Filozofet e Liberalizmit sic jane A. Smith, J. Mill, D. Ricardo etj. kur morren mundimin qe te shpjegojne sadopak kete bote dhe te propozojne zgjidhje sollen si argument se "njeriu vepron me kriter rritjen e mireqenjes se tij e cila sjell kenaqesine ose lumturine e brendeshme". Ne saje te ketij ligji u ngrit nje filozofi e tere mbi te cilen filozofi u ngrit nje ekonomi e tere mbi te cilen ekonomi u ngrit nje politike e tere dhe mbi te cilen politike u formua njeriu modern, ndryshe "njeriu materialist". Sepse Liberalizmi me pak fjale thoshte, njeriu duhet te zoteroj same shume materiale qe te behet i lumtur. Dhe ja tek jemi sot, kemi shtetet e pasura dhe me nivel te larte jetesor ku njerezit maten me baze te materialeve dhe lekeve qe zoterojne dhe pyetja mbetet: u bene te lumtur ata?
Ose qe ta shtroj ndryshe temen.... Para 15 vjetesh diku atje ne mesin e Ballkanit ekzistonte nje shtet i varfer te cilin e quanin Shqiperi. Atje ne Shqiperi hanin buke me vaj, nuk kishin pare makina me sy (vetem ato te shtetit), kush kishte nje biciklete quhej i pasur sidhe kush kishte televizor. Por me keta Shqiptaret ndodhte dicka e cudicme, kur vinte nje Gjerman ose nje Zvicerian ne Shqiperi bente gjithmone pyetjen : si eshte e mundur ne kete skamje dhe shkatrim, keta njerez te rine vetem duke u gajasur? Me thene te verteten kush mund ta mohoj se nuk ishim me te lumtur atehere (te pakten ata qe nuk perzekutoheshin)? Pastaj nje dite thame edhe ne te njohim ekonomine e lire dhe keshtu disa ju shtruan punes edhe tregtise. Por ce do qe sa me shume e lire behej kjo ekonomia, dhe mania e te gjitheve behej leku dhe materializmi, me pak qeshnin keta Shqiptaret. Keshtu komshiun tim, Tosin, e shifja nje here ne jave se punonte tere diten dhe tashme i kishte harruar ato shakate e dikurshme. Me thene te drejten kishte mesuar makinen, kishte mesuar se ku ishte Roma dhe Parisi, por ce do qe kishte harruar te qeshi!
Pyetja mbetet : sjell materializmi lumturine? Pse e kerkojme kaq shume ate? Mos ndodh e kunderta, dmth. materializmi ne vend te sjelli lumturine sjell keqardhjen dhe dhimbjen e pangopesise kur nuk mundesh te zoterosh nje material qe e kane te tjeret? Po kur e zoteron kete material, gezohesh? Sa dite zgjat ky gezim? Po pastaj...
shenim: ne Greqine e Lashte ekzistonte nje rryme filozofike qe thoshte "nese do te jesh i lumtur, riji larg cdo materiali dhe cdo preokupimi te kesaj bote".
Krijoni Kontakt