Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e elb77
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    8

    A mund te studiohet ne Shqiperi?!

    ju pershendes te gjithe ju qe rastesia apo kureshtja ju beri te lexoni ne rreshtat qe po ju shkruaj.
    Shkas per t'ju shkruar u be nje iniciative per nje projekt mbi mundesite e studimit ne vendet e Europes lindore.Nder vendet e tjera eshte dhe Shqiperia nje nga vendet qe ka ngjallur interes.
    -- Kur jam pyetur se a mund te shkohet per pushime ne Shqiperi jam perpjekur sa me shume te bind ata qe me pyesin se dhe atje mund te pushosh si kudo tjeter.--
    N.q.s. do te me pyesnin se a mund te studiohet ne Shqiperi, duke e njohur gjedjen mjerane te arsimit por sidomos te sistemit universitar ne Shqiperi, natyrisht qe s'mund te tregoj entuziazem te madh per t'u pergjigjur.

    Cfare do t'u pergjigjeshit ju ketyre pyetjeve?

    --Si mund te fitohet per nje student perendimor nje e drejte studimi ne Shqiperi?
    --Cfare e karakterizon jeten shqiptare studentore?
    -- Sa jane kostot mujore per nje student?
    -- Cfare ofron vendi yne per studentet e huaj?

    N.q.s. ndonjeri prej jush ka kontakte me ndonje profesor te huaj qe punon ne ndonje universitet tek ne do t'ju lutesha te me ndihmonit per t'u lidhur me te.
    Shpresoj qe sadopak te keni deshire dhe vullnet per t'u dhene pergjigje pyetjeve te lartpermendura por dhe cfaredo qe ju bie ndermend ose dini rreth sistemit tone universitar.

    Ju falenderoj te gjitheve

    Me respekt
    elb77....

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,306
    Postimet nė Bllog
    22
    Po ti lesh menjane problemet shoqerore qe ballafaqohet shoqeria shqiptare ne pergjithesi dhe studentet ne vecanti, perseri strukturat arsimore ne Shqiperi nuk jane aspak te pershtatshme per nje student te huaj amerikan. E kam fjalen per menyren se si ndertohet kurikulumi i studentit ne Shqiperi dhe kerkesa ndaj tij. Eshte krejtesisht tjeter nga ai perendimor, dhe nese ne Shqiperi studentet njohin nje volum te madh njohurish te pergjithshme, ne perendim kurikulumet e nxenesve jane sa specifike edhe praktike duke lene jashte informacion e tepert.

    Do te jete teper e veshtire, (per te mos thene e pamundur) per nje student te huaj ti pershtatet sistemit arsimor shqiptar. Atij sistemi mund ti pershtaten vetem shqiptaret qe e njohin stilin e mesimdhenies dhe vijne me bagazh te madh njohurish nga shkolla e mesme e pergjithshme.

    Pra, une definitivisht nuk do tia rekomandoja nje studenti te huaj te shkoje me studime ne Shqiperi. Me pushime eshte dicka tjeter pasi shqiptaret jane te afruar dhe te dashur dhe kete e deshmojne shume te huaj qe kane punuar me vite te tera ne Shqiperi. Por te punosh nuk eshte e njejta gje me te studiuarit.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Postime
    80
    Perjashtim nga ajo qe tha Albo une do te beja nje te huaj te interesuar per gjuhen shqipe dhe ne pergjithesi shkencat qe kane te bejne me shqiptaret si komb. Ndoshte ne kete drejtim Universiteti i Prishtines eshte me cilesor. Por siē e tha Albo tek e fundit nuk eshte keshillueshme po te mendosh qe nje i huaj e ka te veshtire te mosoj nen driten e qiririt...
    Rycki
    O moj Shqypni e mjera Shqypni....
    Ti ke pas kenė njė zonjė e randė,
    Burrat e dheut tė thirrsin NANĖ
    Vaso Pasha

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e peshkatari
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Vendndodhja
    Anonim
    Postime
    103
    Mos u merzit se driten e qiririt ka kohe qe e kane bere gjenerator ata qe kane ardhur per te na dhene mend me 1000$ ne dite sigurisht falas per popullin shqipetar ddhe pu mundohen qe tena mesojne se sa bejne 2+2 se edhe ate se dime por fatkeqesia jone eshte se nuk ka nje ligj te mirfillt per ata qe marin persiper nje detyre dhe pastaj largohen pa i hyre gjembi ne kembe me gjithe te mirat qe i bejne ketij kombi. Se trimat hapin pastaj lokale shkolla private etj dhe ti e une paguajme kostot e ndihmave (Borxheve) qe na jep bota. Nje i huaj ne rast se deshiron te mesoj ne Shqiperi te vije i qete se me nje veture me vete mund te fitoj degen qe do dhe pastaj nga 10.000 mije Leke te reja per provim mund te behet me dipllome me shkolle te larte dhe pastaj pse jo dhe te behet drejtues kompetent i ndonje Ministrie se lejohet qe te behesh minister dhe 22 vjeē pa problem se me bagazhin qe ka ai mund te drejtoje me kompetence, dhe pa i hyre gjembi ne kembe mund te largohet me ca miliona $ ne xhep pa ju dridhur qerpiku mund ti invetoje dhe te behet nje nga borgjezet e rinj Shqipetare. Uroj ta kuptojne te gjithe mesazhin. Mjaft u lodhet per te tjere o fatkeq, ecni ne vendin tuaj se do beheni milionere pa te keq.
    instruktori

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e elb77
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    8
    i nderuar peshkatar,
    ngaqe e njoh shume mire realitetin tone te shkaterruar prandaj nuk dita t'u pergjigjesha pyetjeve ndershmerisht dhe per kete kerkova ndihmen tuaj.
    Ke shume te drejte ne ato qe thua.
    Si mund t'ia shpjegosh nje studenti te huaj qe futja e nje diplome ne xhep tek ne eshter e barazvlefshme me nje grusht para?
    Por tek e fundit a nuk qeme vete ne qe i mesuam te ashtuquajturit profesoret dhe pedagoget tane "te pangopur" te shtrijne doren para cdo provimi?!

    Ju faleminderit te treve qe m'u pergjigjet.

    Duke shpresuar ne nje bashkebisedim te afert ju pershendet

    elb77

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Postime
    495

    A mund te studiohet ne Shqiperi

    Sa cudi me duket kur degjoj keto historira per grushte me para equivalente te diplomes, e vetmja gje qe i krenohemi amerikaneve eshte kur i themi "ah ne vendin tone, universiteti ishte free, per sa i perket tuition"....oops, me sa duket kjo fraze nuk eshte realiste anymore....

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e MEDEA
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    jamaica
    Postime
    301
    njeriu po te doje gjen menyren per te bere gjithcka, qofte edhe ne kushtet me te veshtira! une ne shqiperi kam studiuar qe kur kam lindur dhe ketu do vazhdoj...megjithate me ka rene rasti te marr pjese neper konkurse, sidomos mbi bio-kimine...ku merrnin pjese shume shtete...KEMI QENE MESE TE DENJE!!!! KJO DO TE THOTE QE DESHIRA E MIRE PER KULTURE NUK NA MUNGON...TE TJERAT NDOSHTA PO.
    pershendetje
    medea
    Tregome kush je, dhe atehere do te di te shprehem me pasion! L.Buscaglia

  8. #8
    Kureshtar Maska e DiamondRing
    Anėtarėsuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Around the world
    Postime
    42
    Medea ka te drejte..Njeriu po te doje e gjen menyren per te bere gjithcka,qofte dhe ne kushtet me te veshtira.Ne shqiperi jo gjithnje cdo gje arrihet me nje grusht para..kush eshte i zoti ja arrin dhe pa ato te pakten keto 2 vitet e fundit ai princip po vihet ne pune..Jo cdo gje arihet me leke dhe miqesi..Cfare nuk do jepja ta beja shkollen ne shqiperi por nuk mundem ta le ne etapat e fundit ketu ku jam...Sido qe te jete kijeni parasysh se atje mesohet SHQIP dhe nuk eshte nevoja te permendim ne fund te fjalive anyway thx apo bye sepse kemi boll ne shqip..Sa per nje te huaj te vazhdoje shkollen ne shqiperi me verte eshte e veshtire sepse te pakten do ti duhen 3 vjet te mesoj nje shqipe te denje per te vazhduar shkollen JO te gjithe kombet i asimilojne gjuhet e huaja si ne Shqiptaret qe e kemi per turp mos dime nga 2-3Jemi te zgjuar meve ore
    Nese per te jetuar te duhet te zvarritesh atehere ngrihu dhe vdis...
    VOX POPULI VOX DEUS

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    60
    Pergezime per temen qe me zgjoi shume interes. te njejten pyetje ia kam bere une vetes sime per nje kohe te gjate dhe nuk munda te pergjigjesha.
    Aktualisht studioj ne Londer per higjene dentare dhe se shpejti ne shtator shpresoj te filloj stomatologji ne nje nga universitetet me te njohur te Londres.Gjate 15 muajve te fundit kam patur mundesine te praktikoj temat qe studioj ne nje klinike dentare.
    Jam shume dakort me mendimin e Albo dhe si studente ne londer arrij te kuptoj thelle ndryshimin e formimit te korrikulumit baze te lendes perkatese.
    Eshte i vertet fakti se shkollat shqiptare kane nje bazament te trashe te njohurive te pergjithshme, por per arsye te ndryshme nje perqindje shume e vogel e ketyre njohurive arrin te merren nga stuidentet shqiptare.
    Nje mangesi e thelle eshte edhe praktika e lendes perkatese, gje qe e ben studentin te ndihet pa profesion qe prej dites qe diplomohet.
    Une personalisht arsimin e mesem e kam kryer ne nje kolegj privat ne tirane ku lendet jane zhvilluar ne gjuhen angleze. Fakti i zoterimit te gjuhes dhe zhvillimit te me shume se 15 lendeve te ndryshme mesimore me ndihmoi shume ne arritjet e mia deri me sot.
    Te gjitha keto mund te arrihen edhe ne shkollat shqiptare por mendoj se do te duhet akoma me shume pune dhe kohe.
    Persa i perket jetes shoqerore dhe sociale, edhe shqiperia si cgo vend tjeter i botes ka karakteristikat e saj, ku mund te gjejme edhe bukuri te rralla. Gjithashtu klima nuk mund te mohohet.
    Jam e sigurte se jeta studentore shqiptare ofron shume edhe per te huajt, por nje veshtiresi me vete qendron edhe gjuha qe do te komunikojne.
    Per sa i perket anes financiare, nuk mund te jam opinion te sakte pasi eshte dicka qe ndryshon shpesh dhe shpejt , por mundesia e punedhenies eshte shume me e vogel se e vendeve te tjera.
    Perfundimisht do ta kisha te veshtire ti ofroja dikujt mundesi studimi ne shqiperi, por shume e lumtur do tu ofroja rivieren shqiptare per te pushuar.
    Duke shpresuar brezi yne do te ndryshoje gjendjen aktuale te vendit tone, edhe une ju pershendes nga Londra.
    E sotmja, mesim i se djeshmes:
    E nesermja, mesimi tjeter

  10. #10
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145
    Ne te vertete Shqiperia e ka potencialin per te terhequr studente te huaj. Natyrisht nuk behet fjale per "eksod" nga vendet perendimore drejt Shiperise, por per levizje te kufizuara. Programet ne bashkepunim me Bashkimin Europjan psh. mund te sillnin pa problem ne Shqiperi disa qindra studente cdo vit per te zhvilluar kurse sezonale. Me sa e njoh une perendimin besoj se keto lloj kursesh do te rezultonin shume terheqese per studentet perendimore. Shqiperia te ofron mundesine te jetosh nje realitet te ndryshem nga ai perendimor pa u larguar shume nga "shtepia". Edhe kostot e jeteses dhe te defrimit ( qe nuk mungon ) jane shume here me te ulta se ato qe studentet gjejne ne Perendim. Nuk mund ta mohosh fatkeqesisht se Tiranes (psh.) i mungojne shume gjera: ka akoma infrstrukture rrugore shume te dobet, vendi eshte akoma ne mes te krizes energjitike, niveli i sherbimeve nuk i afrohet standarteve perendimore etj. etj. Por, por, megjithate ne Tirane jetohet. Jetojne me qindra mijera te rinj, shume prej te cileve inteligjente e me kulture perendimore. Ne fund te fundit, per mendimin tim jeta rinore, kostoja relativisht e lire e defrimit dhe nje program kredite apo notat e te cilit do te njiheshin nga universitetet europjane ( ne kuadrin e nje programi te posacem, sic egzistojne prej shume vitesh ne gjithe europen perendimore dhe ate lindore ) perbejne nje oferte shume terheqese.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Misioni Amerikan Nė Shqipėri (1946)
    Nga DriniM nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 30-07-2010, 21:39
  2. "Dr. dituria"
    Nga Sabriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 18-12-2008, 06:32
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Ervin Hatibi
    Nga erzeni nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 18-11-2006, 00:39
  5. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •