konkrete ku nje furre buke me korrent paguan njelloj sa nje familje ne muaj .

  8. #8
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Citim Postuar mė parė nga Taulant _NYC
    13-20 $ ne muaj ?????? ne ketu aq kemi vetem taksen , mua mesatarja me vjen te pakte 70$ .
    Ylli i Manushaqes
    Mos perfshin dhe gazin atje? Perndryshe une nuk e di, dy qytete kam nderruar rreth 200 milje larg njeri-tjetrit. Ne te dy vendet, njelloj fatura elektrike me ate qe thashe me lart.
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  9. #9
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    E pak rendesi ka.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Taulant _NYC : 19-05-2005 mė 17:07 Arsyeja: Per mos dalje nga tema , Dusti e lexove perjgijen ?

  10. #10
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Hahaha... po e lexova, po dale te mbarojme kafshaten.

    Nuska si mua nga Malta vijne. Nja dy syresh rrine beqare fare. Pastaj ti e ke me ezmerkat... mua me duhet te shkoj tanning. looll
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  2. Hapja e dosjeve sekrete tė ish-Sigurimit tė Shtetit.
    Nga DYDRINAS nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 236
    Postimi i Fundit: 25-02-2014, 11:32
  3. A janė shqiptarėt myslimanė tradhėtarė tė Krishtėrimit?
    Nga fisniku-student nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1299
    Postimi i Fundit: 19-10-2009, 10:40
  4. Nėnė Tereza nder i kombit!
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 176
    Postimi i Fundit: 06-04-2009, 15:47
  5. Shteti, mėnyra dhe forma e ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-03-2006, 12:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •