Berkeley e ndertoi mendimin e tij ne dy shtylla: ngjyrat dhe shijet. Keto dy cilesi dolen ne mendjen e njeriut, kur ky dalloi te miren dhe te ligen; kurse te parat cilesi te sigurta te lendes jane: perzgjatimi (ekstensioni) dhe peshimi; keto dy cilesi kane ekzistenca, pavaresisht nga mendja.

Filozofi irlandez i klimes polare, spekuloi ne metafizike, sikur te vinte nga Palestina ose Arabia. I bazuar me shume ne imagjinate sesa ne logjiken e ftohte, ai tha, me siguri te plote, ne botekuptimin e tij qe "mendja verejtese (osbervative) ne Zotin, e ben te mundshme ekzistencen aparente te vazhdueshme te objekteve (materiale) lendore". Ai vajti me lart me nje lloj metafizike qe hyn ne domenin e teologjise dhe pohoi qe "Zoti zgjon te neve ndjenja ne rregulla koherente. E mira dhe e liga jane dy tentacione qe na shpien ne dy udhe te ndryshme, te cilat na cojne, na drejtojne, duke na sunduar, drejt te mires dhe te liges; prandaj, po te besojme te Zoti, zgjedhim udhen e tij, qe eshte udha e pastrimit te shpirtit. Ne kete frymezim ngjitemi me lart, duke kapercyer pertej cdo te mire dhe cdo te lige te kesaj jete sensuale, instinktive amorfe". Duhet kuptuar ne kriterin e metafizkut irlandez shprehja "sensuale instinktive amorfe".

...

Berkeley i mrekullueshem vdiq i bindur qe e rrezoi ateizmin, por, fatmiresisht apo fatkeqesisht, evolucioni ne procesin mendor te qyteterimit tone qe na sundon, ky evolucion eshte sot ne krize dhe ne lufte me te dyja ekstremet: Teizmi dhe Ateizmi, ose me konkretisht, Pavlizmi dhe Evolucionizmi.

Po te kemi drite te forte sa te shohim qarte trajektoren e te dyja korrenteve, do te dime te zgjedhim virtytet e te dy ekstremeve, te cilat si te gjithe ekstremet, duken sikur perputhen ne nje traguard te larget...

Isuf Luzaj
Pertej se mires dhe se liges