Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49

Tema: Ne veri

  1. #1
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Ne veri

    Ne veri




    Sa i panjohur shembellimi im ne ujerat e trazuara te Drinit
    qe iken gjith inate duke ushetire mbi njeriun qe rrugen i ka prere
    sa te stergjata hapat e mija qe me shpiejn drejt veri-perendimit
    duke shuar etjen mbi rrekete e shiut
    e duke pushuar permbi trungje te prere

    Sa kacavjerese pjergullat mbi frengjite e kullave te lashta
    ku ererat fershellejne duke i rrahur si kamzhike
    sa te palevizura imazhet e malesoreve me qeleshe te bardha
    qe ngjajne anes rruges kembesore si gure te bardhe kilometrike

    Dhe ndiej pak trishtim tek kaloj neper nje gryke te rrepire
    dhe ndiej pake frike nga rrufete qe percellojne pishat shtatelarta
    dhe ndofta me vjen keq per qeleshet qe lagen akoma ne shi
    dhe ndofta me vjen keq per grykat qe gelltisin shtellungat e zjarrta

    Dhe humbas neper shtigjet qe shtrihen ne preherin e bjeshkeve
    aty ku vetem shqiponjat dhe rete mund te fluturojne
    ca tufa kthehen duke blegerire ne kullotat e larta
    e ca te tjera ikin pergjithnje poshte neper fusha,mergojne
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  2. #2
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Gjurmet

    GJURMET


    Gjurme
    Mbi debore lene kembet gjysme te ngrira nga te ftohtit
    Gjurme
    Mbi token e plasaritur krijon vera e thate
    Gjurme
    Ne shpirt lene dashurite qe ikin te lenduara
    Gjurme
    Ne qiell lene yjet qe bien dhe digjen neper nate

    Gjurmet ngelen gjithandej
    Ne gezime dhe hidherime,ndarje apo martesa
    Veq vitet e jetes ikin aq shpejt
    Dhe gjurmet e tyre ua fshin harresa
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  3. #3
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga Zeri_i_Mirdites
    GJURMET


    Gjurme
    Mbi debore lene kembet gjysme te ngrira nga te ftohtit
    Gjurme
    Mbi token e plasaritur krijon vera e thate
    Gjurme
    Ne shpirt lene dashurite qe ikin te lenduara
    Gjurme
    Ne qiell lene yjet qe bien dhe digjen neper nate

    Gjurmet ngelen gjithandej
    Ne gezime dhe hidherime,ndarje apo martesa
    Veq vitet e jetes ikin aq shpejt
    Dhe gjurmet e tyre ua fshin harresa

    Mė pėlqeu poezia, Zėri i Mirditės.
    Bukur !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  4. #4
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119

    Mos i beso Vjeshtes

    MOS I BESO VJESHTES


    Mos i beso vjeshtes
    Qe mundohet te te flase per lule e ngjyra qe ta ka enda
    Mos u beso frutave te saj te vonuara
    Qe skane asgje tjeter veqese krimba nga mbrenda

    Ne mbrendesine e saj eshte dufi i xhelozise qe shfryn
    Dhe rrugen tende anekend e zverdh flete flete
    Dallo ironine dhe cmiren ne buzeqeshjen e saj
    Ajo iken shume shpejt,pastaj....veq dimer do kete
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  5. #5
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Ne te hyre te Prillit




    Ca drure ne horizont me gra te virgjera ngjasojne
    dimri iku duke qaluar mbi paterica
    dallendyshet,shtegetaret me te largeta folete kerkojne
    lulet nje nga nje nxjerrin koke nga ngrica

    Nje kal i hazdisur trokelline neper fushe
    si nje don kishot mbi gomar me bredh marrezia
    ylberet ne mes resh si kordele te mendafsheta
    Hena mbremjeve qesh sikur thote...
    eshte Prill,do thyhet virgjeria
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  6. #6
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    shume bukur

  7. #7
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    VALBONA


    Veq emrit tend te bukur natyra te ka veshur
    me bukurine e maleve si rrobe e virgjerise
    lotet e kristalte te bjeshkeve pike pike ke mbledhur
    dhe i derdh me jehone te zhureshme grykes se dragobise

    Ne bregun tend shkembor diku kam pushuar
    dhe emrin tend VALBONE therras kot se koti
    perplaset zeri im shkembinjeve dhe kthehet prap tek une
    me i thinjur se bjeshket,me i lashte se moti






    Citim Postuar mė parė nga Veshtrusja
    shume bukur
    Faleminderit :-)
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anėtarėsuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Krejt prej menjes hejjjjjjjj mke habite!!!Renqethje,imazhe dhe perjetime!!!Flm,krijime shpirterore!!
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Dreri
    Anėtarėsuar
    02-06-2002
    Vendndodhja
    Florida
    Postime
    661
    Dikur kam lexuar poezi nga "Bukmira"
    Kam pershtypjen se eshte e njejta dore, nese jo kerkoj ndjese, gjithsesi ju uroj suksese ne melodine burimore te vragut tend
    respekt Dreri
    muzg i heshtur

  10. #10
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Citim Postuar mė parė nga Dreri
    Dikur kam lexuar poezi nga "Bukmira"
    Kam pershtypjen se eshte e njejta dore, nese jo kerkoj ndjese, gjithsesi ju uroj suksese ne melodine burimore te vragut tend
    respekt Dreri

    Faleminderit Dreri
    Ke te drejte:-) Bukmira eshte vendlindja ime.Ti mund ti kesh lexuar nga AOL message board ose nga web site i im.



    Z.I.M
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •