POGRADEC (28 Mars) - Pas ngjarjes se djeshme ne Lushnje ku nje djale rrahu nenen e tij, nje tjeter rast dhune ne familje eshte perseritur sot mbasdite ne qytetin e Pogradecit. Hasan Sinanllari ka rrahur barbarisht motren e tij 36 vjecare duke i shkaktuar plage te renda ne trup. Gruaja eshte cuar menjehere ne spitalin e qytetit dhe mjeket gjate nderhyrjes kirugjikale ne sallen e reanimacionit jane detyruar te heqin shpretken e 36 vjecares per shkak te demtimeve te shumta qe ishin bere ne te pas dhunes se ushtruar. Policia ka vene ne pranga Sinanllarin, me akuzen per "plagosje te rende" ndersa ben te ditur se zanafilla e ngjarjes se rende ka nisur si pasoje e nje sherri banal mes vellait e motres
Krijoni Kontakt