Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 35
  1. #11
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556

    Ditto Cupken.

    Citim Postuar mė parė nga dardajan
    pastaj ta le femin te shpia e te thot shife pak se une po iki me shoqet te ha nje pize, dhe ti se ndalon dot etj etj
    C'te duhet ty ta ndalosh? Burri e ben kete pune gjithnje. "Mbaj ti kalamajte sa te dal nje cike te luaj nje dore bixhoz/bilardo me filnanin."

    kurse femra shqiptare...
    edhe po punoj leket i fut ke shpia dhe nuk hap llogari me vete ne banke.,
    Kjo e fundit, dhune e vendimeve personale, eshte misherimi i mentalitetit komunist. Dardajan, nuk e kam idene sa shume njeh nga politika apo biznesi, por nqs i njeh planin ekonomist te secilit sistem, do e kuptosh ku qendron misherimi i komunizmit ne idete e tua. Thuaj c'te duash, por s'kam njohur femer Amerikane qe leket qe fiton nuk i do dhe per femijet e saj. Me cfare femrash jeni ngaterruar, puna juaj. Eshte dobesi karakteri dhe papjekuri te ngresh femrat e kombit tuaj duke ulur femrat e tjera se kete pune e ben c'do lloj rrace... qofshin dhe zezake; tregon megalomani, egoizem dhe paaftesi ne te njohuren e botes si edhe mosrespektim ndaj kulturave te botes. Me tej, eshte mentalitet komunist, prap, te ngresh kombin tend e te perbuzesh c'do tjeter. C'do shtet i tille, perfshi dhe Kuben, mendojne se ata jane njerezit me te vecante ne glob, e se ata jane te destinuar te ndryshojne boten. Une them fluturoni me presh ne su...

    Se fundi, RRITUNI PAKEZ, se e kaluat moshen kur thonit, "Gjyshi im ka b*le me te medhaja se gjyshi yt," ose ne nje shprehje me estetike per veshet/syte tuaj, "Babi im e rref babin tend."

    P.S.: Nuk mundet qe nuk mundet te diskutonit per femren ne nje nivel shoqeror pa permendur "pjeset e trupit" te saj. Turp!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 09-05-2005 mė 20:53
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-02-2005
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    54
    nuk me pelqen te flas ne pergjithesi sepse asnjehere (mendimi im )nuk pergjithesohet nje vend ose shoqeri
    per mua femrat jane njesoj dhe ska rendesi nga eshte por sa ka ne koke(popullorce)
    familja ku eshte rritur,shkolla qe ka bere etj
    Te gjithe flasim sipas eksperiences qe kemi nga jeta dikush te mire flet mire ,dikush te hidhur flet keq
    sa per pyetjen e temes per mendimin tim eshte me kollaj te japesh (te vesh ne dukje )cilesite qofte per mire apo per keq te femres 27 e siper sesa 27 e poshte
    Respekte per te gjithe
    Mendimet jane si grate:me mire te ushqesh 10 se sa te veshesh 1

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-05-2005
    Postime
    5
    Citim Postuar mė parė nga dardajan
    Sigurisht qe nje postim tregon menyren e te menduarit te gjithsejcilit nga ne edhe postimi juaj tregon se dikur diku keni ngelur e zhgenjyer nga meshkujt Shqiptar , kjo edhe per arsyen se postimin e pare e beni ne kete teme, por si i thone ska pyll pa derra dhe mbase ju keni hasur pikerisht nje derr qe ne fillim, dhe keni te drejte te mendoni ashtu pastaj edhe ai i huaji qe ju trajton me mire shikon pikerisht ate qe jeni e perkushtuar ndaj tij dhe familjes qe mund te krijoni apo krijuar prandaj dhe ju cmon , dhe kjo ben pjese ne ato qe kam shkruar me lart per femren Shqiptare.


    Forca e femres qendron tek delikatesa e saj natyrore ne cdo pjese te trupit te saj , dhe ne zerin e saj te embel.

    Pergjigjia ime: Lexoje prape kete.

    Meqe u pergjigjen me shume djemte ketu po drejtohem me kete postim. Djemte shqiptare nuk ua dine vlerat e nje femre shqiptare. Seriozisht. I kam parasysh "pergjithesimet" por ama kur sheh e degjon jo vetem 1 por 2, 3, 4, 5 raste te keqtrajtimeve kundrejt femres shqiptare, me ben te mendoj qe dicka po ndodh.

    Pra, vezhgimet mjaftojne. Sinqerisht, nuk i ve shume rendesi ku eshte postimi im nr. 1 apo 120. Me kaq po e le dhe s'po e zgjas me.

  4. #14
    Dj Visi Maska e shqiptari02
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    192

    Jo te gjitha ne nje thes!

    Mendoj se ashtu si ne cdo vend te botes qofte ne amerike qofte ne europe qofte ne shqiperi ekzistojne femra qe vertet kane vlera dhe femra qe nuk kane fare vlera pa perjashtuar femrat shqiptare! Nuk e ve ne dyshim qe traditat dhe ritet tona i kane dhene femres shqiptare nje pamje tjeter ne menyren e te gatuarit te pastruarit dhe asaj deshires per te sakrifikuar gjithcka per familjen eshte nje perqindje e madhe qe akoma i respekton kto traditat tona! por nuk duhet lene pas dore fakti se jemi ne vitin 2005 dhe femra eshte e lire te beje cdo gje dhe mos ju vije cudi kur nje shqiptare e ritur dhe e lindur ne shqiperi te jete akoma me keq se nje femer amerikane e degjeneruar, prandaj cdo gje eshte duke ndryshuar dhe kam frike se pas disa vitesh e gjithe kjo teme do jete vec nje "dicka qe ka ndodhur" por jo me! e perseris qe ka plot femra shqiptare qe vertet i respektoj per vlerat e tyre qe kane mare brez pas brezi dhe menyra se si e shikojne jeten ne aspektin e nje familjeje te regullt me te njejetin person per gjithe jeten e tyre ! gje qe per amerikanet eshte qesharake............
    Opinion is like ass.. Everybody has one!

  5. #15
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Citim Postuar mė parė nga dardajan
    kurse femra shqiptare te lan te shplan te than te gatuan ty dhe gjith familjes
    pastaj rrit femi te shendetshem se i jep qumesht deri nje vit gati
    pastaj edhe po punoj leket i fut ke shpia dhe nuk hap llogari me vete ne banke.,

    Te gjitha keto nuk do te thot qe gruaja shqiptare eshte skllave perkunrazi
    eshte pronarja e shpise e burrit dhe femijve te saj


    As ironik s'dini te beheni.

    Ti fare qarte e perforcon qe femres shqiptare cdo vleresim i vjen si rrjedhoje e sherbimit ndaj mashkullit. Pra, individualisht s'ka vlera.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    oouuu i paskam shkel femrat n'kallo e po me bokan nomin !!!

    OK ti sqarojm nja dy gjona nji her e mir.

    1- Sipas jush i bie qe une kur kthehem nga puna te filloj me la shpin me bo gjellen me la kalomojt te shtroj dhe te ngre tavolinen , te laj pjatat
    dhe ne fund ta percjell grun te dera dhe ti them bofsh qef anej nga piza apo disko ku do shkosh se un po maj kalomojt dhe po fle se neser do shkoj ne pune ,ooohh sa do ju pelqente dhe sa te gezuara do te ishit ,por ishalla e gjeni nje te tille anej nga jeni , sidomos te huaj se Shqiptar me keto tipare zor se e gjeni dhe pastaj masi ti keni hyp mir ne qafe merrni nji shkop thane dhe biini ne prapanice duke thon :

    YSH OR DREQ YSH

    2-une nuk kam ulur vlerat e femrave ne bote dhe kam ngritur ato Shqiptare
    por po ta lexosh temen thote .

    vlerat e femres Shqiptare , dhe jo boterore , prandaj ato qe ke then ne kete adres nuk qendrojne

    3- Ne amerik dhe gjetke me sa di une si femrat edhe meshkujt kur martohen , ne aktin e marteses vendosin qe te jene per ndarjen e pasuris personale dhe jo bashkimin e pasurise gjithashtu bejne nje llogari te perafert per leket qe derdhin ne shtepi per bashkjetese , gje qe do te thote se ata qe kur martohen e kan mendjen te ndarja dhe jo tek bashkimi.

    4 Ato fjale qe kam shprehur per delikatesen e femres shprehin respekt ,adhurim dhe simpati per seksin tjeter.

    besoj se sejcila prej jush do gjej pergjigjen e saj.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Nga shkrimet tuaja kuptova se problemi i diskutimeve duhet ndare ne 4 kategori:

    1- Femra shtepiake

    2. Femra per karriere profesinale

    3-Femra shtepiake dhe per karriere

    4- Femra qe kan lind per qef

    prandaj dhe diskutimi varet shum se kujt kategori i perkisni pasi nqse une flas per femra shtepiake dhe ju jeni per karriere personale ose per qef sigurish qe ato te miat ju duken komuniste apo ku di un.

    megjithate suksese cfardo qe te jeni dhe kudo qe e jeni.

  8. #18
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Postime
    1,466
    Citim Postuar mė parė nga Leila
    C'te duhet ty ta ndalosh? Burri e ben kete pune gjithnje. "Mbaj ti kalamajte sa te dal nje cike te luaj nje dore bixhoz/bilardo me filnanin."



    Kjo e fundit, dhune e vendimeve personale, eshte misherimi i mentalitetit komunist. Dardajan, nuk e kam idene sa shume njeh nga politika apo biznesi, por nqs i njeh planin ekonomist te secilit sistem, do e kuptosh ku qendron misherimi i komunizmit ne idete e tua. Thuaj c'te duash, por s'kam njohur femer Amerikane qe leket qe fiton nuk i do dhe per femijet e saj. Me cfare femrash jeni ngaterruar, puna juaj. Eshte dobesi karakteri dhe papjekuri te ngresh femrat e kombit tuaj duke ulur femrat e tjera se kete pune e ben c'do lloj rrace... qofshin dhe zezake; tregon megalomani, egoizem dhe paaftesi ne te njohuren e botes si edhe mosrespektim ndaj kulturave te botes. Me tej, eshte mentalitet komunist, prap, te ngresh kombin tend e te perbuzesh c'do tjeter. C'do shtet i tille, perfshi dhe Kuben, mendojne se ata jane njerezit me te vecante ne glob, e se ata jane te destinuar te ndryshojne boten. Une them fluturoni me presh ne su...

    Se fundi, RRITUNI PAKEZ, se e kaluat moshen kur thonit, "Gjyshi im ka b*le me te medhaja se gjyshi yt," ose ne nje shprehje me estetike per veshet/syte tuaj, "Babi im e rref babin tend."

    P.S.: Nuk mundet qe nuk mundet te diskutonit per femren ne nje nivel shoqeror pa permendur "pjeset e trupit" te saj. Turp!
    i ke rene mu ne koke
    dhe doja te shtoja dicka tjeter, eshte shume e lehte te marresh ca karakteristika te vogla dhe te pergjithesosh per nje grup, por eshte e rende ta karekterizosh nje njeri si individ.

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-05-2005
    Postime
    5
    Citim Postuar mė parė nga dardajan
    1- Sipas jush i bie qe une kur kthehem nga puna te filloj me la shpin me bo gjellen me la kalomojt te shtroj dhe te ngre tavolinen , te laj pjatat
    dhe ne fund ta percjell grun te dera dhe ti them bofsh qef anej nga piza apo disko ku do shkosh se un po maj kalomojt dhe po fle se neser do shkoj ne pune ,ooohh sa do ju pelqente dhe sa te gezuara do te ishit ,por ishalla e gjeni nje te tille anej nga jeni , sidomos te huaj se Shqiptar me keto tipare zor se e gjeni dhe pastaj masi ti keni hyp mir ne qafe merrni nji shkop thane dhe biini ne prapanice duke thon :
    Dreqi e marrte, nuk munda ta injoroja kete pjese te postimit.

    Po mire, ti thua ti beje gruaja te tera keto (duke perfshire dhe faktin qe ajo vjen nga puna)? Apo po thua ti pse ta bej une? hehehe

    E shikon pse me zhgenjeni ju cuna? Mos keqkupto postimet! Nuk tha gje njeri qe preferojme te huajt para Shqiptarit. Kete nuk marr vesh, te vije femra nga puna dhe ti beje te gjitha gjerat kurse ju vete te vini nga puna dhe kaq. Pse nuk flet njeri per barazim?

    E vertete qe familja vleresohet nga Shqiptari por kur ia lini ne dore femres ti rrisi femijet, i bie te thuhet qe vlera familiare ruhet nga femra. Apo jo? Vete s'kam per ta kuptuar me aq sa kam pare qe pse nuk trajtohet femra per te qene. E sidomos ne publik. Ti je ne nje feste apo mbremje Shqiptare dhe shikon se si i flet nje burre gruas se vete, te vjen per te vjelle. Ne mos gruas, familjes. S'eshte se nuk shikoj punen time por me vjen keq per ate femer te shkrete qe trajtohet si kafshe ne sy te botes. Po njeri eshte dhe ajo dhe meriton RESPEKT.

    Nuk ka rendesi si eshte femra, per shpi apo per karriere sepse ajo prape meriton respekt kur po flas dhe per shembullin qe dhashe me siper.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Primavera : 11-05-2005 mė 01:05

  10. #20
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556

    dardajan

    Mua s'me ke shkelur as me djeg gje se fundja ti nuk luan as edhe nje rol ne jeten time, pervec atij nonexistent-it. Ti ke nje pikepamje shume te ngushte per femrat qe te kundershtojne. Sipas teje, kushdo e gjinise femerore qe te kundershton, u rrika burri sa te koka te kembet, u gatuan, e ato me kamzhik ne dore ecin me taka mbi kurrizin e tij ndersa i shkreti shtrihet mbi nje shtrat thumbash qe i shtroi gruaja. Dmth po te tregoja une ty qe une gatuaj per burrin tim, ti s'do e besoje. Justifikohesh se po flet per femra shtepiake. Une them, nqs rrikan ne shtepi gjithe diten, s'mendon e meritojne NJE nate per pizza? Bah... sa te forte ca "burra." Vijne nga puna, shohin TV, lejne therrime buke qe t'ua pastroje gruaja, dalin me shoke, e pastaj kane paturpesine te SHOKOHEN sikur nje nate te dali gruaja qe mbeti mes 4 mureve 24/7. I dashur, konstantova qe s'di gje per ekonomine apo politiken, por tani shoh qe s'di gje as per ligje qe nuk lejojne burgosje, qofte burri edhe Shqiptar. lol

    Ulja e nje femre te nje kombesie tjeter, apo gjeneralizime te nje kombesie tjeter vetem tregon mungese kulture dhe injorance. Thua qe nuk paske ulur komb tjeter? C'deshe te vertetoje atehere me krahasimin e sterzgjatur midis nje gruaje te huaj dhe nje Shqiptareje? Se Shqiptarja eshte me e mire, apo jo? Atehere si nuk e ule Amerikanen?

    Ke nje pikepamje egoiste sepse nuk e ke idene dhe nuk deshiron te kuptosh te tjeret (aq me teper kur te them qe nuk njoh femra te huaja sic i pershkruan ti prej nje imazhi te ekzagjeruar qe te ka lene mbresa shume gjykuese). Armiku yt ne mendjen tende gjithnje do mbetet nje cope letre, karakter i pazhvilluar, nje njeri pa histori dhe si rezultat pa rendesi, sepse vetem ti dhe idete e tua kane rendesi. Armiku yt gjithnje eshte i shemtuar, budalla, ka ide te ceketa, ka te meta nga me te ndryshmet, nuk e pelqejne te tjeret dhe kushdo qe e pelqen eshte po aq i keq sa armiku yt. Psh, Leila, sipas teje ka nje burre Amerikan qe i gatuan, ndersa vete shkon dhe ben manikyre dhe del ne parties me shoqerine rregullisht ne 10:00 te nates c'do te shtune (se te premteve ka klasa te nesermen heret ne mengjes), kurse burri (Hirushi i shkrete... lol) rri dhe i lan rrobat me dore me sapun 15 leksh.


    Citim Postuar mė parė nga dardajan
    kurse femra shqiptare te lan te shplan te than te gatuan ty dhe gjith familjes
    pastaj rrit femi te shendetshem se i jep qumesht deri nje vit gati
    pastaj edhe po punoj leket i fut ke shpia dhe nuk hap llogari me vete ne banke.,

    Te gjitha keto nuk do te thot qe gruaja shqiptare eshte skllave perkunrazi
    eshte pronarja e shpise e burrit dhe femijve te saj
    Pra, si konkluzion i arsyetimit tend gjysmak, nqs burri im i ben keto, lan e shplan mua dhe gjithe familjes time (mami, babi, motra, burri motres, kalamajte e motres, lol) i bie qe ai nuk eshte skllav por pronar i shtepise, gruas se vet (mua) dhe femijeve te tij (dmth jo te mijte). Atehere pse nuk i dashke grate Amerikane? Ti je zot i saj, pa le...

    Si nuk ju vajti nder mend t'i ndani punet barabarte (sigurisht kuptohet qe s'barazohen 50-50) por e zgjasni muhabetin kaq?

    P.S.:
    Citim Postuar mė parė nga dardajan
    YSH OR DREQ YSH
    Hihihiii...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Leila : 11-05-2005 mė 02:06 Arsyeja: per nje pune "me"-je dhe "mbi"-je
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  3. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  4. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •