Dyshimi gjakun me ndyn si nje gjarper i vrerte
se me helm me kafshove nje pasdite si sot
kur terbimi t'i gllaberon syte e ngrohte, te sinqerte,
kur gjithe barku im pikon gjak edhe lot.
Frymemarr ngadale, me ritem, kujdesshem
brengat dhe dhimbjet ne gjume nanuris
kam frike se renkimet zgjojne djajte e terbimit
dhe kama hakmarrese me godet ne kurriz.
Raftet e kujteses sot i hapa me rradhe
te pakten atje duhet te gjej pak caste te ngrohta
por nje bolle rreshqitese del dhe me shtrengohet ne fyt,
ne bel, ne kembe me shpon me ethe te ftohta.
Pastaj gojen hap dhe ulerin shurdhueshem
nga tmerri dua syte dhe veshet te mbyll
.................................................. .......
ashtu shoh nje cift qe lodron gezueshem
vrapojne ne lendine, ndjekin te njejtin yll.
Krijoni Kontakt