******************************** B Ndoji
Kam te pikturuar ne mendjen time
Imazhin e nje zambaku mbi shkemb
Ne nje lartesi ku vetem zogjte dhe era mund ta vizitojne
I shplare nga shirat
I ndriquar nga rrufete
Larg nga te tjeret,I braktisur nga mendimet
Me rrenje te gozhduara mbi shkemb e petalet mbi krahet e eres
I brishte dhe teresisht I harruar nga stinet
Zambaku mbi shkemb
I mosperfillur nga koherat
Poshte reve te hirta qe qiellit lundrojne
Vetem zogjte e pershendesin
Diteve te tetorit kur nisen te mergojne
Zambakun mbi shkemb
E mendoj dhe me ben te zhytem ne trishtime
Eshte valle dikush qe pret dike
Apo thjesht nje pjelle e mendjes time
***** ***** ***** ***** *****
Krijoni Kontakt