Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359

    Statusi perfundimtar i Kosoves - lajme, analiza, komente

    Edhe nė takim me kryeadministratorin Petersen, Uashingtoni ka ripėrsėritur qėndrimin se zgjidhja pėr statusin e Kosovės duhet tė arrihet brenda vitit 2006. Pėrndryshe, Petersen po qėndron pėr njė vizitė nė Uashington, ku ka zhvilluar takime me zyrtarė tė Departamentit tė Shtetit tė cilėt i ka njoftuar me rrjedhat e zhvillimeve nė Kosovė, nė dritėn e negociatave qė po zhvillohen midis palės shqiptare dhe serbe nė Vjenė.

    Petersen ėshtė takuar me Daniel Freid, ndihmėssekretar amerikan i Shtetit pėr Ēėshtje Evropiane, si dhe me z. Rosemary DiCarlo, zv/ndihmėssekretare e Shtetit nė tė njėjtin sektor. Takimi ishte informativ me ē’rast shefi i UNMIK-ut ka njoftuar zyrtarėt amerikanė lidhur me punėn e ekipit tė udhėheqėsit tė negociatave Maarti Ahtisaari nė procesin e deritashėm negociator si dhe pėr pėrpjekjet qė po bėhen pėr arritjen e njė zgjidhjeje tė statusit tė Kosovės”, tha pėr RTK-nė njėri nga zėdhėnėsit nė byronė evropiane nė Departamentin e Shtetit, Tarry Davidson. Ai tha se Uashingtoni zyrtar ka ritheksuar qėndrimin pėr zgjidhje tė statusit tė Kosovės brenda vitit 2006. Njėkohėsisht pala amerikane ka riafirmuar mbėshtetjen e mėtejme nė Grupin negociator pėrmes tė dėrguarit tė posaēėm tė Sekretares Condeleesa Rice, diplomatit Frank Wisner. Petersen ka zhvilluar mbrėmė njė takim me Kėshillin Kombėtar Shqiptaro-Amerikan nė Uashington, ndėrsa sot do tė ketė njė takim nė New York me negociatorin amerikan pėr Kosovėn, Frank Wisner.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ideus : 19-05-2006 mė 09:05

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359

    BLIC: "GK mė nė fund ka vendosur–Kosova e pavarur deri nė fund tė vitit"

    Anėtarėt e Grupit tė Kontaktit mė nė fund kanė vendosur se zgjidhja e vetme pėr statusin e Kosovės ėshtė pavarėsia, kėshtu qė tė dėrguarit tė posaēėm tė KB, Marti Ahtisari, nė korrik do t’i jepet drita e gjelbėr qė deri nė fund tė vitit ta pėrgatisė propozimin pėrfundimtar, i cili po qė se refuzohet, do t’i imponohet Serbisė, shkruan e pėrditshmja e Beogradit “Blic”, duke u mbėshtetur nė burime tė afėrta me Grupin e Kontaktit. Pritet qė gjatė korrikut Ahtisari do t’ia paraqesė raportin KS tė OKB-sė, nė tė cilin do tė konstatojė se nuk ėshtė arritur afrim esencial mes qėndrimeve tė Prishtinės e Beogradit, me ē’rast do tė kėrkojė mandat tė ri i cili do tė nėnkuptonte hartimin e planit pėrfundimtar. Sipas kėtij plani Kosova do tė mund tė bėhej e pavarur qė nė nėntor.

    “Blic” citon burimin t’i ketė thėnė se pengesėn mė tė madhe nė realizimin e kėtij plani do ta paraqiste qėndrimi i Rusisė. Tė pėrkujtojmė se Moska ka rekomanduar qė zgjidhja e aplikuar nė Kosovė duhet tė jetė universale dhe, mes tjerash, duhet tė vlejė edhe pėr rajonet separatiste pro ruse nė Osetinė Jugore dhe nė Abhazi, tė cilat janė nė pėrbėrje tė Gruzisė, sikundėr edhe pėr rajonin Pridnjestrovlje, i cili ėshtė pjesė e Moldavisė.

    Anėtaret tjera tė Grupit tė Kontaktit, thekson “Blic”, daljen nga ky problem e shohin nė ofertėn e cila do t’i bėhet Rusisė qė tė mos tėrheqė paralele direkte mes Kosovės dhe rajoneve tė pėrmendura, me porosi qė pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, tė bėjė me ato rajone “ēka tė dojė”. Kėshilltari i kryeministrit serb dhe anėtar i Ekipit negociues serb pėr Kosovėn, Aleksadnar Simiq, ka deklaruar pėr gazetėn “Blic” se ēdo zgjidhje e imponuar do tė ishte “shumė e keqe dhe afatshkurtėr” dhe se do tė kishte “pasoja tė paparashikueshme. Duke e komentuar qėndrimin e Rusisė se zgjidhja pėr Kosovėn duhet tė jetė universale, Simiq ka thėnė se me kėtė Moska ka treguar “qėndrim tė qartė dhe parimor”, ndėrsa duke u pėrgjigjur nė pyetjen se mos Rusia do ta sakrifikojė pavarėsinė e Kosovės nė ndėrrim me pavarėsinė e Osetisė Jugore, Abhazisė dhe Pridnjestrovljes, Simiq ka thėnė se “gjithkush kujdeset pėr interesat e veta tė drejtpėrdrejta”, shkruan mes tjerash nė numrin e sotėm e pėrditshmja beogradase “Blic”

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359

    Ekipi Negociator diskuton mbi trashėgiminė kulturore

    Ekipi Negociator i Kosovės diskutoi sot pėr dokumentin mbi trashėgiminė kulturore, i cili do tė prezantohet ditėn e martė, me 23 maj, nė Vjenė. Zėdhėnėsi Skėnder Hyseni tha se dokumenti pėrmban parimet bazė dhe garanton ruajtjen dhe kultivimin e trashėgimisė kulturore e fetare nė Kosovė.

    Ekipi Negociator diskutoi sot modalitetet e fundit rreth dokumentit pėr trashėgiminė kulturore, i cili pėrmban parimet themelore universale pėr ruajtjen e trashėgimisė kulturore e religjioze nė Kosovė. Zėdhėnėsi i Ekipit Negociator, Skėnder Hyseni, tha se pala kosovare me kėtė dokument garanton mbrojtjen e tė gjitha objekteve kulturore e fetare nė Kosovė, pa dallim. “Pala kosovare garanton mbrojtje tė plotė, sipas konventave e standardeve mė pozitive ndėrkombėtare, tė gjithė korpusit e fondit tė objekteve kulturore e religjioze, me tė cilat Kosova ėshtė shumė e pasur dhe me tė cilat Kosova duhet tė krenohet. E nė kėtė kuadėr hyn edhe trashėgimia kulturore e religjioze ortodokse serbe nė Kosovė”, ka thėnė Hyseni.
    Duke folur pėr pozicionin e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr procesin decentralizimit nė Kosovė, z. Hyseni tha se nuk bėhet fjalė pėr kompromise, por pėr shqyrtimin e propozimeve dhe mundėsive reale rreth kėtij procesi. “Nuk do tė ngurtėsohemi, sepse nuk ėshtė sens shumė i menēur politik qė tė ngurtėsohesh pėr ēfarėdo qoftė, e sidomos nė njė proces negociator. Ajo qė ka rėndėsi ėshtė qė do tė kėrkohen zgjidhjet mė optimale nė kėtė rast pėr komunat e reja. Kjo nuk do tė thotė qė do tė bėhen komuna mė shumė, por nuk pėrjashtohet mundėsia qė tė shqyrtohen modele tjera, ta zėmė rritjen apo zvogėlimin e komunave me zona kadastrale. Ende nuk ka asgjė definitive. Por, njė gjė mund t’ju siguroj, se qėndrimet e Zyrės sė Ahtisarit dhe qėndrimet tė Ekipit Negociator rreth komunave tė reja janė shumė, shumė afėr”, tha Hyseni. Sa mė shumė qė afrohet zgjidhja e statusit tė Kosovės, aq mė shumė do tė ketė pėrplasje nė ballafaqimet e argumenteve tė palėve nė bisedime. Kėtė fakt, z. Hyseni e quajti shumė normal dhe tė natyrshėm.

    Mė 23 maj, ditėn e martėn nė Vjenė, pala kosovare dhe ajo serbe do tė ballafaqojnė argumentet rreth trashėgimisė kulturore nė Kosovė. Delegacioni i Kosovės kėtė herė kryesohet nga Ylber Hysa, dhe do tė udhėtojė pėr nė Vjenė ditėn e hėnė.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359

    Garancia pėr mbrojtjen e tė drejtave tė pakicave pėrshpejton zgjidhjen e statusit

    Ditėn e katėrt tė qėndrimit nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nė Uashington, kryeparlamentari Kolė Berisha ėshtė takuar me kongresistin Eliot Engel, Ambasadorin Morton Abramoviq, si dhe ėshtė pritur nė Institutin Nacional Demokratik Amerikan(NDI). Vazhdimi i negociatave tė Vjenės, garancia e Kosovės pėr mbrojtjen e tė drejtave tė pakicave dhe bindja e faktorit ndėrkombėtar pėr jetėsimin e kėtyre garancive, janė faktorėt qė e pėrshpejtojnė definimin e statusit tė Kosovės. Kėshtu u konstatua gjatė takimeve tė kryeparlamentarit nė SHBA.
    Nė takimin me kongresistin Eliot Engėll, kryeparlamentari Berisha e informoi atė pėr zhvillimet mė tė reja nė Kosovė, nė frymė tė negociatave pėr statusin final tė Kosovės dhe pėr punėn e Kuvendit tė Kosovės tė kėtyre dy muajve tė fundit. Kryetari Kolė Berisha u informua nga zotėri Engėll pėr aktivitetet e tij mė tė fundit lidhur me zhvillimet rreth definimit tė statusit tė Kosovės. Kryeparlamentari Berisha e falėnderoi zotėri Engėll pėr 18 vjetėt e angazhimit tė tij pėr pavarėsinė e Kosovės dhe tha se shqiptarėt e Kosovės e ēmojnė zotėri Engėll si mik tė madh tė presidentit tė ndjerė tė Kosovės, dr. Ibrahim Rugova. Nė takimin me ambasadorin Morton Abramoviq, u shkėmbyen vlerėsime pėr zgjidhjen e statusit politik tė Kosovės dhe pėr zhvillimet nė rajon. Bashkėbiseduesit u dakorduan se vazhdimi i negociatave tė Vjenės, garancia e Kosovės pėr mbrojtjen e tė drejtave tė pakicave dhe bindja e faktorit ndėrkombėtar pėr jetėsimin e kėtyre garancive, janė faktorėt qė e pėrshpejtojnė definimin e statusit tė Kosovės.

    Edhe nė Institutin Nacional Demokratik Amerikan u organizua njė pritje pėr kryetarin e Kuvendit tė Kosovės, Kolė Berisha, nga drejtori rajonal pėr Evropėn Qendrore dhe Lindore, Robert Benxhamin, dhe nga Katerin Mesina-Pajiq, zėvendėsdrejtore rajonale pėr Evropė Qendrore dhe Lindore. Nė kėtė takim u konfirmuan mundėsitė e bashkėpunimit tė mėtejmė ndėrmjet Parlamentit tė Kosovės dhe NDI-sė. Ky bashkėpunim ka tė bėjė me mbėshtetjen e NDI-sė pėr Parlamentin e Kosovės nė fushat e aftėsimit tė deputetėve pėr ngritjen e kapaciteteve, tė efikasitetit dhe tė cilėsisė sė punės sė Kuvendit tė Kosovės, si dhe nė disa segmente tė reformimit tė procesit tė nxjerrjes sė ligjeve dhe tė akteve tė tjera. Pas kėtyre takimeve nė Uashington, kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Kolė Berisha, udhėtoi pėr nė Detroit tė Miēigenit, ku do tė ketė takim me komunitetin e atjeshėm shqiptar, njofton Zyra pėr marrėdhėnie me media dhe publikime e Kuvendit tė Kosovės.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359

    Ēeku: Shqipėria po luan rol aktiv nė zgjidhjen e statusit tė Kosovės

    Spektri politik i Tiranės zyrtare pozita dhe opozita, ėshtė duke luajtur rol aktiv nė arenėn ndėrkombėtare, qė zgjidhja e statusit tė Kosovės tė bėhet sa mė shpejt dhe nė pėrputhje me vullnetin e qytetarėve pėr shtet tė pavarur dhe sovran. Kėshtu tha sot kryeministri i Kosovės, Agim Ēeku gjatė takimit nė Prishtinė me Edi Ramėn, kryetar i Partisė Socialiste tė Shqipėrisė.

    Lideri socialist konfirmoi edhe njė herė qėndrimin e subjektit qė ai drejton pėr pavarėsinė e plotė tė Kosovės, si zgjidhje e vetme qė do ta stabilizonte rajonin.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359

    Gjermania mbėshtetė pavarėsinė e Kosovės

    Gjermania e mbėshtetė atė zgjidhje tė statusit politik, qė do tė sjellė pavarėsi pėr Kosovė, por qė do tė jetė nė pajtim edhe me shtetet tjera. Kėshtu tha sot nė Prishtinė sekretari parlamentar i shtetit Fridbert Flyger, duke theksuar se kjo pajtueshmėri pėr pavarėsi ėshtė e nevojshme. Pas takimit me presidentin Fatmir Sejdiu, deputeti gjerman Flyger tha se Bundestagu po i pėrcjell dhe i mbėshtet pėrpjekjet e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, por theksoi se nuk do tė ndėrhyjė nė kėtė proces. Ndėrkaq, presidenti Sejdiu kėrkoi ndihmėn e qeverisė gjermane pėr kėtė vit vendimtar pėr Kosovėn.

    Njė delegacion i Komisionit tė mbrojtjes sė Bundestagut gjerman, i kryesuar nga sekretari parlamentar i shtetit, Friedbert Pflüger, gjatė takimeve me presidentin Fatmir Sejdiu dhe me kryeministrin Agim Ēeku, shprehu interesim pėr shkallėn e pėrmbushjes sė standardeve tė caktuara nga bashkėsia ndėrkombėtare, si dhe pėr proceset politike e ekonomike nė Kosovė.

    Duke folur pėr statusin e Kosovės, deputeti Pflüger, tha se Gjermania do tė mbėshtetė pavarėsinė e Kosovės, por nėse kjo zgjidhje do tė jetė nė pajtim edhe me shtetet tjera. “Ne mbėshtesim pėrpjekjet e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr tė arritur atė zgjidhjen, e cila do tė sjellė pavarėsi pėr Kosovėn nė pajtim me shtetet tjera. Kjo pajtueshmėri ėshtė e nevojshme dhe ne do tė ndihmojmė kėtė proces ashtu si ėshtė mė sė miri, por nuk dėshirojmė tė intervenojmė si shtet nė bisedimet pėr statusin, tė cilat drejtohen nga z. Ahtisari. Ne e mbėshtesim atė (Ahtisarin) dhe besojmė se ai do tė ketė njė zgjidhje fer nė fund tė kėtij viti”, tha Friedbert Pflüger. Presidenti Fatmir Sejdiu falėnderoi qeverinė gjermane pėr mbėshtetjen qė i ka dhėnė popullit tė Kosovės dhe kėrkoi ndihmėn e saj pėr procesin e statusit politik tė Kosovės. “Kėrkova ndihmėn e Gjermanisė pėr proceset e mėdha qė po i kalon Kosova, pėr mbėshtetjen e njė dinamike me tė shpejt tė zgjidhjes sė statusit politik. Ne kemi pėrcaktimin tonė pėr pavarėsimin e Kosovės dhe natyrisht tė bashkėpunimit tė niveleve tė tjera, si atė parlamentar, tė ndihmės ekonomike qė mund t’i jepet Kosovės”. Por, pėrfaqėsuesit e Bundestagut gjerman kėrkuan mė shumė angazhim nė pėrmbushjen e standardeve, duke thėnė se nuk ėshtė vetėm statusi politik problem i pazgjidhur pėr Kosovėn. Gjermania ka investuar nė forma tė ndryshme nė shumė sektorė, prandaj i pėrcjell me kujdes tė veēantė zhvillimet nė Kosovė. Aktualisht Gjermania ka rreth 2 mijė e 600 ushtarė qė shėrbejnė nė kuadėr tė KFOR-it dhe njė prani tė konsiderueshme civile qė i ndihmon proceset nė Kosovė.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359

    Vlerėsohet se ka progres nė pėrmbushjen e standardit tė parė

    Nė takimin e sotėm tė grupit punues pėr Standardin e parė- Funksionimi i institucioneve Demokratike, u tha sė deri mė tani ėshtė bėrė progres i shėnuar nė periudhėn shqyrtuese njėmujore. Kėto komente i bėri Ministrja e Shėrbimeve publike Melihate Tėrmkolli.

    Ministrja Tėrmkolli u shpreh se janė disa pika tė standardeve tė cilat kėrkojnė mė shumė punė nė pėrmbushjen e tyre. Prandaj institucionet e Kosovės janė kėmbėngulėse nė pėrmbushjen e tė gjitha kėtyre pikave tė standardeve. Tėrmkolli gjithashtu shprehu bindjen se po punohet mė shumė nė forcimin dhe funksionimin e institucioneve demokratike.”Po punohet edhe mė shumė nė forcimin, funksionalitetin edhe mė tė madh tė kėtyre institucioneve dhe gjithsesi edhe nė pėrmbushjen nė kuptimin e pėrfshirjes mė tė madhe tė minoriteteve nėpėr institucione dhe kyējen e tyre nė jetėn nė pėrgjithėsi nė Kosovė”, u shpreh ajo. Grupi punues pėr standardin e parė gjatė ditėve tė ardhshme do tė shqyrtojė edhe njė pako tė pikave shtesė pėr institucionet e Kosovės.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359

    Uisner nė Prishtinė kėrkon zgjidhjen e ēėshtjeve minoritare

    "Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kėrkojnė nga Prishtina zgjidhjen e tė gjitha ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me pakicat, nė mėnyrė qė statusi tė definohet Brenda kėtij viti”. Ky ishte mesazhi qė ia pėrcolli ekipit negociator sot nė Prishtinė, i dėrguari amerikan pėr statusin, Frenk Uizner.

    Ai pėrsėriti mbėshtetjen e Uashingtonit pėr misionin e presidentit Ahtisari dhe pozicionin qė ēėshtja e statusit tė zgjidhet deri nė fund tė kėtij viti. Ndėrkaq, presidenti Fatmir Sejdiu theksoi nevojėn e pėrshpejtimit tė procesit negociator dhe kėrkoi angazhim tė vazhdueshėm tė Shteteve tė Bashkuara nė kėtė proces.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359

    Kosova sė shpejti do ta ketė zyrėn e saj nė Bruksel

    Kosova sė shpejti do ta ketė zyrėn e saj nė Bruksel, nėn mandatin e UNMIK-ut dhe institucioneve vendore. “Me hapjen e zyrės ėshtė pajtuar edhe OKB-ja”, tha sot kryeadministratori Jesen-Petersen, pas takimit me kryeministrin Agim Ēeku. Ai bėri tė ditur gjithashtu se gjatė vizitės nė Nju Jork, Zyra Ligjore e Kombeve tė Bashkuara i ka premtuar se do ta rishikojė Ligjin pėr Veteranėt e Luftės. Shefi i UNMIK-ut, Jesen-Petersen, tha se gjatė vizitės nė Uashington e Nju Jork, ka marrė mbėshtetje tė fuqishme pėr proceset aktuale nė Kosovė. “Kombet e Bashkuara janė pajtuar me kėrkesėn pėr hapjen e zyrės nė Bruksel, e cila do tė jetė nėn mandatin e pėrbashkėt tė UNMIK-ut dhe institucioneve vendore”, tha Jesen-Petersen, pas takimit me kryeministrin Ēeku.


    “Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme nė kohėn kur institucionet e Kosovės do tė prezantojnė Planin e Veprimit pėr Partneritetin Evropian. Propozimi ėshtė pėrkrahur edhe nga Havier Solana, dhe pas bisedimeve nė Nju Jork mund tė them se edhe Kombet e Bashkuara pajtohen me kėtė propozim dhe tani na mbetet qė t’i shikojmė detajet”.Nga ana tjetėr, kryeministri Ēeku tha se hapja e zyrės nė Bruksel do ta ndihmojė integrimin e Kosovės nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO. Kjo, tha Ēeku ” ėshtė njė kėrkesė e kohės, njė domosdoshmėri dhe ėshtė ēėshtje ditėsh kur kjo do tė ndodhė ”. Gjatė vizitės nė Nju Jork, Petersen tha se e kishte ngritur edhe ēėshtjen e Ligjit tė Vlerave tė Luftės, dhe nga Zyra Ligjore e Kombeve tė Bashkuara ka marrė premtimin se do ta rishikojnė tekstin e ligjit. “U pajtuam dhe mu premtua se Zyra Ligjore do ta rishqyrtojė tekstin e ligjit. Ata do tė shikojnė se si mund tė balancohen kėrkesat e Rezolutės 12 44, dhe shqetėsimet e ngritura nga veteranėt e luftės rreth kėtij ligji”. I gėzuar nga kėto lajme tė mira, kryeministri Ēeku e cilėsoi si shumė tė suksesshme vizitėn e Petersenit nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. I pyetur nėse do t’i pėrgjigjet kėrkesės sė opozitės pėr interpelancė lidhur me kėtė ēėshtje, Ēeku tha se nė ēdo moment ėshtė i gatshėm t’i japė llogari Kuvendit pėr punėn e tij dhe tė qeverisė. “Nė qoftė se Kryesia e Kuvendit vendos, me plotė dėshirė. Unė jam i ndėrgjegjshėm, i pėrgjegjshėm. I jap llogari Parlamentit dhe qytetarėve, dhe kėtė jam i gatshėm ta bėj nė ēdo moment”.Shefi i UNMIK-ut tha gjithashtu se nė takimin e Kėshillit tė Sigurimit mė 20 qershor, ku ai do tė raportojė pėr Kosovėn, ėshtė ftuar tė marrė pjesė edhe kryeministri Agim Ēeku.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-03-2005
    Postime
    359

    New York Times: Pavarėsia e Malit tė Zi inkurajon edhe Kosovėn pėr ndarje formale

    Shtetet e Bashkuara tė Amerikės ende nuk kanė dhėnė njė reagim zyrtar lidhur me deklarimin e qytetarėve tė Malit tė Zi pėr pavarėsim, ndonėse njė rrjedhė e tillė ishte pritur dhe deridiku favorizuar. Gazeta The New York Times nė njė shkrim tė saj vlerėson se ndarja ėshtė njė sinjal i shpėrbėrjes pėrfundimtare tė ish republikave jugosllave dhe se ky rezultat do tė inkurajojė Kosovėn e dominuar nga shqiptarėt qė edhe formalisht tė ndahet nga Srebia muajve tė ardhshėm. Gazeta mė e njohur amerikane me tej thekson se “diplomatėt britanikė dhe amerikanė kanė dhėnė shenja dhe besojnė qė Kosova do tė pavarėsohet gjatė kėtij viti”.


    Nuk mund tė vendosen paralelizma midis negociatave qė po zhvillohen pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės dhe referendumit nė Mal tė Zi, ka qenė deklarata e vetme nga zyrtari i Departmentit tė Shtetit, Charles English, drejtor i zyrės pėr Evropėn Qendrore dhe Jugore. Nė analiza tė ndryshme,krahasimet me Kosovėn nuk janė tė shpeshta ndonėse theksohet se shqiptarėt e kanė mirėpritur votėn propavarėsisė, si qytetarėt, ashtu edhe udhėheqja e saj. Njė argument tjetėr pro pavarėsisė sė Kosovės qėndron edhe nė tė vėrtetėn se nėse serbėt dhe malazezėt me njė gjuhė dhe njė fe nuk mundėn tė qėndrojnė bashkė, atėherė si mund tė kėrkohet kjo nga shqiptarėt, qė nuk i kanė kėto afėrsi. Shqiptarėt nga Mali i Zi nė Shtetet e Bashkuara qė mund tė jenė nė njė numėr mė tė madh se vetė bashkėkombėsit e tyre ne Mali tė Zi, gjithashtu e kanė pritur me gėzim votimin pėr pavarėsinė dhe njė numėr i tyre edhe kanė shkuar pėr tė votuar, qė sipas tė dhėnave tė deritashme ishte edhe pėrcaktuese pėr statusin e ri politik tė Podgoricės.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Albin Kurti: "Tė gjithėve na mungojnė"
    Nga ARIANI_TB nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 25-01-2006, 22:29
  2. Demaēi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •