Close
Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 84

Tema: Marketingu

  1. #51
    Member Maska e Eros26
    Anėtarėsuar
    22-02-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    72
    Citim Postuar mė parė nga Eros26
    "Eshte me mire te jesh i pari se sa me miri!
    Problemi kryesor ne marketing eshte te krijosh nje kategori (p.sh. dhenia e nje lloji prodhimi apo sherbimi), qe te jesh i pari ne treg.
    Ky eshte ligji i lidershipit. Eshte me mire te jesh i pari sesa me i miri. Eshte me e lehte te hysh ne mendje, pastaj te perpiqesh ta bindesh klientin se ajo qe ti ofron eshte me cilesore se ajo e paraardhesit.
    Per ta konkretizuar le ti bejme vetes 2 pyetje:
    Cili eshte Universiteti i Pare qe eshte hapur ne Amerike?
    Fare thjesht mund ta gjesh duke zevendesuar fjalen i pare me lider dhe pjesa me e madhe do thoshin Harwardi.
    Po Universiteti i dyte kush eshte?
    Shume te pakte jane ata qe e dine se Universiteti i Dyte e ka emrin Kolegji i William and Mary
    Ligji i lidershipit gjen zbatim tek kategorite "e renda" si automabilat dhe kompjuterat ashtu dhe tek "te lehtat" si kolegjet dhe birrat.
    Jeep ishte automjeti i pare i tipit Fuoristarde, Acura ishte makina e pare luksoze japoneze, IBM prodhoi i pari kompjuterin, Sun Microsoft ishte i pari ne kompjuterat per industri.
    Jeep, Acura, IBM dhe Sun jane marka udheheqese.
    Mikrobuzi i pare ne USA u prodhua nga Chrysler. Kjo kompani zoteron 10% te tregut te autoveturave dhe 50% te tregut te mikrobuzeve.
    Pra cila eshte esenca e marketingut te makinave: te prodhosh makinat me te mira apo te jesh i pari ne treg?
    Nje arsye pse marka e pare ka tendenca te vazhdoje te udheheqe tregun eshte se emri i saj kthehet ne nocion perdorimi te perditshem. Xerox ishte e para qe prodhoi nje makine fotokopjimi. emri i saj eshte sinonim i fjales kopjim. Njerezit qendrojne perpara makinave te prodhuara nga Ricoh, Sharp, kodak dhe pyesin "Si ta kseroks kete material?
    Apo me mire po e konkretizoje me Shqiperine. Psh gjithkujt mund t'i kete ndodhur qe ka hyre ne lokal dhe ne vend qe te kerkoj nje Leng frutash thote direkt me sill nje Amita. Dhe mgjse ne lokal nuk ka leng te markes Amita, kamarieri i sjell leng frutash. Kjo ndodh, sepse Amita ishte marka e pare e lengjeve te frutave qe hyri ne tregun Shqiptar dhe ne ate e kemi njehesuar ne te foluren e perditshme me lengun e frutave.

    Ka shembuj te tjere persa i perkte ligjit te pare te lidershipit, por per mungese kohe nga te gjitha palet, si une qe i shkruaj dhe ju qe mund t'i lexoni po i jap fund zhvillimit te metejshme te ketij ligji.
    Rastesisht dje kur do mblidhje atletet e futbollit me gazete, me zuri dora Gazeten Biznesi tek dengu i gazetave qe kam ne shtepi. Kapa nje fije per t'i mbeshtjelle, kur me zuri syri tek rubrika "Opinione te lexuesve" nje shkrim me titull "Eshte me mire te jesh i pari se sa me miri!". Ishte origjinal ky shkrimi me siper qe eshte nxjerre nga ligji "22 ligje te pandryshuara te Marketingut" se bashku me shembullin Amites qe kisha fut une.
    Autori ishte zamir2000@yahoo.com dhe gazeta ishte e dates 31/03/2005.
    Gjysma e te keqes thashe me vete, u paska pelqyer si teme, packa qe i kane bere copy-paste postimit te Forumit.

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Tė studiosh konkurrentin dhe tė nxjerrėsh pėrfitime

    Tashmė, qė tė ecėsh pėrpara nė biznes nuk ėshtė e mjaftueshme tė shohėsh vetėm biznesin tėnd. Bizneset duhet tė hedhin njė sy nga konkurrenca, nė mėnyrė qė tė shohin pikat e dobėta dhe tė forta qė ata kanė. Nuk duhet tė neglizhohen dhe konkurrentėt indirektė, sepse ata janė pjesė e rėndėsishme e ndarjes sė tregut


    Marketingu nė formėn e tij mė tė pastėr ėshtė i bazuar nė njė pamje tė qartė nė tė cilėn konkurron marka e tregtuar nga njė biznes. Ky vizion i jep mundėsi marketerėve tė promovojnė dhe shesin produktet e tyre me sukses. Marketerėt e sukseshėm duhet tė kuptojnė tregun, konkurrentėt dhe dėshirat e nevojat e konsumatorėve. Hapi i parė i rėndėsishėm pėr tė arritur nė formimin e kėtij vizioni ėshtė analizimi i konkurrentėve direkt, nė mėnyrė qė tė merren vendimet e duhura pėr strategjinė e marketingut. Kjo detyrė ėshtė vitale pėr suksesin e njė marke, sepse redukton riskun, kohėn e kėrkuar, burimet dhe shpenzimet. Pra, ēdo biznes serioz qė kėrkon rritje, para se tė ndėrmarrė strategji tė pėrshpejtuara duhet tė pėrmbushė njė analizė tė thjeshtė konkurruese, para se tė marrė vendime, qė do tė rezultojnė tė gabuara dhe dėmtuese pėr biznesin.


    Konfigurimi i konkurencės
    Konfigurimi ose pikturimi qė duhet t’i bėhet konkurrencės mund tė shihet si njė seri rrathėsh koncentrikė, si njė shėnjestėr me njė “sy demi” nė mes. ”Syri i demit” pėrfaqėson konkurrentin kryesor direkt dhe, duke u zhvendosur nga qendra, konkurrenca bėhet mė e vogėl dhe jo direkte. Psh Epta, qė tregton detergjentė tė ndryshėm, konkurrentė tė saj direkt ka Deka, dhe mė pas vijnė tregtuesit e tjerė, qė janė nė rrathė mė tė largėt si konkurrues. Ja njė pikturim i konkurrencės:
    Unaza e parė
    Pra ėshtė “ syri i demit”, qendra e shėnjestrės, qė pėrfaqėson biznesin specifik, pėr njė kompani qė marketon shumė produkte dhe identifikon markėn kryesore nė kėndvėshtrimin e klientit.


    Unaza e dyte
    Konkurrentė qė ofrojnė produkte tė ngjashme nė kategori tė ndryshme. Psh shumė dyqane qė shesin dhurata nė gamėn e tyre tė produkteve kanė futur dhe enė kuzhine; si tabaka dhe kupa qerasje, nė tregtinė e tyre. Asnjė nga kėto dyqane nuk ėshtė pjesė e tregut tė enėve tė kuzhinave, por ato pėrfitojnė shumė porcione tė kėtij tregu, duke ia hequr ato bizneseve qė janė profilizuar nė atė punė.


    Unaza e tretė
    Konkurrentė, tė cilėt luftojnė pėr njė qėllim. Psh, nėse marrim psh, qė njė firmė tregton birrė tė freskėt, konkurrentėt qė pėrbėjnė rrethin e tretė janė ato kompani, qė tregtojnė produkte tė tjera freskuese si; verėrat, lėngjet, pijet e gazuara, pije tė specializuara alkolike etj.
    Kėshtu duhet shikuar nga kėndvėshtrimi i klientit pėr mundėsitė dhe alternativat qė ka ai pėr tė blerė njė markė tė caktuar. Duke bėrė diferencim dhe garantim tė markės, fiton avantazhe reale ose tė perceptuara mbi konkurrentėt, duke filluar nga ata qė konkurrojnė direkt me markėn tėnde. Nė fakt dhe vetė kompania mund tė fitojė, duke huazuar taktika nga konkurrentėt e nivelit tė dytė ose tė tretė, nė mėnyrė qė tė jetė mė efikase me konkurrentėt kryesorė. Ėshtė nė avantazhin e ēdo kompanie tė mėsojė sa mė shumė pėr detajet e biznesit tė konkurrentėve. Studimi i reklamimit, promocionit, broshurave tė ndryshme dhe burimeve tė tjera dytėsore ėshtė i rėndėsishėm. Analizimi i strategjive tė tyre tė ēmimit dhe metodave tė distribucionit, bisedat me partnerėt e tyre dhe pėrdoruesit pėrfundimtarė tė produkteve, japin mundėsinė pėr tė gjetur, ku konkurrentėt janė duke bėrė mė mirė nė mėnyrė qė tė imitohen dhe ku janė duke vepruar dobėt, nė mėnyrė qė tė kapitalizohet ai avantazh. Burimet dytėsore si dhe informacioni nga forca e shitjes sė kompanisė dhe kontaktet qė pėrfshijnė furnizuesit dhe konsumatorėt, mund tė japin informacion tė pasuruar pėr konkurrentėt,mbi tė dhėnat e tyre, qė ndahen nė fuqi dhe dobėsi.
    Informacioni thelbėsor qė ēdo marketer duhet ta ketė parasysh pėrfshin:
    Pjesa e tregut e konkurrentėve, krahasuar me pjesėn e kompanisė qė ai pėrfaqėson.
    Si e vlerėsojnė klientėt markėn tuaj, ose si e perceptojnė dhe e gjykojnė ata markėn, krahasuar me konkurrentėt.
    Fuqia financiare e konkurrentėve, e cila ndikon nė aftėsinė e tyre pėr tė investuar nė reklamim, promocion dhe aftėsinė e tyre pėr tė investuar nė pajisje dhe teknologji, qė ėshtė shumė e rėndėsishmė, pėrsa i pėrket vlerėsimit tė fuqisė qė ka njė biznes.
    Aftėsitė qė ka ēdo konkurrent dhe shpejtėsia e tyre nė inovacion dhe zhvillimin e produkteve tė reja.
    Mund tė ketė fakte tė tjera qė mund tė nevojiten, duke pasur parasysh tipin e produktit qė tregtohet. Psh, nėse bėhet fjalė pėr industrinė e prodhimit duhet tė merren informacione nga konkurrentėt pėr pėrmbushjen e urdhėr-porosive, politikat e tyre operacionale, mėnyrat e transportimit qė ndjekin etj.
    Mbas identifikimit tė konkurrentit kryesor direkt dhe zotėrimi i informacionit pėr konkurrentėt e nivelit tė dytė dhe tė tretė, duhet bėrė parashikimi i aksioneve tė mundshme, qė ata mund tė ndėrmarrin vitet nė vijim. Ky parashikim varet shumė nga kuptimi dhe njohja e objektivave, fuqive dhe burimeve tė tyre.


    Ēelėsi i suksesit tė markės
    Parashikimet vjetore tė shitjeve, shpenzimet dhe tė ardhurat, promocioni dhe strategjitė e reklamimit.
    Prezantimi, mbėshtetja dhe suksesi i produkteve tė reja.
    Segmentimi i tregut, kategorizimi i produkteve dhe tendenca e nėnkategorive tė tyre. Drejtimi pėr tė pasur rritje nė tė ardhmen. Mbledhja e informacionit inteligjent nga konkurrenca, mund tė bėjė diferencėn midis realizimit tė planit vjetor tė kompanisė dhe humbjes sė biznesit, i cili nuk mund tė rifitohet mė.


    Permbledhje
    Unaza e parė
    Pra ėshtė “ syri i demit”, qendra e shėnjestrės, qė pėrfaqėson biznesin specifik, pėr njė kompani qė marketon shumė produkte dhe identifikon markėn kryesore nė kėndvėshtrimin e klientit.
    Unaza e dytė
    Konkurrentė qė ofrojnė produkte tė ngjashme nė kategori tė ndryshme. Psh shumė dyqane qė shesin dhurata nė gamėn e tyre tė produkteve kanė futur dhe enė kuzhine; si tabaka dhe kupa qerasje nė tregtinė e tyre. Asnjė nga kėto dyqane nuk ėshtė pjesė e tregut tė enėve tė kuzhinave, por ato pėrfitojnė shumė porcione tė kėtij tregu, duke ia hequr ato bizneseve qė janė profilizuar nė atė punė.


    Unaza e tretė
    Konkurrentė, tė cilėt luftojnė pėr njė qėllim. Psh, nėse marrim si shembull qė njė firmė tregton birrė tė freskėt, konkurrentėt qė pėrbėjnė rrethin e tretė janė ato kompani, qė tregtojnė produkte tė tjera freskuese si; verėrat, lėngjet, pijet e gazuara, pije tė specializuara alkolike etj.


    Permbledhje
    Ėshtė nė avantazhin e ēdo kompanie tė mėsojė sa mė shumė pėr detajet e biznesit tė konkurrentėve. Studimi i reklamimit, promocionit, broshurave tė ndryshme dhe burimeve tė tjera dytėsore ėshtė i rėndėsishėm. Analizimi i strategjive tė tyre tė ēmimit dhe metodave tė distribucionit, bisedat me partnerėt e tyre dhe pėrdoruesit pėrfundimtarė tė produkteve japin mundėsinė pėr tė gjetur ku konkurrentėt janė duke bėrė mė mirė, nė mėnyrė qė tė imitohen dhe, ku janė duke vepruar dobėt, nė mėnyrė qė tė kapitalizohet ai avantazh.


    Gazeta Biznesi
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-08-2005
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    7
    Pershendetje Eros26 dhe urime per postimet.Shume praktike duke i krahasuar me ato leksionet e zakonshme qe marrin studentet ne auditoret e FE.Une studioj ekonomik, vitin tjeter me duhet te bej zgjedhjen(s'eshte e lehte) se per cdege te vazhdoj studimet mgjs ende spo e kuptoj mire ndryshimin duke pare qe shumica qe mbarojne studimet per administrim biznes synojne te punesohen ne banke. Edhe nje gje tjeter po shihja tek titrat e nje TV nje mesazh ku kerkoheshin "agjente" per te promovuar produkte kozmetike,kushte ishte mosha 18-25vjec. Pse tani keshtu e kane emrin ato vajzat qe i shoh me paketa cigaresh qe te ndalojne rruges per te te prezantuar me produktin? Pse kete pune benkan studentet e marketingut kur diplomohen?Te pershendes dhe pune te mbare

  4. #54
    Member Maska e Eros26
    Anėtarėsuar
    22-02-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    72

    Ligji i tete

    Ligji i dualitetit
    Me kalimin e kohes cdo treg kthehet ne nje gare per dy kuaj.

    Ne fillim nje kategori e re karakterizohet nga nje shkalle me shume nivele. Gradualisht shkalla zvogelohet ne dynivelshe. Tek baterite kemi Energizer dhe Duracell, ne filmat fotografik kemi Kodak dhe Fuji, ne makinat me qira Hertz dhe Avis, hamburger Mc’ Donalds dhe Burger King.
    Kur e shikon marketingun ne periudha te gjata kohe, do te gjesh qe pergjithesisht beteja perfundon ne nje lufte titanike mes dy gjigandeve-zakonisht midis markes se vjeter te besuar dhe nje fillestari.
    Ne vitin 1969 ne nje kategori te vecante kishte tre marka kryesore. Kompania me e fuqishme kontrollonte 60% te tregut, marka numer 2 kishte 25% te tregut dhe nr. 3 kontrollonte rreth 6% te tregut. Pjesa tjeter mbulohej nga marka te vogla. Ligji i dualitetit keshillon qe kjo lloj shperndarje tregu eshte e paqendrueshme. Ligji moralizon gjithashtu qe udheheqesi do te humbase nje sasi te tregut, ndersa marka e dyte do te fitoje me teper kontroll ne treg.
    22 vjet me vone firma me e fuqishme kontrollonte vetem 45% te tregut, e dyta rreth 40% dhe e treta vetem 3%. Produktet ne fjale jane Coca-Cola, Pepsi dhe Royal Crown cola, por ky parim i perket cdo lloj marke, ne cdo treg.
    Ja dhe shembulli i lojrave elektronike. Ne fund te viteve ’80 tregu dominohej nga Nintendo e cila kontrollonte 75% te tij. Dy konkurrentet e tjere ishin Sega dhe NEC. Me kalimin e kohes Sega dhe Nintendo kontrollonin pothuajse sasi te barabarta tregu, ndersa NEC nuk shihej kerrkund.
    Periudha e kohes gjate se ciles zhvillohet gara ndryshon. Ne tregun e shpejte te lojrave elektronike konkurenca zgjati 2 ose 3 stine. Tregut te telefonave mund t’u duhen 2 ose 3 dekada. Edhe ne indurstrine ajrore, American Airlines e cila kontrollonte 20% te tregut, doli e para ne gare dhe ka mundesi te kthehet ne Coca-Colan e qiejve. Beteje interesante po zhvillohet midis Delta dhe United te cilat kontrollojne rreth 18% te tregut secila. Njera do te rritet si Pepsi, tjetra do te kete fatin e Royal Crown. Pas nje periudhe afatgjate marketingu do te jete nje beteje mes dy kompanive ajrore.
    Mos jane keto arritje te paracaktuara? Sigurisht qe jo. Ka ligje te tjera marketingu dhe rrethana te tjera qe ndikojne ne rezultat.
    Duke ditur qe marketingu eshte nje gare me dy kuaj, kur behet fjale per periudha me afat te gjate, mund te perfitosh nga kjo ligjesi edhe per periudha afatshkurtra.

    Ligji i dualitetit do te thote qe shume pak prej markave do te mbeten akoma te pranishme ne shekullin XXI. Ose te shikojme historine e automobileve ne SHBA. Ne vitin 1904 prodhoheshin 195 lloje makinash nga 60 kompani te ndryshme. Brenda 10 viteve vijues u krijuan 531 kompani dhe 346 u rrenuan. Rreth vitit 1923 mbaten vetem 108 kompani. Kater vjet me pas ky numer u zvogelua ne 44 kompani. Sot Ford dhe General Motors sundojne tregun vendas, ndersa e ardhmja e Chrysler eshte ne pikepyetje.
    Marketeret me te suksesshem perqendrohen ne dy katet me te larta. Jack Wellsh, drejtuesi legjendar i General Electric ka thene: “Vetem bizneset qe jane te paret e te dytet ne tregjet e tyre mund te fitojne ne kete arene globale ne te cilen konkurrenca sa vjen e behet me e forte. Ato qe nuk mund te dilnin fitimtare bene kthese, u mbyllen dhe u shiten” Eshte kjo menyre te menduari qe ka shnderruar kompani si Procter&Gamble ne superfuqi. Ne 32 nga 44 kategori produktesh ne SHBA, P&G ze vendin e pare ose te dyte.
    Ne ditet e para te zhvillimit te nje tregu vendet e treta dhe te katerta duken terheqese. Tregu zgjerohet vazhdimisht. Kliente te rinj, te pasterholluar hyjne ne te pa pushim. Keta nuk kane krijuar ende mendimin per markat udheheqese, keshtu qe zgjedhin ato qe u duken interesante. Shpeshhere markat terheqese jane numrat 3 dhe 4. Me kalimin e kohes, keta kliente behen me te edukuar ndaj tregut. Fillojne te kerkojne markat udheheqese, sepse bazohen ne paragjykimin naiv qe markat me te famshme duhet te jene me te mirat.
    E perserisim: Klienti beson se marketingu eshte beteje produktesh. Eshte kjo menyre te menduari e cila i mban markat udheheqese ne dy vendet e para: “Keto duhet te jene me te mirat, sepse jane me te njohura”.

    P.S 1. Keto te dhena mund te mos jene shume koherente, duke marre parasysh faktin qe libri ka nje periudhe kohe qe eshte shkruar,

    P.S 2. Gjithmone sipas porosive te Qarkorit jam i detyruar t'ju kujtoje qe kjo pjese eshte marre nga libri "22 Ligje te pandryshueshme te marketingut" te autoreve Al Ries dhe Jack Trout
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eros26 : 10-11-2005 mė 16:11

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-08-2005
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    7
    o eros26 ckemi!te lutem mund te te pyes per dicka rreth skenarve, qe jane metoda parashikimin ne manaxhimin strategjik,po kjo me duhet per neser ne darke se ne te kundert me hyn pak ne pune.faleminderi.respekte

  6. #56
    AOP KoRbi :) Maska e KiKiRiKu
    Anėtarėsuar
    27-11-2005
    Vendndodhja
    Tirane me Shpirt
    Postime
    100
    un e kam lexuar kete liber dhe eshte mjaft praktik por nga ana tjeter ligjet e pershkruara jane vetem per nje treg ku faktoret e jashtem nuk perfshijne ato faktore qe perfshin tregu shqiptar.

    ju sugjeroj edhe librin "the art of what works"
    edhe ky eshte ;iber mjaft praktik

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-02-2006
    Vendndodhja
    athens
    Postime
    1
    persa i perket pyetjes tende - Pse tani keshtu e kane emrin ato vajzat qe i shoh me paketa cigaresh qe te ndalojne rruges per te te prezantuar me produktin? Pse kete pune benkan studentet e marketingut kur diplomohen
    Nuk ka te thoje fare me shkollen.Te pakten ketu ne greqi e bejne ate pune kush deshiron dhe ka paraqitje. esht ethjesht per te nxjerr nje lek.

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    31
    "Marketingu eshte gjithshka. Tani ky eshte nje percaktim i spikatur. Prit nje minute mund te thoni ju! Inxhinjeret qe merren me zhvillimin e produktit mund ta kundershtojne kete. Keshtu mund te mendoje edhe analisti i finances, i cili ka bere studimin mbi elasticitetin e çmimit. E njejta gje mund t’i tingelloje jo mire dhe magazinave, te cilave nuk u intereson shume se çfare shet, nese ata nuk e transportojne mallin ne rregull.
    Si ka mundesi qe marketingu te jete gjithshka? Thjesht. Çdo gje qe keta njerez bejne - inxhinjeret e produktit, analistet financiare, madje dhe manaxheret e magazinave – kontribuojne ne ate sesi konsumatoret e perceptojne nje marke. Per kete arsye them qe marketingu eshte gjithshka."

    Komplet lexoheni ketu:

    http://www.albpr.org/g-news/modules....article&sid=93

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    31

    Mos u fshihni pas fytyrave te famshme

    Fiksimi i markes tuaj tek nje yll me popullaritet nuk do t’ju ndihmoje juve te bindni tregun e vajzave. Ne fakt, ai mund te rezultoje nje deshtim i plote

    Nga The Girls of 3iYing

    Miresevini ne nje mesim mbi marketingun qe ka per treg te synuar vajzat. Kushtojini vemendje, sepse ēeshtja ka te beje me nje prej manive te marketingut qe po demton me shume. Nese ju ndoqet finalen e Super Bowl dhe verejtet Jessica Simpson te ēmendej per Pizza Hut, ju tashme keni depertuar brenda rreziqeve potenciale te “popullaritetit”. Tendencat e marketingut eshte nje prej gabimeve me te medha qe eshte bere ne tregun e vajzave te shekullit te XXI.
    Fame-zimi ndodh kur ju humbni besimin ne aftesite tuaja per te fituar nje vajze ne baze te meritave tuaja. Ju bindni veten tuaj se ju keni nevoje per nje njeri te famshem qe te jete dikushi, te jete me vlera dhe te terheqi vemendjen. Ndersa kjo pasiguri rritet, ju ndaloni ngritjen e identitetit individual te markes suaj dhe zgjidhni te fshiheni me mire pas imazheve te njerezve te famshem.


    Artikullin e plote mund ta lexoni ketu. Le te shpresojme mos ta lexojme neser, te vjedhur nga ndonje gazetar i i gazetes Biznesi, qe paturpesisht vendos emrin e tij mbi artikujt e shkruar dhe perkthyer nga te tjere:

    http://www.albpr.org/g-news/modules....rticle&sid=102
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga AIPR : 28-02-2006 mė 09:02

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e MEDEA
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    jamaica
    Postime
    301

    mua nje gje me cudit!

    me gjithe kete diskutim qe bete, dhe qe hiqeni si eksperte...e nuk e dini valle se e ashtuquajtura "reklame" nga ju, ne te vertete quhet PUBLICITET...
    reklama te dashur forumista eshte gje tjeter...te reklamosh dicka, ne te vertete do te thote te ankohesh per dicka...

    megjithate diskutimi me duket interesant.

    p.s. kush i njeh elementet e marketingut miks...??? meqenese pashe te permendeshin!
    Tregome kush je, dhe atehere do te di te shprehem me pasion! L.Buscaglia

Faqja 6 prej 9 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shqiptar nė SH.B.A. qė merr vesh nga marketingu
    Nga Kandili 1 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 16:38
  2. Marketingu dhe menaxhimi nė futboll
    Nga Davius nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-05-2005, 17:59
  3. Si e justifikoni moralen?
    Nga Veshtrusja nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 23-10-2004, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •