Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 84

Tema: Marketingu

  1. #41
    Member Maska e Eros26
    Anėtarėsuar
    22-02-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    72
    Citim Postuar mė parė nga REJDI
    Pershendetje Eros !!

    Ato emra nderrmarrjesh dhe firmash qe te dhash plotesojne te gjitha standartet Europiane dhe boterore dhe ska te beje konkurenca sepse jane te ndertuara mbi nje baze teper te fuqishme , te sukseshem,dhe te pelqyra per tregun shqiptare dhe jashte viseve shqiptare.

    Nga ato emra qe te dhash vetem Rejsi Farma eshte firme distributor dhe jo nderrmarrje prandaj ndoshta nuk e njef.por te jesh i sigurte qe ben pjese ne 200 biznezet me te fuqishem dhe me te sukseshem shqiptare ku jan certifukuar nga organizatat europiane dhe boterore.

    Me respekt,
    REJDI
    Rejdi pershendetje serisht dhe me behet qejfi qe hapim debat, ne kuptimin e mire te fjales.
    Eshte tjeter gje te ngresh nje kompani te madhe, sepse ke kapitale te lira apo ke nje vizion paksa me te larget se te tjeret dhe tjeter gje te ngresh nje kompani mirefillte me departamente te vecanta, ku nder ta te jete dhe ai i marketingut qe mos te merret thjesht me monitorimin e reklames apo blerjen e mediave ku transmetohet reklama, por dhe me studim tregu dhe me hartim strategjie, per te rritur kete pjese te tregut. Marketing nuk eshte vetem reklama apo panairi.

    Une di fakte qe Floryhen vitin qe kaloi ka groposur me miliona kokrra veze. Dhe kjo mund te kete ardhur nga 2 arsye sipas gjykimit tim: ose sepse prodhimi i tij ishte shume me i madh se kerkesa e tregut dhe kjo ka te beje me mosstudimin e kerkeses, ose se marketingu i tij ka lene per te deshiruar. Tani me dhenien e OK nga BE per importimin e vezeve nga Shqiperia, besoj dhe uroj qe Floryhenit te rritet akoma me shume.
    Ato certifikata mund t'i kene marre per cilesine qe ka qene brenda standarteve te vendosura nga entet nderkombetare te cilesise. Dhe une per cilesine nuk kam se cfare te them dhe s'e ve ne dyshim qe i kane ato standarte.
    Perderisa ne Shqiperi standarti i jeteses eshte mizerje, normal qe konsumatori me te ardhura te pakta tek produktet e Dekes do drejtohet, sepse s'ia mban xhepi te blej ato te Procter & Gamble. Ti ke per ta pare sa ne veshtiresi do e ndjej veten Deka pas disa vitesh kur keto standarte jetese te rriten, sepse do e kete te veshtire te ndryshoj imazhin aktual, si "produkte per te varferit".
    Kete problem do e hasin te gjitha kompanite qe per momentin konkurojne nepermjet cmimeve te uleta qe kane.

  2. #42
    Bordi Drejtues Maska e REJDI
    Anėtarėsuar
    09-02-2003
    Vendndodhja
    Switzerland/Zurich
    Postime
    244
    Pershendetje !!

    Per DEKEN nuk kam shume informacion dhe ndoshta ke te drejte qe ecen nga cmimi i ulet.

    Po po marr Rejsi farmen qe kam tere ato artikuj dhe i ka me cmimet qe ndohet ne austri,gjermani,londer etj.Dhe eshte nje distributur per tu patur zili.

    Gjithesesi i urojme gjithe biznezeve shqiptare pune te mbare te metejshme !

    Me respekt,
    REJDI
    |---Lojra ne PC

    Swiss^Boy

  3. #43
    Member Maska e Eros26
    Anėtarėsuar
    22-02-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    72
    Nejse, farmaceutika eshte nje sektor paksa specifik, dhe sipas gjykimit tim oferta drejton kerkesen, duke ditur qe informacioni apo njohurite e konsumatorit per kete kategori produktesh jane te pakta, per te mos thene qe s'kane fare. Ja une psh mund te ble nje Fervex ne nje farmaci me cmim 100 lek, ndersa tek tjetra mund te jete me 50 lek dhe perseri s'mund te them qe e bleva shtrenjte, sepse informacioni im si konsumator mbi produktet farmaceutike eshte zero.
    Jane produkte qe une nuk i ble shpesh, dhe atehere kur i ble, jam i detyruar nga halli e ne ato kushte nuk pyes per cmimin. Per me teper jam i rekomanduar nga mjeku qe duhet te marre x apo y ilac
    Pra cmimi nuk luan asnje rol ne kete mes, sikurse dhe promocioni nepermjet reklames, sepse duke pas qe cdo barne ka nje target teper te kufizuar, do ishte krejt e padobishme te harxhoje para per ta reklamuar ne TV. Dhe po te kesh parasysh qe nje distributor, mund te kete me mijra produkte, atehere do ishte krejt e pamundur t'i mbuloje te gjitha me raklama.
    Ketu bejne perjashtim produktet si psh Aulina apo Fervex, te cilet perdoren per semundje qe hasen me shpesh, pra targeti te cilit i drejtohet reklama, eshte me i gjere.

    Mjetet me te forta sipas gjykimit tim, per te fituar kete beteje midis distributorve jane: produkti (cilesia) dhe kanalet e shperndarjes. Cmimi mund te vlej per farmacistin, sepse aty e sheh normen e fitimit.
    Nejse un do isha kurioz Rejdi te degjoja prej teje, menyren e funksionimit te ketyre distributoreve. Cfare kane me teper parasysh shitesit kur terheqin nje mall nga nje distributor, apo ndonje specifik tjeter qe e ben nje kompani lider ndaj te tjerave.
    Deri atehere,
    gjithe te mirat.

  4. #44
    Lady Kad Maska e gurl
    Anėtarėsuar
    29-10-2003
    Vendndodhja
    Pineal Gland
    Postime
    347
    Marketing-u per mendimin tim eshte ai qe e shet produktin dhe eshte per mua funksioni primar i nje kompanie. Eshte ai pa te cilin kjo kompani nuk do te egzistonte. Nje rast fare i mire (jashte Shqiperise) eshte pikerisht McDonalds. Te gjtihe e dime cilesine e hamburgerave qe shiten, megjithate i blejme. Ne Shqiperi fenomeni i marketingut eshte shume ndryshe. Njerezit ne Shqiperi blejne nga fjala e njeri tjetrit dhe marketingu perdoret nga kompani dytesore, nese mund te shprehem keshtu, te cilat s'kane nga t'ia mbajne dhe thone hajde ta provojme nje here. Kohet e fundit eshte pare disi ndryshim, dhe me kane pelqyer reklamat e DEKES, e cila i dedikoi nje reklame te suksesshme nje produkti cilesor.

  5. #45
    Member Maska e Eros26
    Anėtarėsuar
    22-02-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    72
    Citim Postuar mė parė nga gurl
    Marketing-u per mendimin tim eshte ai qe e shet produktin dhe eshte per mua funksioni primar i nje kompanie. Eshte ai pa te cilin kjo kompani nuk do te egzistonte. Nje rast fare i mire (jashte Shqiperise) eshte pikerisht McDonalds. Te gjtihe e dime cilesine e hamburgerave qe shiten, megjithate i blejme. Ne Shqiperi fenomeni i marketingut eshte shume ndryshe. Njerezit ne Shqiperi blejne nga fjala e njeri tjetrit dhe marketingu perdoret nga kompani dytesore, nese mund te shprehem keshtu, te cilat s'kane nga t'ia mbajne dhe thone hajde ta provojme nje here. Kohet e fundit eshte pare disi ndryshim, dhe me kane pelqyer reklamat e DEKES, e cila i dedikoi nje reklame te suksesshme nje produkti cilesor.
    Pershendetje Gurl?
    Nuk e di se kush mund te jete kjo reklame dhe ky produkt, besoj nuk do kete problem nga moderatoret per efekt reklame citimi i ketij produkti.
    Megjithate DEKA ka inflacion imazhi. Per ta thene me thjeshte, nese deri dje DEKA shfaqte 5 reklama per te shitur 5 produkte, tani ajo duhet te shfaqi 10 per te shitur te njeten sasi produkti. S'ka shume te bej reklama ne kete mes, sesa perceptimi i audiences rreth produkteve te DEKA-s.
    E thashe dhe me larte, nese une sot e ble Deken se te ardhurat e mia jane te uleta, neser kur keto te ardhura te pesojne nje ngritje, une kam per te heq dore nga ky produkt (sado cilesor qe te jete), thjesht per te fituar nje status me te larte, qe "nuk perdor produkte per te varferit".

  6. #46
    Member Maska e Eros26
    Anėtarėsuar
    22-02-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    72

    Ligji i Eskluzivitetit

    Dy kompani nuk mund te ngulisin te njejten fjale ne mendjen e klientit!


    Kur nje konkurent ka bere te veten nje fjale, eshte humbje kohe te mundohesh t'ia marresh.
    Sic thame diku me larte, Volvo ka fjalen siguri. Shume kompani te tjera automobilesh, duke perfshire Mercedes=Benz dhe GM, jane munduar te bejne fushata marketingu te bazuara ne konceptin e sigurise. Megjithate vetem Volvo ka pasur sukses te hyje ne mendjen e klientit te mundshem me kete mesazh.
    Pavarsisht nga numri i madh i shembujve negative, kompanite vazhdojne te veprojne ne kundershtim me ligjin e eskluzivitetit. Nuk ua ndryshon dot mendjen njerezve pasi kane krijuar nje bindje. Madje kur mundohesh te besh dicka te tille, ne vend qe te forcosh poziten tende, forcon ate te konkurentit, duke e bere me te rendesishem konceptin e konkurentit.
    FedEx "ka harruar" konceptin brenda nates dhe po perqendrohet ne konceptin boteror, i cili eshte i pronesuar nga DHL.
    Me perpara ne zarfet e FedEx lexohej "leter brenda nates ne destinacion". Sot ne keto zarfe lexohet "Leter FedEx" dhe ne reklama nuk thuehet me “Kur absolutisht duhet te jete atje brenda nates”. Kohet e fundit neper reklamat e FedEx perseritet fjala boterore.
    Lind pyetja e rendesishme: Ka per ta kontrolluar ndonjehere FedEx fjalen boteroer? Nuk besojme. Dikush tjeter e ka pronesuar: DHL ekspres boteror. Koncepti i ketij te fundit eshte “me shpejt dhe ne me shume vende te botes”
    Qe te kete sukses Federal Express duhet te gjeje nje menyre per te spostuar DHL-ne. Dhe kjo nuk arrihet duke u munduar te rrenjosesh te njejten fjale ne mendjen e klientit.
    Nje tjeter fushate e madhe marketingu e drejtuar ndaj marrjes se fjales se dikujt tjeter eshte lepurushi ngjyre roze i kompanise “Energizer” qe po mundohet te grabise nga Duracell konceptin “jetegjate”.
    Pavarsisht se sa do te mundohet Everyday (komapnia qe prodhon baterite Energizer), Duracell do te vazhdoje te kontrolloje fjalen jetegjate, sepse hyri ne mendjen e klientit e para. Dhe pjesa e pare e emrit, Dura, nenkupton jetegjatesi.
    Cili eshte problemi qe kane klientet me baterite? Harxhohen ne castin me te papershtatshem. Pra cila eshte cilesia e pare e nje baterie? Jetegjatesia, sigurisht. Meqe te gjithe duan bateri me jete te gjate, atehere le te reklamojme kete gje, mire? Jo nuk eshte mire.
    Kerkuesit shkencore asnjehere nuk te thone se nje kompani tjeter e kontrollon kete koncept ose ide. Atyre u leverdis me shume te inkurajojne klientet e tyre te shpenzojne ne fushata te medha marketingu. Mendimi eshte qe po harxhove aq para sa duhen, do t’ia dalesh mbane ta kontrollosh idene. Drejt? Jo, gabim!

    Disa vite me pare Burger King marshoi drejt gremines nga e cila akoma s’ka dale teresisht. Nje studim i tregjeve nxori ne pah qe karakteristike kryesore per ushqimin e tipit “fast food” eshte shpejtesia. (s’besojme te kete cuditur njeri kjo). Pra Burger King beri ate cka bejne njerezit te cileve u zien gjaku. Iu kthye agjensise re reklamimit dhe i tha: “nese bota do ushqim te shpejte, athere reklamat tona duhet t’u thone atyre qe ne jemi te shpejte”.
    Ate qe kerkimi shkencor la pa vene ne dukje eshte qe McDonald’s perceptohej nga publiku amerikan si dyqani qe sherbim me te shpejte ne fushen e hamburgerave. Fjala shpejt i perkiste McDonald’s. Pa iu trembur kesaj gjeje Burger King filloi fushaten me parrullen “ Ushqimi me i mire, kur je me ngut”.
    Programi u kthye ne nje katastrofe qe ne ditet e para. Punonjesit e agjensise se reklamimit dhe te drejtorise u pushuan nga puna, kompania u shit dhe renia vazhdoi te ndihej.
    Shume subjekte kane paguar shtrenjte per dhunimin e ligjit te eskluzivitetit.


    Nje paradoks shqiptare: Tre marka birrash (Bavaria, Elka dhe Norga) dalin me te njejten parrulle” Shijon deri ne piken e fundit” . Si mund ta komentosh kete fakt???

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Me bashkimin e dy temave e pashe te arsyeshme ta fshi kete postim sepse e kishte postuar Eros26
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Era1 : 03-08-2005 mė 09:21
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Era1
    Anėtarėsuar
    19-12-2004
    Postime
    1,307
    Dy kompani nuk mund te ngulisin te njejten fjale ne mendjen e klientit!
    Eros26 ndoshta eshte mire te percaktosh burimin nga e ke perkthyer kete studim mbi ligjin e eskluzivitetit.
    Firma ime eshte : SHQIPTARE

  9. #49
    Member Maska e Eros26
    Anėtarėsuar
    22-02-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    72
    Citim Postuar mė parė nga Era1
    Eros26 ndoshta eshte mire te percaktosh burimin nga e ke perkthyer kete studim mbi ligjin e eskluzivitetit.
    Pershendetje Era1

    Ai eshte ligji i gjashte i eskluzivitetit te libri "22 ligjet e pandryshueshme te marketingut" . Mendoja se e kisha dhene diku kete sqarim, gjithesesi verejtje me vend, sepse ka nga ata qe s'i kane lexuar te gjitha postimet me radhe.

  10. #50
    Member Maska e Eros26
    Anėtarėsuar
    22-02-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    72

    22 Ligjet e pandryshueshme te marketingut

    Ligji i shtate: Strategjia qe do perdoresh, varet nga niveli se ku ndodhesh!

    Ēdo kategori ka nivelin apo hierarkone e vet dhe kur produkti apo sherbimi juaj eshte ne kete kategori kjo do te percaktoje kushtet e strategjise suaj. Para fillimit te nje fushate marketingu beji vetes pyetjen: Cilin vend zeme ne shkallen e klientit te mundshem? Nivelin e pare? Nivelin e dyte? Apo ndoshta nuk bejme pjese fare ne kete shkalle?

    Edhe pse te jesh i pari ne mendjen e klientit, duhet te jete objektivi primar i marketingut, s'ke humbur betejen nese nuk arrin ta besh kete gje. Ekzistojne strategjira qe mund te shfrytezohen nga cdo kompani jozoteruese ne nje sherbim apo prodhim.
    Le te marrim nje shembull te tregut te dhenies se makinave me qera:
    Hertz hyri ne mendje i pari dhe zuri vendin e pare ne kete kategori. Avis vendin e dyte dhe National te tretin.
    Perqendohemi tek Avis ne ket shembull. Per vite me radhe Avis reklamonte se ishin "me te miret nder makinat me qera". Lexuesi e shikonte dhe mendonte se si mund te jene keta me te miret, kur kane hyre me vonese ne kete biznes?
    Pastaj Avis beri dicka per te hyre ne mendjen e klientit. Kompania pranoi vendin qe zinte ne kete kategori sherbimesh : "Avis eshte Nr. 2 nder makinat me qira. Pra, pse duhet te na zgjedhesh ne? Sepse ne perpiqemi me shume"
    Per 13 vjet radhazi Avis humbi para. Kur pranoi se ishte e dyta, fitimet filluan te vijne dhe kompania u ble nga ITT dhe shume shpejt porositi reklamen me slloganin: “Avis do te jete Nr. 1.” Jo, nuk do te jete tha klienti. Nuk eshte numri 1 ne shkallen time. Fushata u kthye ne katastrofe.
    Nuk jane te pakte ata qe bejne te njejtin gabim si Avis. Kohet e fundit Universiteti i Adelfit ne Garden City, po mundohet te vere veten krahas Harvardit. Prit 1 minute, mund te arsyetoj nje maturant, Adelfi nuk ben pjese fare ne klasifikimin tim te shkollave te larta. Kjo eshte nje metode qe nuk mund te kete shume sukses per terheqjen e studenteve.
    Mendja eshte shume perzgjedhese. Klientet perdorin nivelet ose shkallet per te zgjedhur cilin informacion te mbajne e cilin jo. Zakonisht, niveli pranon vetem informacion qe ka lishje me kategorine e produkteve ne shkallen mendore. Ēdo gje tjeter shperfillet.
    Po ne shkallen tuaj mendore te produktit sa nivele jane? Kjo varet nga shpeshtesia e perdorimit te produktit. Gjerat qe perdor cdo dite (cigare, kola, birre, paste dhembesh) kane me shume nivele ne shkallen mendore, edhe pse blihen me shpesh. Produktet qe blihen me rralle (mobilje, valixhe etj) , zakonisht kane me pak nivele ne shkallet e tyre. Mallerat qe kane te bejne me krenarine personale (makina, ora, kamera) jane gjithashtu produkte me shume nivele ne shkallet e tyre, pavarsisht se blihen me rralle.
    I vetmi produkt i cili te jep sasine me te vogel te kenaqesise dhe qe blihet vetem 1 here, nuk ka nivele ne shkallen e tij. Keni degjuar ndonjehere per arkivolet Batesville? Ndoshta jo, sidoqofte kjo marke kontrollon 50% te tregut te arkivoleve ne USA.
    Sipas psikologut George A Miller nga Harvardi mendja e njeriut te zakonshem nuk mund te mbaj me shume se 7 gjera ne te njejten kohe. Ky eshte dhe shpjegimi pse numrat me te perdorur ne nje liste perbehen nga 7 shifra. 7 shifra ne numrin e telefonit, 7 mrekullite e botes, 7 shenjat e kancerit etj.
    Nganjehere, shkalla juaj ose kategoria eshte shume e ngushte. Mund te jete me mire te jesh nje peshk i vogel ne nje pellg te madh, se sa nje peshk i madh ne nje pellg te vogel. Me fjale te tjera, nganjehere eshte me mire te jesh Nr. 3 ne nje shkalle te madhe, se sa NR. 1 ne nje shkalle te vogel.


    P.S. Kjo pjese eshte marre nga libri "22 Ligje te pandryshueshme te marketingut" te autoreve Al Ries dhe Jack Trout
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eros26 : 02-08-2005 mė 10:40

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Shqiptar nė SH.B.A. qė merr vesh nga marketingu
    Nga Kandili 1 nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-01-2007, 16:38
  2. Marketingu dhe menaxhimi nė futboll
    Nga Davius nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-05-2005, 17:59
  3. Si e justifikoni moralen?
    Nga Veshtrusja nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 23-10-2004, 23:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •