Bahhhh gjeja qe urrej me shume "rreklamat" ..ktu tek un te detyrojne me zor te blesh , ore po nuk dua ta blej u thua , me zor ...pff edhe i thon demokraci pastaj lol
Bahhhh gjeja qe urrej me shume "rreklamat" ..ktu tek un te detyrojne me zor te blesh , ore po nuk dua ta blej u thua , me zor ...pff edhe i thon demokraci pastaj lol
S'po te them se cfare arsimi kam mbaruar, por besoj se i kam njohurite e nevojshme per te bere nje vleresim te tille.Postuar mė parė nga R2T
S'eshte e thene se cfare te ngulitet ne mendje, prodhon shitje. Duhet te percjellesh imazh zoteri. Pse e merr kete rast me nje marke qe e degjon nje here dhe me nje qe s'e ke degjuar fare.
Kap 2 shembuj te tjere psh me birren Norga dhe po them "Peroni" (dhe s'po te them Amstel) qe ne Shqiperi s'ka pas reklame fare.
Ke do zgjidhje ti?
Apo me sakte ti ne reklame kap nje detaj qe ti nuk e suporton dot, psh diku ne sfond te kap syri nje person qe eshte duke kruajtur hunden. Ty cfare imazhi te percjelle kjo reklame? Do krijoje nje imazh pozitiv per marken qe neser te veje ta blije ate birre ne dyqan, apo nje efekt negativ?
Qellimi i reklames eshte qe te krijosh te konsumatori imazh pozitiv dhe ta tundosh qe ai te bej zgjedhjen tende.
Ti me fal nuk je ne xhungel qe s'ke pare asnje lloj marke birre dhe zgjodhe Stelen apo Norgen se birren e Poliēanit (po marre nje shembull banal), s'e paske pare reklame ne Televizor. Ti ne momentin qe vete te blesh birre je konsumator i nje marke birre qe te ofron 1, 2, 3 perfitime. Ēeshtja eshte a ja vlen te ndryshosh marken e perhershme dhe te rrezikosh per nje blerje te re, sepse ti paske pare nje reklame te nje fare birre Stella qe kishte nje fabrike dhe gjithe ato shishe me birre tek reklama?
Nejse ka argumenat plot qe mund ta hedh poshte tezen tende, por per mungese kohe .... megjithate flasim prape.
Kalofsh mire.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eros26 : 31-03-2005 mė 07:20
Djema,
reklama luan 4 funksione kryesore te komunikimit ne konsumatoret e synuar, qe jane:
1. Terheqja
2. Rritja e interesit
3. Rritja e deshires
4. Nxitja e blerjes
KY eshte koncepti i njohur AIDA.
Kjo per sa i perket konsumit te produkteve te pergjithshme, nderkohe qe modelin ndryshon per produktet industriale.
Keshtu qe le te diskutojme me ndonje gje me interesante se sa funksioni i reklames, qe tashme dihet se cili eshte.
Faleminderit per mirekuptimin!
Dhe per te shtuar dicka per informacion te pergjithshem, qe nje reklame te quhet e suksesshme apo "e madhe" duhet te plotesoj disa elemente.
1. Strategjia. Reklama duhet t'i drejtohet audiences se duhur, te udhehiqet nga objektivat e duhura, mesazhi duhet te flase per ēeshtjen e duhur dhe te percillet ne median e duhur.
2. Krijimtaria. Reklamuesi e di se cfare kerkon nga nje reklame, por krijuesi duhet te dije ta thoje ne menyren e duhur.
3. Realizimi. Shprehja me e mire e krijimtarise nga ana vizive, perzgjedhja e akoreve te duhur etj.
e pat reklamen e vajit Crystal? NJe goce me varese me kryq reklamen vajin ne nje supermarket. Kjo eshte te dergosh mesazhi se ky vaj eshte vetem per te krishteret. Ah sa te mete jane keta prodhuesit e reklamave ne Shqiperi
S'besoj se krijon efekt negativ tek e gjithe audienca mbajtja e kryqit nga ana e vajzes.Postuar mė parė nga jeton26
Ma do mendja tek besimtaret myslimane mund te krijoj kete lloj efekti, sepse te tjeret s'besoj se i kushtojne shume rendesi ketij detaji.
E lezetshme shume ajo reklama e gazetes Biznesi, me vjen teper funny, besoj se e ke pare Jeton? Nuk ndan dhe ti kete mendim?![]()
Me gjithe mend qe eshte e arrire.
Ervin Qafmolla - 21/04/2005
Sex business
Njeriu modern, fill pas shembjes sė tabuve ėshtė dashuruar sėrish me to dhe nuk ngurron ti pėrdorė pėr tė joshur, apo edhe tė joshet prej tyre. Dikur ishte njė betejė morale. Sot ėshtė thjesht biznes
Tiranė, ora 12:30, televizion publik Mashkulli dhe femra bėjnė dashuri pa u ndalur, sekuenca nuk ndėrpritet, asnjė detaj fizik nuk censurohet, ditėn me diell, nė filma ku prania e fėmijėve nuk ėshtė domosdoshmėrisht e ndaluar. Kėngė me mesazh seksual mbartin britma ekstaze nė sfond dhe tekstet sugjerojnė eksplorimin e dashurisė fiziologjike, me pėrjashtim tė atyre rasteve kur mesazhi ėshtė edhe mė i papėrpunuar. Protagonisti i njė romani francez qė shitet pa dallim moshe, nė ēdo librari tė Tiranės, eksploron grafikisht ēdo skutė tė ēdo varianti tė mundshėm seksual. E kotė tė sqarojmė se ēdo faqe e tij e bėn skandalin e romanit tė para boom-it liberal nė Britaninė diskrete, Dashnori i Lady Ēambėrlejn, tė tingėllojė si A mos dėshironi edhe njė tjetėr filxhan ēaj, i dashur? Edhe vetė autorėt shqiptarė nuk kanė mbetur pas nė kėtė drejtim. Ndoshta pėr tė skandalizuar gratė konservatore si ime mė, pak vite tė shkuara Aurel Plasari do tė botonte romanin e parė nė Shqipėri me njė intensitet erotik tė atij niveli. Shumė shpejt, tė tjerė e ndoqėn modėn. Edhe Fjalori Erotik i prof. Edmond Tupes nuk bėri mė pak bujė.
Shembja e tabuve
Jetojmė nė kohė kur tabuja nė aspektin moral ekziston vetėm si koncept muzeal. Konservatorėve, nėse ende ka tė tillė, u ka mbetur veē tė kafshojnė buzėn me mllef nėse guxojnė tė flasin, nuk ėshtė ēudi tė pėrballen me krahasime qė pėrfshijnė edhe vetė Bin Ladenin nė kontekst.
Nėse hedhim pas krahėve moralin, nė aspektin praktik ėshtė thjesht njė tjetėr mundėsi e shkėlqyer pėr tė bėrė biznes. Dhe nuk po flasim pėr batutėn bajate tė zanatit mė tė vjetėr, por pėr pėrdorimin e kėsaj fabule pėr tė shitur. Ende pa gdhirė mirė, nė radio, nė njė nga ndėrprerjet e radhės pėr ti lėnė vend reklamės, dėgjojmė njė zė bubullues tė kumtojė se filan prezervativi i janė shtuar kokrra pėr mė shumė kėnaqėsi. Skandal? Televizioni ofron mundėsi edhe mė revolucionare. Njė vajzė e (zh)veshur nė kufijtė qė lejon censura e paramesnatės, mundėsisht ish-miss, na sugjeron tė blejmė njė produkt qė pėr dreq as nuk ka lidhje me seksin. Piktorėt rreken kush mė parė tė prodhojė sa mė shumė nudo, apo skena ndėrveprimi, mundėsisht tė pasura me plan-detaje plot aksion. As kėngėtaret nuk ngurrojnė ti shqiptojnė fjalėt e kėngėve pėrmes kafshimesh drithėruese nė videoklipe, ku veshjet qė mbajnė janė reduktuar nė rripa lėkure e napa transparente, qė do ta bėnin tė skuqej edhe Afėrditėn e mjeshtrave dekadentė tė Rilindjes. Madje edhe artistėt meshkuj kujdesen ti harrojnė kėmishat zbėrthyer edhe nė dimėr, pėr tė ekspozuar hiret mashkullore. Vajza tė reja plot shėndet prezantojnė lajmet e politikės, dhe tė rinjtė nė reklamat e telefonisė celulare gati sa nuk puthen. Edhe farmacitė nuk bėjnė pėrjashtim. Nxiton drejt tyre me hundėt e bllokuara nga rrufa, dhe nė pikun e epidemisė sė gripit sheh tė reklamuar mbi xham Viagra, medikament intelegjent! Shkurt, ngado tė kthesh sytė gjen seks, tė ekspozuar deri nė pahir tė spektatorėve. Edhe klientėt jo veēanėrisht tė shkathėt nė zbėrthimin e nėnkuptimeve nuk janė harruar, duke ua skalitur fjalėn Sex me shkronja tė praruara mbi bluza e pantallona.
Seksi shet
Vetė media ėshtė e mbushur pėrplot me tė. Skandalet seksuale shesin mė shumė se ēdo lajm tjetėr, qofshin edhe tė trilluara. Miset dhe modelet mbushin kopertinat e shumicės sė revistave. Bleona Qerreti deklaron se ka pėrdorur joshjen seksuale (jo vetė seksin) pėr tė arritur majat. Ēiljeta ka hapur linjėn e saj tė komunikimit elektronik, ku edhe V.I.P.-a, pėshpėritet se janė klientė tė rregullt.
Pa dyshim, reklamimi i produkteve tė ndryshme pėrmes dėshmitarėve sexy siguron rritje shumė tė lartė tė klientėve. Edhe sipėrmarrėsit shqiptarė, ndonėse jo gjithmonė me vend, duket se kanė arritur ta kapin ritmin. Ēiljeta Xhilaga pėrdor gjithė finesėn dhe sharmin e saj pėr tė treguar se edhe femrat e pashme mund tė pėrdorin njė lloj tė caktuar nafte nė makinėn e tyre, dhe sigurisht ka nga ata meshkuj qė nxitojnė tė konsumojnė pikėrisht atė karburant qė pėrdor heroina e ėndrrave tė tyre. Ish-misi Zajmina Vasjari ndoshta mund tė mos shihet me interes tė veēantė nga amvisat kur reklamon njė markė vaji, por shanset janė tė mira qė kryefamiljarėt meshkuj tė zgjedhin pikėrisht atė produkt kur bėjnė pazar tė pashoqėruar nga bashkėshortet. Bullit, qė nė vetvete ėshtė njė pije energjike pėr burra tė vėrtetė, duke qenė se mban edhe imazhin e Njeriut Vitruvian nė logo, ka preferuar qė nė tregun shqiptar tė pėrfaqėsohet nga bjondja elegante Alketa Vejsiu. Ndėrsa Valbona Selimllari duket se ėshtė bėrė ambasadorja e pėrhershme e produkteve tė AM Group te konsumatorėt shqiptarė. Dhe po tė pyesėsh pėrreth, ėshtė njė imazh i suksesshėm.
Nuk dihet ekzaktėsisht kur ndodhi, por shumė kohė mė parė, dikush zbuloi se pėrveēse shitet mirė, seksi edhe mund tė shesė po aq mirė. Ndonėse me vonesė, pasojė e shkaqeve tashmė tė njohura, mesazhi ėshtė kuptuar edhe nė Shqipėri. Kundėrmimet e frutit tė ndaluar fryjnė nė shtėpitė tona bashkė me flladin e demokracisė. Ne u pamė sy mė sy, u skuqėm, ndoshta qeshėm, por nė fund shkuam nė dyqan dhe blemė. Por a jemi edhe vetė ne shqiptarėt shumė tė ndikueshėm nga mesazhet me pėrmbajtje seksuale. Mjafton tė shohėsh pėrreth. Njė gjysmė shekulli asketizėm seksual tė paktėn nė planin publik mund tė jetė njė shpjegim i arsyeshėm.
..................................................
Ju si mendoni a kane efekt ne shitje, reklamat e ezagjeruara?
Lexova tani fluturimthi Temen e hapur para disa muajsh nga Eros26,
Marketingu
i futa nje kerkim forumit me kete fjale kyce "marketing".
nga 400.000 postime (~ 24.000 Tema)
rezultati ishte:
67
67 e kishin fjalen brenda por vetem nja 5 postime kishin te benin mirfilli me fjalen...
te pakten nga titulli.
vura re se Eros26 e filloji me zell, por nuk vazhdoji me tutje.
Gjynah!
Une nuk e njoh kete liber akoma, por nga Google gjeta ne shqip
listen e Ligjeve (22):
kliko ketu per listen
me kete postim desha ta inkurajoj temehapesin te vazhdoj me komentimin e ligjeve.
Debati qe hapi R2T eshte interesant dhe keshtu mund te futemi ne detaje konkrete nga "jeta Shqiptare", vetem nuk ka vend per:
"une di, ti s “di hic!"
"jo po ti s“merke vesh, se une i di te gjitha!"
Jane shume pak ata qe kane interes dhe bagazh per te tilla tema ne shqip.
Le te ndihmojme njeri-tjatrin ta qendisim dicka ne kete drejtim...
topin e kane shoket e tjere tani....
Ok Rezi, po e marr une topin per momentin.
Faleminderit per inkurajimin dhe vleresim qe i bere temes.
Une e ndalova shtjellimin e metejshme te ligjeve per faktin se dikush e kish lexuar librin dhe s'e shihte me vend qe te shkruheshin perseri keto gjera ne Forum.
Per me teper dhe une mendova se mund te jete disi e padrejte te marresh material nga nje liber pa marre te drejten nga shtepia botuese qe ne kete rast eshte Ideart.
Gjithesesi une po i vazhdoj shkurtimisht ligjet, ne menyre qe kjo te merret si forme publiciteti per librin dhe mbase neser apo pasneser dikush te kujtohet ta blej kur ta shoh ne librari, sepse eshte nje liber qe ka nje fare vlere dhe s'do ishte keq qe gjithkush ta kish nje kopje ne biblioteken e tij personale.
Atehere vazhdojme me ligjin e kategorise ......
"Dell" perdori nje menyre tjeter per te qene i pari ne fushen e mbipopulluar te kompjuterave. Kopmania ishte e para qe filloi te merrte porosi me telefon dhe sot eshte nje superfuqi ne fushen e kompjuterave personale.
Kur krijon nje produkt te ri pyetja e pare qe duhet t'i besh vetes nuk eshte: " Ne cfare drejtimi ky produkt eshte me i mire se ai qe na konkuron?", por: " I pari ku?".
Me fjale te tjera ne cilen kategori renditet i pari ky produkt? Ky lloj mendimi shkon kunder atij klasik te marketingut, i cili bazohet kryesisht ne mbarevajtjen e markes: " Si t'i bej klientet potenciale te pelqejne marken time
?". Harroje marken. Mendo kategorite. Klientet vihen ne pozite kur behet fjale per marka, sepse bombardohen nga te gjitha anet me reklama marakash te ndryshme. Por ata jane me te ndjeshem kur behet fjale per kategori. Te gjithe jane te interesuar rreth gjerave te reja, pak jane te interesuar ne gjerat me te mira.
Kur je i pari ne nje kategori, promovo llojin e prodhimit, sepse nuk ke konkurence keshtu. DEC bindi klientet te blejne nje mikrokompjuter dhe jo nje kompjuter DEC. Ne kohet e hershme Hertz promovonte sherbim makinash me qera. Coca - Cola promovonte pije freskuese. Programet e marketingut te te dyja kopmanive ishin me te suksesshme atehere kur promovohej lloji i prodhimit e jo marka.
Krijoni Kontakt