Kjo me pelqeu shume.Kam te pikturuar ne mendjen time
Imazhin e nje zambaku mbi shkemb
Ne nje lartesi ku vetem zogjte dhe era mund ta vizitojne
Kjo me pelqeu shume.Kam te pikturuar ne mendjen time
Imazhin e nje zambaku mbi shkemb
Ne nje lartesi ku vetem zogjte dhe era mund ta vizitojne
Firma ime eshte : SHQIPTARE
******************** B Ndoji
Nje krisme arme
Dhe nje plumb
Vret nje
Oshetima e saj plagos shume zemra
Nga dridhja e ajrit
Lulet e pranveres
Bien perdhe
Nga frengjite e kulles
Ne ate rrepire mali
Ku rruga e thate me gure te murrme
Gjarperon
Nje sy I pagjume
Nje thep dhe nje shtjekez pushke
Silueten tende
Me vite kerkon .
I ngunjuar
Mes mureve te kulles
Ku rrezet e diellit
Kurre skane depertuar
Kishe jetuar me vite
Pa endrra dhe shpresa
Dhe ankthi I shprtit tend
Drejt drites kish shtegetuar
Mengjesin e kesaj dite
Kur nena te puthi ne ball
Dhe kembet e mpira
U nisen tatepjete rruges
Ne kullen tjeter anes bregut
Nga frengjite e saj
Te pret nje sy
Dhe nje fishek I fshehur ne folene e pushkes
Nje krisme arme
Dhe nje plumb I nxhete ne kraharor
Ndaloi zemren tende
Dhe gjaku te rrjedh si vale
Oeshtima e saj
Trishtoi mijera zemra
Dhe zgjoji lotet e nenes
Qe te kish te vetmin djale
Pranvera e hidhur
Erdhi me nje varr te ri
Me plage te reja
Dhe lotet qe derdhen si lume
Gjakemarresi
Nga ana tjeter e shpatit
Eshte I fundit mashkull ne kembe
Dhe pushka e tij bie perjetesisht ne gjume
Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.
*********************************************** B Ndoji
Kohe kaq e gjate qe na ndan larg siq ndan nata muzgjet me agimet
Nje vit te tere te heshtur,ne pritje per ti falur njeri tjetrit gabimet
Kur humbas ne rruge pa krye dhe mendimet e mija turbullohen
Nje vit qe fletet e kalendarit bien e humbasin sebashku me kohen
Ku mendja e lodhur reflekton mbi thinjat e flokeve dhe rudhat e ballit
Nje vite te tere duke u vervitur ne vorbullen e rrembyeshme te mallit
Duke ndjere dhimbjen e plages se largimit ,pritur rikthimin e dashurise
Nje vit duke percjelle ankthin e diteve,I myllur ne kafazin e vetmise
Ku imazhi jot,I zbehte si pikturat antike me shfaqet ne cdo vend
Nje vit te tere qe te kerkoj duke peshperitur ne heshtje emrin tend
Duke numeruar ne zbritje,nga megjeset e hereta e deri neteve te voneta
Nje vit te tere. ..dymbedhjete muaj ..8760 ore .31536000 sekonda
Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.
Urime Mirdita!!!!Ahhhh ky vit!!!Nuk je i vetem!!
Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.
Manushaqe e bukur,lulezon ne ferre
S'vij per te keputur,vij per te marre ere
******************************** B Ndoji
Pranvera
Valezonte aromen e luleve
Dhe prushin e lulekuqeve nga arat e grurit
Ua hidhte njerezve ne faqe
Preherin e ferrave
Rreze mureve te vjetra
E mbushte ngjyra violet e Manushaqeve
Diten e 7 Marsit kur veja ne shkolle
Para se te degjohej zilja e ores tete
Kepusja manushaqe ndane rruges
Per tia dhuruar mesueses buqete
Kalonin oret e msimit
Te brishtat manushaqe
Kokeulura mbi goten me uje sikur flinin
Anes regjistrit ne tryeze
Ku grimca te bardha nga pluhuri I shkumsave
Binin e binin
Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.
*** *** *** *** *** *** B Ndoji
Ne ate kohe ne nuk ishim te dashuruar
Apo mbase ishim .
Por dot nuk e kuptonim
Pasditeve deri vone
Ne kopshtin e konviktit
Sebashku kalonim
Te lexueshem ishin syte e tu
Qe diten e konkurimit
Ne takimin tone te pare
E nxehte ish puthja jote
Mbuluar nga gjysme erresira
Ne lozhat e teatrit kombetar
Ne boshellekun e auditorit te drames
Fillikat te vetem
Kur luanim etyde artistike
Pse valle trupi jot
Terhiqte duart e mija
Si nje rryme magnetike
Ndonje dite te javes
Rallehere kur ti mungoje
Pse valle gjith kohen te mbaja ne mendje
Dhe syte e mi nguliteshin
Gjate ores se leksionit
Ne hapsiren boshe te tryezes tende
Emri jot ne regjister
Adelina
Ne apelin e mengjesit,I pari thirresh gjithmone
Dhe gjithmone ne mendjen time
Nga vitet studentore
Adelina,do ngelesh e para ikone.
Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.
Per L.S
*** *** *** *** *** *** *** B Ndoji
L.S mos I hidh syte mbi xhamin e pasqyres
Oreve te vona ate nates
Kur bashkeshorti jot endet atje jashte
Duke frekuentuar dritat e kuqe te rrugeve
Diku ne nje vend
Kur afshi I shpirtit tend pasqyren ka mjegulluar
Dhe lotet rreshqasin ..
E dashur L.S
Me kot mundohesh te fajesosh trupin tend
L.S .mos rri ore te tera para pasqyres
Duke u munduar te gjesh vetveten
Eshte e kote......
Aty veq masken tende do te shikosh
Siset e tua
Me te Jordanit apo Pameles
Eshte teper e kote ti krahasosh!
L.S me kot mundohesh te behesh slim
Per te gezuar bashkeshortin tend
Dhe per te kaluar me te nje mbrembje romantike
Aji gjithmone ndaj teje
Pabesine ka fshehur
Siq fsheh poshte krevatit
Revista te shumta pornografike
L.S .beje pasqyren cope e therrime
Mbylle poshte qepallave
Syrin tend te bukur
Dhe mos e ler qe te lotoje
Do shohesh imazhin e nje vajze te bukur si zanat
Ajo je ti dhe syte e tu jane pasyra e shpirtit tend
Ne ta
Bashkshorti jot kurre s'ka mundur te shikoje.
Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.
*** *** *** *** *** *** *** *** B Ndoji
Nen Infrat e kuqe bota ngjan me negativin e nje filmi
E erret dhe Dimerore....
E trishte dhe me e frikshme se varrezat e pashkelura mesjetare
Nen Infrat e kuqe dhe shembellimi jot eshte i zbehte
Dhe buzeqeshja jote me e mistereshme se buzeqeshja e Mona Lises
Ne korridoret e Louvre,shplare me bojerat e piktures qindravjecare
Ne boten e infrave te kuqe gjithcka eshte transparente
Enderrore dhe e bardhe si bryma e mengjesit
Veq mendimet e tua qendrojne diku te fshehura
Dhe me te padukshme.....
Nga te gjitha infrat e kuqe te Universit
.
Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.
*** *** *** *** *** *** *** ***
Ne ate mengjes
Heret, ne oret e para
Kur te zgjohesha
Nga carcafet pa ngrohtesine e trupit tend
Dhe te shikoja
Letren tende mbi komedine
Prane dritares me perde te mendafeshta
Me te cilat luante era
E diteve te para te Pranveres
Do ndjeja teresisht
Nje Bote te zbrazet
Qe fillonte nga pragu im i deres
Te prehesha ne heshtjen monotone
Apo ne gjume te bija serish
Ne nje gjume tere ankth
Ku enderrat e frikshme do me kishin munduar
Ne nje mengjes te tille
Sa do deshiroja
Qe kurre te mos isha zgjuar.
*** *** *** *** *** *** *** ***
Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.
Krijoni Kontakt