Nina nana more pllumb,
flej se nana te don shume,
kur te rritesh more zambak,
tash gzon nane ne konak,
Nina nana djepin ne dushk,
t` martoft nana me njiqind krushq,
nina nana nana ty,
ti u rritsh-o per shqipni!
Nina-nana mori bi,
shum sevdane e kam pas per n`ty,
Nina nana cika e re,
dy maqina kam me ti ble,
nja me kepe, nja me pre
nja me kepe nen nji hije,
t`pik bojlija permi krye.
Nina nana shpejt mu rritsh
ftyren nanes ti ja zdritsh,
ftyren ma zdritsh, zemren ma gezofsh,
jet te lumtun, bij-o shkofsh!
Nina nana sokolice
ju bafsh nanes doktorrice,
nina nana n` kemishe te holle,
shpejt mu rritsh me t`cue ne shkolle,
me t` cue n`shkolle oj sokoleshe,
lumja nana, ty qi t` rrit,
dit per dite po vine me t`lype,
shpijanike e gazdallare,
zgjidhe vete ma t`mirin djale!
Nina- nina vajzes
Nina nina, vajzė e nanes
Mori cuce pėr bukuri
U bafsh si lule pėr hijeshi
Fle si gjingj e cohu si rrunxe
Qingja e nanes nina ni
Vajze u rritsh e u fejofsh!
U martosh e u lulzosh
Dalsh ti bij me hijeshi
E u permendsh-o pėr urti
Ju rritsh nanes e nalt me shtat
T'u baft shtati si bajrak
E t'u mushet fytyra me gjak
Nina nina po tė perkundi
Gjumi vjen kadale kadale
Ec "emri i vajzes" me ma mare
Po vjen gjumi tuj pėvetė (duke pyetur)
E kam vu vajzen ne djep
Hajde gjum kadalė kadalė
A p'e merr ti shumė a pak
Nuk ta la por nji sahat
Flej moj cuce, e mshili syt!
Kur t'mi ēilsh, i ēilsh si hyjt
I ēilsh si hyjt e ēilsh si hane
Ani te rrisin bab'e nane
Po m'u rritsh me rob te tanė
Nano nano djalėnė
Nano nano djalėnė
Se na zgjoi mėhallėnė!
Kush e ka e kush e do
Kush e perkedhel kur do?
Djal'i vogėl kėto do
Lodrat edhe vallet-o!
O nanan, o nanan
Nenua t'u bėftė kurban
Qė tė ka e qė tė mban!
Ririri, ririri,
Kush tė ka more flori
Ty tė ka nenua nė gji!
Nano nano djalėnė
Qė na zgjoi mėhallėnė
Tė ligat i mori lumi
Dhe i shpuri te Osumi!
Djalėn na e zuri gjumi
Sillni dhe ju....
Krijoni Kontakt