Kjo teme eshte vazhdim i temes "Si te formojme Historine e Kreditit" qe gjendet http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=24006 . Antaret qe nuk kane formuar akoma histori krediti eshte mire te ndjekin fillimisht ate teme.

Per te gjithe ne qe jetojme ne Amerike apo qofte dhe ne Angli apo Canada, historia e kreditit eshte nder prioritetet me kryesore, ndoshta me kryesori pas shendetit. Nje histori e mire krediti jo vetem qe te jep mundesine qe te jetosh nje stil me te mire jetese pa patur shume para, por tashme eshte bere vendimtar dhe per aspekte te ekonomise qe nuk kane me lidhje me financat, sic jane per shembull kontratat e celulareve, marja me qera e shtepive apo dhe aplikimet per punesim. Te gjitha keto dege te ekonomise nuk kane aspak lidhje me dhenien e kredive megjithate shume prej kompanive ne keto dege kontrollojne kreditin tuaj. Shume prej punedhenesve me te medhenj sot, sidomos ata financiare, e kane kusht fillestar kreditin e mire. Sic u permend ne temen e meparshme ndertimi i kreditin nuk eshte i lehte, por dhe me i veshtire eshte mirembajtja e tij. Cfare rruge duhet ndjekur per forcimin e kreditit? Per te kuptuar me mire se si mirmbahet krediti, po sqaroj ne fillim se ne c'baza eshte ndertuar ai dhe si krijohet "score" ose piket qe te aplikohen ty.

A. Baza e kreditit.

Krediti, dhe dhenia e pikeve eshte e bazuar ne 5 pika:
1. Sasia e borxhit. Piket e dhena bazohen 30% ne sasine e borxhit qe ke. Rendesi kryesore u jepet llogarive te rrjedhshme, pra lloragi qe nuk kane nje shume te caktuar mujore, sic jane kredit kartat. Borxhi ne kredit karta ndikon pozitivisht nese shuma qe ke borxh eshte me pak se 40% e limitit te kredit kartes. Pra nese keni nje kredit karte ku keni te drejte te perdorni deri ne $1000, ndikon pozitivisht per ju nese perdorni vetem $400 (ose aty afer). Sa me afer $1000 aq me negativ behet ky borxh.
2. Historia e Pagesave. 35% e peshes se pikeve vjen nga historia e pagesave. Cdo fature borxhi qe vjen ka nje afat kohor (zakonisht) 15 ditor, nese fatura paguhet gjate ketyre 15 diteve (ose dhe brenda 30 ditesh qe nga data qe ka ardhur fatura), pike pozitive vendosen ne kreditin tuaj. Nese pgauhet me vone se 30 dite vendosen 2fishi i pikeve negative, pas 60 ditesh 4fishi dhe pas 90ditesh vonese 8fishi i pikeve negative. Pra nese nje fature do paguhej brenda 15 ditesh merni zakonisht 5 pike, nese kete fature e paguani pas 90 ditesh ju ulen 40 pike nga krediti.
3. Afati kohor i egsistences se kreditit. 15% e peshes se kreditit vjen nga sa kohe ka qe eshte themeluar krediti juaj. Kjo per te gjithe emigrantet nigon negativisht, pasi shumica e Amerikaneve krijojne kredit qe 16 vjec me kredit karten e pare, historite tona kane vetem 2-3 vjet egzistence. Kjo ul pike per ne, megjithate nuk ka aq vlere sa 2 pikat e mesiperme.
4. Llojet e borxheve. 10% varet nga lloi i borxheve qe kemi. Ka borxhe te rrjedhshem (sic jane kredit kartat), borxhe te paracaktuar installements (keto jane ato borxhe ku fatura mujore eshte gjithmone e njejte. Ky perdoret kur blen dicka me kredi, pa paguar shume eplote si p.sh makine ose paisje elktro-shtepiake). Borxhet ne llogari te rrjedhshme nuk duhet tua kalojen asnjehere borxheve te oaracaktuar.
5. Krediti i ri. 10% e peshes vjen nga lloi i kreditit te ri te hapur. Sa here qe u jipet borxh, krediti juaj leviz pozitivish apo negativisht. Nese hapni nje kredit karte te re pasi keni perdorur 100% te borxhit qe keni ne 7 kredit kartat e tjera, athere ndikon negativisht, pasi tregon se keni probleme finaciare te cilat nuk jeni ne gjendje ti paguani. Nese hapni nje kredit karte pas 2-3 te tjerash dhe balanca ne to eshte 20% e limitit, atehere ndikon pozitivisht. Pozitivisht ndikojne dhe boxhet per kredi per te blere shtepi dhe blere makine te re.

B. Cfare veprimesh ndikojne negativisht ne kreditin tuaj?
Nuk eshte cudi qe kredit kartat tua ngrene interesin vjetor nga 10-12% ne 29% brenda natesm dhe kjo vjen si pasoje e shume faktoreve. Zakonisht ne kete rast veprimi i pare qe behet eshte kalimi i gjithe shumes se kesaj kredit karte ne nje kredit karte tjeter me interes me te ulet. Kjo vertet ul ne 0 balancen ne kredit karten me interes te larte po ngre ne 100% balancen ne kredit karten tjeter. Ky veprim ul menjehere kreditin tuaj.
Negativ eshte gjithashtu marja e Kartave te Dyqaneve. P.sh dyqanet e medha si Macy's Home Depot etc kane kartat e tyre, zakonisht me nje limit 500-$1000
Hapja e ketyre kartave ka efekt negativ te dyfishte sepse 1. Mer kredit karte te re mbi ato qe ke (pra tregon se ke nevoje per kredi) 2. Zakonisht ngaqe limiti ne keto karta eshte i ulet ato perdoren deri ne maksimum pra balanca eshte 100% qe dhe kjo ka efekt negativ.
Gjithashtu aplikimet e shpeshta per kredit karta apo borxhe te ndryshme ndikojne negativisht, cdo aplikim ju heq 6 pike.

C. Si mund ta permiresoni kreditin tuaj?
Ne rradhe te pare eshte me rendesi te merni nje kopje te historise se kreditit dhe Credit Score (pikeve te mara) zakonisht keto kushtojne $14 tek equifax.com . Aty duhet pare me kujdes qe cdo gje ne ate raport eshte e drejte dhe nuk ka gabime, nese tregohen pagesa 90 dite me vonese dhe ne fakt ka qene 30 dite duhen rregulluar. Keni te drejte te apeloni cdo informacion ne raportin e kreditit.
Duhet mbajtor nje perqindje e ulet midis limitit dhe balances se borxheve te rrjedhshme. Duhet te jete diku tek 40%. Gjithashtu pozitive eshte dhe pagesat ne kohe, brenda afatit te fatures.
Krediti do kohe te rregullohet dhe te arrije piket e mira.

D. Si ndikon krediti ne borxhin qe merni?
Sigurisht qe sa me shume pike ne kreditin tuaj aq me i ulet interesi i borxhit, dhe aq me pak u duhet te paguani per ate borxh. Psh.
Piket e kreditit Interesi Pagesa mujore
720-850 5.73% 873
700-719 5.86% 885
675-699 6.39 938
620-674 7.54 1053
560-619 8.53 1157
500-559 9.29 1238

Pra sic shifet kursimi mujor per te njejtin borxh eshte me teper se $300.

E. Si te mos marim pjese ne raportet e kreditit?
Nese merni borxh ju inkuadroheni automatikish ne formimin e nje historie krediti per ju. Megjithate ju mund te kufizoni se kush e shef raportin tuaj te kreditit. Mund te eleminoni menjehere kompanite qe nuk kane lidhje me financat. Sic jane p.sh kompanite e celulareve, punedhenesit, spitalet etc etc. Nje organizate e vecante qe meret me rruajtjen e informacionit privat e krijuar nga 3 kompanite me te medhaja te kreditit jep informacion vetem ne ato organizata qe aprovoni ju. 888-5-OPT-OUT ju heq ju nga lista