Close
Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 84

Tema: Marketingu

  1. #31
    Member Maska e Eros26
    Anėtarėsuar
    22-02-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    72

    Ligji 5. Ligji i Fokusit

    Ligji i Fokusit


    Nje fjale ne mendjen e klientit!

    Nje kompani ka mundesi te behet shume e suksesshme, nese gjen nje menyre per te pronesuar apo rrenjosur nje fjale ne mendjen e klientit te mundshem. S'eshte nevoja te gjesh nje fjale te nderlikuar ose te krijosh nje neologjizem. Fjalet e thjeshta jane me te mirat, te marra drejt nga fjalori.
    Ky eshte ligji i fokusit. Menyra me e mire per te hyre ne mendjen e klientit eshte te fokusohesh ne nje fjale ose koncept te vetem. Kjo eshte sakrifica me e madhe ne marketing. FedEx arriti te rrenjos konceptin "brenda nates" ne mendjen e klienteve potencial, sepse sakrifikoi cdo sherbim tjeter qe ofronte dhe u fokusua vetem ne dergimin e pakove brenda nates ne destinacion.
    Vihet re qe ligji i udheheqjes - me mire te jesh i pari se sa me i miri - i krijon mundesine kompanise ose markes se pare te ngulise nje fjale ne mendjen e klientit potencial. Por fjala qe lideri i nje fushe te caktuar po mundohet te rrenjose duhet te jete e thjeshte, pothuajse e padukshme ne syte e klientit.
    Mund te besh nje prove te vogel fjalesh per te provuar se kush jane udheheqesit per cdo kategori. Nese dikush permend fjalet kompjuter, makine fotokopjuese, cokollate dhe kola, ne pjesen me te madhe te rasteve 4 kompani te vijne ne mendje IBM, Xerox, Nestle dhe Coca Cola (te me falni qe i riperseris shembujt, por keto jane).
    Nje lider i zgjuar ben dhe nje hap me shume per te forcuar pozicionin dominant. Kompania Heinz ka pronesuar fjalen "ketch up", por ajo beri gjithashtu nje hap me teper duke nxjerre ne pah karakteristiken me te rendesishme te ketij produkti- viskozitetin.
    kompanite (markat) me te suksesshme jane ato qe kane arritur te ngullitin ne mendjen e bleresit nje fjale apo moto te tyre, pavarsisht nese kjo ka qene thjesht nje rastesi apo program i paramenduar. (Disa fjale si fahrvergnugen e Volkswagen s'ia vlen ti pronesosh). Ja disa shembuj fjalesh e markash:
    Crest - mirembjetje dhembesh
    Mercedes - Inxhinjeri
    BMW - cilesi
    Volvo - siguri
    .... vazhdon ky ligj

  2. #32
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Citim Postuar mė parė nga Eros26
    Ligji i Mendjes


    Eshte me mire te jesh i pari ne mendje, se te jesh i pari ne treg!

    Ka ndonje gje qe nuk shkon me ligjin e lidershipit?
    Jo, por ligji i mendjes e permireson ate. Eshte me mire te jesh i pari ne mendjen e bleresit, se sa te jesh i pari ne treg. Te jesh i pari ne mendje, eshte gjithcka ne marketing. Te jesh i pari ne treg eshte e rendesishme, sepse te lejon te hysh i pari ne mendjen e bleresit.
    Kompjuteri i pare personal ishte MITS Altair 8800. Sipas ligjit te udheheqjes ky prodhim me kete emer te tmerrshem duhet te ishte numri 1 nder kompjuterat personal, por fatkeqesisht ai nuk gjendet me. Du Mont shpiku TV-ne e pare komercial, Duryea ndertoi automobilin e pare, Hurley hodhi ne treg lavatricen e pare. Askush nuk i permend me keto, sikur te mos kishin ekzsituar kurre.
    Mos ka pra ndonje gabim ne ligjin e lidershipit rreth te cilit folem? Jo, por ligji i mendjes e modifikon ate. Sic e thame, te jesh i pari ne treg eshte e rendesishme, sepse te lejon te hysh i pari ne mendjen e bleresit. Psh. IBM s'ishte i pari ne treg me kompjuterat standarte. Remington Rand ishte i pari me produktin UNIVAC. Por fale nje fushate masive marketingu, IBM hyri i pari ne mendjen e konsumatorit dhe arriti te fitonte shpejt betejen per tregun e kompjuterave.
    Ligji i mendjes rrjedh nga ligji i perceptimit. Nese marketingu eshte lufte per perceptim dhe jo per produkt, atehere mendja e konsumatorit ka me shume rendesi ne treg. Shume sipermarres ngaterohen me kete ligj. Dikush ka nje ide ose koncept dhe mendon se do revolucionarizoje industrine. Ne fakt, edhe mund te jete ashtu. Problemi qendron ne renjosjen e kesaj ideje ose koncepti ne mendjen e klientit potencial. .
    Citim Postuar mė parė nga eros

    Citim
    Postuar mė parė nga R2T

    Qellimi i reklames mbaron me formimin e nje emri ne trurin tend, me vendosjen e atij emri ne kujtesen tende. Nuk eshte e thene qe reklama te jete e bukur apo terheqese, mjafton te percjelli mesazhin dhe te te informoje per produktin. Kete me sa duket keto reklama e kane kryer me se miri..




    S'besoj se ky eshte qellimi i reklames. Reklama duhet te nxise shitjet, ta kthej nje blerje ne nje riblerje.
    Vertete mund te forcohet brandi kur fiksohet ne mendje, por reklama nuk duhet te prodhoj efekte negative tek konsumatori, si ne rastin e permendur. Ne vend qe te gjeneroj shitje, ajo kthehet ne nje boomerang.
    Besoj se keto kompani e kane kaluar fazen e pare te hyrjes ne treg (per me teper Birra Tirana), ku mund te aplikosh keto forma reklame informuese.
    Per mendimin tim duhet te kalojne ne nje faze tjeter, ku te targetojne konsumatorin e synuar, ku perseri mund te shtoj se ata dhe po te perpiqen me marketing te fuqishem, nuk mund te shkojne me teper se "birra familjare". Imazhi i tyre eshte krijuar perfundimisht ne mendjen e konsumatorit.
    Me pak fjale targeti i tyre mbeten njerezit me te ardhura te uleta (qe dhe per shume kohe do te jete shumica dermuese e popullsise). Meqenese targeti dihet, mundohu te krijosh reklama terheqese per te perthithur sa me shume pjese nga ky treg (qe per fat te mire zoterohet ne % te madhe nga kompanite vendase).
    E pra eros a e shef se si i kundeshton vet fjalet e tua. Eshte plotesisht ajo qe permenda me pare, se qellimi i reklames eshte te ngulise nje emer ne trurin e konsumatorit. Sic e the dhe ti nuk ka rendesi te jesh i pari ne treg, rendesi ka te jesh i pari ne mendjen e konsumatorit.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e R2T
    Anėtarėsuar
    18-04-2003
    Postime
    1,061
    Marketingu ne Shqiperi si Interneti ne Afganistan.

    Marketing nuk mund te quhet, per mua, nje reklame ne TV apo ne gazete. Per mua keto jane perpjekje mediokre per te terhequr nje klientele, pavaresisht nese eshte perkatesja apo jo. Pra Marketingu i mirefillte ne Shqiperi eshte non-egzistent.
    Marketingu eshte nje sere veprimesh qe ndajne klientelen ne grupime te percaktuara, analizojne statistikat e ketyre grupimeve dhe ndertojne nje sere reklamash per te terhequr vetem audiencen e duhur. P.sh ne Shqiperi per ti dhene emer vetes mjaftohesh me nje reklame ne TV. Supozojme ne kete rast nje prodhues vere Zinfandel. Reklama ne TV per te nuk do ishte aspak kosto eficente. Per ato miljona leke qe ka harxhuar ai ka reklamuar tek nje pjese e mire e popullsise qe nuk u intereson fare vera Zinfandel, p.sh gra, kalamaj, pleq, atyre qe nuk u pelqen kjo lloj vere, etj etj. Harxhim i kote fondesh.
    Cfare nevojitet per nje faze te plote marketingu.

    Grumbullim Informacioni
    1- Data Mining (minjera e informatave). Shqiperise ne rradhe te pare i mungon nje organizate e mirfillte qe mbledh informacionin e konsumatoreve. Ne vendet e zhvilluara te gjithe dyqanet e medha i pajisin klientet e tyre me karta te vecanta. Keto karta grumbullojne informacion sa here konsumatori blen dicka tek ta. Ky informacion me pas shitet tek keto organizata grumbulluese te cilat ua shesin kompanive te interesuara. P.SH Zenuni ka karte konsumatori tek Supermarketi BIZHDIL. Ai blen vazhdimisht dhe rregullisht Vere Zinfandel te vjeteruar 30 vjet. Supermarketi ja shet kete informacion (adresen, emrin dhe deshiren e Zenunit) Organizates perkatese qe mbledh informacion, e cila me pas ua shet kete informacion kompanive qe prodhojne Vere Zinfandel te vjeteruar 30 vjet. Organizata mbledh informacion ne shume menyra data mining. Kjo mund te vije nepermjet e-mailave ne internet (dihet se nese konsumatori shpreh deshiren per nje lloi produkti nepermjet interenetit, kompania e qe ka serverin e e-mailit ja shet kete informacion organizatave qe grumbullojne data), organizatave qeveritare etj etj

    2- Sondazhet. Sondazhet jane forma me e lodhshme por me efikase e grumbullimit te informaciont. Organizata sondazhesh kryejne vazhdimisht pyetesore per lloje te ndryshme produktesh nepermjet telefonave, ne internet apo drejt per drejt, dhe me pas kete informacion ua shesin organizatave qe grumbullojne data

    Ndarja e konsumatorit ne grupe dhe analiza e informacionit
    Pasi organizata ka mbledhur informacion te mjaftueshem i ndan konsumatoret ne grupime te vecante dhe ua shet kete info kompanive perkatese. Keshtu Zenuni qe pi vere Zinfandel i shitet 30 kompanive qe prodhojne kete lloj vere. Me pas keto kompani e fusin Zenunin ne nje nen-kategori qe mund te ndahet ne moshen, llojn e veres apo te ardhurat qe ka, per te ndertuar nje reklame sa me joshese per te dhe per ti rklamuar produktin e duhur. Psh ai mund te vendoset ne nen-kategorine e konsumatoreve qe duan vere te vjeteruar per 30 vjet.

    Ndertimi dhe shperndarja e reklames
    Kompania e veres tashme ka ne dore informacionin me te sakte. Pra ka nje konsumator qe eshte i interesuar tek lloi i veres se saj, pra e vetmja detyre eshte nje reklame e ndertuar posacerisht per te. Duke qene se kompania i di klientat e saj nderton nje sere reklamash vetem per keta kliente pa humbur kohe me pjesen tjeter te audiences. (si p.sh me lart reklama e birres ne TV). Kompania nderton nje kampanje reklamash nepermjes postes dhe i nis klientit broshura per reklamen, ose vendos kupona me ulje cmimi tek raftet e veres ne supermarket etj etj etj..... Pra lloi i reklames eshte specifik per Zenunin dhe grupin e konsumatoreve qe ai u perket. Fondet per reklame nuk humbasin duke terhequr kliente qe nuk jane te interesuar tek ky produkt.

    Pra qe te egzistoje marketingu ne Shqiperi duhen me pare, themelet per data mining (kartat, sondazhet etj etj) Pastaj duhet Organizata qe e blen kete informacion nga kompanite baze/themeltare. Me pas duhen aftesite e reklamuesve te ndajne konsumatorin ne grupin perkates dhe te ndertojne reklamen me te sakte dhe kosto-eficente per kete konsumator.
    Postimi i mesiperm nuk shpreh detyrimisht opinionin e autorit mbi temen e ngritur.

  4. #34
    Member Maska e Eros26
    Anėtarėsuar
    22-02-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    72
    Pershendetje R2T
    E ke pare komplet shkrimin njeanesisht.
    Une nuk shoh ndonje kundershtim midis thenieve te mia.
    Ne ato shembuj qe permenden aty, s'ka asgje qe mbeshtet mendimin tend dhe hedh timin poshte.
    Tek shembulli i IBM-se behet fjale per kohe te hershme, kur kompjuteri ishte prurje e re ne tregun e konsumit, prandaj pati avantazhin dhe morri lidershipin. Kjo s'do te thote qe ti nuk ke degjuar per Apple, Acer, HP etj etj.
    Krejt e kunderta eshte per birren Stella, e cila hyn ne nje treg te maturuar (me konkurence te madhe) me nje reklame teper amatore, e cila nuk i jep asnje shans per te marre liderin nepermjet saj, sepse e para nuk i eshte drejtuar nje targeti te caktuar, te cilin ajo me se miri e di se kush eshte.
    Ceshtja eshte qe ajo reklame te te krijoj imazh pozitiv, sikurse dhe e diskutuam here tjeter. Nqs une e permend per keq ate reklame, ku eshte qarri i kompanise?
    Thjesht i hoqi shansin vetes qe te thithte nje klient potencial(mbase dhe shume te tjere, te ndikuar nga une), nepermjet asaj reklame qe paraqiti.
    Mbase ky ligji i fokusit do te ndihmonte ta kuptoje dhe me mire shembullin ne fjale.

    Persa i perket Marketingut ekzistojne me mijera metoda, prandaj eshte nje fushe qe kerkon nje kreativitet, pervec faktit qe duhet nje kerkim (ashtu sikurse e thua dhe ti) per te pasur nje informacion te bollshem dhe ide sa me te qarta.
    Ne radhe te pare supermarketet e mbledhin ate informacion per interes te tyre, ne menyre qe te pershtasin sa me mire kerkesen me oferten dhe per t'i ardhur sa me afer nevojave te klientit te saj. Dhe ne kete rast behet fjale per Costumer Managment Relationship, i cili eshte nje proces i cili merret me identifikimin e bleresve "me te mire", nevojat qe ata kane, ne menyre qe t'i mbajne pergjithmone si kliente besnike te njesise se tyre.
    Ne gjithe supermarketet ne bote, me kete arme luftohet ne perthithjen e konsumatoreve, duke krijuar dhe panele konsumatore, verejtjet e sugjerimet te te cileve u jepet nje rendesi e vecante nga kompania ne marrjen e vendimeve, sepse kjo eshte ne te mire te te dyja paleve.
    Pastaj mund te procedohet dhe ne shembujt qe permend ti, ku ky informacion u shitet prodhuesve, per te kuptuar me mire se cilit target konsumatori ky i fundit duhet t'i drejtohet nepermjet reklamave apo menyrave te tjera te marketimit.

  5. #35
    Member Maska e Eros26
    Anėtarėsuar
    22-02-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    72

    Vazhdim i Ligjit te Fokusit

    .... vijon Ligji i Fokusit

    Nje problem i zakonshem ne marketing eshte se kompanite lene fjalet qe zgjedhin dhe i shkojne pas atyre te pronesuara me pare nga nje kompani tjeter. Kete problem hasi dhe Atari kur kishte arritur te bente te veten fjalen lojra elektronike. Duke menduar se suksesi ishte thjeshte nje mani e momentit, me 1982 kompania ndryshoi drejtim. Menaxheret donin qe fjala Atari te ishte sinonim me kompjuter. Fatkeqesishte nje sere kompanish si IBM, Apple etj i kishin pervetesuar te gjitha versionet e fjales qe kerkonin manaxheret e kompanise.
    Zgjerimi i Atarit ishte nje disfate. Ironik eshte fakti qe ne vitin 1986 nje kompani tjeter mori persiper konceptin qe Atari hodhi menjane. Kjo ishte Nintendo, e cila vazhdoi te dominonte tregun miliarda-dollaresh te lojrave elektronike.
    Esenca e marketingut eshte ngushtimi i fokusit. Behesh kompani me e forte kur ngushton sferen e biznesit. Nuk mund te jesh sinonim me dicka te vetme, nese i shkon pas cdo gjeje. Disa kompani e kuptojne qellimin e ngushtimit te fokusit, por e realizojne ate ne menyre qe demtojne veteveten. “Ne do te perqendrohemi ne cilesi. Dhe nuk do ta kufizojme biznesin vetem ne tregje te shtrenjta".
    Problemi eshte qe konsumatori nuk e beson cilesine e larte nese kompania nuk perqendrohet vetem ne tregjet e shtrenjta, sic kane bere BMW dhe Mercedes. General Motors mundohet te perqendrohet ne cilesine e produktit ne cdo nivel cmimi “te vendosim cilesi ne rruge” eshte nje nga sloganet e kompanise. Te njejten gje ben dhe Fordi “Cilesia eshte detyra Nr. 1” theksojne reklamat e kesaj kompanie. Tek Crysler, drejtuesi Lee Iacocca tha: “ Ne nuk duam te jemi me te medhenjte, ne duam te jemi me te miret.” ( A e beson njeri se Iacocca nuk do qe kompania te jete me e madhja?)
    Termi cilesi eshte teme e bukur per ta permendur ne mbledhje drejtorish, sidomos kur i shton dhe valltare dhe elemente festive, por jashte kompanise ky mesazh s’ka kuptim fare. A mund te gjendet ndonje kompani qe lufton per cilesi te dobet? Askush nuk e quan veten kompania me cilesi te dobet. Keshtu qe eshte e kote ta permendesh si mesazh.
    Nuk eshte mire te perqendrohesh ne cilesi ose ne ndonje koncept tjeter perkates per te cilin nuk ka konkurente ne anen tjeter te spektrit. Psh. S’mund ta quash veten poltikan i ndershem, sepse askush nuk eshte i gatshem te konkuroje nen titullin politikan i pandershem (pavarsisht se ky titull u shkon pershtat shume te tilleve). Sidoqofte , mund ta vendosesh veten si kandidat pro-biznesit te madh, ose kandidat pro-sindikatave dhe menjehere te pranohesh nga masat, sepse tashme ke krah opozitare.
    Ligji i fokusit ka perdorim te gjere ne cdo gje qe shet ose ne cdo gje qe nuk do te shesesh, si droga psh. Fushata kunder droges ne Tv apo gazeta vuan nga mungesa e fokusit. Nuk ka nje fjale te vetme qe te futet ne mendjen e narkotikeve qe te perjashtoje konceptin e droges.
    A do te te shkonte ne mendje qe krijuesit e programit te antidroges (qe njihen per profesioniste ne fushen e marketingut) do te merrnin shembull nga amatoret qe po debatojne lidhur me abortin? Te dyja palet jane fokusuar ne nje koncept te vetem e te fuqishem: pro jetes (anti-abortistet) dhe pro-zgjedhjes ( perkrahesit e abortit).
    Fushata e antidroges duhet te beje te njejten gje- te fokusohet ne nje fjale te vetme te fuqishme. Ajo duhet ta beje drogen ashtu sic eshte bere e papranueshme cigarja nga shoqeria ne USA. Nje fjale qe perdoret per individet e papranuar nga shoqeria eshte epiteti deshtak. Meqe droga eshte nena e shume deshtimeve (ne pune, ne jete, ne familje, ne vetevete), nje program qe thekson: “Droga eshte per deshtaket”, mund te lere pershtypje te madhe sidomos per njerezit, per te cilet statusi ne shoqeri ka me shume rendesi se euforia e castit qe te jep droga.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eros26 : 23-06-2005 mė 10:54

  6. #36
    Bordi Drejtues Maska e REJDI
    Anėtarėsuar
    09-02-2003
    Vendndodhja
    Switzerland/Zurich
    Postime
    244

    Post Rendesia e Marketingut !

    Pershendetje !!

    Cfare do lloj nderrmarrje , firme qe ka sukses si ne tregun vendas ashtu dhe te importin dmth te jashtem , eshte e bazuar mbi fushen e marketingut.

    Nuk mund te eci kurrsesi nje nderrmarje apo nje firme perpara pa pas nje zhvillim marketingu te profesional dhe bindes per konsumatorin.

    Sot jane hapur shume universitete neper bote , ku ne keto shkon dhe merr master per biznez marketing , dhe eshte gje shume e mire per firmen , sidomos ketu ne shqiperi qe shume pak firma e kane.

    Ne nje firme marketingu duhet te zere vendin e vet dhe te mos perzihet me fushat e tjera te firmes.

    Presidenti i firmes duhet ti japi shume rendesi kesaj fushe dhe te mos e nevletesoj , nqs ai do te ec perpara.

    -Sot ne shqiperi disa firma dhe ndermarrje kane arritur te kapin standartet europiane , dhe nje rol te rendeishem ka luajtur marketingu qe keto kane zhvilluar.Kjo do te thote qe Shqiperia po e rimer veten dhe po formohet nje shtrete e larte e pasur bizneznmenesh qe per mendimin tim , vetem keto mund ta bejne shqiperine nje vend europian.

    Sot Rep.Shqiperise krenohet me disa firma dhe nderrmarje te cilat i kan dhene emer te mire shqiptarve neper bote , ku mund te permendim :

    Firmat/Ndermarrjet e suksshme dhe me standarte europiane te certifikuara :

    1)Rejsi Farma :"Distributori me i suksshem ne Shqiperi , qe eshte certifukuar jashte , ne Paris , Frankfurt dhe New York ,ku marr cmimet me kupa , golden,platin,diamont !"

    2)EHW

    3)Florihen

    4)Olim&deka

    5)InfoSoft

    etj


    Informacione te dhena nga Dhoma e Tregtise se Shqiperise.

    REJDI
    |---Lojra ne PC

    Swiss^Boy

  7. #37
    Member Maska e Eros26
    Anėtarėsuar
    22-02-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    72
    Rejdi te falenderoj per postimin dhe per te dhenat qe solle.
    Gjithesesi mua me duket se keto firma kane ecur me teper nga rastesia apo mungesa e konkurences sesa nga aftesite e tyre marketuese. Ketu nuk po i fus te gjitha ato kompani qe permendet ju, por sipas gjykimit tim ne me te shumten e rasteve, ky ka qene faktori.
    Marrim Floryhenin ne kete rast. Ne sektorin e prodhimit te vezeve ekzistojne 2 kompani qe jane te medha: AIBA dhe Floryhen, te tjerat kane kapacitete te vogla prodhuese. Nder keto 2 kompani, Floryheni ze vendin e dyte. Marketingu i kompanise eshte vetem reklama dhe prezantimi neper panaire. Qe te bej nje studim tregu, per te matur kerkesen konsumatore, te vezhgoj sjelljen e konsumatorit, te krijoj nje strategji marketingu, te vendos nje buxhet marketingu fiks apo variabel, mua nga sa di, nuk me rezulton ta bejne kete gje.
    Sa per vajin Floryhen eshte e kot te flitet, renditet nder te fundit, me nje vezhgim te pergjithshem (te dhena s'kam).
    Infosoft eshte kompani qe mbeshtetet nga Microsoft, me pak fjale eshte e vetmja kompani qe ka mundesine qe te fus brand name ne Shqiperi.
    Neper tenderat nderkombetar qe zhvillohen ne Shqiperi ka mundesine te konkuroje e veteme, sepse politika e kompanise meme, nuk e lejon distributorin e Microsoftit fjala vjen ne Greqi, te hyj ne tenderat shqiptare.
    Me pak fjale ka monopolin mbi tregun.
    EHW me duket me e orientuar drejt marketingut te mirefillte. Ka zbatuar me se miri promocionin miks 4 P. (place, product,promotion,price)
    Dhe KMY eshte munduar te bej te njejten gje. Pjeset e tregut nuk e di si i kane ndare midis tyre.
    Rejsi farma-n te them te drejten nuk e kam degjuar.
    Olim mbase nuk eshte lider. Floriol me duket se eshte me para. Jo nga promocioni se sa nga cilesia e produktit. Gjithesesi qofsha i gabuar.
    Kalofsh mire.

  8. #38
    Member Maska e Eros26
    Anėtarėsuar
    22-02-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    72
    Persa i perket Ligjit te Fokusit, nje fakt qe kam vene re keto kohe fushate dhe qe ka ngjashmeri pak a shume me ceshtjen e droges te shqyrtuar 2 postime me larte, eshte mesazhi per te shkuar ne votime, qe Levizja MJAFT, i dergon votuesve shqiptare nepermjet spoteve publicitare.
    Sllogani eshte "shkunde voten", por ne mesazh percillet nje ndjenje emotive qe "ti nuk ekziston, nese nuk vete te votosh". Edhe ne kete rast kemi te bejme me statusin e gjithesecilit ne shoqeri, qe per te mos ta ndjere veten "te perjashtuar" nga shumica, e ndjen si detyre morale te shkoj te votoj.

  9. #39
    Bordi Drejtues Maska e REJDI
    Anėtarėsuar
    09-02-2003
    Vendndodhja
    Switzerland/Zurich
    Postime
    244
    Pershendetje Eros !!

    Ato emra nderrmarrjesh dhe firmash qe te dhash plotesojne te gjitha standartet Europiane dhe boterore dhe ska te beje konkurenca sepse jane te ndertuara mbi nje baze teper te fuqishme , te sukseshem,dhe te pelqyra per tregun shqiptare dhe jashte viseve shqiptare.

    Nga ato emra qe te dhash vetem Rejsi Farma eshte firme distributor dhe jo nderrmarrje prandaj ndoshta nuk e njef.por te jesh i sigurte qe ben pjese ne 200 biznezet me te fuqishem dhe me te sukseshem shqiptare ku jan certifukuar nga organizatat europiane dhe boterore.

    Me respekt,
    REJDI
    |---Lojra ne PC

    Swiss^Boy

  10. #40
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    tema me e votuar ne biznes ...hallall !

Faqja 4 prej 9 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shqiptar nė SH.B.A. qė merr vesh nga marketingu
    Nga Kandili 1 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 16:38
  2. Marketingu dhe menaxhimi nė futboll
    Nga Davius nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-05-2005, 17:59
  3. Si e justifikoni moralen?
    Nga Veshtrusja nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 23-10-2004, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •