Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,460
    Faleminderit
    18
    255 falenderime nė 230 postime

    Aktori dhe regjisori Ilir Bezhani

    “Kam pėrshtypjen se tri vitet e para mėsoja mirė, vetėm se mė pėlqente mėsuesja”

    CV

    Ilir (Ilirjan) Bezhani u lind nė Tiranė nė vitin 1952. Karrierėn si aktor e nisi nė Teatrin “Bylis” tė Fierit, ku spikati nė rolin e Rrushkės, nė komedinė “Shoku Niqifor” tė P. Kullės. Gjatė pėrvojės disavjeēare nė kėtė teatėr nisi tė edhe shkruajė komedi. Vepra e parė qė u vu nė skenė ishte “Zoti godet me putėr”. Nė vitin 1982 largohet nga “Bylis” dhe i bashkohet si aktor trupės sė Teatrit Kombėtar nė Tiranė. Interpreton njė duzinė rolesh, nga tė cilėt mė i suksesshmi rezulton Sandri, tek komedia e famshme “Pallati 176” i A. Balashit. Herė pas here luan edhe nė filma artistikė, por me kalimin e kohės interesi i tij kryesor bėhet drama. Shkruan disa komedi njėra pas tjetrės dhe fillon tė merret me regji, duke i vėnė vetė nė skenė veprat e tij.

    Mė 1995 arrin sukses tė bujshėm me komedinė “Nė katin e dytė ėshtė parajsa”. Pas njė vėnieje modeste nė njė teatėr tė vogėl privat, komedia, me disa ndryshime tė aktorėve, vihet nė skenėn e Teatrit Kombėtar. Dy vjet mė vonė shkruan dhe vė nė skenė komedinė “Mashtruesit”.

    Nė vitet 1998-2002, i detyruar nga indiferenca e Teatrit Kombėtar, vazhdon tė shkruajė dhe tė vėrė nė skenė vetė komeditė e tij, nė produksione private, nė Tiranė, Fier e Sarandė. Listės sė titujve i shtohen “Mė fal njė djalė Adam”, “Mysafiri i mallkuar”, “Sa mirė bėri qė vdiq”, “Meduza” etj.

    Intervista/Aktori dhe dramaturgu Ilir Bezhani tregon rrugėn pėr nė “ferr-parajsėn” art

    “Vuajtja, josha e pėrjetshme brenda meje”

    “Kam pėrshtypjen se tri vitet e para mėsoja mirė, vetėm se mė pėlqente mėsuesja”

    Pėr tė fėmijėria ėshtė substanca e jetės sė njeriut, edhe pse shpesh, kur kujton fėmijėrinė e vet, pėrveē mallit ndjen edhe neveri. Neveri pėr fukarallėkun proverbial, luftrat personale, por edhe pėr keqkuptimin apo moskuptimin nga ana e tė tjerėve. Pėr Ilir Bezhanin lėnda e parė qė mėsoi nė shkollė ishte mirėsia. Ėshtė kjo dhurata mė e bukur qė ka marrė nga mėsuesja e klasės sė parė, pėr tė cilėn ai ka pasur njė dobėsi tė veēantė. Dhe me vitet qė rrjedhin njėri pas tjetrit, gjimnazisti i shkollės sė ndėrtimit nuk mundi tė dalė nga natyra e vet, pavarėsisht mureve pedagogjike qė kėrkonin tė ndrydhnin shpirtin e lirė artist. Nė rrugėn e fantazisė dhe tė krijimit, brenda “ferrit” tė madh me emrin art, Bezhani ka gjetur edhe bukurira qė flenė nė shpirtin e tij, tė paprekura nga koha ku jetojmė.

    Ēfarė kujtimesh tė veēanta ruani nga fėmijėria?

    Fėmijėria ėshtė njė gjė tepėr e gjatė, e vėshtirė dhe e komplikuar. Ajo s’mundet kurrė tė shpjegohet, sepse ėshtė substanca e jetės sė njeriut. Kush flet pėr fėmijėrinė me dy fjalė, tregon se nuk ka patur fėmijėri fare. Ajo i pėrket njė tė kaluare tė trishtuar, plot bėma e harrakatllėqe, luftra personale gjysmė rrugaēe e plot ngjyra dhe fukarrallėk proverbial, qė kur sot i kujton, pėrveē mallit, tė kap edhe neveria pėr veten. Fėmijėria nė thelb pėrcakton profilin e sė ardhmes tė njeriut. Ai gjithmonė kujton, largohet nga ajo, por mund tė them se ajo ėshtė njė magnet aq i fortė, sa qė kot nuk thonė qė kur plakesh bėhesh si fėmijė, sepse kthehesh nė origjinė, domethėnė pėrqafon tė kaluarėn tėnde me tė tashmen.

    A e kujtoni ende klasėn e parė dhe mėsuesen e klasės sė parė?

    Pėr fat tė mirė kam patur njė mėsuese shumė tė bukur, qė quhej zyshė Anifja. Ajo kishte flokė tė zezė pis, sy shumė shprehės dhe njė trup si njė selvi. Unė aq shumė mahnitesha nga bukuria e saj, sa kam pėrshtypjen se tri vitet e para qė isha me tė nė klasė, mėsoja mirė vetėm se mė pėlqente ajo shumė. Kishte njė buzėqeshje prej fėmije dhe burrin e saj, kur e shihja nė rrugė e urreja, se mė dukej sikur ai ma rrėmbente shpesh herė gjatė dhe unė nuk kisha mundėsi ta shikoja. S’kisha parė kurrė njė mirėsjellje kaq tė butė karshi meje, qė shpesh herė ma jepte vetėm mendja ime. Them ajo mė ka mėsuar lėndėn e mirėsisė, pastaj tė tjerėt mė vonė, ose janė sjellė keq me mua, ose mė kanė keqkuptuar. Dukej se shpeshherė fantazia ime i kalonte muret e ngrira tė pedagogjisė. Nė pėrgjithėsi mėsuesit mė janė dukur si inkuizitorė. Kam pėrshtypjen se ata kurrė nuk kanė shprehur ndonjėherė ndonjė simpati pėr mua. Ky sfinks misterioz pedagogjik qėndronte mbi ėndrrat e mia dhe i shkelte ato vazhdimisht. Kam pėrshtypjen se po tė jesh pak i komplikuar si tip, ata tė fusnin nė racat e tė pagdhendurve dhe kėshtu ti futesh heshturazi nė radhėt e “armiqve” estetikė tė tyre.

    Po vitet e gjimnazit si kanė qenė pėr ju?

    Tė mėrzitshme, sepse unė bėja shkollėn e ndėrtimit, mėsoja njė zanat qė ishte e kundėrta e shpirtit tim. Unė pėlqeja diēka qė ishte fluide, e pakapshme, qė qėndronte midis ėndrrės dhe realitetit. Isha me plot fjalėn fantazist i pandreqshėm, ose siē thoshte babai im “fluturoja me presh”. E tėrė familja dhe shokėt mė akuzonin pėr kokėfortė, inatēi dhe sherrxhi. Vetėm pėr konceptin e “origjinales” nė botėn e femrave, mund tė ziheshim deri nė mėngjes dhe pastaj shkonim hanim paēe koke tek njė lokal i shoferave tė autobusit urban, qė hapej nė orėn pesė tė mėngjesit.

    Ē’mund tė na thoni pėr maturantin Ilir Bezhani?

    Asgjė mė shumė veē kėnaqėsisė qė i vėrtetova vetes se nuk do tė mbetesha analfabet, kalova mesataren e diturisė nėn pėrēmimin e shumė pedagogėve.

    A ruani ende marrėdhėnie me ndonjė nga shokėt tuaj tė rinisė apo fėmijėrisė?

    Me tė tėrė ata qė sinqeritetin e kanė patur fenė e tyre, jam mik edhe sot e kėsaj dite. Por, mos tė harrojmė, ata janė shumė tė paktė, sepse sėmundja e mashtrimit dhe hipokrizisė ėshtė mjeti mė i pėrhapur midis njerėzve.

    Si e nisėt rrugėn e artit dhe ē’vėshtirėsi keni hasur nė kėtė drejtim?

    Nuk e di se si e nisa, ndoshta ai (arti) mė ka tėrhequr tėrė jetėn me kapistall, tamam si njė i dėnuar me vdekje qė lufton tė shpėtojė nga ai, por duket se ky burg qė quhet art nuk ka ndėrmend tė mė lėshojė. Ju pyetėt a keni vuajtur? Asnjėherė nuk e mbaj mend veten jashtė kėtij dėnimi. Vuajtja ėshtė bėrė tashmė njė joshje e pėrjetshme, e tretur brenda psikologjisė sime. Ajo tani ėshtė aq prezente, sa nėqoftėse do tė mė mungonte, do tė habitej e gjithė familja. Subjektivizmi i tėrė shoqėrisė artistike ėshtė aq absurd dhe aq i pavend pėr seleksionimin e vlerave, sa tani tė duket abdsurde tė luftosh pėr cilėsi.

    Nėse do tė ktheheshit pas nė kohė, a ka diēka tė cilėn do tė donit ta bėnit ndryshe?

    Kėsaj pyetjeje absurde do t’i pėrgjigjem me njė dėshirė absurde. P.sh qė Zoti tė mos ma drejtonte pasionin nga arti, nga ky “ferr” i vėrtetė mendimesh, sidomos kur mundohesh ta bėsh kėtu nė Shqipėri. Megjithėse, nuk e mohoj se mė ka falur edhe shumė bukurira qė flenė brenda shpirtit tim si njė oaz i paprekshėm nga tėrė kjo kohė qė vetėm kohė s’mund tė quhet: pa rregulla dhe pa respekt pėr asgjė

    marre nga gazeta "dita" E diel 27 mars 2005
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-03-2013 mė 17:00

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    24,089
    Faleminderit
    65
    782 falenderime nė 640 postime

    Pėr: “Kam pėrshtypjen se tri vitet e para mėsoja mirė, vetėm se mė pėlqente mėsuesja”

    INTERVISTA/ Flet aktori, regjisori dhe autori i komedive Ilir Bezhani: Njeriu qė bėn mė shumė humor ėshtė mė seriozi


    Albert ZHOLI

    Dramaturgjia ėshtė nėna e teatrit, regjia babai i spektaklit

    Autor, regjisor, aktor. Njė trio qė ai po e vazhdon me tė njėjtin pasion qysh nė kohėn kur doli nga auditorėt e Akademisė sė Arteve. Mund tė themi se nė tė tre kėta profesione, ai i ka ngjitur shkallėt me kujdes, pėr tė mos u dhėnė kurrė pas sasisė, por pas cilėsisė. Disa komedi tė tij janė pėrkthyer nė gjuhėn franceze dhe ai ka krijuar jo pak, por rreth 30 tė tilla. Nė skenė dy nga rolet e tij Rrushka tek komedia “Shoku Niqifor” dhe Sandri tek “Pallati 176” mbeten dy role tė arrirė qė koha sa mė shumė ikėn atė aq mė shumė e afron me spektatorin. Sipas tij, Rushka, kjo figurė pati vėshtirėsi teknike pėr tu luajtur sepse atėherė ishte njė aktor i ri dhe nuk arrinte dhe ta kuptonte mirė tragjikomizmin e figurės sė Pėllumb Kullės, por Pėllumbi si regjisor interesant bėri tė pamundurėn pėr t’ja thjeshtėsuar. Ne e dimė shumė mirė, se vetėm njerėzit qeshin dhe kafshėt nuk e njohin kėtė dhunti. Pra, duhet tė jetė i vetmi instinkt qė na ēon drejt inteligjencės. Ose mė mirė tė themi njeriu qė bėn mė shumė humor ėshtė mė seriozi, thekson Bezhani. Ndėrsa roli i tij i Sandėr Mafishes tek komedia “Pallati 176”, mbetet ndėr rrolet mė tė arrirė, qė sa mė shumė e shikon, aq mė shumė mendon se ky rol ka arritur perfeksionin nė portretin e Ilir Bezhanit.


    -Autor komedish, aktor, regjisor ku e ndjeni veten mė mirė. A ka lidhje mes kėtyre tre profesioneve?
    Nė asnjėrėn, besoj ose pėrpiqem ta ndjej veten komod pasi arti ka lindur pėr tė torturuar artistin ai ėshtė element qė nuk mposhtet. Nėse dramaturgjinė do ta quanim nėnėn e teatrit, regjisurėn nuk meriton ta quajmė babain e spektaklit.
    Po fėmijėt kush janė? Personazhet, domethėnė aktorėt. Kėta tė tre kundėrshtarė qė e urrejnė njėri-tjetrin, vetėm kur harmonizohen ekstremist (vėllazėrohen) kemi bukurinė skenike qė tė tėrė e adhurojmė.
    -Sa drama dhe komedi ka krijuar Iliri dhe cilat janė vlerėsimet pėr ta?
    Mbi 30, vlerėsimet e shkrimeve tė mia nuk i njoh. Nga kėto kam vėnė nė skenė mbi 15, tė tėra komedi. Por veprat e mia nuk kanė pranuar kurrė tė flasė sepse ato duhet tė kenė gojė vetė. Nė tė kundėrt do tė bėjnė mirė tė heshtin.
    -Cila ka qenė drama ose komedia qė ju ka nxjerrė mė shumė telashe gjatė vėnies nė skenė si regjisor?
    Pėr kėtė duhen pyetur nėnat a kanė a kanė rritur ato njė fėmijė pa telashe. Unė s’besoj kė kanė dashur mė shumė, besoj atė qė ėshtė mė sakatė.
    -Si aktor ju keni dy role brilantė “Rrushka” dhe tek Sandri “Pallati 176”. Pse keni spikatur nė rolet komike?
    Kėtu meriton tė pėrmendet ajo fraza steriotipe “dashuria e parė qė pėr mua ishte Rrushka” tek komedia e Pėllumb Kullės “shoku Niqifor” nėn kėtė titull u luajt njė komedi qė habiti tėrė opinionin publik. Dhe ky spektakėl me thjeshtėsi dhe humor ēarmatosėsh detyroi njė njeri skeptik si Aleksandėr Baben tė shkruajė njė artikull qė pėr nga thellėsia i ngjan metaforave tė Niēes. Kjo figurė pati vėshtirėsi teknike pėr tu luajtur sepse unė isha aktor i ri dhe nuk arrija dhe ta kuptoja mirė tragjikomizmin e figurės tė Pėllumb Kullės, por ai si regjisor interesant bėri tė pamundurėn pėr tė ma thjeshtėsuar. Ne e dimė shumė mirė, se vetėm njerėzit qeshin dhe kafshėt nuk e njohin kėtė dhunti. Pra, duhet tė jetė i vetmi instinkt qė na ēon drejt inteligjencės. Ose mė mirė tė themi njeriu qė bėn mė shumė humor ėshtė mė seriozi.
    -Cilėt janė rolet qė i keni peng dhe doni qė t’i luani nė skenė?
    Njeriut pengjet nuk i ndahen deri sa tė vdesė. Por kjo s’do tė thotė se ai mund t’i realizojė tė gjitha. Vudi Alen thotė: “Megjithėse, doja tė shkruaja romane tragjike mua zoti mė kishte lindur pėr tė parė botėn nė mėnyrė komike”. Pra, edhe atij qė ishte i famshėm nė botė, pengu s’ju nda.
    -Ēfarė mund tė na thoni pėr kritikėn teatrore. A ėshtė ajo profesioniste?
    Nė qoftė se artikujt nuk paguhen. Nė qoftė se nė shkollėn e gazetarėve s’ka profil tė veēantė pėr kėtė gjė atėherė duhet t’i themi lamtumirė kritikės. Teatri ėshtė gjini e vėshtirė pėr t’u zbėrthyer. Sot gazetarėt qė mbulojnė artin bėjnė gabime aq infantile sa ne na vjen pėr tė qeshur.
    -Pėrse tentohet gjithmonė pėr tė vėnė nė skenė drama apo komedi tė autorėve tė huaj?
    I keni parė fshatarėt kur duan tė tregohen qytetarė tė klasit tė parė. Vishen me ekstravagancė aq qesharake sa bien nė sy pėr kloun. Kėshtu ndodh edhe me kėta pseudo-regjisorė qė majėn e kthejnė kokėposhtė. Ēėshtja ėshtė tek zbėrthimi nė art i ADN- sė sė kombit pa kėtė, nuk do tė ketė kurrė teatėr. Ne e mbajmė mend teatrin kombėtar vetėm pėr ty tre tituj (Prefekti, Karnavalet e Korēės, Hijet e natės, Pallati 176), tė tjerėt as kanė hyrė kurrė nė memorien e kombit. Snobėt shpesh herė i pėrdorin si parashutė kryeveprat e letėrsisė botėrore qė t’i shpėtojė nga paaftėsia e tyre.
    -Ku e gjen mė mirė veten Iliri nė film apo nė teatėr?
    Teatri ėshtė njė profesion i vėshtirė dhe kėtė rrugė e ndjekin vetėm ata qė rrezikun e quajnė dėfrim.
    -Kur e ke ndjerė veten mė keq nė skenė dhe pse? Si keni vepruar?
    Kur roli ishte skematik dhe nuk i jepte dot jetė asnjė njeri. Si kam vepruar? E kam lėnė turpin nė shtėpi.
    -Nė regjimin komunist thuhet se kishte mė shumė interes pėr teatrin. A kanė ardhur ish- udhėheqėsit nė teatėr dhe a kanė dhėnė vlerėsim?
    Ėshtė e vėshtirė tė them se po, por interesi ishte shumė mė i madh sepse lidhej me propagandėn. Ata vinin shpesh pėr tė verifikuar ndonjė gabim ideologjik, por nė pėrgjithėsi zhvillohej anti-kulturė. Raporti me lirinė ishte nė kuotėn zero, atėherė si mund tė flitej pėr krijimtari!
    -Shkolla shqiptare e aktrimit a konkurron me ato europiane?
    Ti lėmė europianėt nė punėt e tyre se ata janė univers tjetėr, s’besoj se i arrijmė dot. Por shkolla jonė e aktrimit ėshtė diēka me vlerė sepse teknikat e saj fillestare vijnė nga rusėt (Stanislavski), i cili ka qenė pa diskutim njė filozof dhe patriark i madh i teatrit botėror.

Tema tė Ngjashme

  1. cfar do tju pelqente te benit ne nje dit me shi.
    Nga Nyx nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 303
    Postimi i Fundit: 26-09-2015, 09:41
  2. Do tju pelqente te benit nje kalendar
    Nga WALCHIRIA nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 10-02-2009, 07:55
  3. Flokėt, cila ngjyrė do ju pėlqente?
    Nga ||_BeJbi_|| nė forumin Bukuri dhe estetikė
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 05-05-2008, 21:25
  4. Cili profesion do t'iu pėlqente ta bėnit nė jetė?
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 20-07-2006, 18:53
  5. Cfare du t'ju pelqente me shume1)te dashuronit, apo 2)t'ju dashurojne
    Nga peshkaqeni33 nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 27-04-2006, 05:52

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •