-
Larguar.
Kant
Kanti eshte filozof, metafizik. Kur ne nje mendje luftojne dy kritere mendimi, ndodh qe perfundon ne kundershtim mes dy prizmeve. Ai provoi qe Koha dhe Hapesira jane te pambarim ne mendimin praktik, por, njekohesisht, ato jane te mbarueshme (kane mbarim) ne mendimin logjik. Finiti dhe Infiniti jane dy prizma mendimi kundershtare.
Kanti provoi qe lenda (materia) eshte pafundesisht e ndashme (divisible deri ne infinit), por, njekohesisht, lenda eshte pafundesisht e pandashme (indivisible).
Vullneti eshte krejtesisht i zoterueshem (determine), por, njekohesisht, ai eshte edhe krejtesisht i lire (indetermine). Zoti ekziston, por edhe nuk ekziston.
Me qene se nuk mund te fitojme diturine ne dominionin real (noumenal real) si opozicion i Fenomenalit ne dominion (fushe, zone), veprim, arrijme te kuptojme qe vullneti ekziston dhe qe eksperienca etike dhe estetike na shfaq aspektet e tij, ne besojme qe koncepti eshte i perkufizuar, prandaj vullneti eshte cilesi objektive dhe, si i tille, nuk mund te merret si baze e pergjithshme.
...
E mira dhe e liga caktohen nga vullneti, prandaj ka shume lloj "Te Mira dhe Te Liga", te cilat nuk mund te behen (te konvertohen) as ligje shkencore, as te verteta filozofike absolute.
Gjykimet etike jane te bazuara ne Besimin (Foi-Fede-Faith-Fe), ne ligjin moral te nevojshem, ligj i cili shprehet ne dy forma te imperativit.
1. Vepro sikur maximi, nga i cili ti vepron - do te behej, nepermjet vullnetit tend, nje ligj universal;
2. Vepro ne menyr qe te trajtosh, te udhezosh ose te identifikosh njerezimin, qofte ne ty, qofte ne te tjeret, si subjektiv, si vije mbarimi ne vetvete, kurre si mjet.
Ligji behet ligj per te gjithe, me qene se arsyeja eshte e njejte per te gjithe. Besa mund te hyje ne veprim me vone, sa per te justifikuar lirine e vullnetit, pavdekesine dhe Zotin.
Cilesia e dukshme e jashtme ne Fizike dhe e brendshme ne Metafizike eshte Bukuria, e cila eshte zbuluese dhe e zbulueshme neper percepcionin imediat te vleres; Noumenal i Vertete, i supozuar kunder Fenomenalit ne nje Abstrakt te mbindjenjeshem, duke na levizur, duke na premtuar neve te shohim natyren qe perbrenda. Ketu shkenca nuk mund te invadoje (te zaptoje, te sundoje) Etiken, as Estetiken, as qe mund te rrezohet shkenca me ane te Beses.
Po te arrije njeriu te paqesoje te dy kriteret, duke e afruar shkencen, qe eshte njohuri konkrete, lendore, me Besen, qe eshte njohuri abstrakte metafizike, atehere ai njeri kupton qe e Mira dhe e Liga nuk mund te influencojne aspak jeten shpirterore te tij, jete e cila qendron me lart ose Me Tej Se Mires dhe Se Liges, sepse kjo jete behet Ekzistence-Esence-Nje Qenie, nje gjendje shpirterore, natyre e vertete e virtytit afer perfeksionit...
Isuf Luzaj
Pertej se mires dhe se liges
-
-
Larguar.
burim: Enciklopedia Encarta
http://encarta.msn.com/encyclopedia_..._Immanuel.html
Jeta:
Immanuel Kant ka lindur ne Konigsberg (tani Kaliningrad, Rusi), 22 Prill, 1724. Edukimin e ka marre te Collegium Fredericianum dhe Universiteti i Konigsberg-ut. Te kolegji, kryesisht ka studiuar klasiket, dhe te universiteti ka studiuar fizike dhe matematike. Pasi i ka nderuar jete i ati, nderpreu karieren e tij universitare dhe punonte si tutor private per te perballuar jetesen. Ne vitin 1755, ndihmuar nga nje mik i tij, vazhdoj studimet dhe fitoj doktoraten. Pas kesaj, per 15 vjet ai dha mesim te universiteti, duke dhen leksione mbi shkence dhe matematike fillimisht, por me pas duke zgjeruar fushen e koncentrimit te perfshinte pothuajse cdo dege te filozofise.
Pavaresisht se leksionet dhe veprat e Kant-it gjat kesaj periudhe ishin baze te reputacionit te tij si nje filozofe origjinal, ai nuk zuri vend te universiteti deri ne vitin 1770, kur u be profesor i logjikes dhe metafizikes. Per 27 vjet pas kesaj ai vazhdoj te jepte mesim dhe te terhiqte nje shume te madhe studentesh ne Konigsberg. Mesimet religjioze te Kantit, te cilat bazoheshin me teper te arsyetimi se sa te revelacioni, i sollen atij konflikte nga qeveria e Prusise, dhe ne vitin 1792 ai ishte i ndaluar nga Frederick William II, mbret i Prusise, te jepte mesim apo te shkruante mbi tema religjioze. Kant e zbatoj urdherine e tij per pese vjet deri sa mbreti vdiq dhe pastaj u ndie i liruar nga obligimi. Ne vitin 1798, nje vite pasi kishte dale ne pension nga universiteti, ai botoi nje permbledhje te mendimeve te tij religjioze. Ai vdiq ne 12 Shkurt, 1804.
Filozofia e Kant-it
Kyci i filozofise se Kant-it, nganjehere e quajtur filozofi kritike, eshte i permbajtur ne Kritike te Arsyes se Paster (Critique of Pure Reason) (1781), ne te cilen ai egzaminon bazat e njohurise njerezore dhe ku krijoi nje epistemologji individuale. Si shume filozofe para tij, Kant diferencoi menyrat e te menduarit ne propozime analitike dhe sintetike. Nje propozim analitike eshte nje ne te cilin kallezuesja (predicate) eshte e permbajtur ne subjektin, si ne fjaline "Shtepite e zeza jane te zeza." E verteta e ketij lloj propozimi eshte e dukshme (evidente), sepse te thuash te kunderten do te jete ta besh propozimin vete-kontradiktues. Propozime te tilla quhen analitike sepse e verteta eshte e zbuluar nga analiza e vete konceptit. Propozimet sintetike, ne krahun tjeter, jane ato te cilat nuk mund te arrihen nga analiza e paster (pure), ashtu si ne fjaline "Shtepia eshte e zeze". Te gjitha propozimet e zakonshme (common) qe rezultojn nga eksperienca e jetes jane sintetike.
Propozimet, sipas Kant-it, gjithashtu mund te ndahen ne dy lloj te tjera: empirike dhe "a priori". Propozimet empirike varen plotesisht te sensi i percepsionit, por propozimet "a priori" kane nje vlefshmeri thelbesore dhe nuk jane te bazuara ne percepsione te tilla. Dallimi midis ketyre dy lloj propozimeve mund te ilustrohet nga empirikja "Shtepia eshte e zeze" dhe nga "a prior"ja "Dy plus dy ben kater." Teza e Kant-it ne Kritike-n eshte se eshte e mundur te besh gjykime "a priori" sintetike. Ky pozicion filozofike eshte i njohur zakonisht si "transcendentalism". Duke shpjeguar se si ky lloj gjykimi eshte i mundur Kant i konsideronte objektet e botes materiale si thelbesisht (fundamentally) te panjohura; nga pikepamja e arsyetimit, ato qendrojn vetem si lende e pare (raw material) nga e cila sensacionet jane formuar. Objektet ne vetvete nuk kane ekzistence, dhe hapesira dhe koha ekzistojn vetem si pjese te mendjes, si "intuita" nga te cilat percepsionet maten dhe gjykohen.
Duke i shtuar ketyre intuitave, Kant eshte shprehur se nje shume e koncepteve "a priori", te cilat ai quajti kategori, poashtu ekzistojn. Ai i ndau kategorite ne kater grupe: ato qe kane te bejn me kuantitetin, te cilat jane uniteti, shumesia, dhe plotesia; ato qe kane te bejn me kualitetin, te cilat jane realiteti, mohimi, dhe limiti; ato qe kane te bejn me relacionin, te cilat jane substance-dhe-aksident, shkak-dhe-efekt, dhe reciprociteti; dhe ato qe kane te bejn me modalitetin, te cilat jane ndoshta, ekzistenca, dhe domosdoshmeria (necessity). Intuitat dhe kagetorite mund te aplikohen per te bere gjykime mbi experiencat dhe percepsionet, por nuk mund, sipas Kant-it, ti aplikohen iderave abstrakte ashtu si lirise dhe ekzistences pa te nxjer ne ndryshueshmerira (inconsistencies) ne formen e paleve te propozimeve kontradiktuese, apo "antinomies", ne te cilat te dyja pjestaret e seciles pale mund te provohet e vertete.
Ne Metafiziken e Etikes (1797) Kant shpjegoj sistemin e etikes te tij, ei cila eshte e bazuar te besimi se arsyeja eshte autoriteti perfundimtar (final) per moralitetin. Cdo lloj akti, besonte ai, duhet te merret nga nje sense detyrimi te diktuar nga arsyetimi, dhe asnje akt i kryer ne voli apo thjeshte duke zbatuar ligjin apo zakonin mund te konsiderohet moral. Kant shpjegoj dy lloj komanda te dhena nga arsyeja: urdherorja (imperative) hipotetike, e cila dikton qe nje akt duhet ndjekur sepse eshte i drejte dhe i nevojshem. Urdherorja (imperative) kategorike eshte baza e moralitetit dhe eshte shprehur nga Kant me keto fjale: "Vepro sikur maximi i aktit tuaj te behej nga vullneti juaj nje ligj natyral."
Mendimet etike te Kant-it jane nje rezultat logjike te besimeve te tij ne lirine thelbesore (fundamental) te individit ashtu si eshte shprehur te Kritike e Arsyes Praktike (1788). Kete liri ai nuk e shikonte si liri paligjesore anarkike, por si nje liri te vete-qeveris, liri te bindesh, veprosh (obey) ne menyr te vetedijshme, te ndergjegjshme ligjet e universit ashtu si zbulohen nga arsyeja. Ai besonte se mireqenia e cdo individi duhet te shihet si nje fund ne vetvete dhe se bota po ecte ndaj nje shoqerie ideale ne te cilen arsyeja do ta "lidhe cdo ligj-venes te bej ligjet e tij ne nje menyr qe ato mund te kishin dale nga vullneti i perbashket i nje populli te tere, dhe te konsideroi cdo shtetas, aq sa kerkon te jete nje nenshtetas (citizen), ne baze nese ai i eshte konformuar atij vullneti." Ne traktatin e tij Paqe te Perjetshme (1795) Kant mbronte zbatimi e nje federate boterore perbere nga shtete republikane.
Kant ka patur nje influence me te madhe se sa ndonje filozofe tjeter te koheve moderne. Filozofia Kantiane, ne vecanti zhvilluar nga filozofi gjerman Georg Wilhelm Friedrich Hegel, ishte baza ne te cilen struktura e Marksizmit ishte ndertuar; metoda dialektike e Hegel-it, e cila eshte perdorur nga Marksi, ka lindur nga metoda e arsyetimit nga "antinomies" qe Kant perdori. Filozofi gjerman Johann Fichte, student i Kant-it, hodhi poshte ndarjen e botes ne pjese objektive dhe subjektive te mesuesit te tij dhe krijoi nje filozofi idealiste qe gjithashtu pati influence te madhe mbi socialistet e shekullit te 19. Nje nga pasardhesit e Kant-it te Universiteti i Konigsberg, J. F. Herbart, perfshiu (inkorporoj) disa nga mendimet e Kant-it ne sistemin e tij te pedagogjise.
-
-
kam lexuar pak Kant, dhe nga informacioni qe kam per te do te thoja, qe eshte thjesht nje figure ne filozofi. Rruga qe mori ai ishte nje e moderimit dhe e riasertimit te ideve te meparshme.
-
-
Larguar.
Para se tė kemi mundėsinė pėr tė njohur sadopak mendimin e Kant, le tė japim disa koncepte dhe terma thelbėsorė ashtu siē ato pėrdoren nga Kant.
A priori : absolutisht e pavarur nga pėrvoja.
A posteriori : e mėpasshme ndaj pėrvojės, e bazuar mbi pėrvojėn.
Kategori : koncept themelor a priori, instrument lidhės, rrjedhur nga nxėnia, qė lejon pėr tė unifikuar tė ndijueshmen. Ka 12 kategori : Unitet, Shumėsi, Tėrėsi, Realitet, Mohim, Kufizim, Inherencė dhe Vazhdimėsi, Shkakėsi dhe varėsi, Komunitet, Mundėsi-Pamundėsi, Ekzistencė Jo-ekzistencė, Nevojshmėri Rastėsi.
Gjė nė vete : objekt i jashtėm real i panjohshėm, dhe aspak objekt njohjeje, siē ėshtė fenomeni.
Njohja a priori : njohje qė nuk vjen nga pėrvoja, dhe nė tė cilėn nevojshmėri dhe universalitet janė pazgjidhmėrisht tė lidhura.
Kritika e arsyes : shqyrtim qė ka lidhje me pėrdorimin legjitim, shtrirjen dhe caqet e arsyes.
Dogmatizėm : pėrqasje qė konsiston pėr tė proceduar nė metafizikė pa kritikė paraprake tė arsyes.
Hapėsirė : formė (a priori) e shqisave tė jashtme ; intuitė e kulluar e ndijueshmėrisė, e nevojshme pėr njohjen nga shqisat.
Estetikė transhendentale : shkencė e tė gjitha principeve tė ndijueshmėrisė a priori.
Nxėnie : aftėsi qė lidh ndijimet falė kategorive.
Imperativ kategorik : pėrcaktim i vullnetit qė merr formėn e njė shtrėngimi dhe qė shprehet nga folja duhet. Ky imperativ ėshtė kategorik (dhe jo hipotetik) nė masėn ku ai urdhėron pa kushte, absolutisht, gjithmonė dhe ngado.
Gjykim analitik : gjykim nė tė cilin kallėzuesi i pėrket kryefjalės si diēka qė ėshtė aty e pėrmbajtur nė mėnyrė tė fshehtė.
Gjykim sintetik : gjykim ku kallėzuesi nuk ėshtė i pėrmbajtur nė kryefjalėn. I lidhur me tė, ai i shton diēka thelbit tė kėsaj tė fundit.
Numen : gjėja nė vete, realitet i kuptueshėm, mbi tė cilėn ne nuk kemi asnjė njohje.
Fenomen : ēdo objekt pėrvoje tė mundshme, dmth ajo ēka gjėrat janė pėr ne, nė lidhje me mėnyrėn tonė tė njohjes.
Princip : rregullė pėrdorimi objektiv tė kategorive.
E kulluar : ky term aplikohet ndaj ēdo operacioni apo aftėsie tė mendjes qė nuk pėrmban asgjė qė ti pėrkasė pėrvojės sė ndijueshme (psh : arsyeja e kulluar)
Arsye : ajo pėrshkruan, tek Kant, gjithēka qė, nė mendimin, ėshtė a priori dhe nuk vjen nga pėrvoja. Ajo ėshtė teorike apo spekulative kur ajo ka tė bėjė me njohjen. Ajo ėshtė praktike kur ajo ėshtė e konsideruar si pėrmbajtėse e rregullit tė moralitetit. Nė kuptimin e ngushtė tė fjalės, arsyeja pėrshkruan aftėsinė njerėzore qė synon unitetin mė tė lartė dhe duke u ngritur kėshtu deri tek idetė.
Kohė : formė universale, a priori dhe intuitive, e shqisės sė brendshme. Ajo strukturon tė gjitha njohjet dhe tė gjitha ekzistencat. Ajo nuk pėrshkruan njė cilėsi reale tė gjėrave.
Transhendantal : qė ka tė bėjė me mėnyrėn tonė pėr tė njohur a priori objektet.
-
-
Larguar.
Mendimi i Kant
Programi kantian
Kant mbetet njė metafizicien. Duke dashur tė shpėtojė metafizikėn nga luftimet qė zhvillojnė sistemet e ndryshme filozofike, si dhe shkenca e tronditur nga mendimi skeptik i Hume, Kant mendohet mbi pushtetet dhe caqet e arsyes. Ai shtron katėr ēėshtje themelore, tė cilat pėrbėjnė domenin e filozofisė:
- Ēfarė mundem unė pėr tė ditur ? (metafizika)
Unė di atė ēka unė mundem pėr tė ditur : fenomenet.
- Ēfarė mė duhet pėr tė bėrė ? (morali)
Detyra ime ėshtė bindja ndaj ligjit universal.
- Ēfarė mė ėshtė e lejuar pėr tė shpresuar ? (feja)
Unė mundem pėr tė shpresuar ekzistencėn e Zotit dhe pavdekėsinė e shpirtit.
- Ēfarė ėshtė njeriu ? (antropologjia)
Njeriu pėrkufizohet thelbėsisht si qytetar dy botėsh, asaj tė natyrės dhe asaj tė lirisė, botės fenomenale dhe botės sė mbindjeshme, fenomenalja duke qenė e ndriēuar nga e mbindjeshmja.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt