Ti, Harasani, udhehiqesh nga logjika e shtetit hajdut
E Marte, 29 Mars 2005
Leter e hapur drejtorit te KESH- it, shokut Andis Harasani
Nga Ilir DEMALIA, Florida, SHBA
Nena ime, e cila jeton ne Tirane ne adresen, Rruga e "Durresit", pallati 136, shkalla 1, apartamenti 8, me nje pension 80 mije leke (llogaria ne para te vjetra, shen. red) ne muaj eshte e detyruar te marre edhe 20 mije te tjera borxh, per te paguar faturen tende te dritave!... Konkretisht: muajin e fundit, pra per shkurtin 2005, fatura ishte 100 mije leke dhe per janarin 70 mije! Ne te njejtat shifra, pak a shume, i kane ardhur faturat gjate gjithe muajve te vitit te kaluar...
Pa fjale te shumta, gjate gjithe vitit te kaluar, nena ka paguar rreth 800 mije leke. Me cmimet e atjeshme te energjise, nenes sime, megjithese jeton e vetme, i bie te konsumoje rreth 2 000 kilovatore ne muaj! Nje sasi konsumi teper e larte, qe habit kedo. Aq me teper, kur dihet qe nje pjese te mire te dites, energjia elektrike mungon.
Absurdi pastaj shenoi kulmin, kur gjate muajve mars dhe prill te vitit kaluar, ndonese ajo nuk pat banuar as edhe nje sekonde te vetme ne shtepi, pasi ka qene ne Gjermani tek im vella: ka gjetur ne kthim, dy fatura dritash respektivisht 45 mije dhe 60 mije leke! Dhe kur kjo grua ne moshen 70 vjecare shkon te ankohet tek zyrat e KESH- it per fatura te tilla ne shifra marramendese, perballet me kercenimin se "po nuk i pagove faturat deri ne qindarken e fundit, do te presim dritat dhe do te paguash dhe kamate vonesen".
Por nese ne kete pike te kesaj letre te hapur, do te na nevojitej folja "me pre", une mendoj se do te ishte ne dobi te vendit dhe gjithe shqiptarve qe me pare te presin koken tende, shoku Harasani!
As te njoh e as te kam njohur me pare. Vete po na del mu ne rrugen e mundimshme te halleve tona dhe do qe t'ia shohesh leverdine e embelsine mjaltit, ne postin qe ke marre. Hajd pra, shihja dhe sherrin!
A ka mundesi, shoku Harasani, te me tregosh nje vend tjeter, pos Shqiperise, ku te ardhurat mesatare mujore per fryme jane rreth 180 dollare, kur te ardhurat e pensionisteve jane diku rreth 70 dollareve per fryme dhe fatura e energjise elektrike t'i kaloje 100, ne muaj?! Une jetoj prej 14 vjetesh ne SHBA, nje vend ku paga mesatare sot shkon nga 2 500 deri 4 mije dollare ne muaj (e kam fjalen per ate qe mund te quhet shtrese e mesme). Fatura e energjise, (elektrik+ gas) varion nga 60 deri 100 USD. Dhe, ne ndryshim nga Shqiperia, e cila eshte ne meshiren e korporates suaj, te ndergjegjes moralit dhe babezise se drejtuesve te saj, energjia ketu nuk pritet asnje sekonde, tensioni nuk ka kurrefare periudhash ulje dhe ne varesi te motit, ngrohja dhe ajri i kondicionuar jane te pranishme gjate te 24 oreve.
Eshte e natyrshme, qe ti te mos pranosh krahasimin me nje vend si SHBA, por po te jap krahasimin me nje vend tjeter, ish- komunist, bile nder me pak te degjuarit, Lituanine, ku paga mesatare mujore varion nga 400 deri ne 600$, e ku pensionet levizin midis 160$ dhe 250$. Por, ama, fatura mujore e energjise elektrike, lituanezeve u shkon nga 15$ -20$ per familje.
Me cfare logjike atehere, ti, shoku Harasani, me gjithe ata kusare, qe ke mbi koke e nen kemebe, (poshte vetes, ne KESH dhe ushunjezat demagoge, qe ke siper ne qeveri), e justifikoni nje cmim te tille te energjise dhe nje praktike qorre te caktimit qesim aty ku nuk mund ta matni? Per me teper, kur dihet, qe ndersa shume vende e perftojne energjine elektrike nga lendet djegese apo energjia berthamore e alternativa te tjera, ne Shqiperi, pjesa dermuese e saj, eshte dhurate e Zotit. Shpjegimi i drejtperdrejte ka te beje me paaftesite tuaja per ta menaxhuar, me makuterite tuaja per te xhvatur nga tenderat per blerjen e energjise gjate periudhes se veres, pa lene menjane dhe paaftesite ne aspektin e biznesit, ku zakonisht dilni te humbur si pasoje e levizjeve te cmimeve te energjise. Por, mbi te gjitha, ti ashtu si edhe ata qe te kane vendosur ty ne ate post, udhehiqeni nga logjika e shtetit hajdut, e shtetit kriminal, shtet i ngritur nga nje bashkesi ushunjezash, qe ka pushtuar politiken, qeverine, opoziten, parlamentin dhe bashkite e vendit, qe kane si qellim te vetem, jo te mendojne e punojne per popullin, por ta poshterojne, ta rrjepin e ta shkaterrojne deri ne ate mase, sa te mos kete me fuqi te cohet ne kembe.
Natyrisht dhe ti, si antar i kesaj piramide banditesh socialiste, qe nuk keni asgje sociale, i kesaj piramide qe fillon me majen Nano dhe zbret deri tek ai hajduti i fundit i bazes, ai qe shkruan faturat e dritave, nuk mund te jesh ndryshe.
Shoku Harasani, ti dhe qeveria ku ben pjese, ia keni shtuar dhe po i a shtoni zullumin vetes deri ne ate pike, sa nuk mban me. Personalisht po te njoftoj, se nena ime nuk ka per te paguar asnje fature elektriku, perderisa te plotesohet gjithe kuota e pareve, qe ke vjedhur ti me hajdutet e KESH it dhe te qeverise me cmimet qe ajo ka paguar gjate ketyre tete vjeteve te kusarise socialiste ne fuqi.
Dhe ti guxo dhe shko preja dritat!
Gjaku dhe djersa e emigranteve shqiptare, qe jane shperndare neper rruget e botes nga politika aktuale e qeverise tende dhe e parardhesve te saja po komuniste dhe ato, nuk do te shkoje per te trashur ***** tuaja te e Fatos Nanos& CO, nuk do te shkoje per te majmur qeveritaret dhe per te mbuluar shpenzimet e tyre ne qefe dhe lukse, qe nuk i lene gje mangut orgjive te sheikeve.
Tani se fundi kam marre vesh qe ke ndermend te kandidosh dhe per deputet ne zonen 36, ne Tirane. Me cilen fytyre?! Une nuk mendoj se votuesit e asaj zone, pasi kane jetuar me ore te tera pa drita, ndonese paguajne faturat me te larta te energjise ne bote, do te votojne per ty. Vec ne votofshin hajdutet e KESH- it qe mund te jetojne ne ate zone. Une do te desha qe banoret e zones, kur ti t'u kerkosh voten, te te nxjerrin perpara surratit, faturat e tua te territ dhe te varferise! Te te kerkojne llogari per gjithe ato para te vjedhura nga xhepat e qytetareve qe mjaft halle kane dhe pa faturat e dritave. Neqoftese ky popull eshte aq tutkun, sa te votoje perseri per ty dhe per partine tende socialiste, atehere, AFERIM JU QOFTE!
Korrieri
Krijoni Kontakt